Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up Teologjia 'Ati yne'

    Teologjia "Ati ynė"

    Duke treguar nė pjesėn hyrėse kontekstin e Atynės nė ungjillin e Mateut dhe tė Lukės, strukturėn e saj teologjike dhe antropologjike, vendin dhe rėndėsinė e saj nė liturgjinė e Kishės sė hershme, autori nė pjesėn e parė dhe tė dytė ėshtė marrė me teologjinė e titullit dhe tri dėshirat e para tė versionit tė Mateut. Titulli ėshtė baza e Atynės dhe e secilės dėshirė dhe lutje veē e veē, pėrmbledhje e gjithė asaj qė Jezu Krishti ka dashur tė thotė pėr Zotin, veten dhe njeriun. Duke e emrėruar Zotin me fjalor tė fėmijės e drejton (korigjon) figurėn mbi tė, zbulon raportin e tij bijėror dhe na mundėson neve, vėllezėrve tė vet, se guxojmė ta quajmė sikurse edhe ai «Abba – o Atė». Tri dėshirat e para me natyrė «teologjike», tė gdhendura nė pėsore, tė renditura njėra pas tjetrės, tė lidhura me pėremrin e pėrbashkėt pronor «i yt – e jotja» pėrbėjnė njė tėrėsi dhe ndriēojnė njėra tjetrėn. Emri i Hyjit lavdėrohet me ardhjen e mbretėrisė sė Hyjit, ndėrsa mbretėria e Hyjit vjen me kryerjen e vullnesės sė Hyjit.

    nga Marko MATIĆ *

    Hyrje

    Aty ynė nė formėn e saj tė dyfishtė paraqitet nė kontekst tė uratės tė ungjillit tė Mateut dhe tė Lukės. Mateu e ka vendosur nė qendėr tė predikimit nė mal (Mt 6, 5-15), ndėrsa Luka nė kumtimin e rrugės sė Jezu Krishtit pėr Jerusa-lem (Lk 11, 1-13). Edhe njėri edhe tjetri i kanė pėrmbledhur nė tė temat qendrore tė predikimit tė Jezusit: zbulimin e Hyjit si Atė dhe mbretėrinė e tij nė pjesėn e parė, kurse nė pjesėn e dytė njeriun qė ka nevojė pėr shpėtim.(1) Nė kontekstin e Mateut, Jezusi i mėson nxėnėsit e vet, tė cilėt janė tė udhėzuar nė lutje sikurse hebrenjtė, mirėpo janė nė rrezik qė nė lutjen e tyre tė sillen si shtiracakė ose si paganė. Tė parėt lusin nėpėr vende sakrale dhe tė dukshme qė t’i shohin njerėzit (6,5), ndėrsa tė dytėt rendisin urata tė gjata duke menduar se me shumė fjalė do t’u dėgjohen (6,7). Pėrkundrazi nxėnėsit e Jezusit duhet tė lusin nė vende krejtėsisht profane, nė dhomėn e tyre me derė mbyllur, nė fshehtėsi dhe me pak fjalė. Pas lutjeve tė gjata qėndron njė konceptim pagan i tė hyjnueshmes si qenie apatike dhe e papėrgjegjshme tė cilėn duhet trazuar me grumbullimin e emrave dhe fjalėve misterioze pėr ta detyruar qė t’i vėshtrojė. Kjo nuk u nevojitet nxėnėsve tė Jezu Krishtit; Zoti ėshtė Atė i cili sheh nė fshehtėsi dhe e di qė mė parė pėr ēka kanė nevojė prandaj lutja e tyre mund tė jetė e shkurtėr.(2) Atyna dallohet me shkurtėsinė e vet edhe prej njė shumice lutjesh tė hebrenjve tė asaj kohe. Marrėdhėnia bijėrore ndaj Zotit si Atė e arsyeton shkurtėsinė e lutjes dhe e forcon besimin e dėgjimit tė saj (6,6-8).(3) Luka u shkruan tė krishterėve me prejardhje pagane tė cilėt janė tė detyruar tani tė mėsojnė tė lusin dhe u tregon shembullin e Jezusit se si duhet tė lusin. Tertuliani sheh nė Uratėn e Zotėrisė pėrmbledhjen e tėrė Ungjillit «breviarium totius Evangelii».(4) Pėr kėtė ka qenė i vetėdijshėm edhe shėn Augustini kur ka thėnė: «Kėrkoni tė gjitha lutjet qė janė nė Shkrime, dhe besoj se asgjė s’do tė gjeni qė nuk do tė ishte e pėrfshirė nė uratėn e Zotėrisė.»(5) Pėr Tomėn ajo ėshtė «lutja mė e pėrsosur» si me pėrmbajtje ashtu edhe me rėnditjen e dėshirave.(6) Martin Dibeliusi zbulon nė tė «dokumentin e njė raporti tė ri ndaj Zotit»,7 ndėrsa Heinz Schürmanni «ēelėsin» pėr kuptimin e Jezusit dhe porosisė sė tij.(8) Kisha e parė e ka ruajtur dhe ua dorėzonte tė pagėzuarėve tė rinj si dhuratėn mė tė ēmueshme pėr ē’gjė tėrhoqi vėretjen Joachim Jeremias nė studimin e tij «Atyna nė dritėn e kėrkimeve tė reja».(9) Nuk ėshtė e kuptueshme vetvetiu se guxojmė ta lusim Atynėn. Ky ėshtė njė privilegj pėr tė cilin na flet Cirili i Jerusalemit nė katekezat e tija krezhmore-paskale (tė pashkėve) nga viti 350. Duke i pėrgatitur katekumenėt pėr pagėzim u ka mbajtur 24. katekeza nė kishėn e Varrit tė shenjtė. Para vetė pagėzimit e ka shqyrtuar me 19 sish Besojmėn e Apostujve. Pas pagėzimit nė javėn e Pashkėve katėr katekeza ua ka kushtuar sakramenteve, ndėrsa atė tė fundit festimit tė eukaristisė dhe Atynės nė tė. Kjo ėshtė dėshmia mė e vjetėr se Atyna ėshtė lutur nė shėrbesėn e Zotit pak para kungimit. Kjo ėshtė ajo pjesa e kremtimit tė eukaristisė qė ėshtė quajtur «missa fidelium – mesha e besimtarėve», nė tė cilėn kanė guxuar tė marrin pjesė vetėm tė pagėzuarit. Pėr ta lutur Atynėn kanė guxuar vetėm anėtarėt e Kishės me tė drejta tė plota prandaj dhe Urata e Zotėrisė ėshtė quajtur «lutja e besimtarėve».(10) Atyna ėshtė numėruar ndėr visaret mė tė shenjta tė Kishės sė hershme dhe ėshtė ruajtur si fshehtėsi para tė papagėzuarve. Me sa nderim e kanė lutur besimtarėt na tregojnė shembujt hyrės nga liturgjitė e vjetra tė jugut dhe tė perėndimit. Nė liturgjinė e jugut tė shėn Gjon Gojartit meshtari lut edhe sot para Atynės: «Na denjėso, o Zot, qė tė marrim guxim trimėrisht dhe pagjykueshėm ty, Hyjin e qiellit, tė quajmė Atė dhe ta themi Atynėn». Ngjashėm edhe nė meshėn romake para Atynės meshtari lut: «Tė nxitur nga urdhėri i Shėlbuesit dhe sipas mėsimit tė tij hyjnor marrim guxim tė themi: Ati ynė.» Pse Kisha e shekujve tė parė i ėshtė drejtuar Atynės me aq nderim? Thjesht pėr arsye se kjo ėshtė «Urata e Zotėrisė», sepse e ka mėsuar dhe e ka marrė nga Jezu Krishti Zot. Shėn Luka e pėrmend shprehimisht se nxėnėsit, duke e vėshtruar Jezusin nė lutje, patėn dėshirė qė edhe vet tė lusin si ai prandaj edhe njėri prej tyre i tha: «Zotėri, na mėso edhe ne tė lutemi, sikurse i mėsoi edhe Gjoni nxėnėsit e vet» (Lk 11,1). Pas kėsaj dėshire fshehet e vėrteta se nxėnėsit e Gjonit, si edhe grupe tė tjera religjioze nė hebraizėm, e kanė pasur uratėn e vet me tė cilėn janė dalluar prej tė tjerėve.11 Urata vehtjake ka qenė shenjė dallimi (me tė cilėn janė njohur) dhe ėshtė pėrshtatur me mėsimin e njė grupi. Nxėnėsi i Jezusit e do lutjen qė do tė jetė nė frymėn e Mėsuesit tė tyre, tė pėrshtatet me predikimin e tij dhe tė shprehė bashkimin e tyre me tė. Me kėtė shkak Jezusi i mėson tė lusin Atynėn, sipas tė gjitha gjasave nė gjuhėn arameishte, nė tė cilėn (Atynėn) gati e vendos tėrė vetveten, thelbin e dėshirave dhe qėllimeve tė tija. ėshtė e ruajtur nė greqisht nė dy versione.(12) Luka e sjell nė formė tė shkurtėr, ndėrsa Mateu nė atė tė gjerė. Botimi i Lukės i ka 5. lypje lutjesh, kurse ai i Mateut 6. pėrkatėsisht 7. lutje (lypje).(13) Prej nga vjen ky dallim? Te hebrenjtė ka qenė zakon qė pjesėt pėrfundimtare tė lutjes tė zgjerohen. Mateu si hebre duke e shkruar ungjillin e tij tė krishterėve hebraikė shėrbehet me kėtė praktikė dhe nė frymėn e liturgjisė sė hebrenjve e ndriēon dhe e zgjeron shpalljen e Lukės duke shtuar nė fund tė ēdo pjese njė shpjegim ose njė lutje tė re. Titullit «Atė» i shton formėn festive liturgjike «i ynė, qė je nė qiell». Pjesėn e parė pėrfundimtare e pasuron me njė dėshirė tė tretė «u bėftė vullnesa jote si nė qiell ashtu nė tokė», kurse fundin e pjesės sė dytė e zgjeron me njė formė pozitive «por na liro nga i keqi» nė paralelizmin antitetik me tė cilin e rrumbullakėson lutjen dhe e zbut pėrfundimin e hovshėm tė Lukės.(14) Meqenėse edhe versioni i Mateut pėrfundon nė mėnyrė jo tė rėndomt, si asnjė lutje hebraike, ėshtė e kuptueshme se qysh nė gjysmėn e parė tė shekullit tė dytė e gjejmė nė Didahe 8,2-3 tė pėrfunduar me lavdithurje dygjymtyrėshe dhe me urdhėr qė tė lutet tri herė nė ditė: «sepse fuqia dhe lavdia jote qėndrojnė pėr amshim. Amen. Kėshtu lutni tri herė nė ditė»(15) Dorėshkrimet e shumta tė mėpastajme tė ungjillit tė Mateut sjellin doksologjinė trigjymtyrėshe: «(Sepse) Ti o Zot je mbret, ti je i gjithpushtetshėm ti je i lumtur nė amshim. Amen» tė cilėn, nė njė formė pak tė ndryshuar e ka pėrvehtėsuar liturgjia orientale, mė pas e mori edhe tradita evangelike, ndėrsa Kisha Katolike qysh pas reformės liturgjike nė vitin 1969 e futi nė pėrdorim nė kremtimin eukaristik ndėrmjet embolizmit(16) dhe ritit tė paqes, jo aq pėr arsye ekumenike sa pėr nderim ndaj lashtėsisė.(17) ėshtė e diskutueshme ndėr shtjelluesit e Shkrimit Shenjt a ka qenė doksologjia qė nga fillimi pjesė pėrbėrėse e uratės sė Zotėrisė apo jo. Disa, duke u mbėshtetur nė mėnyrėn hebraike tė tė pėrfunduarit tė uratės, mendojnė se doksologjia arrin nė kohėn e apostujve, madje edhe nė atė tė Jezusit(18) dhe se Atyna kurrė nuk ėshtė lutur pa tė.19 Kurse tė tjerėt qė mbėshteten nė tė vėrtetėn se nuk ndodhet nė versionin e Lukės as nė dorėshkrimet e vjetra greke as nė pėrkthimet latine, pohojnė se burimisht nuk i ka pėrkitur Atynės.(20) Kisha nė liturgjinė e saj gjatė shekujve ėshtė shėrbyer rregullisht me tekstin e Mateut, prandaj nė interpretimin tonė pėrgjithėsisht do tė qėndrojmė nė versionin e tij dhe do tė tentojmė, me ndihmėn e shumė autorėve, tė hedhim njė vėshtrim nė pasurinė e tij tė pashpjegueshme.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Struktura e "Ati ynė"

    Ati ynė ėshtė e pėrbėrė prej dy pjesėve ose, siē tha Claus Schedli, duke e krahasuar me Dekalogun, prej «dy rrasave»: nė njėrėn ėshtė ēėshtja e Zotit me tri dėshira, kurse nė tjetrėn ajo njerėzore me tri lutje.(21) Sikurse para Dekalogut ndodhet prologu: «Unė jam Zoti Hyji yt qė tė nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrisė» (Dal 20,2) njashtu edhe para Uratės sė Zotėrisė ndodhet titulli «Ati ynė, qė je nė qiell» (Mt 6,9a). Sikurse ėshtė Dekalogu i kuptueshėm, i pranueshėm dhe i zbatueshėm vetėm nė dritėn e prologut, njashtu edhe Urata e Zotėrisė nė tėrėsi edhe secila lutje dhe lypje e saj nė vete ėshtė e kuptueshme vetėm nė kuptimin e prologut.(22)

    Pas titullimit «Ati ynė, qė je nė qiell!» (I) vijojnė tri dėshira (II):

    U shenjtėroftė emri yt! (dėshira e 1-rė)
    Ardhtė mbretėria jote! (2)
    U bėftė vullnesa jote si nė qiell ashtu nė tokė! (3)

    Dhe tri kėrkesa nė pjesėn e dytė (III):

    Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot! (kėrkesa e 1-rė)
    Na i fal fajet tona si i falim ne fajtorėt tanė! (2)
    E mos na le tė biem nė tundim, por na liro nga i Keqi! (3).

    Tri dėshirat e para me natyrė «teologjike», janė tė gėdhendura nė pėsore, tė renditura njėra pas tjetrės, tė lidhura me pėremrin e pėrbashkėt pronor «yt-jote» pėrbėjnė njė tėrėsi dhe ndriēojnė njėra tjetrėn. Emri i Zotit lavdėrohet me ardhjen e mbretėrisė sė Hyjit, kurse mbretėria e Hyjit vjen me plotėsimin e vullnesės sė Zotit.
    Pjesa e dytė e Atynės me natyrė «antropologjike», me lutjet e saja dygjymtyrėshe, ėshtė e pėrthurrur shtatė herė me pėremrin vetor «ne», pėrkatėsisht «tonė», tė lidhura nė tėrėsinė me lidhėsen «e», ėshtė klithje e llojit tė vet e njeriut nga bashkėsia drejtuar Atit pėr ndihmė nė nevojėn trefishore ekzistenciale: materiale (lutja e parė), morale (lutja e dytė) dhe religjioze (lutja e tretė). E para i pėrket sė tashmes, e dyta sė kaluarės, e treta sė ardhmės.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Teologjia e zevendesimit
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 00:06
  3. E verteta e krishterimit?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2006, 01:40
  4. Teologu Musliman
    Nga Hendrix nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 07:43
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2002, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •