-
28 Qershor: Shen Ireneu
Duke shfletuar kalendarin e 28 qershorit,
Kisha pėrkujton Shėn Ireneun, ipeshkėv e martir
Duke shfletuar kalendarin e 28 qershorit, Kisha pėrkujton Shėn Ireneun, ipeshkėv e martir.
Ireneu, nxėnės i shėn Paolikarpit e, pėrmes kėtij, i shėn Gjonit apostull, konsiderohet si pėrfaqėsuesi i fundit i brezit apostolik, ėshtė njė figurė e rėndėsisė primare nė historinė e Kishės.
Me prejardhje nga Azia, lindur nė Izmir, mbėrriti nė Gali, ku nė vitin 177 zėvendėsoi nė selinė ipeshkėvnore tė Lionit ipeshkėvin e moshuar 99-vjeēar Shėn Potinon, qė vdiq nga rrahjet qė pėsoi gjatė pėrndjekeve kundėr tė krishterėve. Pak ditė para shpėrthimit tė revoltės antikristiane, Ireneu qe thirrur nė Romė nga ipeshkėvi i tij pėr tė sqaruar disa ēėshtje doktrinore. I kthyer nė Lion, menjėherė pas uljes sė kryengritjes, e thirrėn tė merrte vendin e ipeshkėvit martir, nė njė Kishė tė pėrgjysmuar nė meshtarė e nė njė pjesė tė madhe besimtarėsh. Kėshtu si ipeshkėv ishte i vetmi udhėheqės i Kishės nė tėrė Galinė. Ireneu, grek, mėsoi gjuhėt e barbarėve pėr ungjillėzimin e popullsive kelte e gjermanike. E aty ku arriti zėri i tij, mbėrrintifjala e tij e shkruar. Nė pesė librat e tij Kundėr herezive shihet qartė jo vetėm apologjeti i madh, por edhe bariu i mirė i shqetėsuar pėr ndonjė dele tė ēorientuar, tė cilėn orvatej ta sillte nė vathė. Punoi shumė me ipeshkėvijė tė bashkėsive tė tjera kristiane pėr triumfin e mirėkuptimit e tė bashkimit kishtar.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt