Fushate lutjeje ne Malajzi për një të kthyer ne Krishtërim



Ligji në fuqi ne këtë vend, nuk e pranon vendimin e saj për të braktisur Islamin !

KUALA LUMPUR: Kishat e krishtera të Maljzisë kanë organizuar një fushatë lutjeje për të drejtat e Lina Joy, kthimi në Krishtërim i së cilës nuk pranohet nga autoritetet vendase.

Në 1998 Lina Joy është bërë e krishterë. Në të kaluarën emri i saj ishte Azlina Jailani. Për rastin e saj e ka lartësuar zërin agjensia e Institutit Papnor për Misionet e Jashtme “AsiaNews” të premten e kaluar.

E kthyera në Krishterim ka kërkuar që të eliminohej fjala “Islam” nga doKumenti i saj i identifikimit, që duhet të mbajë të shkruar edhe Religjonin e individit. Qoftë Dipartimenti i Regjistrit Kombëtar qoftë Gjykata e Lartë e kanë refuzuar kërkesën e saj.

Duke qenë me etni të Malajzisë, është e konsideruar me ligj myslimane dhe nuk mund të ndryshojë Religjon. Çështjet fetare të popullit, përfshirë edhe ndryshimin e Religjonit – sipas asaj që shpjegon PIME – duhet të gjykohen nga Gjykata Islamike dhe jo nga ligjet e përgjithshme të Vendit.

"AsiaNews"thekson edhe këtë fakt: nëse Lina Joy nuk do të pranohet si e krishterë, do të jetë e detyruar të martojë një mysliman, simbas ritit mysliman, dhe do të jetë e detyruar t’u nënshtrohet ligjeve islamike mbi martesën dhe mbi trashëgiminë.

Përballë seriozitetit të situatës, Presidenti i Federatës të Krishterëve të Malajzisë, ipeshkvi katolik i Melata-Johor Monsinjor Paul Tan Chee Ing SJ., u ka bërë apel të krishterëve që ta mbështesin me lutje Lina Joy.


Mendohet që këtë javë Gjykata Federale do të vendosë nëse ligji mundet ose jo ta pranojë këtë kthim në Krishterim.



Lajmi është dhënë nga ZENIT, sot më 26. 06. 2006.