Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    Inxhenier Maska e hiedi
    Anëtarësuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    65
    KUSH DOM ME SHKU NE SHQIPERI I HYP AVIONIT DHE I THOTE LAMTUMIRE AMERIKES, ITALISE, ETJ....
    KUSH DON E BEN
    KUSH NUK DON SE BEN
    Shqiperia eshte e jona!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    England--OXFORD
    Postime
    56
    rri sa te rrish po nje dite do ikesh se askush nuk e duron urdhrat e menagjerave anglez or italian, pra me mire eshte qe ne te bojm nje lek dhe te ikim me vrap ne shqiperi.
    une per vete vitin tjeter di iki te vazhdoj universitet ne shqiperi se nuk me rrihet gjithe jeten ne urdhrat e anglezve
    CA PINE CA DEHEN

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    POLICIA: DO DENONCOJNE QYTETARET

    Antikorrupsioni, vendosen në port kutitë e ankesave

    Artur Korriku

    DURRES

    Duhet të japësh emrin tënd dhe të atij që të "ka rënë në qafë". Dhe pas ballafaqimit të fakteve, policia do të marrë masa. Drejtoria e Policisë së Durrësit ka gjetur një mënyrë origjinale për të luftuar fenomenet e korrupsionit në portin detar të Durrësit. Duke pasur informacion se segmente të veçanta të policisë janë të korruptuara dhe nxjerrin fitime në kurriz të pasagjerëve, të cilët zbresin nga tragetet, drejtuesit e policisë durrsake kanë vendosur të instalojnë kuti postare në të dy sheshet e trageteve. Sipas drejtorit të policisë bregdetare, Pashk Tusha, "kutitë postare do të vendosen në vende të dukshme dhe do të jenë të plumbosura me vulën e policisë. Madje, ato do të ruhen nga agjentë të policisë". Qytetarët, të cilët do të ndjejnë në kurriz të tyre peshën e korrupsionit, mund të depozitojnë në kuti padrejtësitë dhe abuzimet e konstatuara. Kutia do të hapet 2 deri 3 herë në ditë, në momentet e pikut të lëvizjeve, kur sheshi do të jetë plot me pasagjerë dhe automjete. Një masë e tillë është vendosur të merret tani, pasi janë konstatuar teknika të tjera për fitimin e parave në portin e Durrësit, pas bllokimit të kontrabandës së naftës dhe të udhëtarëve me dokumente fals. Preh e spekulatorëve janë edhe pronarët e makinave. Dalja e tyre nga porti është një ferr i vërtetë. Kur ata lënë portin, bilanci i xhepave është tepër negativ pasi kalojnë nëpër 4 deri 5 duar që thithin abuzivisht para.
    Kjo ka qenë zgjidhja e menduar e policisë së Durrësit, ide që pritet të japë rezultat, pasi mjaft qytetarë ankohen, se në portin e Durrësit të "rjepin".


    Policia u dërgon hoteleve listën e personave të kërkuar

    DURRES - Drejtoria e Policisë kërkon bashkëpunimin e pronarëve të hoteleve. Në të gjitha hotelet e plazhit të Durrësit, duke nisur që nga sektori Apolonia deri te derdhja e Prroit të Agait në kufi me Kavajën, policia ka shpërndarë listat me emrat e personave të kërkuar dhe shumë të kërkuar për krime të ndryshme. Drejtori i policisë së Durrësit Pashk Tusha thotë se "ne u kemi kërkuar bashkëpunim pronarëve të hoteleve në mënyrë që së bashku të garantojmë qetësinë dhe rendin në plazh". Janë plot 36 emra personash të kërkuar për vrasje, plagosje, trafik femrash dhe klandestinësh, të cilët kërkohen prej vitesh nga policia. Pronarët e hoteleve dinë numrat e policisë dhe në qoftë se konstatojnë emrat e personave në kërkim, të cilët mund të ballafaqohen edhe me fotot e tyre të dërguara gjithashtu nga policia, ata duhet të njoftojnë menjëherë. Tusha thotë se "nëse policia konstaton strehimin e personave në kërkim në hotele dhe mungesën e informacionit nga pronarët e tyre, atëhere ata do të procedohen penalisht për bashkëpunim me kriminelët".
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #34
    olta
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    34
    jeta ne shqiperi na duket e frikshme sepse na trem fillimi kur e shohim nga larg na duket aq e vogel sa shpesh pyesim vehten valle a do kete nje vend per ne? Atje koha ecen shpejt shume shpejt dhe njerzit po ashtu Na tremb vorbulla e ndryshimeve Kjo eshte fasada nese ti hyn me vullnetin e mire per te gjetur vehtveten gjithcka duket ndryshe. Ndersa per ata te rinje qe jane aty ndoshta egziston deshira te dalin prej atij "burgu" por pas deshires per te provuar ekziston deshira per te harruar dhe kete e dine mire ata qe jane ne mergim. Njeriu eshte si pema ti nuk mund ta shkulesh e ta mbjellesh sa here te duash . Jeta eshte shume e shkurter per ta kaluar ne udhekryqe.Make up your mind
    globi

  5. #35
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Si vendi jon nuk ka ,por ama atje sjetohet, 2jave me pushime jane boll , vetem qahen jerzit atje skemi lek, ska pune , amon mo amon se dhe ketu ne kurbet te del prapanica venit si gjejme leket ne rruge.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Hahahah Malli me shkrive.Ashtu eshte tamam si thua ti. lol
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #37
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    nje mendim jam me malli ka te drejt te del prapanica ne kurbet.
    " not yet "

  8. #38
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    amon amon nuk ka rehat njeriu i shkret.)

  9. #39
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Nuk na behet te kthehemi, sepse shume nga ne kane sakrifikuar aq shume per te arritur ku jane sot e kesaj dite. Shumica kane krijuar nje jetese normale aty ku jane, edhe eshte veshtire te shkosh mbrapa ku nuk ka shume siguri edhe te ardhme.

    Postuar më parë nga Astrit77

    Edhe dicka tjeter dua t'ju them problemi kryesor i shqiptareve eshte shpirteror.Pa nje rilindje te vertete shpirterore veshtire qe ne shqiptaret ta gjejme rrugen tone.Ne duhet te ndertojme mbi vlerat tona me te mira ne duhet te kthehemi ne rrenjet tona qe jane besimi i krishtere.Po ta shohesh historine e Shqiperise duket qarte se ka nje shkeputje te saj sapo Turqia e pushtoi ate dhe praktikoi konvertimin e shqiptareve ne myslimane dhe qe aty nis edhe renia poshte e kombit tone.
    Ky arsyetimi yt (injorant) i zjarrte fetar eshte nje nder arsyet kryesore qe Shqiperia eshte kaq mrapa. Percarja dhe urrejtja fetare, jane gjerat kryesore qe e shkaterrojne kombin tone. Perpara se te ekzistonin feja katolike, muslimane apo ortodokse, ishte gjuha shqiptare, traditat, njerezit edhe FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.
    PO ta shohesh historine e Shqiperise jane shtetet grabiqare rreth e qark qe me mijera vite kane marre copat me te majme te tokave shqiptare. Renia e kombit fillon me Perandorine Rromake qe beri kerdine me 1500 vjet e pastaj ne Perandorine Osmane per 500 vjet. Fete nuk ishin gje tjeter vetem molle sherri per popullin tone.

  10. #40
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Ka zene *yth shesh prandaj sduan te kthehen.

    kthehuni more ne shqiperi s e u iku jeta rrugeve te botes.
    " not yet "

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •