Ne cunat dhe gocat qe u beme mbi 10 vjet ne Perendim. Kujtoni pak moden e viteve 1990 - 1991!
Te gjithe te etur per te dale nga "burgu" i perjetshem. Te paret ja dolen mbane ne korrik te 90-es.
Kartolinat e para na mberriten ne "burg" nga te afermit ne "boten e lire". Ahhh qe nuk dolem dhe ne me ata! Anija panameze me shoqe le bregun e Durresit me njerezit te varur si majmuna ne bord.
Per ku??? Shpejt te dilet nga "burgu" se dyert do mbyllen prape. Ne te pafatit tek anija "Partizani" blejme ter gezim 1200 lek cerek buke pesedhjetce dhe si shperblim hame dru nga Policia dhe nje kthim i zhgenjyer siper tarraces se trenit perseri mbrapsht per ne qeline ku u lindem dhe u rritem:"Tirane".
Por ja qe dhe dita jone erdhi dhe ne e numeronim veten tone tek te dalurit jashte "burgut" jashte "sketerres".
Vitet kalojne si rrufeja ne perendim.
Njeriun e shkrete e merr malli per "burgun" ku u lind dhe u rrit.
Kthehet pas viteve ne Shqiperi, por tashme "burgu" ka ndryshuar. Njerezit nuk jane me ata, rregullorja nuk eshte me e njejta. Cdo gje duket kaotike. Njerezit kane gjet rehat ne "burg" dhe nuk duan te dalin me.
Patriotizem dhe Atdhetari trumbetohen me force. Por a eshte kjo e verteta????
Po mijerat e djemve dhe vajzave qe e kane lene ate vend?? Po mijerat e dollareve qe jepen per nje vajtje dhe pak liri prane brigjeve te liqenit Ontario apo lumit St. Lawrence ne kontinentin e pafund matane Atlantikut, prane river Hudson apo ne vendin e Mbretereshes prane River Thames. Po mijerat e rinise studentore shqiptare qe mbushen Italine dhe Europen perendimore. Po tufa e pafund e njerezve para ambasadave italjane apo gjermane??? Po gjithe ata te rinj burra plaka e femij qe cdo dite kalojne Adriatikun ne erresire me gomone dhe jo rralle e paguajne ate me jeten e tyre.
Nuk e di, kthehemi ne vendin tone, por veten nuk e ndjejme rehat. Ditet kalojne realiteti shqiptar me shume na cpifet, derisa vjen momenti kur fillojme te numerojme ditet kur do kthehemi perseri ne ekzistencen tone te re ne Perendim, per te vajtur perseri vitin tjeter ne Shqiperi dhe rrethi i djallit per tu perseritur prape nga e para.
Shprehni mendimin tuaj djem e vajza kudo qe jeni dhe keni ngritur ekzistencen tuaj te re jashte Shqiperise.
Krijoni Kontakt