POROSIA APOSTOLIKE POST-SINODIT
CHRISTIFIDELES LAICI
E SHENJTĖRISĖ SĖ TIJ GJON PALI I II-TĖ
NĖ THIRRJEN DHE MISIONIN E BESIMTARĖVE LAIK
NĖ KISHĖ DHE NĖ BOTĖ
Duke shikuar pėrgjatė viteve qė pasojnė Koncilin, Etėrit e Sinodit kanė qenė tė aftė pėr ta verifikuar se si Shpirti i Shenjtė vazhdon tė rinovojė rininė e Kishės dhe se si ai i ka frymėzuar aspirate tė reja rreth shenjtėrisė dhe pjesėmarrjes sė kaq shumė laikėve. Kjo ėshtė e dėshmuar, me mėnyra tė tjera, nė mėnyrėn e re tė bashkėpunimit aktiv nė mes tė priftave, religjozėve dhe besimtarėve laik; pjesėmarrja aktive nė Liturgji, nė shpalljen e Fjalės sė Zotit dhe katekizmit; shumėllojshmėria e shėrbimeve dhe detyrave tė besuara laikėve dhe tė pėrmbushura nga ata; lulėzimi i grupeve, shoqatave dhe lėvizjeve shpirtėrore po aq mirė sa angazhimi i laikėve nė jetėn e Kishės; dhe nė pjesėmarrjen e kuptimplotė tė grave nė zhvillimin e shoqėrisė.
Nė tė njejtėn kohė, Sinodi ka pėrmendur qė shtegu post-konciliar i laikėve ska qenė pa vėshtirėsitė dhe rreziqet e veta. Nė veēanti, dy tundime mund tė citohen tė cilat ata nuk i kanė ditur gjithmonė si ti shmangin: tundimi i tė qenit shumė tė interesuar nė shėrbimet e Kishės dhe detyrat qė disa dėshtojnė sė qeni tė angazhuar nė mėnyrė aktive nė pėrgjegjėsitė e tyre nė botėn profesionale, shoqėrore, kulturore dhe politike; dhe tundimi i bėrjes sė ligjshme tė ndarjes sė pa autorizuar tė fesė nga jeta, qė ėshtė, njė ndarje e pranimit tė Ungjillit nga jetesa aktuale e Ungjillit nė situata tė ndryshme nė botė.
Pėrgjatė punės sė tij, Sinodi bėri referime konstante ndaj Koncilit tė dytė tė Vatikanit, mėsimi i tė cilit pėr laikėt, pas njėzet vitesh, ka marrė njė karakter bashkohor befasues dhe me kohėn ka bartur kuptimin profetik qė mėsimi i tillė ka kapacitetin e shndritjes dhe udhėheqjes sė pėrgjigjeve qė sot duhet ti jipen situatave tė reja. Realisht, sfida e pėrqafuar nga Etėrit e Kishės ka qenė ajo e tė treguarit tė rrugėve konkrete pėrmes tė cilave kjo teori e pasur nė gjendjen laike e shprehur nga Koncili mund tė pėrkthehet nė Kishėn autentike praktikė. Disa situata e kanė rrėzuar veten pėr shkak tė njė risie qė ata kanė, dhe nė kėtė kuptim ato mund tė quhen post-konciliare, sė paku kronologjikisht: kėtyre Etėrit e Kishės i kanė kushtuar njė vėmendje tė veēantė pėrgjatė diskutimeve dhe meditimeve tė tyre. Nė mes tė kėtyre situatave pėr tu pėrmendur janė ato qė trajtojnė shėrbimet kishtare qė i janė besuar laikėve nė tė tashmen dhe nė tė ardhmen, rritja dhe pėrhapja e lėvizjeve tė reja sė bashku me forma tė grupeve tė pėrfshirjes laike, dhe vendi dhe roli i grave nė Kishė dhe shoqėri.
Nė pėrfundimin e punės sė tyre, qė pasoi me angazhim tė madh, kompetencė dhe zemėrgjerėsi, Etėrit e Sinodit mi bėnė tė njohura dėshirat e tyre dhe kėrkuan qė nė njė kohė tė volitshme, Kishės Universale ti ofrohet njė dokument papal pėrfundimtar mbi ēėshtjen e laikėve. Kjo porosi apostolike post-sinodale ka pėr qėllim qė tė marrė parasysh gjithė pasurinė e punės sė Sinodit, qė nga Lineamenta deri tek Instrumentum Laboris, qė nga raporti hyrės, prezantimet e ipeshkvinjve individual dhe laikėve deri tek raportet pėrmbledhėse pas diskutimit nė Hollin e Sinodit, qė nga diskutimet dhe raportet e grupeve tė vogla deri tek Propozimet finale dhe Porosia pėrfunduese. Pėr kėtė arsye dokumenti i pranishėm nuk ėshtė diēka nė kundėrdallim me Sinodin, por do tė thotė qė duhet tė jetė njė shprehje besimplote dhe koherente e saj, njė fryt bashkėpunimi. Si i tillė, Koncili i Sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Sinodit tė Ipeshkvinjve dhe vetė Sekretariati kanė kontribuar nė formėn e tij finale.
Kjo porosi ka pėr qėllim qė tė pėrziejė dhe tė nxisė njė vetėdije mė tė thellė mes besimtarėve pėr dhuratėn dhe pėrgjegjėsinė qė ata ndajnė, si grup dhe si individ, nė bashkėsinė dhe misionin e Kishės.
Krijoni Kontakt