Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader kualifikohet ?

Votues
63. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Fiton Brazili paster (mbi 1 gol diference !

    24 38.10%
  • Fiton Franca paster (mbi 1 gol diference )!

    9 14.29%
  • Fiton Brazili me veshtiresi (1 gol diference) !

    6 9.52%
  • Fiton Franca me veshtiresi (1 gol diference)!

    16 25.40%
  • Fiton Brazili ne kohen shtese !

    2 3.17%
  • Fiton Franca ne kohen shtese !

    2 3.17%
  • Kualifikohet Brazili me penallti!

    2 3.17%
  • Kulaifikohet Franca me penallti !

    2 3.17%
Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 228
  1. #211
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Edhe njehere amerikano jugoret treguan se jane dhe kane qene trajnere te pa afte .
    Per kete vit kemi deshtimin e argjentines dhe brazilit per faje te trajnereve. PIK

    Edhe Scolari tip cobani duket dhe gjoja nga qe leviz shum ne pankine duket si mjeshter por ne te vrtete eshte jo aq larte sa e ngrejne.
    .

  2. #212
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Sa urrejtje ndaj superfuqise se futbollit ... Keni te drejte se ishim bere te bezdisshem 3 finale ne 3 boteroret e fundit e 2 fitore... Keshtu keni mundesi te enderroni keto 2 ndeshjet e fundit ...

    Nuk eshte tragjedi per brazilianet ... thjesht nje humbje e merituar , e fundi i karrieres me nacionalen i nje brezi lojtaresh si Cafu , R.Carlos , Ronaldo ...

    Franca konfirmohet ''macja e zeze'' per Brazilin . Parashikimi i te madhit PELE doli ...Vetem Brazili mrekullive 1958 fitoi Kupen ne europe....askush tjeter....

    Fillojme masakren ndaj trajnerit e lojtareve :

    KAKA sot vinte pas demtimit ...Nuk shifej me sy , gaboi gjithe pasimet....POR Parreira sic e kam thene edhe me pare nuk DI TE BEJE NDERRIME ... Kaka duhej hequr URGJENT ne pjesen e pare....


    Skema e re e Parreires u duk qarte qe ishte e deshtuar...Mesfusha e Brazilit nuk ekzistonte (ndihej jashtezakonisht mungesa e Emerson ) ... Ca ben Parreira ? Nderron mendje vetem 15 minutat e fundit e rikthehet ne skemen e duikurshme 4-2-2-2 ....

    Per ROBINHO ne stol nuk ja vlen te flasesh .... ndoshta justifikimi eshte s e vinte pas demtimit...


    Brazili ishte nje grumbullim yjesh te lodhur ... fizikisht te gjithe kane dhene maksimumin ne kampionatet e tyre ...

    Para se te fillonte boterori uroja qe vetem Emerson , Kaka e Ronaldinho mos te demtoheshin , sepse tek keta 3 kishim ekuilibrin , befasine dhe talentin ...Te 3 nuk ekzistonin ne ndeshjen vendimtare...


    RONALDINHO , zhgenjimi i gjithe boterorit .... Fizikisht ''i shtrydhur'' nga Barcellona ....Kush fiton Topin e Arte , asnjehere nuk ka fitu Boterorin...


    2 fjale edhe per Francen ... Cuditerisht kunder Brazilit bejne ndeshjet perfekte ...Zidane mrekulli ne fushe ....
    Franca ekipi qe deshtoi komplet ne 2002 (nuk kaloi as grupin) dhe po shkonte drejt gremines edhe kete Boteror , papritur fillon e ngre nivelin e lojes e ben 2 fitore te merituara kunder Spanjes e Brazilit ...e me te drejte pretendojne per Boteorin....


    p.s
    2 llafe per forumistat qe urrejtjen ndaj Brazilit e degjenerojne ne sharje raciste ndaj njerezve me ngjyre... Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete ne shqiptaret ....neper temat e tjera ngelem duke u qare per rracizmin ndaj nesh neper bote , kurse ketu tregojme surratin tone te vertet....
    Me e forta eshte se kundershtaret e Brazilit jane BARDHOSH me fame boterore Thuram , Gallas , Zidane , Henry e po ndaloj ketu se me duket se jane 14-15 te ''bardhosha '' tek perfaqesusja e Frances .....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #213
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Po ju tifozat e Brazilit na keni bezdis shume ne fakt, prandaj dhe keni nevoje te shkarkoheni nga fodulleku.

    Ua thashe qe ne fillim, harrojeni kete kampionat, se nuk e leshon Evropi!
    Permendi sa te duash kampionatet e kaluar. Kupa rri ne Europe. Biles biles...do te te vije ne shtepi atje ku je

    Ti e fillon fjaline gabim, Brazili "Superfuqia e futbollit" ;
    eshte nje nga superfuqite, bashke me Argjentinen, Gjermanine dhe Italine.
    Pastaj shume afer vijne Anglia, Hollanda e Franca.
    Summertime baby!

  4. #214
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ihti ...

    Mbaje veten , mos e merr me kaq qef

    Une nuk dua te flas per historine e brekeve te gjata , por i kam para syve ndeshjet e 3 boteroreve te fundit 1994-1998-2002 ...na kane cuar 3 here ne finale dhe kemi ngritur 2 here kupen ... 1998 zere sikur kemi dale te fundit ....Ta them sepse ne Boterore mbahet mend vetem fituesi e asgje tjeter ...ndonje llaf per finalistin tjeter , por askush nuk mban mend Argjentine - Serbi 6-0 ...

    Keshtu qe shif se mos ke ndonje shanc me gjermanet ... nese mrekullisht i eleminon ke edhe finalen ...E pastaj hajde fol lale ...

    Nese nuk ngre kupen futesh tek grumbulli i gjithe skuadrave qe deshtuan kete vit e fillojne proceset e sharjet si gjithmone ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #215
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Zidan...............Bonaparti i futbollit.

    Kishin kaluar vetem 8-vjete,kur Vieira sapo hynte ne fushen e lojes dhe ne kontaktet e para me topin leshon nje pase mrekulli per Pettit,ky i fundit e qendis per te treten here rrjeten e Tafarel.
    Nga ajo nate Pariaziane mbushur me lavdi ,francezet shenuan gol disa dite me pare kunder Koreaneve.
    I duhej nje fitore me 2 gola ndaj Togos,dhe e mori,me pas kundes Spanjes defteret futbollistik dhe specialistet e rritjes se midhjeve i kishin vene vize.
    Aty gjithe ekipi,sikur u vu serisht ne makenerine e kohes,per te na kujtuar vitet e arta 1998-2000.

    Sot ne Frankfurt kishin perballe ekipin qe futbollin e ka bere art,Brazilin.Per shume kjo do ishte ndeshja e fundit e te madhit Zinedin Zidan.
    Por lojtari me i madh qe njohen fushat e futbollit 20 vitet e fundit(mendimi im personal),do kete edhe nje shans tjeter,nje hap drejt finales,per te gjetur gozhdat ku vari kepucet futbollistike.
    Zidan i sotem ishte enderr,nje kapiten i madh.
    Ne finalen e 1998,dy golat e tij e bene te paharruar,loja e sotme dhe ndoshta nje tjeter kupe bote do e bejne legjendar.
    Ronaldo sot,gjeti serisht perpara ekipin qe nxorri ne drite krizen e pare te tij futbollistike.
    ?????????????
    Se cfare ndodhi mesditen plot diell ne Paris,nuk do ta mesojme kurre.
    Diku kisha lexuar se Ronaldo shprehej nuk e kujton fare ate ndeshje.
    Kushdo qe sjell ne memorie fytyren e tij te humbur kur merrte medaljen,ndoshta e beson Plotesisht Ronin.


    Sot brazilianet nuk kane me hije dyshimi,Franca meritoi dhe dominoi plotesisht.
    Vieira ,Makelele nuk lane hapesira ,Zidan nxori nga repertori i tij,lavdine e dikurshme,demon i vertete Ribery,Henry nje "vrases" me pagese te shtrenjte.

    Brazili nuk duhet te kerkoje shkaqet e deshtimit vetem tek trajneri,do ishte naive.Askush nga yjet nuk morri mbi shpatulla ekipin,Brazili i sotem i teperon klasi,talenti,por i mungon nje leader i vertete,Brazili i sotem ka nevoje per nje Carlos Dunga.
    Brazili i sotem dhe Parreira respektoi me teper se cduhet figurat e medha dikur por modeste sot te Caffu dhe R.Carlos.



    Respekte per gjithe tifozet e vertete braziliane,qe nga Interisti,Leci,Ipakapshmi e deri tek Toro.

    Do ishte naiv apo i verber cdo tifoz qe nuk do pranonte se nuk do deshironte Brazilin per kundeshtar ne finale.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #216
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Inati eshte i madh kur nje mbret kurorzohet me merita, por gezimi eshte me i madh kur ai hiqet nga froni i tij. Duke i permbledhur gjithe sharjet rraciste, tahir bacoviste, lekur verdhe, ***** zinj, banane ngrenes etj etj duke shtuar ktu edhe disa qe kane bere komente ktu per te cilet kisha konsiderata si njohes disi te mire te futbollit, te cileve jua kame vene vizen me mendiment e "ndritura" qe kane shkruar ktu, plot kto 200 e ca postime dhe gjithe ai mllef vetem deshmon madheshtine e futbollit Brazilian.

    Brazili mbetet e vetmja superfuqi futbolli, sic amerika mbetet superfuqia e botes. Kur ndonje skuader tjeter te fitoje 5 kampionate athere te vine te flasin per madheshtine e futbollit perkates te vendit te tyre.

    Sa per ndeshjen, nga loja fitore me se e merituar e francezve. Zidane ktheu mbrapa kohen dhe i coi brazilianet ne shkolle futbolli. Per golin po them qe ishte offside i dyshimte, nuk po them qe ishte offside automatik. Lojtar i kalibrit te Henry s'lihet as per nje te qinten e sekondes vetem. Nejse, po ja u le analistave ta vendosin se ca ishte.....

    Brazili sot lethargjik, i lodhur dhe shume i coroditur. Nuk mund te lidhnin dy pasa bashke. Loja nga krahet ishte pothuajse inekzistente. 4-2-2-2 ose 4-3-2-1 jane skema qe mua me bezdisin shume dhe i dyshoj. Per mua cdo mesfushe duhet te kete 4 lojtare te rreshtuar ne vije ne mos pese, sidomos kur luan me kundershtare te kalibrit te madh qe kane lojtare si puna e ribery ne krah. Nga loja qe pashe sot mbrotja franceze eshte me e forta e kampionatit. Si lane brazilianet te kapnin nje top te paster, ose te organizonin nje aksion te paster. Bravo. Ju heq kapelen. E dinin qe po loznin me brazilin dhe sja lane vetes te benin asnje gabim. Brazili vetem u cua nga gjumi 20 minutat e fundit te lojes. Nje gjuajtje e lire e ronaldinhos qe kaloi shume afer trarit dhe sa raste te tjera te ronaldos ishin raste deshperimi dhe ishin shume vone.

    Urime skuadrave qe arriten ne gjysem finale dhe tifozave te tyre. Sado qe skuadra e zemres u eliminua, une per separi jam tifoz dhe simpatizant i futbollit te bukur pastaj brazilit, ndeshjet do ti ndjek me vemendje te madhe. Nqftse ka nje lojtari nga botrori qe une e kam jasht mase qejf dhe jam tifoz i tij eshte C. Ronaldo. Eshte i papare dhe per dy tre vjet do behet "ronaldoja" portugez dhe fenomeni i europes. I fuqishem, i shpejte, me kontroll superb, me akull ne vena dhe zemer te madhe ky lojtar per mua eshte me vertet per tu admiruar. Kur gjuajti penalltine vendimtare sot per portugaline, ishte tamam si nje vrases gjakftohte qe e heqe qafe viktimin e tij pa ju dridhur qerpiku. Sic thashe edhe pse skuadra e zemres u eliminua, qejfi do ma kishte qe portugalia te avanconte ne finale dhe te fitonte kupen. Kjo gje per faktin qe jam tifoz i ronaldos, portugalia eshte vendi meme i brazilianve, dhe eshte e udhehequr nga nje nga dy trajnerat me te mire ne bote (tjetri eshte hiddink) braziliani, luis felipe scolari, ose sic i thone brazilianet felipao.

    Sa per historianet e famshem tone dhe supersticionistet e flakte, jo brazili s'fiton me frances, jo kupa ngelet ne europe, jo kur eshte koha e keqe brazili s'luan mire dhe blah blah blah. Jeni me vertete qesharake. Loja vendoset nga lojtaret qe luajne ne ate loje, dhe ndikohet pak nga fati dhe shume nga tifozlleku. Kaq. Cdo arsye ose shpjegim tjeter eshte i kote dhe i pavlefshem.

    p.s. Francezet sado qe ju dhane lirine kolonive te tyre ne vitet gjashtedhjete, ne futboll te pakten po ju a vjelin akoma frytet kolonive. 1 Mjeshter algjerian, 7 afrikane (senegaleze, bregore, kongoleze) te forte, 3 lojtare te bardhe te mirefillte franceze, dhe nje stol i mbushur me koloniale afrikane te tjere.

  7. #217
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Brazili sot ka luajtur per turp vallai, sidomos ne gjysmen e pare te lojes luanin si te dehur, mezi moren nje top.
    Franca luajti shume shume bukur dhe me shume strategji. Ne fund u duken qe u lodhen por prap loja e tyre ishte shume here me strategjike dhe e bukur se sa e brazilit.

    Brazilianet derrmuan gjate gjithe lojes, mbeten duke qelluar francezet se mbase nxirrnin ndonje nga loja me demtime se ndryshe s'behej dot jo.

    Franca luajti paster dhe bukur. Nuk kam ca te them, s'jam tifoze me francen por kete fitore e kishin te me se merituar sepse luajten nje loje te bukur, per te mos thene me te bukuren ne kete kampionat.

    Kurse brazili ishte i pashpres dhe nuk e di pse dhe nga loja qe benin dukej qe ishin ne fijen e tyre te fundit, desperate dmth.

    Dhe jam dakort me Ihtin kur thote qe e meritonit kete humbje se ju kishin marre trute shume ere. Mendjemadhesia e lojtareve braziliane (dhe tifozave by the way) kishte tejkaluar kufijte.

    Plus, ai arbitri qe une s'e di nga e kishin gjet, i korri francezet duke i dhene faulle brazilit per gjera te kota, dhe duke mos dhene karte te kuqe per lojtaret braziliane ne te pakten 2 raste qe e meritonin, por nxirrte karte te verdhe.

    Dhe prap se prapi, Franca luajti shume paster dhe bukur dhe mori nje well deserved fitore. Zidane luajti shume shume bukur, kishe qejf t'a shifje ate njeri ne loje. Me pelqeu shume dhe me te vertet qe te gjithe keta qe e mbajne veten per lojtare si ronaldo me shoke do mesonin nje gje ose dy po te shifnin mire si luante Zidane.

    ps. Ju tifozat e brazilit mjaft na cate koken me mendjemadhesira akoma. Brazili u skualifikua, shume drejtesisht prandaj mjaft na thate qe ate jane me te miret e superfuqia e vetme, se po te ishin do kishin arritur te pakten ne gjysem finale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Visage : 01-07-2006 mė 23:08

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Nga me te lezeteshmet ndodhin ne futboll!
    Kushedi sa veta kan vrar veten ne brazil sot!



    Go brazil se boterorin tjeter e kemi ne xhep lol

  9. #219
    PimpetT (paj ) ;) Maska e __SwEeT_GirL__
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    somewherE
    Postime
    576
    ehhhh ca te them, iku hollanda ec se tpakten kisha brazilin... tashi qe humbi ene brazil per mu boterori mbaroi sot... as me intereson kush fiton... kush humb... ca bohet, asigjo
    nejse ju uroj sa me shume fat te gjitha skuadrave te tjera...
    * I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *

    CrosiN Da Dead LiNe...Y


  10. #220
    123456.... Maska e FsHaTaRi
    Anėtarėsuar
    20-07-2002
    Vendndodhja
    Hollywood Profesioni : SuperStar
    Postime
    483
    Ngelemi prap kampion Skisha mundesi ta shifja ndeshjen ,po ama dy kokra lot i derdha dhe une per Brazilin kur mora vesh lajmin e keq lol, sma besonin veshet .Nuk e di po dicka nuk shkonte mire te ky Brazil ndoshta nga qe kish shume yje ?! Nejse skam ca them me vetem te ngushelloj Tifozat Brazilin .
    B

Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Studim: Franca, aty ku jetohet mė mirė
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 17:08
  2. Franca ashpėrson politikat ndaj imigracionit
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 14:07
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Franca, nis epoka e dytė "Zidane"
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-08-2005, 09:17
  5. Kadare: Ja ku po vuan Franca
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •