E DIELA E 13. GJATĖ VITIT -B-
02. Korrik 2006
L1: Ur 1,13-15; 2,23-24; L2: 2 Kor 8,7.9.13-15; Ungjilli: Mk 5,21-43
Jezusi e predikon ungjillin nė vende dhe nė mėnyra tė ndryshme, por me njė qėllim tė njėjtė, qė tė gjithė njerėzve t“ju dhuronė kėtė xhevahir tė Shkrimit shenjt dhe tė gjithėve t“ju ofron shėlbimin. Dėshmitarė tė kėtyre ngjarjeve nė predikim tė Ungjillit janė apostujt edhe pse thirrja e tyre dhe veprimtaria e tyre me Jezusin ėshtė nė fillim. Ata kėto shėmbėlltyra dhe ngjarje nuk mund t“i kuptojnė.
Shėrbesa e fjalės nė kėtė tė dielė na e paraqet dashurinė e Zotit ndaj njeriut, i cili dėshiron qė njeriu tė jeton nė jetė, tė jeton njė jetė me Zotin, e jo tė jetė i vdekur.
Leximi i parė i Librit tė Urtisė na bėnė qė tė kėrkojmė jetėn, e jo vdekjen. Jeta ėshtė nė dhe me Hyjin. Hyji i zbulohet njeriut qė me gjithė zemėr do tė jetė i lidhur dhe i bashkuar me Hyjin nė urti, menēuri dhe nė drejtėsi. Drejtėsia ėshtė kjo dhe qėndronė nė tė, qė ne ta kėrkojmė Zotin mė me zemėr tė ēiltėr, sepse njeriu beson nė drejtėsinė e Zotit, "sepse drejtėsia ėshtė e pavdekshme" dhe nė mirėsinė e tij, por edhe nė mundime, sėmundje, por edhe nė vdekje, sepse "prej smirės sė Djallit, vdekja hyri nė botė dhe do ta shijojnė ata qė i pėrkasin atij". Kėshtu nė njeriun qėndron vetvendosja se pėr cilėn rrugė do tė pėrcaktohet: jeta me Zotin apo ndoshta edhe kunder tij.
Pali apostull i drejtohet bashkėsisė nė Korint, e cila nė vetvete gjindet e varfėr nė aspektin infrastruktural. Flitet pėr ndihmat qė duhen mbledhur pėr tė varfurit e kishės sė Jerusalemit. Bėhet fjala pėr para, por apostulli nuk flet pėr kėtė, por pėr veprėn e dashurisė, qė tė bėhet njė barazi ndėr tė varfėr dhe tė pasur. Ky akcion duhet tė jetė si njė rastėsi dhe qė tė hynė njė levizje qė burimin e ka prej Zotit, kush dhuron e krijonė njė miqėsi vėllazėrore dhe kėshtu i bėhet Zotit i ngjashėm, ku vet esenca ėshtė "dashuria e dhuruar".
Ungjilli i kėsaj dite na i paraqet dy tregime qė zhvillohen nė dualizėm: sėmundja e ranė e gruas dhe shėrimi i saj i pa pritur: sėmundja-shėrimi; dhe vdekja e vajzės dhe ngjallja i saj sė vdekurish: vdekja-jeta. Kėtu nė kėtė tregim biblik veēohet nė mėnyrė posaēe "[i]feja" dhe besimi nė Birin e Zotit. "Bijė, feja jote tė ka shpėtuar", "Ti vetėm beso"! Njė personalitet i jetės publike gjunjėzohet para Jezusit dhe e lutė ndihmėn e tij! Jezusi ėshtė shėlbimi i vetėm. Sot ose kurr! "E kam vajzėn nė fill tė vdekjes! Eja, vėri duart mbi tė qė tė shėrohet e tė jetoj". Jezusi shkoi me tė! Por pak mė vonė kur Jezusi ishte nė kalim has nė njė grua qė ishte e sėmuar dymbėdhjetė vjet nga gjakderdhja. Ajo nuk pati shėrim kurr. Spati dobi asgjė. Shpenzoi gjithēka pati. Kjo e njėjta gjė ndodh edhe sot. Sa e sa njerėz me sėmundje tė ndryshmė nuk mund tė gjėjnė shėrim. Ajo gruaja kishte ndėgjuar pėr Jezusin! Mendonte ajo nė vetvete: Ky Jezus ėshtė shanca e fundit pėr mua. I thoshte mendja: "Nėse ia prek vetėm petkat, do tė shėrohem". Sipas ligjit tė BV prekja ishte rrepstėsisht e ndaluar, sepse ajo me sėmundjen e vet ėshtė e pa pastėr dhe e pa prekur. Ajo e frikosur pėr kėtė gjest qė bėri, por Jezusi nuk e denon, por e vėrteton shėrimin e saj. "Bijė, feja jote tė shpėtoi! Shko nė paqe! Dhe je e shėruar nga sėmundja jote"! Nė tregimin e dytė biblik ballafaqohemi mė vdekjen dhe me jetėn. Vajza e Jairit ėshtė e vdekur, lajmėrojnė! "Mos ke frikė vetėm beso"! "Fėmija nuk ka vdekur, por fle!, i pėrgjigjet Jezuai. Kėto tregime biblike na e tregojnė gjithpushtetėsinė e Zotit nėpėr Jezu Krishtin, i cili shėron tė sėmuarit dhe i ngjall tė vdekurit. Edhe prej nesh kėrkohet kėrkimi i Zotit nė ēdo moment, ta kėrkojmė me njė fe tė gjallė duke e dėshmuar besimin tonė qė e kemi nė Zotin. Kėrkohet nga ne njė lidhje e gjallė nė dashurinė dhe nė besimin nė atė. Besimi nuk ėshtė vepėr e imja, por ajo ėshtė dhuratė dhe hir i Zotit. Jezu Krishti ėshtė i Gjithpushtetshėm, ėshtė Bir i Zotit, i dėrguar nė botė pėr shėlbimin e botės, mbarė njerėzimit. Ai ka fuqi mbi sėmundje, sepse e shėron gruan prej sėmundjes sė rėndė, dhe ka fuqi mbi vdekjen sepse e ngjallė vajzėn qė ishtė e shtruar nė shtratin e vdekjes. Fuqia e Jezu Krishtit nuk ėshtė fuqi njerėzore, por hyjnore. Kėto dy raste qė paraqiten nė ungjill janė mrekulli, vepėr hyjnore, por kėto mrekulli nuk janė njė senzacionė, qė mund tė tregohen mė tutje apo mund tė pėrjetohen pa pasur ndikim ato nė jetėn tonė. Kėto ngjarje duhen tė pėrjetohen dhe tė pranohen mė besim nė Zotin. Kėto kėrkojnė kthim tė zemrės dhe besimin e plotė nė jetėn tonė. Kthimi dhe besimi i plotė nė Zotin janė tė nevojshme. Kjo vlenė pėr secilin prej nesh, e jo ndoshta vetėm pėr mėkatarėt, apo pėr ata qė janė tė sėmurė. Ne e shofim Jezusin nė mesin e nxėnėsve tė rrethuar me turmėn e njerėzve, se si tė gjithė njerėzit dėshirojnė ta shofin atė, ti shofin mrekullitė e tija, ta prekin Birin e Zotit, mė mirė tė thoja, tė gjithė dėshirojnė ta pėrjetojnė afėrsinė e Zotit. Me kėto gjeste i afrohemi edhe ne sot Zotit dhe e pranojmė nė jetėn tonė nėpėrmes Sakramenteve. Edhe ne sot nėse besojmė do tė jemi tė shėruar nga robėria e mėkatit dhe tė ngallur nė jetė nė jetėn me Zotin. Tė jetojmė me Zotin, tė gjėjmė kohė pėr tė dhe tė mos na vie kurr turp ta kėrkojmė atė nė ndihmė, qė edhe ne atė ta kėrkojmė, sepse kemi nevojė pėr tė. Me Zotin jemi ma tė pasur, pa Zotin jemi njerėy tė mjerė. Amen
Mag. Don. Kolė Gjergji,
Kapelan nė famullinė
Bruck a. d. Mur nė Austri
Krijoni Kontakt