SHTESĖ
FALENDERIM PAS KUNGIMIT HYJNOR
Vargje nxitėse pėr falenderim:
Si tė kungohesh me Dhuratat jetėdhėnėse dhe mistike, himno menjėherė, falėndero me tė madhe Perėndinė, duke thėnė me zemėr dhe shpirt: Lavdi mė Ty, o Perėndi, Lavdi mė Ty, o Perėndi, Lavdi mė Ty, o Perėndi.
Dhe menjėherė kėtė uratė:
Tė falenderoj, o Zot Perėndia im, se nuk mė le, mua mėkatarin, po mė bėre tė denjė tė jem pjesėtar i tė Shenjtave tė tua. Tė falenderoj se mė bėre tė denjė, mua tė padenjin, tė kungohem me dhuratat e tua tė kulluara dhe qiellore. Po, o Zot njeridashės, Ti qė pėr ne durove vdekje, u ngjalle dhe na fale kėto Mistere tė trembshme dhe jetėdhėnėse pėr tė mirėn dhe shenjtėrimin e shpirtrave dhe tė trupave tanė, bėj qė edhe pėr mua tė jenė kėto pėr shėrim shpirti dhe trupi, pėr dėbim tė ēdo gjėje kundėrshtare, pėr ndriēim tė syve tė zemrės sime, pastrim pėr fuqitė e mia shpirtėrore, pėr besė tė paturpėruar, pėr dashuri pa hipokrizi, pėr urtėsi tė plotė, pėr ruajtje tė porosive tė tua, pėr shtim tė hirit tėnd hyjnor dhe pėr bashkim nė mbretėrinė tėnde; qė, duke u ruajtur nė shenjtėrimin tėnd me anėn e kėtyre, tė kujtoj pėrgjithnjė hirin tėnd e tė mos rroj mė vetėm pėr vete, po pėr Ty, Zotin dhe mirėbėrėsin tim. Dhe kėshtu, kur tė le kėtė jetė me shpresėn e jetės sė amėshuar, tė arrij nė prehjen e pėrjetshme, ku ndihet papushim zėri i atyre qė kremtojnė dhe ėmbėlsia e pafund e atyre qė shikojnė bukurinė e patreguar tė Fytyrės sate. Se Ti je dėshira e vėrtetė dhe ngazėllimi i patreguar i atyre qė tė duan, o Krisht, Perėndia ynė, dhe Ty tė himnon pėr jetė tėrė krijesa. Amin.
Uratė tjetėr e Shėn Vasilit:
O Zoti Krisht Perėndi, Mbret i jetės dhe krijues i gjithėsisė, tė falenderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mė ke dhėnė dhe pėr kungimin me Misteret e tua tė kulluara dhe jetėdhėnse. Tė lutem pra, o i mirė dhe njeridashės, ruajmė nėn mbulesėn tėnde dhe nėn hijen e krahėve tė tu; dhe bėmė qė gjer nė frymėn e fundit me mendje tė pastėr tė kungohem denjėsisht me tė Shenjtat e tua pėr ndjesė tė fajeve dhe pėr jetė tė pėrjetshme; se Ti je buka e jetės, burim i shenjtėrimit, dhėnės i tė mirave dhe Ty ta drejtojmė lavdinė bashkė me Atin e me Shpiritn e Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Urata e Metafrastit:
Gjithmonė mbulomė, mbromė dhe ruajmė
Nga ēdo punė dhe fjalė qė shpirtin e dėmton.
Pastromė, lamė dhe drejtomė,
Ti qė me dashje mė dhe pėr ushqim Trupin tėnd,
I cili ėshte zjarr dhe djeg ata qė e marrin padenjėsisht,
Mos mė djegėsh dhe mua, o Krijuesi im,
Po mė tepėr hyr nė pėrbėrjen e pjesėve tė mia
Dhe nė gjithė nyjet, nė veshkat, nė zemrėn.
Dhe digji gjembat e fajeve tė mia.
Pastroma shpirtin, shenjtėroma mendjen,
Forcomi nyjet dhe tė gjitha eshtrat;
Ndriēomi tė pesė shqisat;
Dhe tė gjithė trupin pėrshkoje me frikėn tėnde.
Bėmė tė mirė, urtėsomė dhe ndriēomė,
Dhe banor tė denjė tė Shpirtit tėnd tregomė,
Jo banesė tė mėkatit, po banesė tė kungatės;
Qė tė largohet nga unė si prej ndonjė zjarri
Ēdo gjė e keqe dhe ēdo ves i lig.
Dhe si ndėrmjetės po tė sjell tėrė shenjtorėt,
Tė parėt e ushrive tė Engjėjve pa trup,
Pararendės Shėn Joanin dhe Apostujt e urtė,
Dhe Mėmėn e tėrėkulluar dhe tė gjithėnderuar,
Lutjet e tė cilėve priti, o pėrdėllyes Krisht,
Dhe mua shėrbėtorin tėnd tregomė bir tė dritės.
Se Ti je vetė ndriēimi, Ti je shenjtėrimi
I shpirtrave tanė, Ti je, o i Mirė,
Dhe Ty, siē tė ka hije, si Perėndi dhe Zot,
Lavdi po tė drejtojmė pėrditė e pėrgjithmonė.
Uratė tjetėr:
Trupi i yt i shenjtė, o Zot Jisu Krisht, Perėndia im, le tė bėhet pėr mua fitim i jetės sė pėrjetshme dhe Gjaku yt i ēmuar ndjesė fajesh; dhe kjo lutje falenderimi le tė mė bėhet gėzim, shėndet dhe ngazėllim. Ti bėmė tė denjė qė nė ardhjen tėnde tė dytė tė qėndroj nga e djathta e lavdisė sate, me ndėrmjetimet e Mėmės sate tė tėrėkulluar dhe tė gjithė Shenjtorėve tė tu. Amin.
Urata pėr Hyjlindėsen e Tėrėshenjtė:
O Zonjė Hyjlindėse e Tėrėshenjtė, drita e shpirtit tim tė errėsuar, shpresa, mbulesa, streha, ngushėllimi dhe gėzimi im, tė falenderoj qė mė bėre tė denjė mua tė padenjin tė bėhem pjesėtar i Trupit tė kulluar dhe i Gjakut tė ēmuar tė Birit tėnd. Ti, qė linde dritėn e vėrtetė, ndriēomi sytė e kuptimit tė zemrės; Ti, qė linde burimin e pavdekėsisė, ngjallmė mua tė vdekurin nga mėkati; o Mėmė e Perėndisė mėshiruese dhe pėrdėllimtare, mėshiromė dhe tregoje zemrėn time tė pėrulur dhe tė thyer, bėj qė tė jem me mendime tė pėrulura dhe jo robėruese. Ti bėmė tė denjė qė gjer nė mbarim tė jetės tė marr pa dėnim shenjtėrimin e Mistereve tė kulluara, pėr shėrim tė shpirtit e tė trupit. Dhe jepmė, o Zonjė, lot pendimi dhe rrėfimi qė tė tė lavdėroj e tė tė madhėroj gjithė ditėt e jetės sime, se e bekuar dhe e tėrėlavdėruar je nė jetė. Amin.
Prifti thotė:
Tani pėrlėshoje shėrbėtorin tėnd, o Zot, sipas fjalės sate, me paqe, se sytė e mi panė shpėtimin, tė cilin Ti e pėrgatite faqe gjithė popujve; dritė pėr ndriēimin e paganėve dhe pėr lavdi tė popullit tėnd Izrael.
Pastaj Shenjt Perėndi:
Shenjt Perėndi, Shenjt i fuqishėm, Shenjt i pavdekshėm, mėshirona (tri herė).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Trini e Tėrėshenjtė, mėshirona; o Zot, falna mėkatet tona; o Zot i madh, ndjei paudhėsitė tona; o i Shenjtė, vėshtro dhe shėro sėmundjet tona, pėr emrin tėnd.
Mėshiro, o Zot (tri herė).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Ati ynė qė je nė qiejt, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u bėftė dėshira jote, si nė qiell ashtu edhe mbi dhe. Bukėn tonė tė pėrditshme jepna neve sot; dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorėve tanė; dhe mos na shtjer nė ngasje, po shpėtona nga i ligu.
Prifti: Se jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia, dhe lavdia, e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.
Pastaj thuhet pėrlėshorja e Shėn Joan Gojartit:
Tingull T. IV: Hiri i gojės sate qė shkėlqeu si pishtar, ndriēoi gjithėsinė, i la botės thesare kundėr argjendashjes, na tregoi lartėsinė e pėrulėsisė. Por duke edukuar me fjalėt e tua, o Atė Joan Gojartė, lutju Fjalės, Krishtit Perėndisė, tė shpėtohen shpirtrat tanė.
Prej qiejve more hirin hyjnor dhe me buzėt e tua i mėson tė gjithė t'i falen njė Perėndie nė Trini, o Joan Gojartė, oshėnar i tėrėlumtur. Tė lavdėrojmė siē meriton; sepse je mėsues qė sqaron gjėrat hyjnore.
Mėshiro, o Zot (12 herė).
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė; tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.
Mė tė nderuarėn se keruvimet dhe mė tė lavdėruarėn pa krahasim se serafimet, qė pa u cėnuar linde Fjalėn Perėndi, me tė vėrtetė Hyjlindėsen, ty tė madhėrojmė.
Dhe bėhet pėrlėshimi i vogėl.
Krijoni Kontakt