-
BDI uzurpon Universitetin e Tetovës, studentet paralajmëruan protesta
Udhëheqësia aktuale e Universitetit Shtetëror të Tetovës ka njoftuar se një grup personash kanë ndërhyrë në ambientet e rektoratit, duke tentuar që të marrin nën kontroll rektoratin.
Lajm është bërë i ditur për mediumet nga kabineti i rektorit aktual prof.dr Agim Vela. “Ju njoftojmë, se sot në ora 15 h 20 minuta, një grup njerëzish, bashkë me prof.dr. Agron Rekën kanë ardhur në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me qëllimin për të marrë përsipër udhëheqjen e Universitetit. Vlerësojmë se kjo është jashtë të gjitha ligjeve, akteve normative, Statutit të Universitetit. Ne kemi filluar dhe në vijim është procedura e zgjedhjes së Rektorit të USHT-së. Akti i futjes së dhunshme në USHT është akt flagrant i cënimit të autonomisë së USHT-së”, thuhet në reagimin urgjent për mediumet.
“Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe autoritete të larta shtetërore.
Ndërkohë Ministria e Arsimit, përmes një komunikate, ka njoftuar se shkarkimet janë bërë pasi janë vërejtur shumë parregullsi në punën e këtij universiteti.
Vendimi është marrë në përputhje me Ligjin për arsim sipëror, me ç’rast u ndërpritet mandati të gjithë anëtarëve të Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Gjithashtu MASH ka abroguar të gjitha vendimet e marra nga Senati në periudhën e kaluar. Kjo do të thotë se në të njëjtën kohë nga detyra është shkarkuar edhe rektori aktual i USHT-së Agim Vela.
Ushtrues i ri i detyrës rektor i USHT-së, prof.dr. Agron Reka, tha se në këtë detyrë është emëruar me vendim të Ministrisë së Arsimit, pasiqë në USHT janë vërejtur një mori parregullsish. Reka, gjithashtu shtoi se do të presë paraadhësin e tij për të bërë pranim-dorëzimin e detyrës.
“Për parregullsitë e ndryshme të cekura, ministri i Arsimit i Maqedonisë, më datë 02 korrik 2009, shkarkoi ushtruesin e deritashëm në detyrën rektor dhe në të njëjtën ditë më emroi mua si ushtrues i detyrës rektor i USHT-së”, tha Reka.
Rektori i ri gjithashtu ftoi stafin akademik të vazhdojë me punë, pasi që këto ndërhyrje kanë të bëjnë vetëm me senatin dhe me tanimë ish-rektorin dr.Agim Vela.
“Dëshiroj që t’i njoftoj të gjithë kolegët, profesorët dhe bashkëpunëtorët si dhe të punësuarit tjerë të këtij universiteti që të vazhdojnë me punën e tyre të përditëshme. Posaçërisht dua të ju drejtohem studentëve të cilët më së shumti e meritojnë një universitet me vlera imanente për kohën, që poashtu të vazhdojnë me aktivitetet e tyre studentore me ç’rast dua t`iu garantoj se qendra e aktiviteteve të ardhshme për konsolidimin e USHT-së do të jetë interesi i studentëve”, theksoi Agron Reka, u.d. rektor i USHT-së.
Në njoftimin e MASH-it, thuhet se ky vendim është marrë pasi që në vazhdimësi janë vërejtur shkelje të ligjit dhe normave tjera të punës nga organet drejtuese të këtij institucionit të lartë arsimor. Gjithashtu, thuhet në njoftim, Inspektorati i Arsimit ka vërejtur shumë parregullsi në procesin e dhënies së vendimeve dhe në pjesën e financave. Senati aktual akuzohet se janë bërë shkelje flagrante të ligjit gjatë punësimit të kuadrit akademik ndërsa theksohet se janë shkelur edhe të drejtat e studentëve. Senati i USHT akuzohet edhe për ndarjen e padrejtë të titujve shkencor. Të gjitha këto parregullsi janë vërejtur pas inspektimeve të bëra nga Inspektorati shtetëror i arsimit, ai Punës dhe nga Policia e Financave.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, këtë vendim e ka marrë duke vepruar në bazë të Konkludimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të miratuara në mbledhjen e 56 të mbajtur më 15 maj të vitit 2009.
Studentët reagojnë:
Studentët e USHT-së kanë paralajmëruar për sot protesta para rektorarit të Universitetit ku do të shprehin revoltën e tyre për shkak të ndërhyrjes brutale respektivisht uzurpimit joligjor të Universitetit nga qeveria e Maqedonisë gjegjësisht partisë shqiptare në pushtet BDI.
Protesta është paralajmëruar për ora 10:00 ku është parashikuar edhe një pres konferencë për mediumet.
Shqipmedia
-
-
i/e regjistruar
Kësaj pune i thon me duket Dejy - vu se dikush e ka bërë më parë?????????
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt