Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Viruse/antiviruse per sistemet unix

    Nje artikull i 1996 per viruset dhe trojanet ne sistemet *.nix
    http://www.cybersoft.com/whitepapers...rks_print.html.
    Viruse te sistemit *nix ne qendren e testimeve antivirale,Hamburg Gjermani.http://agn-www.informatik.uni-hambur...unix/index.htm
    Nje kompani e vjeter dhe shume cilesore per produkte sigurie/antivirale ne sistemet linux/unix.Siguron produkte dhe suport teknik ne ushtri,shtet si dhe organizata,kompani te medha.
    http://www.cybersoft.com
    Sistemet e operimit ku ky antivirus punon
    http://www.cybersoft.com/products/su...latforms.shtml
    Poste komente per virusa ne Linux.
    http://groups.google.com/group/alt.c...rch+this+group
    Per aq kohe sa ka ekzistuar hacking ne serverat unix/linux/windows,per aq kohe ekziston nje histori ne viruset/trojanet/worms.Hacking nga"black hats gjithmone
    eshte mbeshtetur ne krijimin e kodeve,per te penetruar ne sistemet nix dhe windows me pika te dobeta.Pikerisht keto kode te keqia qe jane perdorur,klasifikohen ne virus/trojan/worm.Eshte nje komunitet i tere qe merret vetem me keto gjera qe ka histori qe me krijimin e rrjeteve,daljen dhe perdorimin e sitemeve te operimit.Ka pas viruse/trojane,vazhdojne te dalin dhe do dalin perseri ne te ardhmen.Ekziston mendimi i gabuar qe nuk ka virusa ne *nix.Shume perdorus nuk e dine qe ekzistojne edhe programe antivirus per Linux/Unix.Per pasoje nga shume perdorus te sistemeve nix,mund te kete virusa ne kompjuterat e tyre,por ato nuk dine gje.
    Fakt eshte qe kaspersky u rekomandon perdorusave ne *nix te azhurnojne antivirusin kaspersky per cdo dite.Kjo te ben te mendosh qe jo vetem ekziston nje databaze virusesh trojanesh per unix/linux,por dalin viruse te reja shpesh.Shiko nen"user recomandation"http://www.infosecwriters.com/texts.php?op=display&id=75 Kasperski ka nxjere per here te pare produkt antivirus per Unix/Linux qe ne 1999.Grafika ne power point per shkallen e perhapjes se virusave.http://www.viruslist.com/en/analysis?pubid=184625030
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 26-06-2006 mė 13:40
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #2
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Benseven11 te kesh te qarte qe viruset kane ekzistuar para se te krijohej interneti dhe Unix si kendveshtrime.

    Virusi i pare ne Unix daton me 1982, nese s'gaboj, dhe ne ditet e sotme klasifikohet si "remote vulnerability", jo virus. Pasi ai fikte makinat duke i mbingarkuar ato. Sigurisht ishin fillimet e TCP/IP dhe pak flitej per siguri .

    Nese flasim per virus ne formen e paster sic konceptohet sot nuk eshte e mundur ne *nix pasi menyra si viruset punojne eshte pak e pamundur te transportohet ne kete lloj ambienti.

    Per trojane ka sa te duash per keto sisteme.
    Antiviruset ne keto sisteme perdoren ne servera qe te krijojne siguri ne platformat e tjera te prekshme, pra te formes kontrollo emailin mos ka virus, sigurisht dhe per te parandaluar buffer-{overrun, overflow} per te instaluar nje trojan, ose rootkit(qe sic e sheh e kane emrin nga sitemet *nix pasi mund te ekzekutosh cdo gje me privilegjet e te ashtequajturit "zot"(root) ne *nix).

    Pra te flasesh per sigurine duhet te kesh goxha njohuri mbi subjektin dhe njohuri per kontekstet ku flitet, kjo e fundit kerkon me shume njohuri se e para, gje qe e ben te jete nga punet me fitimprurese dhe me te vecanta pasi shume pak veta jane ne gjendje te akumulojne eksperiencen e duhur.

    Ne te gjithe artikujt me siper duhet te kesh parasysh kontekstin ne te cilin ata flasin, perdoruesit te thjeshte, perdorues i avancuar, etj, keshtu qe nuk po komentoj mbi to.

    P.S. Nuk po i futem percaktimit te virusit sepse po e pres nga moderatori i ketij nenforumi .

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Virusi i pare ka dale ne Unix dhe termi virus per kompjuterat ka dale nga kokat e unixit.Keshtu qe ekziston nje tradite dhe experience ne shkrimin e viruseve ne nix.Sistemet atehere kane qene me te thjeshtuar,me arkaike,me siguri minimale,po ashtu edhe virusat kane qene me pak te sofistikuar dhe jane krijuar dhe pershtatur atij sistemi.Me pas virusi u fut edhe si term per infeksionet ne windows.Cili eshte ai qe identifikon virusin??? Kodi.Cdo percaktim virusi mbeshtetet ne studim te kodit,cfare ben kodi,reaksionet dhe per cfare eshte dizenjuar,cili eshte qellimi.
    Keshtu qe shpallja dhe lajmerimi publik i virusave eshte bere pasi eshte studiuar analizuar,ne laboratoret e kompanive antivirus.Eshte pare dhe gjetur se ku shkon ne nje sistem,pasojat qe krijon,pamvarsisht nese virusi infekton windows,unix apo mac.Nuk ka definicion te vecante ceshte virusi ne Mac ,ceshte virusi ne nix dhe ceshte virusi ne windows.Termi eshte percaktuar mbi karakteristikat me themelore,si me poshte:infekton, shumezohet,(replicate)/perhapet, ngarkesa(payload),jo i lehte per tu diktuar,i veshtire per tu hequr,eshte i transportushem,shkakton dem.Nqs hap dhe lexon nje manual,liber per linux dhe flitet per virusat,percaktimi i virusave mund te kete vertet specifika qe i pershtaten temes per linuksin.Nqs hap nje liber qe trajton windows xp dhe ne nje kapitull diku flitet per virusat atehere atehere aty kuptohet virusi do trajtohet sipas specifikave qe i pershtaten ketij sistemi operimi.Sigurisht qe ka pasur virusa dhe ka te rinj ne linux/unix.
    Gjithashtu ka pasur virusa kros platform qe mund te kalonin nga nje makine unix e infektuar dhe infektonin nje kompjuter me sistem operimi ms dos.Edhe sot ekzistojne virusa kros platform qe kalojne nga unixi ne windows dhe anasjelltas.http://vil.nai.com/vil/content/v_139173.htm Kjo te ben te mendosh qe nix sistemet ashtu si windowsi,kurre nuk kane qene jane dhe do te jene te sigurta,te mbrojtura dhe te imunizuara nga sulmet virale.Keto sisteme kane dhe do kene gjithmone pika te dobeta,qe krijojne mundesite per krijimin e virusave qe shfrytezojne keto pika te dobeta dhe penetrojne.Fakti qe jane krijuar programe antivirus per unix linux ,nenkupton qe ekzistojne viruse te vjeter dhe te rinj,ekziston nje databaze firmash kod virale qe kompanite i fusin brenda programit.Me pas ato fusin te reja me azhurnimet.E perbashketa e ketyre produkteve antivirus per windows/unix dhe mac eshte se ato kane databaze firmash,kodesh virusesh.Ne skanim ato krahasojne kodet virale ne databazen e tyre me skedaret e sistemit.Nqs ndonje kod i ndonje skedari ne sistem del identik me ate te ndonje kodi qe ka antivirusi,atehere antivirusi nxjerr tabelen"virus u diktua".Si perfundim termi virus ne kompjutera u fut nga unixi,tani si duhet themi nuk ka virusa ne nix??? Faktet flasin te kunderten.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    benseven11,

    se pari pse te gjithe kompanite e antiviruseve kane produkte per *nix eshte e thjeshte; shume servera te rendesishem jane *nix. Psh Yahoo!, Hotmail, GMAIL, etj...

    Tani pse duhen antiviruset ketu besoj e ke aq llogjike qe ta kuptosh se jane ne te mire te atyre qe perdorin serverin dhe jo serverit ne vecanti!

    Persa i perket virusit ne *nix komanda "rm -rf /" eshte virusi me i rrezikshem, aq me teper kur s'ke backup, por sa i efektshem eshte ky virus qe shperndahet me kete sistem, RELATIVE, sepse gjithcka varet nga kontektsi ku kjo komande ekzekutohet :P.
    Tani nese duam te krahasojme sigurine e ketyre sistemeve me Windows nuk besoj se ka shume koment per tu bere.
    Nese duam te diskutojme se cfare jane viruset dhe si shkruhen ato, megjithe qejf por te lutem kalo nga "Arti i Programimit"!
    Nese duam te themi se cfare jane trojanet dhe ti kalsikfikojme ata si viruse mos u lodh sistemet *nix kane komanden netcat trojani me i rrezikshem, por dhe ketu rrezhikshmeria e ketij trojani varet nga kontektsi se ku ekzekutohet kjo komande. Po deshe ka dhe me te avancuar si SSH qe mund te konsiderohet si trojan nese flasim nga pikepamja e sigurise, gjithmone duke mos harruar kontekstin.
    Per WORM mund te debatojme por se cfare efektesh kane keto lloj programesh ne *nix, hmmm, per tu pare.

    Tani shyqyr qe pate nje program me emrin virus ne *nix dhe u turret me vrap juve! Problemi eshte se cfare beri ky virus, pervecse korruptimit te skedareve binare ne direktorine ku ndodhet; qe me default vetem ata ne ~(home dir) e me poshte mund te ndryshohen dhe zor se disa prej tyre mund te sjellin probleme ne perdorimin e sistemit pasi gjithe te tjeret ndodhen te mbrojtur ne direktorite e tyre perkatese.

    Prandaj te kam specifikuar kontekstin me siper dhe JU LUTEM mos bleni cdo gje mediatike si absolutisht te vertete.

    Nese do te flasesh per siguri fillo te njohesh temen dhe jo derivatet e saj.

    Gjithsesi mos shpreso qe une do te lejoj disinformim ne nenforumin e UNIX persa i perket sigurise se tyre.

    Me te mira.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qoska : 28-06-2006 mė 08:18

Tema tė Ngjashme

  1. Sistemet e moralit nė Islam
    Nga Brotherhood nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 23:04
  2. Leksione mbi sistemet numerike
    Nga mastersoft nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 17:58
  3. Nazizmi
    Nga Seminarist nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 08:35
  4. Sistemet Alternative Te Tregtimeve
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 15:01
  5. Sistemet politike dhe çfarë dimë për to
    Nga StormAngel nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •