Tiranë /26/06/ 11:12
Kryeministri shqiptar Sali Berisha nënshkruajti urdhërin për vendosjen e standardeve për veshje dhe sjellje të të punësuarve në Qeveri. Në pajtim me vendimin, gjinisë më të butë i ndalohet në punë të mbajnë mini-funde, bluza ose këmisha me dekolte të thellë, këpucë me shtikla të larta dhe grim tërheqës.
Veshja të cilën do ta mbajën gratë në Qeveri, doemos do të duhej të përputhet me vendin e tyre të punës.Standardet e reja doemos do të duhej t`i respektojnë edhe burrat të cilëve u ndalohet veshje sportive dhe vendoset mbajtja e detyrueshme e kostumeve.
Përveç për të punësuarit në Qeveri, rregullat e reja do të zbatohen edhe në të gjitha ministritë, informojnë nga Kabineti i Berishës. /Makfaks/
Krijoni Kontakt