Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Konvertime fetare apo konvertime politike?

    Nga Olsi JAZEXHI

    Nė shkrimin 'Fenomeni i konvertimeve apo seleksionimi i gabuar i lirive tė njeriut', tė botuar nė Gazetėn 55 dhe listėn art-cafe mė 3 shkurt 2008, aktivisti i Partisė Demokristiane tė Kosovės, z. Ndue Ukaj, tensionin dhe pakėnaqėsinė e shqiptarėve kundėr pėrdorimit politik tė fushatės krishtėrizuese nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni e trajton si njė shkelje tė tė drejtės sė njeriut pėr tė besuar dhe ndėrruar fenė.Pėr hir tė vėrtetės duhet tė korrigjoj Nduen, i cili dėshton tė provoj kėtė cenim, nė shembujt qė ai sjell. Nė shkrimin e tij ndėr tė tjera ai pėrmend se nė debatet shqiptare 'atakohet nė mėnyrė mė tė ultė e mė tė paskrupullt presidenti Ibrahim Rugova, shkrimtari i madh Ismal Kadare, etj'. Mandej ai thotė qė 'Ta zėmė Ibrahim Rugova, Ismail Kadare shpallen tradhtarė, tė shitur e ēka jo tjetėr, ata urrehen me motivet e ulėta, kinse pse kanė ndėrruar religjionin. Dhe kjo ka domethėnien tjetėr mė komplekse, sepse nga kėtu fillon mosdurimi, urrejtja ndaj Katedrales Katolike nė Prishtinė, elementit katolik ndėr shqiptar etj. dhe vazhdon nga kėndej pastaj me komentet e ashpra kundėr islamit shqiptar' dhe konkluzioni qė Ndue Ukaj kėrkon tė japė ėshtė se 'gjithė kjo ndodhė nga fakti i mosnjohjes sė njė tė drejtė themelore: konvertimit, si e drejtė personale.' Pėrkundėr inuendos sė Ndues i cili tensionimin e shqiptarėve kundėr fushatės krishterizuese, e trajton si shkelje tė tė drejtės sė njeriut, faktet janė ndryshe. Tani, qė shqiptarėt muslimanė qė janė shumica e kombit tonė janė tolerantė, kėtė gjė e tregon fare mirė historia. Qė nga koha e Perandorisė Osmane kur ata toleruan tė krishterėt lindorė dhe katolikė, e deri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė njė kohė qė nė perėndimin e krishterė, hebrenjtė vriteshin si minj, nė Shqipėri, ishin familjet muslimane shqiptare qė nga Kavaja e deri nė Vlore ato qė strehuan dhe fshehėn me mijėra hebrenj, flasin gjatė se kush janė muslimanėt shqiptarė.

    Ky fakt nė ditėt tona po trondit tė gjithė botėn edhe lobin hebre i cili habitet sesi nė Shqipėri tė gjithė ēifutėt arritėt ti shpėtojnė masakrave naziste. Toleranca e muslimanėve shqiptarė ndaj feve tė tjera shihet edhe nė ditėt tona, kur nė qytetet e banuara nga muslimanė nė Shqipėri dhe Kosovė janė hapur njė mori sektesh dhe misionesh nga mė tė ēuditshmet. Dėshmitarė tė Jehovait, Hari Krishnat, Bahait, Adventistėt e Ditės sė Shtatė, Shėn Eleonoristė, Munistė dhe turlifarė milienaristėsh qė janė shfaqur nė trevat shqiptare deri me sot nuk kanė dėshmuar ndonjė incident mbresėlėnės nga shqiptarėt e Shqipėrisė por edhe tė Kosovės. Misionarėt redneck-sa mormonė me titujt e tyre 'elders', flokėt biondė dhe xhaketat sexy, shihen si qenie tė ēuditshme qė peshkojnė nė qetėsi shpirtra te humburish sot qė nga sheshi i Ethem Beut nė Tiranė e deri nė rrugėt e Prishtinės. Megjithatė kur vjen puna te fushata katolicizuese qė Vatikani po ndėrmerr nė trevat shqiptare nė kėto vitet e fundit, ka patur njė seri tensionesh. Dhe qė tė korrigjoj Nduen i cili thotė se 'Kam pėrshtypjen se nė Shqipėri ky fenomen mbetet krejtėsisht brenda suazave normale e personale, ndėrsa nė Kosovė dhe hapėsira tjera shqiptare, ēėshtja duket mjaft shqetėsuese', duhet ta pėrmend qė tė lexoj edhe njėherė zhvillimet fetare nė Shqipėri gjatė vitit 2005 - 2007 kur nė vend pati njė seri protestash kundėr fushatės krishterizuese qė Vatikani nėpėrmjet mashave tė tij kėrkoi tė bėj nė vend (me vendosjen e bustit tė Terezės nė Shkodėr, deklaratėn e Moisiut nė Londėr, lobingun e Vatikanit pėr tė futur Terezėn nė kartėn e identitetit, kėrkesėn e Vatikanit pėr tė kthyer nė Kishė Xhaminė Fatih nė Shkodėr etj).

    Arsyeja pse muslimanėt shqiptarė, si pjesa mė e madhe e kombit qė janė, sot, ndjehen tė bezdisur qė nga Prishtina, Shkupi e deri nė Shkodėr dhe Tiranė me atė qė Uka quan 'konvertime fetare' ka tė bėj me fushatėn politike qė Kisha Katolike por edhe Ortodokse po bėn nė Shqipėri pėr tė krishtėrizuar jetėn publike tė vendit. Ndėrsa Ndue Ukaj na pėrmend nė shkrimin e tij, rastin e Toni Blairit nė Angli qė bėhet katolik dhe publiku nuk reagon, ndėrsa me rastin e Ibrahim Rugovės dhe Kadaresė (tė cilėt mesa di unė nuk janė konvertuar ndonjėherė - pse qė tė dy janė qafirė 1000 karatėsh) reagon - problemi i Blairit nga Kadareja qėndron larg si dielli me hėnėn. Ndėrsa nė Angli, Toni Blairi do tė priste deri sa tė japi dorėheqjen nga qeveria pėr tu shpallur katolik dhe besimin e tij e ka mbajtur tė fshehur si ēėshtje personale, nė rastin e Shqipėrisė dhe Kosovės, komunistė tė betuar si Kadareja apo Rugova, Skėnder Shkupi apo Remzi Lani, Menduh Thaēi apo Arbėr Xhaferri, fenė e pėrdorin pėr qėllime politike. Pėrdorimi politik i fesė si mjet shantazhi dhe arrogance pėr tė ruajtur pushtetin nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni nga politikanėt tanė, tė cilėt pėr hir tė karrierės sė tyre politike abuzojnė me ndjenjat e njė populli me mazhorancė islame, ėshtė arsyeja pse muslimanėt kosovarė, Maqedonise dhe tė Shqipėrisė reagojnė ashpėr. Nė shkrimin tim 'Islamofobi nė Tiranė' qė bėra nė 2005 unė kam argumentuar sesi Fatos Nano pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2005 arrestoi pa asnjė arsye tė gjithė hoxhallarėt e Tiranės - pėr t'ju treguar amerikanėve qė ai ishte shėrbėtori mė i mirė qė mund tė bėnte pėr ata ēdo palaēollėk nė luftėn e tyre 'kundėr terrorizmit'.

    Profesori i nderuar kosovar, Muhamed Pirraku nė veprėn e tij monumentale 'Jo Katedrales nė emėr tė shqiptarisė sė imagjinuar!' dėnon pikėrisht kėtė fushatė tė shpifur qė Kishat Politike dhe ne rastin konkret ajo Katolike po bėn nė Kosovė, e cila kėrkon tė fetarizojė identitetin kombėtar tė shqiptarėve duke ju mbjellur atyre nė mes tė Prishtinės njė katedrale politike. Arsyeja pse shqiptarėt dhe nė veēanti ata muslimanė qė e shohin veten e tyre si shtyllė tė kombit, reagojnė kundėr fondamentalistėve tė krishterė si Janullatosi i cili deklaron se shqiptarėt nuk janė muslimanė si duhet por janė 30% ortodoksė, apo kur Dom Lush Gjergji kėrkon pėr 'unifikim shpirtėror' tė shqiptarėve, lidhet me tmerrin qė ata ndjenjė pėrballė ideve tė kėtilla fetaro - fashiste qė kėrkojnė tė ndėrtojnė njė shtet kishė sipas modeleve Vatikan dhe Greqi. Pėrpjekjet politike tė Kishės Katolike e cila e ka bėrė adet nė kėto 17 vitet e fundit qė tė marri rolin e afendikosė mbi politikėn shqiptare, duke ju dhėnė urdhėra udhėheqėsve politikė shqiptarė, janė njė kėrcėnim i hapur qė i bėhet shekullarizmit dhe laicizmit tė jetės publike nė Kosovė dhe Shqipėri. Sponsorizimi qė Vatikani dhe krahu i tij politik, Kėshilli i Shėn Exhidios i bėn politikanėve tė dėshtuar nė Shqipėri si psh. me rastin e Tritan Shehut (i njohur si Tritan Prasi) tė cilėt nėpėr konferencat e Vatikanit, fyejnė muslimanėt shqiptarė (shiko: Tritan Shehu, IL CARATTERE PARTICOLARE DEL DIALOGO RELIGIOSO IN ALBANIA E LE RADICI DELLA SUA ESISTENZA, ‘Per Un Mondo Senza Violenza’, Napoli, 22.10.2007) tregojnė qė Kisha Politike e Romės ėshtė ajo qė nxit intolerancėn nė mesin e shqiptarėve. Idetė fondamentaliste tė klerit katolik qė kėrkon tė ndėrtojė njė shtet kishė nė Shqipėri dhe Kosovė, arritėn kulmin e tyre kėtė 22 Janar 2008 kur Don Shan Zefi deklaroi se 'pa katolikėt - Kosova kurrė nuk do ta merrte pavarėsinė.' Ndaj kėtij fondamentalizmi fetar reagoi nė 23 janar 2008 edhe Berat Buzhala i Gazetės Ekspres nė Kosovė, i cili nė shkrimin: 'Keqkuptimet e Kancelarit: Nė emėr tė kujt flet Don Shan Zefi? Nė emėr tė vetin, tė Kishės, apo tė Ipeshkvit?' denoncoi meshėn e Don Shan Zefit i cili pretendon se vetėm katolikėt e duan Kosovėn dhe ata ja dhanė pavarėsinė.

    Nė vazhdėn e kėtyre tensioneve lidhet edhe denoncimi spektakolar qė Prof. Rexhep Qosja i bėri traktit racisto-fetar tė Ismail Kadaresė 'Identiteti Evropjan i Shqiptarėve', ku qafiri Kadare nėnkupton qė shqiptarė tė mirė janė vetėm katolikėt. Fondamentalizmi ekstrem i tė dy kishave tė mėdha nė Kosovė dhe Shqipėri: asaj ortodokse e cila Kosovėn e sheh si vakėf tė ortodoksisė dhe nė Shqipėri, jugun e vendit si vakėf tė helenizmit, dhe fondamentalizmi i Kishės Katolike e cila me jezuitėt dhe rekrutėt e saj komunistė, po kėrkon tė c'shekullarizojė dhe krishterizojė jetėn e shqiptarėve - janė disa nga temat kryesore tė cilat Forumi Musliman i Shqipėrisė (forumimusliman.org) por edhe ai i Kosovės (forumimuslimanikosoves.org), kanė denoncuar me ngulm dhe guxim nė Shqipėrinė dhe Kosovėn e viteve tė fundit. Avancimi politik i Partive Fetare tė Krishtera, sa nė Kosovė me Partinė Demokristiane dhe nė Shqipėri me PDK-nė dhe PMDNJ (Omonian) janė njė tjetėr faktor i cili shqetėson shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe muslimanėt nė veēanti. Risia e ministrave 'katolikė' apo 'ortodoksė' apo politika e Jozefina Topallit nė Shqipėri pėr tė futur katolikė nė strukturat e pushtetit (shiko: Gazeta Sot, 02 Shkurt 2008 'Topalli kėrkon njė katolik si pasues tė Thimio Kondit') sikur kėta tė mos jenė shqiptarė, por anėtarė tė njė etnie tjetėr janė faktor qė shqetėson shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe ata muslimanė nė veēanti. Shqetėsimi i kosovarėve tė cilin Ndue Ukaj e ka vėnė re nė veēanti nuk ėshtė i kundėrt me shqetėsimin qė kosovarėt patėn nė vitet e para tė shekullit tė XX nė Kosovė, kur Fuqitė e Krishtera Perėndimore, apo me sakte Rusia, nėn pretekstin e reformave nė Maqedoni kėrkonin qė Turqia tė kthente muslimanėt nė raja, dhe hipi nė pushtet vetėm tė krishterėt. Falė kėtij tensioni i cili erdhi nė ngritje nė 1908 kosovarėt e Ferizajt u rebeluan kundėr sulltan Hamitit dhe mbėshtetėn lėvizjen Xhon Turke duke kėrkuar nga sulltani implementimin e sheriatit, hapjen e parlamentit dhe ruajtjen e tė drejtave pėr popullin musliman tė Kosovės.

    Shqetėsimi i muslimanėve kosovarė dhe shqiptarė, kundėr agresionit tė krishterė nė politikėn shqiptare, ėshtė i njėjtė edhe me shqetėsimin e intelektualėve italianė nė Romė tė cilėt nė kėto muajt e fundit kanė bėrė njė seri peticionesh dhe protestash kundėr vizitės sė Papės nė La Sapienzan e Romės. Deklaratat e studentėve italianė qė "Dija nuk ka nevojė as pėr etėr dhe as priftėrinjė" dhe kėrkesa e studentėve dhe stafit universitar tė cilėt kėrkonin qė nė emėr tė natyrės shekullare tė shkencės tė mbanin Papėn larg, tregon tensionin qė ekziston qoftė edhe nė Itali kundėr pėrpjekjeve tė Kishės Politike pėr tė shkatėrruar shekullarizmin qė sot ekziston nė Evropė. Pėr fatin tonė tė keq, sot nė Shqipėri dhe nė Kosovė, Vatikani dhe disa fuqi tė krishtera siē ėshtė Greqia, duket se po duan tė rindėrtojnė skemat e tyre tė vjetra tė 'reformave nė Maqedoni' dhe hipin nė pozita sunduese tė krishterėt nė dėm tė muslimanėve. Fjalimi i ambasador Sallabandės nė Amerikė qė Skėnderbeun e bėn hero tė Krishtit, kėrkesa politike e Kadaresė qė shqiptarėt tė konvertohen nė tė krishterė qė tė na dojė Evropa, loja e Rugovės sa me Sllobodanin aq edhe me Papėn pėr tė qėndruar nė pushtet, fjalimi i Moisiut nė Londėr qė i bėn tė gjithė shqiptarėt tė krishterė, ndėrtimi i katedraleve politike nga ortodoksia dhe katolicizmi nė Shkup, Tiranė dhe Prishtinė, po ndezin te shqiptarėt tensionet qė ata kishin nė vitin 1908 me tė ashtuquajturėn reformė maqedone.

    Tensione qė nuk ndryshojnė aspak me demonstratat e katolikėve italianė nė La Sapienza tė Romės kundėr pėrpjekjeve tė Kishės pėr tė ndėrtuar njė shtet fetar nė Evropė. Ndėrsa bejlerėt dhe agallarėt muslimanė shqiptarė ditėn qė gjatė shekullit tė XX tė ndėrtojnė njė Shqipėri tolerante pėr tė gjithė fetė, sot nė Shqipėri disa fuqi tė krishtera po duan tė lozin me tolerancėn e shqiptarėve siē lozte Papė Piu dhe Duēja me mbretin Zog nė vitet 30-tė. Kthimi i Nėnė Terezės nė heroinė kombėtare, krishtėrizimi i Skėnderbeut, ndėrtimi i muzeumeve pėr jezuitėt dhe Terezėn nė Shkodėr dhe Tiranė, rekrutimi i komunistėve qė nuk besojnė nė asnjė Zot - si puna e Kadaresė pėr tu bėrė megafon i fushatės krishtėrizuese, janė arsyeja e vėrtetė pse nė sajtin e balkanvebit kėta njerėz shpallen tradhtarė, tė shitur etj. Populli ynė z. Ukaj duhet ta lerė fenė jashtė politikės ashtu siē ka bėrė populli italian qė nė kohėn e rinascimentos sė tij.

    Pse nė momentin e parė qė z. Kadare apo Rugovė apo Moisi nė vend qė tė flasė pėr kombin, fillojnė e na flasin pėr Perėndinė, atėherė hija e njė shteti fetar qė kėrkon tė kthej shqiptarėt nė mesjetė nė emėr tė Evropės (e cila falė Zotit nuk ėshtė mė kristjane, por multi-fetare) me tė drejtė shkakton reagime tė fuqishme. Nėse njė Ibrahim do tė bėhet Pjeter apo njė Ismail do tė bėhet Ukė, Ndue apo Preng, kėta zotėrinjė duhet tė ndjekin shembullin e Toni Blair-it i cili pėr sa kohė ishte nė krye tė institucionit mė tė fuqishėm shtetėror nė Perėndim, fenė e mbajti tė fshehur nė shpirtin e tij. Sikur Toni Blair tė kishte bėrė mė anglezėt atė qė Kadareja ka bėrė me shqiptarėt tė cilėt i ka thirrur nė krishterim, do tė kishte pėrfunduar i vrarė si princeshė Dajana e cila po konvertohej nė muslimane me Dodi al-Fajedin.

    Dhe nė rastin britanik - anglezėt nuk u mėrzitėn me Dajanėn pėr shkak tė intolerancės sė tyre protestante. Jo! Ata u tėrbuan me atė pėr shkak tė reason d'etat. Pėr kėtė arsye unė jam i mendimit se shqetėsimi i shqiptarėve me Kadarenė dhe palikarėt e ortodoksisė dhe katolicizmit nuk ka ndonjė lidhje me intolerancėn e tyre. Por me dashurinė e madhe qė ata kanė pėr tė ruajtur tė shenjtė dhe tė paprekur vatanin e tyre nga idetė mesjetarė tė Kishave tė Lindjes dhe tė Perėndimit. Me dėshirėn e tyre pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri Evropjane, ku Kisha Katolike dhe Ortodokse ashtu si edhe Komuniteti Musliman shohin biznesin e tyre dhe nuk fusin duart nė jetėn publike tė shqiptarėve.
    æQuién ganarį la Champions? = BARĒA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Fet po lujn k0qe me popullin shqiptar
    We are all Aliens

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    cili eshte kuptimi i kesaj teme?

  4. #4
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Per kuriozitet... ku e ke psonisur kete artikull? Ne cfare medie?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e AVICENNA
    Anėtarėsuar
    29-06-2007
    Postime
    125
    Na ka shkel rrota e historis tash duhet te konvertohen ata SERVILET se mos i doj evropa me teper .Nese budistet sundojn boten ata jan gati te behen te till .ata skan identitet
    Atėherė si njė shkėmb deti, ngrihet shqiptari
    Atėherė n'luftė si shqipe, hidhet guximtari,

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kam dyshimet e mia qe media te shkruara te respektuara do ta publikonin kete pirg me ...
    Sidoqofte u informova pak per kete "publicistin"... edhe me ca duket qenka "katolik" me rrenje e dhemballe.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga AVICENNA Lexo Postimin
    Na ka shkel rrota e historis tash duhet te konvertohen ata SERVILET se mos i doj evropa me teper .Nese budistet sundojn boten ata jan gati te behen te till .ata skan identitet
    Eh ke te drejte ne fakt,
    jane po ata SERVILET qe para disa shekujsh u konvertuan se mos i donte perandoria osmane me teper? Po keta kishin identitet?

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Olsi Jazexhiu ėshtė i famshėm, nuk di si nuk po njihni. Ky ka qenė vetė-deklaruar me prejardhje jordaneze mė duket.

  9. #9
    e di si me duket mu kur zihen fetaret, nani i dialog karakteristik

    - tumi im mba me pak ere se tumi jot
    - car thu mer qafir se tumi im mba me pak ere, kurse i joti qelb gjithe venin
    - je ne vete ti mer infidel, se tumi im eshte bo para tumit tat dhe i ka dale era me kohe
    - po pranej se i ka dale era, ka vajt gjithanej dhe kur shkon era e kti tonit nuk na dun fare

    ky ishte muhabet mes i pale brekesh cifuti dhe i pale brekesh arabi

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    hallall proscriptor, e ke thene tamam fare.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besimet fetare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 07:16
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 10:59
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •