Familjet e dëshmorëve në Kosovë kundër deklaratës së Menduh Thaçit
Prishtinë, 3 korrik 2006 (Kosovapress) Koha 09:52
Familjet e dëshmorëve në Kosovë kundër deklaratës së Menduh ThaçitNe, familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shprehim indinjatën tonë të thellë rreth deklaratës së fundit të Menduh Thaçit, nënkryetar i Partisë Demakratike të Shqiptarëve në Maqedoni, sipas të cilës lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, qenka i implikuar në një sërë vrasjesh, madje edhe të ish-bashkëluftëtarëve të tij, shokëve të idealit, dhe se kinse qenka shpallur “tradhtar” me një vendim të veçantë të SHP të UÇK-së, thuhet ne një deklaratë të nënshkruar nga familjet e dëshmorëve të kombit Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha.
![]()
Krijoni Kontakt