Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Pozita gjeografike

    Çameria shtrihet ne pjesen Veriperendimore te Greqise, me nje sip. prej 10000 km2.

    Kjo krahine eshte jo vetem nje nga pjeset me pjellore te Greqise, por me pozicionin e saj strategjik, eshte dhe rruga me e shkurter e Greqise per ne Europe.

    Me portet e saj, Çameria ka qene ne kohera nje nga pjeset vitale te ekonomise greke per shkembimin e mallrave dhe produkteve me perendimin.

    Fale ketij pozicioni gjeografik, infrastruktures se saj, ajo i ka bere me kohe karshillek Egnatias romake, perfshi ketu edhe resurset e tjera ekonomike ne bujqesi, apo blegtori qe e kane bere token e Çamerise gjithmone edhe me te lakmueshme nga greket.

    Kjo krahine e Shqiperise vetem ne vitin 1912 i eshte aneksuar Greqise, si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha, ne te njejten menyre, sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe

  2. #12
    Komisioni Evropian i kthen përgjigje krerëve të Partisë Demokratike për Integrim. “E njohim çështjen çame dhe të konfiskimit të pronave”

    BE përgënjeshtron Greqinë

    Denion Ndrenika

    TIRANË- Evropianët konsiderojnë njohjen e çështjes çame, duke theksuar njëherit vlerësimin se ajo i përket thelbësisht marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke. Drejtuesit e Partisë Demokratike për Integrim, kryetari Tahir Muhedini dhe sekretari Amos Dojaka kanë marrë përgjigje pozitive nga Dirk Lange, funksionar i Komisionit Evropian, në të cilën thuhet se nga organi ekzekutiv i BE-s[ njihet çështja çame pas një kërkese të asaj force politike për ta marrë në konsideratë zgjidhjeje. “Dëshiroj t’u fal[nderoj për letrën dërguar komisionerit Frattini nga ju më 29 mars të këtij viti për çështjen e popullatës çame. Ashtu sikurse kemi njoftuar në letrën e 12 prillit të kaluar, kabineti i komisionerit Frattini, marrëdhëniet e Shqipërisë përfshihen në kompetencat e komisionerit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oli Rehn. Komisioneri Rehn më ngarkoi t’u përgjigjesha ju”, -thuhet në përgjigjen e Langes për zyrtarët e PDI-së, Muhedini dhe Dojaka. Në letër mandej vijohet të sqarohet pozicioni i evropianëve, ndonëse me rezerva për ta shpallur qartësisht spastrimin etnik të krahinës së Shqipërisë që iu dha Greqisë në Konferencën e Lozanës në vitin 1923, 10 vjet pasi e njëjta ishte bërë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913) prej Fuqive të Mëdha. “Komisioni e njeh çështjen relative të popullatës çame dhe aq më shumë është i informuar për çështjet që i përkasin të drejtave të anëtarëve, në veçanti të drejtave të pronave të paluajtshme të konfiskuara në fund të Luftës Botërore (kuptohet Lufta II Botërore). Komisioni konsideron se kjo çështje është esencialisht e natyrës së marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë”, -thuhet në përgjigjen për krerët e Partisë Demokratike për Integrim. Vetëm pemë, ulli e vreshta kanë qenë rreth 600 mijë rrënjë në Çamëri, pa llogaritur vlerat monetare të grabitura, gjënë e gjallë e të tjera prona, përfshi shtëpi, troje, apo tokë buke. Ndonëse çështja është e këtij karakteri të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, në asnjë rast përgjigja nuk e lë atë jashtë vëmendjes së komisionerëve evropianë. “Megjithëkëtë, komisioni do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes zhvillimet e situatës dhe do të vazhdojë gjithashtu të mbështesë një përparim të dialogut midis të dy vendeve derisa të gjendet një zgjidhje adekuate e kësaj çështjeje”, -thuhet në fund të përgjigjes së Langes për Muhedinin dhe Dojakën. Përgjigja është përballje me pretendimet e Athinës të bëra dy ditë më parë se çështja çame nuk ekziston, në fakt, qëndrimi i kahershëm i vendit kufitar.
    Në prag të fillimit të luftës italo-greke në vitet 1940-1941 qeveria greke kreu një fushatë masakrash e krimesh kundër popullsisë çame. Dy muaj para konfliktit të gjithë meshkujt çamë, nga mosha 16-17 vjeç, mbi 5 000 vetë, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të detit Egje. Midis tyre pati 350 viktima të masakruara, 400 të tjerë vdiqën më vonë nga torturat dhe uria. Më 27 qershor 1944, trupat greke të gjeneralit Napolon Zerva kryen masakrën e Paramithisë, ku vranë e masakruan 600 burra, gra e fëmijë. Spastrimi etnik në krahinën shqiptare të Çamërisë u shtri edhe në qendra të tjera si në Karbunarë, Dragon, Kardhiq, Margëlliç, Pargë, Filat, Spatar, Koskë. Masakrat kishin nisur më herët, të paktën që nga 1876, kur trupat greke pushtuan kryeqendrën e Çamërisë, Artën, për të mos thënë pas revolucionit grek të viteve 1820-1830, të drejtuar nga çamët në formacionet luftarake kundër turqve. Mandej, fushatat e spastrimeve të vazhdueshme etnike u “zyrtarizuan” me marrëveshjet e famshme turko-greke të këmbimit të popullatës myslimane me ortodokse pas vitit 1924 dhe me vendosjen e popullatës që vinte nga Turqia në krahinën etnike (Çamëria është rreh 6 000 kilometra katrorë dhe shtrihet përgjatë lumit të Artës në lindje) në trojet e çamëve, për të cilën referencë gjendet te qëndrimet e ish-kryeministrit Pangallos po në atë vite.

    28/06/2006
    KATEGORIA: Politike
    Shekulli

  3. #13
    Te shikojme ne 28 korrik 2006 do mar pjese Presidenti i Greqise e Ministra e Jashme ne mbledhjen e sillogjeve te 'vorio epirit' ne Janine.Ne po do tregoj se politika greke hapur eshte e lidhur me qarqet esktreme e shoviniste se pas skenes dihet.

    Shekulli

    MESAZHI I MUNGUAR I Z. KARAMANLIS

    Agron Alibali

    “Në emër të qeverisë dhe popullit grek u kërkoj ndjesë të gjithë individëve të minoritetit çam të larguar dhunshëm nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore, si dhe pasardhësve të tyre. Në përputhje me kushtetutën dhe ligjet greke, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, qeveria greke angazhohet plotësisht për të mundësuar kthimin e shpejtë të familjeve çame – këtyre shtetasve të Greqisë dhe qytetarëve të Evropës së Bashkuar - në vatrat e tyre, duke ndihmuar në integrimin e tyre në shoqërinë greke, si dhe duke mbrojtur të gjitha të drejtat e tyre themelore të njeriut”.
    Një deklarim i tillë i qeverisë së z. Karamanlis do të ishte një gjest i lartë, njerëzor e i guximshëm, në përputhje me traditën e lashtë demokratike greke si dhe me vlerat e njohura evropiane. Por fatkeqësisht, ende nga administratat greke mungon vullneti politik për të trajtuar dhe zgjidhur problemin e të drejtave të njeriut të pakicës çame. Greqia e sotme, si një vend demokratik dhe anëtar i BE-se dhe NATO-s, prapëseprapë ka treguar dhe vazhdon të paraqesë prirje dhe qëndrime që shkojnë ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet universale të të drejtave të njeriut, sidomos në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Për habi sahati i disa qarqeve të administratës dhe kishës greke ka mbetur ende në shekullin e XIX, më saktë në kohën e vdekur të Megali-Idhesë. Shembujt për të ilustruar këtë janë të shumtë, por mjafton që të ndalemi në deklaratën e ish-Ministrit të Jashtëm Milo që Greqia ende nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë [ABC, Tiranë, Nr. 38-39] apo në skandalin e fundit të përmendoreve të ushtarëve greke.
    Një tjetër shembull është mbledhja më 28 korrik 2006 në Janinë e të ashtuquajturave sillogje “vorioepirote” nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarja e konfirmuar në të e Presidentit Papulias, Kryeministrit Karamanlis dhe Ministreshës së Jashtme Micotaqis-Bakojani nënkupton mbështetjen e administratës së sotme të Athinës ndaj doktrinës famëkeqe të “vorioepirit.”
    Termi “vorioepir,”,i panjohur deri më 1913-ën, u shpik nga qeveria e z. Venizellos për të aneksuar Shqipërinë e Jugut dhe për të justifikuar gjenocidin e ushtruar kundër popullsisë së mbarë Toskërisë nga ana e administratës së të ashtuquajturit “Epir Autonom” më 1914-’15-ën, që s’ishte gjë tjetër veçse një krijesë kukull e Athinës. Doktrina politike e “vorioepirit” përbën sot variantin e fundit, por edhe më të errëtin, e nacional-shovinizmit grekomadh dhe pretendimeve territoriale absurde kundrejt Shqipërisë së Jugut.
    Pjesëmarrja e zyrtarëve të Athinës në mbledhjen e Janinës do të ishte një provokacion i rëndë kundrejt shtetit dhe kombit shqiptar, prandaj le të shpresojmë se arësyeja e ftohtë do të mbizotërojë përmbi kokat e nxehta të nacional-shovinizmit grek dhe mbështetësve të tyre në administratën e Athinës, në ushtri, shërbimin e fshehtë apo në Kishën ortodokse.
    Eshtë e domosdoshme që Greqia progresiste, evuropiane, shumetnike, shumëkulturore, shumëfetare të triumfojë ndaj forcave të errëta që aq shumë e dëmtojnë emrin, reputacionin dhe interesat e saj. Populli grek ka nxjerrë figura të shquara me të cilat nderohet një botë e tërë dhe nuk ka dyshim që nacional-shovinizmi i shfaqur sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe në qëndrimin ndaj pakicës çame herët a vonë do të hidhen poshtë.
    Nga ana tjetër nuk mund të mos shprehim shqetësim ndaj prirjeve që vërehen në disa instanca të BE-së dhe OSBE-së për t’i marrë si të mirëqena qëndrimet nacional-shoviniste greke ndaj Shqipërisë, çka mund dhe duhet të neutralizohet me sukses prej diplomacisë shqiptare. Edhe heshtja e instancave të BE-së dhe OSBE-së ndaj të drejtave të minoritetit çam nuk mund të vazhdojë. Është mirë që memorandumi i PDI-së për problematikën e të drejtave të njeriut të minoritetit çam u mor në dorëzim nga ana e zyrës së z. Franko Frattini, por është e pakuptueshme që kjo iu përcoll për shqyrtim komisionerit të zgjerimit. Individët e minoritetit çam janë de facto shtetas të Republikës Greke dhe të Evuropës së Bashkuar. Ata e demonstruan edhe njëherë kulturën, humanizmin dhe frymën e tyre evropiane me përkujtimin masiv dhe aq të qytetëruar para varrezave të Kllogjerit dhe Fushës së Vasilikos më 25 qershor 2006. Zgjidhja e problemit të tyre është një çështje “e brendshme” e Evropës së Bashkuar. Ajo nuk mund të trajtohet si çështje “e jashtme” e BE-së me Shqipërinë, ose e shumta, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë.
    Po ashtu, do të ishte një nder, por edhe detyrim për Praninë e OSBE-së në Tiranë që më së fundi të angazhohej në zgjidhjen e çështjes së të drejtave të njeriut të pakicës çame.
    Ndërkohë, në vend të deklaratave shterpë të zëdhënësit të tij, z. Karamanlis ndofta mund të mësojë diçka nga qëndrimi më i fundit i kolegut të vet kanadez. Më 22 qershor 2006 kryeministri Stiven Harper shprehu botërisht “keqardhjen dhe ndjesën e thellë [në emër të qeverisë dhe kombit kanadez] ndaj veprimeve raciste të së kaluarës” që lidhen me trajtimin kundrejt rreth 15 000 kinezo-kanadezëve që ndërtuan hekurudhën e Paqësorit rreth viteve 1880, por të cilëve iu ndalua bashkimi familjar nëpërmjet imponimit të një takse krejt të pandershme emigrimi “për kokë”. Le të shpresojmë që mesazhi i qytetëruar dhe njerëzor i Kanadasë të ndiqet edhe nga z. Karamanlis në mënyrë që edhe qytetarët çamë evropianë të mund të kthehen një ditë në shtëpitë e tyre në Greqinë evropiane.

    29/06/2006
    KATEGORIA: Analiza

    Shekulli

  4. #14

    Athina zyrtare: Çështja çame nuk egziston

    Gazeta Shqiptare, Faqja 8 - POLITIKE Qershor 27, 2006

    Mbërrin përgjigjia zyrtare e qeverisë greke pas protestave të çamëve në Shqipëri
    Athina: Çështja çame nuk egziston; Antonaros: Kërkohen pasuritë inekzistente në Greqi
    Darina Tanushi
    redaksia@gazetashqiptare.com

    Greqia ka përsëritur qëndrimin e saj se“çështja çame nuk ekziston”. Sipas radios BBC, deklarata është bërë një ditë më parë nga zëdhënësi i qeverisë greke, Evangelos Antonaros. Sipas zëdhënësit, kjo çështje “është zgjidhur me një sërë ligjesh dhe vendimesh të Drejtësisë greke”.”Qëndrimi i shtetit grek është i njohur: Çështja e pasurive që shtrojnë disa, duke iu referuar disa argumenteve, është zgjidhur me një sërë ligjesh të shtetit dhe vendime të Drejtësisë greke. Për shtetin grek, nuk ekziston çështja e Çamërisë. Është një joçështje”, deklaroi zëdhënësi, i pyetur nga një gazetar vendas se “si i komenton provokimet e çamëve, të cilët kërkojnë dhe pretendojnë banesa dhe pasuri inekzistente në Greqi”. Një deklaratë e tillë nga shteti fqinj është përsëritur shpesh, që prej vitit 1999, kur ajo është diskutuar për herë të parë gjatë një vizite të ish-Kryeministrit Ilir Meta në Athinë. E që nga ky vit, qëndrimet greke kanë qenë të tilla që e kanë konsideruar çështjen çame të mbyllur.

    Shteti grek ka nxjerrë një ligj, që shtetëzon pronat që janë të braktisura më shumë se 20 vjet. Që në vitin 1940, shteti grek ka nxjerrë një vendim të tillë dhe ka shtetëzuar të gjitha pronat e çamëve. Vendimi më i fundit i një gjykate greke për pronat e këtij lloji, është dhënë në shkurt të këtij viti, kur Gjykata e Lartë greke i ka dhënë përfundimisht të drejtë shtetit helen që të shesë pronat e shtetasve grekë, por që kanë nënshtetësinë shqiptare. Në bazë të këtij vendimi, në shkurt të këtij viti, shtetit grek i lind e drejta të shtetëzojë dhe më pas të shesë ato prona, të cilat pronarët e tyre i kanë lënë të braktisura për një periudhë mbi 20-vjeçare. Vendimi i Gjykatës së Lartë greke, erdhi pas një vendimi të marrë më parë nga Gjykata e Selanikut, për shitjen nga shteti të pronës së një greku me nënshtetësi shqiptare.

    Protestat

    Deklarata e përsëritur e zëdhënësit të qeverisë greke, erdhi një ditë pas protestave në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, të pjesëtarëve të komunitetit çam. Ata u mblodhën në qytetin e Sarandës për të përkujtuar dëbimin e tyre me forcë 62 vjet më parë. Qindra qytetarë kërkuan zgjidhjen paqësore nga Greqia të çështjes çame, përmes një mitingu të zhvilluar në stadiumin e lojërave me dorë në këtë qytet. Një ditë më pas ata udhëtuan drejt kufirit jugor të Shqipërisë me Greqinë, në qytetin e Konispolit, ku zhvilluan gjithashtu një miting përkujtimor.

  5. #15

    ---------------- ------------------ ---------------------

    Shekulli, 29 Qershor 2006

    MESAZHI I MUNGUAR I Z. KARAMANLIS
    Agron Alibali

    “Në emër të qeverisë dhe popullit grek u kërkoj ndjesë të gjithë individëve të minoritetit çam të larguar dhunshëm nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore, si dhe pasardhësve të tyre. Në përputhje me kushtetutën dhe ligjet greke, si dhe me të drejtën ndërkombëtare, qeveria greke angazhohet plotësisht për të mundësuar kthimin e shpejtë të familjeve çame – këtyre shtetasve të Greqisë dhe qytetarëve të Evropës së Bashkuar - në vatrat e tyre, duke ndihmuar në integrimin e tyre në shoqërinë greke, si dhe duke mbrojtur të gjitha të drejtat e tyre themelore të njeriut”.

    Një deklarim i tillë i qeverisë së z. Karamanlis do të ishte një gjest i lartë, njerëzor e i guximshëm, në përputhje me traditën e lashtë demokratike greke si dhe me vlerat e njohura evropiane. Por fatkeqësisht, ende nga administratat greke mungon vullneti politik për të trajtuar dhe zgjidhur problemin e të drejtave të njeriut të pakicës çame. Greqia e sotme, si një vend demokratik dhe anëtar i BE-se dhe NATO-s, prapëseprapë ka treguar dhe vazhdon të paraqesë prirje dhe qëndrime që shkojnë ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet universale të të drejtave të njeriut, sidomos në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë. Për habi sahati i disa qarqeve të administratës dhe kishës greke ka mbetur ende në shekullin e XIX, më saktë në kohën e vdekur të Megali-Idhesë. Shembujt për të ilustruar këtë janë të shumtë, por mjafton që të ndalemi në deklaratën e ish-Ministrit të Jashtëm Milo që Greqia ende nuk njeh kufirin shtetëror me Shqipërinë [ABC, Tiranë, Nr. 38-39] apo në skandalin e fundit të përmendoreve të ushtarëve greke.

    Një tjetër shembull është mbledhja më 28 korrik 2006 në Janinë e të ashtuquajturave sillogje “vorioepirote” nga vende të ndryshme të botës. Pjesëmarja e konfirmuar në të e Presidentit Papulias, Kryeministrit Karamanlis dhe Ministreshës së Jashtme Micotaqis-Bakojani nënkupton mbështetjen e administratës së sotme të Athinës ndaj doktrinës famëkeqe të “vorioepirit.”

    Termi “vorioepir,”,i panjohur deri më 1913-ën, u shpik nga qeveria e z. Venizellos për të aneksuar Shqipërinë e Jugut dhe për të justifikuar gjenocidin e ushtruar kundër popullsisë së mbarë Toskërisë nga ana e administratës së të ashtuquajturit “Epir Autonom” më 1914-’15-ën, që s’ishte gjë tjetër veçse një krijesë kukull e Athinës. Doktrina politike e “vorioepirit” përbën sot variantin e fundit, por edhe më të errëtin, e nacional-shovinizmit grekomadh dhe pretendimeve territoriale absurde kundrejt Shqipërisë së Jugut.

    Pjesëmarrja e zyrtarëve të Athinës në mbledhjen e Janinës do të ishte një provokacion i rëndë kundrejt shtetit dhe kombit shqiptar, prandaj le të shpresojmë se arësyeja e ftohtë do të mbizotërojë përmbi kokat e nxehta të nacional-shovinizmit grek dhe mbështetësve të tyre në administratën e Athinës, në ushtri, shërbimin e fshehtë apo në Kishën ortodokse.

    Eshtë e domosdoshme që Greqia progresiste, evuropiane, shumetnike, shumëkulturore, shumëfetare të triumfojë ndaj forcave të errëta që aq shumë e dëmtojnë emrin, reputacionin dhe interesat e saj. Populli grek ka nxjerrë figura të shquara me të cilat nderohet një botë e tërë dhe nuk ka dyshim që nacional-shovinizmi i shfaqur sidomos në marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe në qëndrimin ndaj pakicës çame herët a vonë do të hidhen poshtë.

    Nga ana tjetër nuk mund të mos shprehim shqetësim ndaj prirjeve që vërehen në disa instanca të BE-së dhe OSBE-së për t’i marrë si të mirëqena qëndrimet nacional-shoviniste greke ndaj Shqipërisë, çka mund dhe duhet të neutralizohet me sukses prej diplomacisë shqiptare. Edhe heshtja e instancave të BE-së dhe OSBE-së ndaj të drejtave të minoritetit çam nuk mund të vazhdojë. Është mirë që memorandumi i PDI-së për problematikën e të drejtave të njeriut të minoritetit çam u mor në dorëzim nga ana e zyrës së z. Franko Frattini, por është e pakuptueshme që kjo iu përcoll për shqyrtim komisionerit të zgjerimit. Individët e minoritetit çam janë de facto shtetas të Republikës Greke dhe të Evuropës së Bashkuar. Ata e demonstruan edhe njëherë kulturën, humanizmin dhe frymën e tyre evropiane me përkujtimin masiv dhe aq të qytetëruar para varrezave të Kllogjerit dhe Fushës së Vasilikos më 25 qershor 2006. Zgjidhja e problemit të tyre është një çështje “e brendshme” e Evropës së Bashkuar. Ajo nuk mund të trajtohet si çështje “e jashtme” e BE-së me Shqipërinë, ose e shumta, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë.

    Po ashtu, do të ishte një nder, por edhe detyrim për Praninë e OSBE-së në Tiranë që më së fundi të angazhohej në zgjidhjen e çështjes së të drejtave të njeriut të pakicës çame.

    Ndërkohë, në vend të deklaratave shterpë të zëdhënësit të tij, z. Karamanlis ndofta mund të mësojë diçka nga qëndrimi më i fundit i kolegut të vet kanadez. Më 22 qershor 2006 kryeministri Stiven Harper shprehu botërisht “keqardhjen dhe ndjesën e thellë [në emër të qeverisë dhe kombit kanadez] ndaj veprimeve raciste të së kaluarës” që lidhen me trajtimin kundrejt rreth 15 000 kinezo-kanadezëve që ndërtuan hekurudhën e Paqësorit rreth viteve 1880, por të cilëve iu ndalua bashkimi familjar nëpërmjet imponimit të një takse krejt të pandershme emigrimi “për kokë”. Le të shpresojmë që mesazhi i qytetëruar dhe njerëzor i Kanadasë të ndiqet edhe nga z. Karamanlis në mënyrë që edhe qytetarët çamë evropianë të mund të kthehen një ditë në shtëpitë e tyre në Greqinë evropiane.

    29/06/2006
    KATEGORIA: Analiza

  6. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Grekët nuk janë të emancipuar si kanadezët apo popuj të tjerë të përparuar, por janë më anadollakë se vetë anadollakët... sigurisht janë ngatërruar në toponim, në vend të thonë "nuk egziston Vorio Epiri" thanë që nuk egziston "Çamëria"... mos u "merakosni, thjeshtë një lapsus i vogël grek... mmmm... tip kalë Troje.
    Popull racist, krenar si gjelat majë plehut... këta janë grekët.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Faji Kryesor Eshte tek Qeveria Jone

    Faji e ka qeveria jone
    qe ri si pula para dhelpres.
    Sot ne vitin 2006 behen gjera te
    tilla,racizmi grek eshte njelloj
    si ne mesjete,duhet te ngrihet
    ne kembe gjithe populli Shqiptar
    qe te perkrahe ceshtjen came
    dhe te flake tej cdo gje greke
    nga Shqiperia, Ne ne Europe
    do te shkojme vete pa tutelen
    e ketyre bizantineve.

    Me Nderime Dhe Respekt

    Pellazg Kanina

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Reprezalja Greke dhe ndërkomtarizimi i çeshtjes Çame
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •