Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader kualifikohet ?

Votues
68. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Fiton Gjermania paster (mbi 1 gol diference)

    21 30.88%
  • Fiton Argjentina paster (mbi 1 gol diference)

    17 25.00%
  • Fiton Gjermania me veshtiresi (1 gol diference)

    14 20.59%
  • Fiton Argjentina me veshtiresi (1 gol diference)

    4 5.88%
  • Kualifikohet Gjermania me penallti !

    6 8.82%
  • Kualifikohet Argjentina me penallti !

    1 1.47%
  • Kualifikohet Gjermania pas kohes shtese.

    1 1.47%
  • Kualifikohet Argjentina pas kohes shtese.

    4 5.88%
Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 269
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    ore nuk ju doli 2-1 i vjetshem juve gjermaneve duhet te riheni vit per vit qe te vini mend

  2. #22
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    1978: Ashtu si ne 1974, nuk ka eliminime te drejtperdrejta pas grupeve te turit te pare po dy grupe gjysemfinaliste me nga kater ekipe. Te paret e cdo grupi luajne ne finale. Ne grupin e dyte, Brazili dhe Argjentina hyjne me pike te barabarta ne diten e fundit, me nga nje fitore dhe 1 barazim mes tyre. Brazili fiton ne dreke 3-1 me Polonine duke i lene Argjentines si detyre te fitoje 4-0 ose me teper ndaj Peruse ne darke. Para ndeshjes, presidenti de fakto i Argjenines se kohes, gjeneral Videla, takohet per nje bisede "miqesore" me ekipin peruan duke vene ne dukje trashgimine dhe gjuhen e perbashket (Brazili eshte i vetmi vend jo spanjisht foles ne Ameriken Latine si ish koloni portugeze). Portjeri peruan i cili per koincidence ishte lindur dhe rritur ne Argjentine peson gjashte gola, aq sa kishte pesuar ne 5 ndeshje bashke deri ne ate pike. Ndermjet te tjerash bien ne sy dy rreshqitje te topit nga dora dhe nje gol i paster ofsajt, ku Luqe e gjuan topin me koke ne vijen e portes! Nejse kaq sa per teori konspirative.

    Sa per ndeshjen e rradhes, Gjermania ka dhe sulmin dhe mesfushen per te triumfuar ndaj Argjentines. E vetmja pikpyejte, si ne cdo ndeshje deri tani, eshte mbrojtja. Te pakten Meksika tregoi qe dhe nje ekip qe del 0-0 me Angolen mund te munde Argjentinen. Dmth nuk eshte ai ekipi aq i perbindshem qe i beri me zor S&M te dukej me mediokritetin e vet.

    P.S: Shume komike te flasesh per favorizim te Gjermanise nga arbitrat kur Argjentinen ndaj Meksikes e shpetoi pikerisht arbitri nga nje karton i sigurt i kuq per Ajalen qe ne min 40'. Te shifnim si do luante Argjentina per 80 minuta me 10 lojtare pastaj.

    Po, une kete gje e di mjaft mire dhe eshte e drejte qe Argjentina e mori kupen me miqesi ne '78 (kjo me dallon mua nga tifozat Gjerman qe nuk pranojne fitoren e tyre te dyshimte ne '90, sepse une pelqej futbollin dhe jo nje vend, apo nje popull), por prape qe te thuash qe futbolli Gjerman eshte me i larte se sa futbolli i Argjentines kjo eshte marrezi dhe kjo tregon qe ai qe e thote kete gje nuk merr vesh nga futbolli, por nje dite do ta kuptoj kete gje, ashtu sikur e kuptova edhe une.

    Gjermanet kane vetem shpirtin luftarak e basta. Ne futboll duhen me shume se sa vetem shpirti luftarak. Argjentina e ka edhe shpirtin luftarak, por edhe lojtar individuel shume te talentuar ashtu sikur kishte edhe ne '86 dhe ne '90.

    Futbollit nuk i duhet vetem loja kollektive dhe abstrake si kinezet dhe komunistat, por i duhen edhe individuele te talentuar qe nuk duan me dit per kolektivin dhe qe ne momente te rendesishme jane te pavarur nga kolektivi dhe qe shkojne per glorin e tyre dhe qe jane gati te japin edhe shpirtin per fame individuele.
    Dhe mua kjo gje me pelqen shume, sepse kjo eshte sakrifica me e madhe qe ben nje lojtar ne fushe.

    Ky eshte futbolli, taman ashtu sikur eshte edhe jeta. Kollektiv, por edhe inividuel. Jane pak ekipe qe e kane kete gje per momentin: Brazili, Argjentina, Italia dhe Hollanda. Dhe un e pelqej kete futboll qe eshte shume i kenaqshem per me u pare dhe shume "indipendent" (i pavarur nga kollektivi, apo nga forca e mases dhe e popullit).

    Klasa individuele e lojtarve, por edhe e trajnerve Brazilian, te Argjentines, Italian dhe Hollandez kane bere dhe po bejne sot buje ne te gjithe boten, persa i perket futbollit. Edhe pse une nuk e pelqej Hollanden si vend dhe si komb, prape ate qe e kane e kane, persa i perket futbollit.

    Dhe eshte kjo klase dhe ky nivel i larte qe i jep shije dhe kenaqesi futbollit, taman ashtu sikur kripa gjelles.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 25-06-2006 mė 09:07
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Arcimedes----Ne emer te popullit je i denuar me vdekje per mungese te theksuar njohurish te historise se futbollit. Ekzekutori do jete albitri Moreno.
    Can somebody shoot this biatch se o bo si kurvat e red district ngeli tu anku?

    Ata tifozat italiane qe vijne ketu e bejne gam gam qe gjoja gjermania po favorizohet nga albitrat, mos te harrojne qe italia 2 nga 3 ndeshjet e luajtura i ka bere me epersi numerike nje lojtar me shume se kundershtari.

    Sa per holladen, nuk do zgjatem fare..... me vine keq per tifozat e e tyre qe do u shkoj jeta pa asnje trofe. Pergatituni per nje delusion tjeter si ne 02, 98, 94, 90, 86, 82, 78, 74, 70...ups gjithe boteroret.

    Argjetine - gjermani ...classico. Argjentina mu duk e zbehte, pa ngrinte, e lodhur.Rezultati do varet shume nga interpretimi taktik qe do i bej ndeshjes klinsmani. E rendesishme eshte qe ne i kemi lojtaret per te surprise argjentinen.

    Deuuuuuuuuuuuuuuuuuuuutchlandddddddddddddd

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Arcimedes
    Po, une kete gje e di mjaft mire dhe eshte e drejte qe Argjentina e mori kupen me miqesi ne '78 (kjo me dallon mua nga tifozat Gjerman qe nuk pranojne fitoren e tyre te dyshimte ne '90, sepse une pelqej futbollin dhe jo nje vend, apo nje popull), por prape qe te thuash qe futbolli Gjerman eshte me i larte se sa futbolli i Argjentines kjo eshte marrezi dhe kjo tregon qe ai qe e thote kete gje nuk merr vesh nga futbolli, por nje dite do ta kuptoj kete gje, ashtu sikur e kuptova edhe une.
    Atehere flasim per Gjermani-Argjentine te 1990, ne pritje te cerekfinales ne 30 qershor. Ne finale, Gjermanise para penalltise se Brehmes i anullohet dy penallti te pastra, nje Augentalerit dhe nje Klinsmanit. Argjentina luante me 10 lojtare qe nga minuta e 60 e ca me duket. Penalltia ishte faull qe ne mes te fushes jepej pa problem, po ne zone te rreptesise shume arbitra mund te mos e japin penallti. Per mua futet te ato rastet gri ku aribitrit nuk i thu dot as pse e dhe as pse nuk e dhe. Megjithate kam kohe qe se kam pare replay-n, mbase flas keshtu akoma nga tifozlleku (qe se kam ne nivelin e 1990). Argjentina ate ndeshje pati vetem nje qellim ta shtynte deri ne min 120 e te gjuante penalltite e te shpresonte prape te Goikoicea. Gjermania e asaj kohe ishte favoriti kryesor bashke me Italine si vend organizator. Kurse Argjentina deri ne finale pati 1 humbje me Kamerunin, 3 barazime, nga te cilat nje ne grup dhe dy ne kualifikimet me penallti ndaj Jugosllavise dhe Italise dhe vetem dy fitore. Fitoret ishin ndaj Bashkimit Sovjetik (vend i fundit ne grup) dhe Brazilit (3 shtylla dhe raste pa fund te Brazilit dhe nje magji e Maradones ne min 88). Gjermania shpartalloi Jugosllavine 4-1, Arabine Saudite 5-1, barazim 1-1 me Kolumbine (keta te fundit barazojne ne minute shtese) dhe dominoi Hollanden dhe Cekine. Ndeshje e barabarte me Angline ne gjysemfinale, gol me fat i Brehmes, barazon Lineker, nga nje shtylle per koke ne shtese dhe ne penallti dihet avazi. Te thuash qe Gjermania nuk meritoi kupen e 1990 prej penalltise, eshte si te thuash qe Argjentina nuk meritoi 1986 prej dores se Zotit ne ndeshjen kunder Anglise. Futbolli eshte loje njerezish dhe gjykohet nga njerezit, bashke me gabimet e tyre.

    Flasim per futbollin e Argjentines dhe te Gjermanise. Per mua te dy jane gjigande te futbollit boteror, vetem me nje ndryshim, Argjentina ka vetem 28 vjet qe ka arritur kete status, Gjermania mbi 50. Nese flasim aktualisht kush e ka futbollin me te zhvilluar, ate do e marrim vesh ca me mire pas 30 qershorit. Te flasesh per histori, Gjermania eshte tre here kampion, kater here n/kampion, 2 here vend te trete, 1 here vend te katert = 10 gjysemfinale. Argjentina ka dy here kampion, 2 here n/kampion = 4 gjysemfinale.

    Dhe dicka, gjermanet e 2006 nuk eshte se shquhen vetem per shpirt luftarak. Ne fund te fundit, ky nuk eshte me karakteristike eksluzive e gjermaneve, kujtoni Manchesterin ne '99. Gjermania e ketij boterori po shquhet per loje sulmuese, presing ne mesfushe dhe gola me shumice. Nuk shquhet per loje mbrojtese te mire po per loje sulmuese te mire. Tani kush do mund te ndjeke instiktet e strucit dhe te fuse koken ne rere po kjo lloj Gjermania keshtu po luan. Dy ndeshjet e fundit kane dale 2-2, dy here Gjermanet ne avantazh dhe dy here argjentinasit barazojne. Te shpresojme qe kete here do shenojme tre .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 25-06-2006 mė 10:21
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #25
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    O Arkimed o muthqim hollande. Kur te flasesh per divizionin e Fuhrerit laj gojen o m0le se na qelbe ere.
    Maloke thote? lol po kur u civilizu Argjentina qe akoma e pi qumshin direkt nga gjinjte e bagetise mer te rafte na i gjo e eger per pjese. Po Gjermania eshte vater jo vetem futbolli, por edhe intelekti, kulture edhe dije.
    Po ku ta dish ti mer poc qe ke ngatrru Even me Safetin.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  6. #26
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Atehere flasim per Gjermani-Argjentine te 1990, ne pritje te cerekfinales ne 30 qershor. Ne finale, Gjermanise para penalltise se Brehmes i anullohet dy penallti te pastra, nje Augentalerit dhe nje Klinsmanit. Argjentina luante me 10 lojtare qe nga minuta e 60 e ca me duket. Penalltia ishte faull qe ne mes te fushes jepej pa problem, po ne zone te rreptesise shume arbitra mund te mos e japin penallti. Per mua futet te ato rastet gri ku aribitrit nuk i thu dot as pse e dhe as pse nuk e dhe. Megjithate kam kohe qe se kam pare replay-n, mbase flas keshtu akoma nga tifozlleku (qe se kam ne nivelin e 1990). Argjentina ate ndeshje pati vetem nje qellim ta shtynte deri ne min 120 e te gjuante penalltite e te shpresonte prape te Goikoicea. Gjermania e asaj kohe ishte favoriti kryesor bashke me Italine si vend organizator. Kurse Argjentina deri ne finale pati 1 humbje me Kamerunin, 3 barazime, nga te cilat nje ne grup dhe dy ne kualifikimet me penallti ndaj Jugosllavise dhe Italise dhe vetem dy fitore. Fitoret ishin ndaj Bashkimit Sovjetik (vend i fundit ne grup) dhe Brazilit (3 shtylla dhe raste pa fund te Brazilit dhe nje magji e Maradones ne min 88). Gjermania shpartalloi Jugosllavine 4-1, Arabine Saudite 5-1, barazim 1-1 me Kolumbine (keta te fundit barazojne ne minute shtese) dhe dominoi Hollanden dhe Cekine. Ndeshje e barabarte me Angline ne gjysemfinale, gol me fat i Brehmes, barazon Lineker, nga nje shtylle per koke ne shtese dhe ne penallti dihet avazi. Te thuash qe Gjermania nuk meritoi kupen e 1990 prej penalltise, eshte si te thuash qe Argjentina nuk meritoi 1986 prej dores se Zotit ne ndeshjen kunder Anglise. Futbolli eshte loje njerezish dhe gjykohet nga njerezit, bashke me gabimet e tyre.

    Flasim per futbollin e Argjentines dhe te Gjermanise. Per mua te dy jane gjigande te futbollit boteror, vetem me nje ndryshim, Argjentina ka vetem 28 vjet qe ka arritur kete status, Gjermania mbi 50. Nese flasim aktualisht kush e ka futbollin me te zhvilluar, ate do e marrim vesh ca me mire pas 30 qershorit. Te flasesh per histori, Gjermania eshte tre here kampion, kater here n/kampion, 2 here vend te trete, 1 here vend te katert = 10 gjysemfinale. Argjentina ka dy here kampion, 2 here n/kampion = 4 gjysemfinale.

    Dhe dicka, gjermanet e 2006 nuk eshte se shquhen vetem per shpirt luftarak. Ne fund te fundit, ky nuk eshte me karakteristike eksluzive e gjermaneve, kujtoni Manchesterin ne '99. Gjermania e ketij boterori po shquhet per loje sulmuese, presing ne mesfushe dhe gola me shumice. Nuk shquhet per loje mbrojtese te mire po per loje sulmuese te mire. Tani kush do mund te ndjeke instiktet e strucit dhe te fuse koken ne rere po kjo lloj Gjermania keshtu po luan. Dy ndeshjet e fundit kane dale 2-2, dy here Gjermanet ne avantazh dhe dy here argjentinasit barazojne. Te shpresojme qe kete here do shenojme tre .

    Le te flasim ne fillim vetem per finalen e '90. Pasi Argjentina mori dy kartonat e kuq qe nuk ishin asnje gje, i pari ishte shume diskutabel dhe te dytin e mori Maradona pas protestes te tij qe per mendimin tim ai kishte shume te drejte te protestonte loja mbaroi dhe Argjentina u kthye ne mbrotje.

    Gjermania me 11 lojtare pati tani raste, sepse kishte shume hapesire kundra 9 lojtare te Argjentines. Lojtaret e Argjentines ishin teper te deshperuar mbas kartonave te kuq dhe mbas ikjes te Maradones dhe ky deshperim rezultoi edhe ne lojen 'agresive' te Argjentines.

    Se cfare beri Gjermani mbas dy kartonave te kuq mua nuk me intereson fare, sepse ata i kishin tani te gjitha kushtet per me e fituar lojen. Ne fund te fundit albitri i fali edhe nje penallti edhe keshtu mbaroi edhe kjo pune.

    Shkruajta vetem per finalen. E meritonte se meritonte Argjentina rrugen deri ke finalja, atyre nuk ju eshte dhene as nje favor nga albitrat dhe neqoftese ju eshte dhene, atehere ju eshte dhene ndonje favor ne momentet kur albitrat e kishin bere te paberen dhe kur cdo gje kishte mbaruar.

    .................................................. ..................................................

    Persa i perket historise te Gjermanit ketu e 50 vjet, Gjermani ka pasur histori, sepse ne '54 futbolli nuk ishte dhe aq i zhvilluar dhe Brazili humbi aksidentalisht (shume Brazilian vrane veten). Me pas Brazili dhe Hollanda i treguan botes futbollin kolektiv dhe individuel ne te njejten kohen (un e quaj futboll me shkolle). Ne 74 Gjermani fitoi finalen mbas nje humbje dramatike te Hollandes qe nuk kishte te bente fare me futbollin e forte dhe te bukur Gjerman, por me futbollin e bukur, por edhe nen vleftesues qe beri Hollanda ate ndeshje kundra Gjermanve malok. Hollanda humbi shume dramatik, mbasi ajo donte qe ti tregonte botes nje futboll te bukur dhe jo vetem rezultat.

    Ne 90 ta tregova me siper se si qe puna. Mbahet si finalja me e merzitshme ne bote, sepse Argjentina u kthye pas kartonave te kuqe vetem ne mbrotje dhe sepse Gjermani nuk ja kishte haberin futbollit dhe nuk dinte te bente nje gol, por u sillte rreth e rrotull para portes se Argjentines.

    Keshtu qe here tjeter kur te flisnin per Gjermanine hajdeni me ndonje gje tjeter dhe behuni me realista ju lutem. Shikoni futbollin qe luhet dhe jo kupat dhe medaljet e felliqura qe ka nje klub.

    Qe te kesh medalje dhe miljona nuk do te thote qe je automatikisht me i dashuri, me i forti, me i miri dhe me i bukuri. Kete gje un e kam kuptuar me kohe.

    Kaq per sa i perket Gjermani- Argjentina. Tani tifozat Gjermane le te vazhdojne deri sa te luhet kjo ndeshje dhe pastaj le te rrine rehat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 25-06-2006 mė 12:01
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  7. #27
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    [QUOTE]
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Argjentina nuk meritoi 1986 prej dores se Zotit ne ndeshjen kunder Anglise. QUOTE]
    U quajt "Dora e Zotit" mbas rrespektit qe fitoi Maradona per futbollin fenomenal dhe magjik qe ai tregoi dhe qe vetem Pele ja kalon atij per kete rrespekt te fituar.

    Maradona e 'ngjalli' perseri futbollin dhe mua nuk me intereson kupa qe mori Argjentina ne 86, apo goli me dore, por me intereson futbolli i Argjentines.

    Rezultatin ja u lej ju te tjerve. Edhe po te fitonte Anglia zemren time dhe te shume dashamiresve te tjere e kishte fituar perseri Maradona me ekipin e tij dhe jo Anglia, apo kush do qofte tjeter ekip ne ate moment.

    Po, ishte gol me dore dhe po ndoshta Anglia meritonte rezultatin, un nuk flas per rezultatin, po per lojen e bukur te Argjentines me Maradonen ne krye.

    Un jam dashamires i futbollit dhe jo i rezultatit.

    .................................................. .................

    Ne 90 Brazil pati shume raste, mirepo nuk diti ti shfrytzoi. Klasa individuele e Maradones e mbaroi kete pune. Megjithate mua me pelqeu shume edhe Brazili dhe per mua e meritonte edhe Brazili te fitonte ate ndeshje.
    Une ketu nuk po shkruaj per Brazilin, sepse un kam shume rrespekt dhe dashamiresi per ate klub dhe per futbollin "Samba" te tyre , por po shkruaj per Gjermanine dhe per Argjentinen.

    Brazili han buk me vec dhe nuk mund te krahasohet me asnje skuader tjeter futbolli. Ndoshta pak me Argjentinen dhe me Maradonen e asaj kohe, ndoshta, pak fare, por kjo eshte per mendimin tim nje iluzion i vogel, sepse Pele dhe Brazili ishte nje shkalle pak me e larte se sa Maradona dhe Argjentina. Prape un mendoj qe Brazili tani, ne keto momente eshte pak me larte se sa Argjentina.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 25-06-2006 mė 12:29
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  8. #28
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Shum ndeshje e veshtire shume shume.Po prap mendoj se : Fiton Gjermania me veshtiresi (1 gol diference)

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    U habita dje qe ai trajneri argjentines nuk futi qe ne fillim Messi, Tevez dhe Aimar. Keta jane lojtare fantaziste qe bejne diferencen, sa u futen ata fitoj argjentina. Qe te tre jane te papermbajtshem ne triblime dhe improvizim dhe do ju lene tapen mbrojtesave statike gjermane. Argjentina ka me shume talent dhe fiton per mendimin tim. Gjermania me force krahu dhe me force gjuri erdhi ketu po sdo ti beje me fajde ndaj fineses argjentinase.

    Shpresat gjermant i kane tek kartoni i kuq.

  10. #30
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Finale e parakohshme .
    Mendoj se klasi i Riquelmes dhe sulmi argjentinas do triumfoje kundra gjermanve .
    Por mund te ndodhi dhe e kunderta ,gjermanet njihen shume mire per shpirtin luftarak qe japin 90 min, i kemi pare me qindra here sesi kane permbysur rezultate nga me te ndryshmet me ujqer te vjeter te futbollit boteror , shembuj te thjeshte , 2-0 ...1970 kundra anglezve ne 2-3 (final score) per kapitenin kajzer , kundra frances , 1982 3-1 ne 3-3 ..etj etj , kshu qe do jete nje beteje e vertete pasi dhe vete faktori fushe do jete nje lojtar i 12-te per Dojēat.

    Megjithate mendoj se ka ardhur koha te lahen hesapet e finales (Italia 90)
    Ne te kundert Gjermanine e shohim vetem ne finale.

Faqja 3 prej 27 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjermania dhe te huajtė
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2010, 17:16
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 21:42
  3. Gjermania refuzon 500 milionė euro nga "Nike"
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 11:25
  4. Kush e fiton Botėrorin Gjermania 2006?
    Nga Juventini nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •