Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuader kualifikohet ?

Votues
68. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Fiton Gjermania paster (mbi 1 gol diference)

    21 30.88%
  • Fiton Argjentina paster (mbi 1 gol diference)

    17 25.00%
  • Fiton Gjermania me veshtiresi (1 gol diference)

    14 20.59%
  • Fiton Argjentina me veshtiresi (1 gol diference)

    4 5.88%
  • Kualifikohet Gjermania me penallti !

    6 8.82%
  • Kualifikohet Argjentina me penallti !

    1 1.47%
  • Kualifikohet Gjermania pas kohes shtese.

    1 1.47%
  • Kualifikohet Argjentina pas kohes shtese.

    4 5.88%
Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 269
  1. #31
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nese Pekerman fut qe ne fillim te lojes Messi, Teves, Aimar mund edhe te fitoje kundra gjermaneve.

    Sa per finale te parakohshme nuk do te thoja pasi ne finale eshte Brazili


    Ps: na hengret shpirtin me keto sondazhe, vejeni nje te thjeshte Fiton Gjermania, Fiton Argjentina. Duhet te mendohemi sesi do fitojne
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me ke lene pa goje, nuk e di nga t'ja nis e nga ta kap. Nuk e di a ja vlen njehere po hajt me.

    Citim Postuar mė parė nga Arcimedes
    Le te flasim ne fillim vetem per finalen e '90. Pasi Argjentina mori dy kartonat e kuq qe nuk ishin asnje gje, i pari ishte shume diskutabel dhe te dytin e mori Maradona pas protestes te tij qe per mendimin tim ai kishte shume te drejte te protestonte loja mbaroi dhe Argjentina u kthye ne mbrotje.

    Gjermania me 11 lojtare pati tani raste, sepse kishte shume hapesire kundra 9 lojtare te Argjentines. Lojtaret e Argjentines ishin teper te deshperuar mbas kartonave te kuq dhe mbas ikjes te Maradones dhe ky deshperim rezultoi edhe ne lojen 'agresive' te Argjentines.

    Se cfare beri Gjermani mbas dy kartonave te kuq mua nuk me intereson fare, sepse ata i kishin tani te gjitha kushtet per me e fituar lojen. Ne fund te fundit albitri i fali edhe nje penallti edhe keshtu mbaroi edhe kjo pune.

    Shkruajta vetem per finalen. E meritonte se meritonte Argjentina rrugen deri ke finalja, atyre nuk ju eshte dhene as nje favor nga albitrat dhe neqoftese ju eshte dhene, atehere ju eshte dhene ndonje favor ne momentet kur albitrat e kishin bere te paberen dhe kur cdo gje kishte mbaruar.
    Byrazer/ke nuk ja paske haberin finales. Ose e ke me te treguar ose e ke pare kur ke qene foshnje akoma. E para Maradona nuk ka marre karton te kuq ate ndeshje. E dyta penalltia eshte dhene kur ishte dhene nje e kuqe. E treta kartoni i pare i kuq ishte me sade sa ska ku te veje, me sa mbaj mend une te pakten, nderhyrje nga prapa e Monzon, dhe sipas rregullave te atij boterori cdo nderhyrje nga prapa ishte automatikisht e kuqe. E katerta, Gjermania ishte superiore dhe pati dhe ato dy penalltite e mohuara kur ishin akoma me 11, para kartonit te pare te kuq te Monzonit. E pesta, kur kishte mbaruar cdo gje pas penalltise se Brehmes merr Dexoti kartonin e dyte te kuq per Argjentinen.


    .................................................. ..................................................

    Citim Postuar mė parė nga Arcimedes
    Persa i perket historise te Gjermanit ketu e 50 vjet, Gjermani ka pasur histori, sepse ne '54 futbolli nuk ishte dhe aq i zhvilluar dhe Brazili humbi aksidentalisht (shume Brazilian vrane veten). Me pas Brazili dhe Hollanda i treguan botes futbollin kolektiv dhe individuel ne te njejten kohen (un e quaj futboll me shkolle). Ne 74 Gjermani fitoi finalen mbas nje humbje dramatike te Hollandes qe nuk kishte te bente fare me futbollin e forte dhe te bukur Gjerman, por me futbollin e bukur, por edhe nen vleftesues qe beri Hollanda ate ndeshje kundra Gjermanve malok. Hollanda humbi shume dramatik, mbasi ajo donte qe ti tregonte botes nje futboll te bukur dhe jo vetem rezultat.
    Prape nuk di a ja vlen korrigjimi apo jo. Brazili humbi finalen e famshme ne 1950, jo ne 54. Ne 1954, Gjermania fitoi kunder Hungarise, duke i dhene fund supremacise 3 vjecare te Hungarise (29 ndeshje pa u mundur ne ate kohe kur spara beheshin ndeshje miqesore). Brazili i 54 humbi ne cerekfinale me Hungarine 4-2. Deri sa te dilte Hollanden e 74-78 qe thu ti pati dhe nja kater kampionate te tjera. Gjate te cilave Gjermania pati dhe 3 gjysfinale te tjera nga te cilat 1 finale.

    Tani sa per finalen e 74. Historise i ka ngel nje lloj perkufizimi. Hollanda doli ne avantazh heret pastaj filloi te nenvleftesonte gjermanet dhe humbi ndeshjen prej nenvleftesimit. E pasakte se Hollanda pati dhe nje pjese te tere ne dispozicion per te barazu, gjate se ciles Krujf se cpati dhe u zu kaps nga "terroristi" Vogst. Ne pjesen e dyte pati dhe nje gol te anulluar per ofsajt krejtesisht te paster dhe nje penallti te padhene po per Gjermanine. Hollanda pati dy raste te pastra te Rep vetem per vetem me Maier qe ky i fundit i priti. Nese ti kete e quan malokeri gjermane qe rezulton ne nje kupe te felliqur kurse fintet pa buke te Hollandes i quan klas, pune per ty dhe radaken tate.

    Per ty dhe dora e Zotit eshte shenje respekti per Maradonen. Ne fakt eshte shprehje e Maradones pas ndeshjes jo respekt i te tjereve. Nese Argjentina do e kishte humb ate ndeshje dhe te eleminohet ne cerekfinale atehere dhe fama e Maradones nuk do ishte kjo qe eshte sot. Po ashtu bie i cik ne kundershtim me veten tende kur per Argjentine-Brazil thua dhe Brazili mund te meritonte kurse per Gjermani-Argjentine, gjermanet jane maloke te felliqur qe fitojne nje kupe te felliqur.

    Citim Postuar mė parė nga Arcimedes
    Ne 90 ta tregova me siper se si qe puna. Mbahet si finalja me e merzitshme ne bote, sepse Argjentina u kthye pas kartonave te kuqe vetem ne mbrotje dhe sepse Gjermani nuk ja kishte haberin futbollit dhe nuk dinte te bente nje gol, por u sillte rreth e rrotull para portes se Argjentines.
    Mbahet si me e merzitshmja se Argjentina per te treten ndeshje rradhazi (pas Jugosllavise ) donte te luante 120 minuta mbrojte. 4 vjet me vone Itali-Brazil doli pa gola dhe u gjuajten penalltite per te percaktu kampionin por pati shume me teper emocione Italia te pakten vajti tre here te porta e Brazilit.

    Nejse, boll u zgjata dhe humba 10 minuta te Portugali-Hollande. Portokallinjte ngelen me 10 vete. Por dhe Portugalia sapo ngeli me 9. Qari i anglezeve ne cerekfinale.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #33
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    2 llafe kisha per Arcimedes.

    Nuk te njof as me njef, po do ishte mire te shihje ndonje ndeshje tenisi se vetem per futboll nuk ja paske haberin.
    Mos ngul kembe si mushka , po shko hap ndonje liber futbolli ose faqe google edhe lexo pa pushim ne ato pak ore te lira qe mund te kesh , se kshu vetem po i ul vlerat vetes me komente qesharake.

    Gjithe te mirat.

  4. #34
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    ore pse ziheni kot??Une jam tifoz i flakt me Argjentinen por them kete gje:80%ka shans te kaloje Gjermania.Jo se ka skuader me te mire po e kuptoni ju FIFA.Sic e kam thene para botrorit Gjermania do ta marri.Ah edhe nje gje tjeter po kaloi Argjentina ne gjysem finale(gje e pa mundur)eshte 100%ne finale jo per ndonje gje por se here ka shkuar ne 4she ka kaluar.

  5. #35
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Ke te drejte Dr Rieux per sa i perket statistikave. U gabova. Faleminderit per korrigjimen qe me bere.
    Persa i perket foshnjes, ki kujdes se un nuk te thashe asnje fjale lenduese per ty.


    Ju uroj gjitha te mirat dhe diskutim te mbare.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Te kesh qene foshnje ne 1990 nuk eshte turp byrazer as fyerje kur ta thone te tjeret. Aritmetikisht eshte e barazvlefshme po te te them qe tani je 18-20 vjecar. Ishte tip kunje meqe kishe ca si shume pasaktesi. Mgjth nuk kishe nder mend te te fyeja, nuk eshte ne tipin tim. Ne fund te fundit fjalet e shumta fukarallek, thote populli. Me mire tja leme 30 qershorit. Kurse historine se ndryshojne dot as fjalet e shumta as ato te paktat, .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 25-06-2006 mė 17:51
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Perplasje titanesh. Nje ekip kompakt ne cdo repart dhe qe luan me zemer kunder nje ekipi te mbushur me talent ne cdo repart. Do jete loje shume e bukur, por talenti argjentinas kte here do dali ne krye.

  8. #38
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Te kesh qene foshnje ne 1990 nuk eshte turp byrazer as fyerje kur ta thone te tjeret. Aritmetikisht eshte e barazvlefshme po te te them qe tani je 18-20 vjecar. Ishte tip kunje meqe kishe ca si shume pasaktesi. Mgjth nuk kishe nder mend te te fyeja, nuk eshte ne tipin tim. Ne fund te fundit fjalet e shumta fukarallek, thote populli. Me mire tja leme 30 qershorit. Kurse historine se ndryshojne dot as fjalet e shumta as ato te paktat, .

    Dr. Rieux, po e mbaj veten dhe po shkruaj qe un ne '90 foshnje nuk kam qene dhe as nuk jam 20 vjec. Keshtu qe na ler tani te qete te lutem. Gabimin e statistikave e pranova. Faleminderit per korrigjimin dhe un ta dij per nder per kete gje.

    30 Qershorin shikoje vete dhe te uroj nje shikim te kendshem. Un nuk shikoj me futboll. Per mua futbolli vdiq sot ne darke.

    Te uroj gjitha te mirat.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  9. #39
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Citim Postuar mė parė nga i_pakapshem
    Do jete loje shume e bukur, por talenti argjentinas kte here do dali ne krye.
    Thuaj uro nuk eshte ndonje "buzequmesht rus" si albiter qe smerr haber nga futbolli ose qe te shitet...ose ose ishte aq egoist sa kishte deshire te shenonte emrin ne Librin Guinness si "Albitri me i rrepte (my a@@)"

    Vetem per hir te bandillit po them ishalla fiton Argjentina, sepse tani , sic i thone troc: Nuk ma ndjen kush fiton.
    My whores left me no time to get married.

  10. #40
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Lexova sot shtypin sprtiv italian, spanjoll (cale cale sa e kuptva) edhe ate Britanik.
    Te gjitha njezeri ishin ne te njejten faqe. Gjermania eshte ekipi me spektakolar ne kete boteror. Packsa si shkon ndeshja me Argjentinen te gjithe ishin te imresionuar nga menyra se si luajne Gjermanet. Madje ka llafe per interesimin e klubeve me te medha te botes per vogelushet e Gjermanise.

    Klose: Manchester United & Arsenal
    Lahm: Chelsea, Barcelona & Real Madrid
    Shcweinsteinger: Inter & Glasgow Rangers
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjermania dhe te huajtė
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-07-2010, 17:16
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 21:42
  3. Gjermania refuzon 500 milionė euro nga "Nike"
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 11:25
  4. Kush e fiton Botėrorin Gjermania 2006?
    Nga Juventini nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 113
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 10:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •