Close
Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 295
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2004
    Postime
    148
    I dashur Albo
    Eshte absurde te thuash eshte e kote te humbesh kohen me ju, a thua se ti ke marre persiper te ndricosh mendjet e te gjithe atyre qe e mendojne ndryshe nga ti. Ketu secili shpreh mendimin e vet per temen e hapur ( besoj une por nqs e kam gabim me thuaj).I ngaterron shpesh faktet dhe i perdor si te te teket.
    Se pari, askush nuk po e shan Pirron si sportist ( ti akoma se ke kuptuar shoh).
    Ketu po diskutojme nese ai ka folur keq dhe e ka share Shqiperine apo jo dmth nqs eshte antishqiptar.
    Ti njehere na thua lexoni intervisten e tij( na hap syte me fakte te pakundrshtueshme) por pastaj na thua " kerkoni qimen ne faqen e tij te internetit??????????????????????"
    Por gjeja qe me indinjinjon me shume eshte sepse ty te duket pak qe ai quan Himaren Vorio Epir. Ti e anashkalon kete ne shpjegimet e tua.Ti kalon ne ofendime kur thua per ata qe shkruajne ketu se jane viktima te turmes, me thuaj ti viktime e kujt je ??????? E lavdise dhe madheshtise se Pirros qe ne te gjithe e urrojme nje zot e di pse ne mendjen tende. Ah po harrova se ne jemi viktima te sistemit komunist. Po ti qe nuk e urren ne cfare sistemi jetove, ? Ah po harrova ti nuk je viktime, viktimat jemi ne!!! Se di pse kisha idene se ishe me largpames.

  2. #112
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Dodoni eshte me i lezetshmi nga te gjithe ne kete teme, pasi vazhdon ta beje Dhimen shqiptar, edhe pse ai ka qene dhe eshte minoritar grek ne toke shqiptare. Edhe vete Dhima me lart e ben te qarte qe ai nuk ka kombesi shqiptare por greke. Mirepo ec e mbushi mendjen Dodonit.

    Bledi Gjokaj si gjithmone e vendos karrocen para kuajve dhe thote pse nuk ecen karroca. Duhet te vije Dhima ne Tirane kur ju e ofendoni edhe shani ate pa ardhur mire?! Apo duhet te veje ne rivarrosjen e eshtrave te Kondos, duke e hequr vemendjen nga Kondo dhe duke e kaluar vemendjen tek Dhima, gje qe shtypi shqiptar e ben pa teklif?! Habitet Bledi Gjokaj se pse nuk vjen Dhima ne Tirane, kurse une do te habitesha nese Dhima do te shkonte ne Tirane, sidomos ne nje eveniment kaq sentimental sic ishte ai i Kondos. Eshte fryma e urrejtjes artificiale qe gjenerojne mediat shqiptare dhe greke dhe qe ju perconi qe e pengon Dhimen qe te shkoje ne Tirane.

    shkodra13, perpara se te besh nje koment ne nje teme, do te ishte mire qe te lexoje ne fillim intervisten me Dhimen ne krye te kesaj teme, ne menyre qe te dish se per cfare behet fjale. Nese ti e ve ne dyshim sinqeritetin e fjaleve te Dhimes, qe me lart flet shkurt e qarte per te gjitha "akuzat" ndaj tij ngritur nga mediat shqiptare dhe greke, kjo eshte e drejta jote. Njerezit e kane shume te lehte per te bere armiq, nuk duhet as shkak, mjafton nje parandjenje.

    jonka moj vajze e mire. Pirro Dhima nuk eshte as politikan, as nacionalist grek, as luftetar me arme ne dore per Greqine. Pirro Dhima eshte nje sportist i thjeshte qe ka arritur majat e suksesit boteror ne sportin e tij. Po ti heqesh Pirro Dhimes suksesin e tij ne profesion, pra sportin e peshengritjes, ai eshte nje shtetas i thjeshte grek, i martuar, babai i tre femijeve dhe askush tjeter. Prandaj nuk ke se cfare diskuton tjeter per Dhimen, pervec karrieres se tij sportive.

    Mediat greke e perdorin figuren e Dhimes per qellimet e tyre, dhe ju si gjithmone, jeni ata qe kafshoni karemin grek. Po ta kishit te qarte skemen, nuk do te benit me faj Dhimen por ata qe e perdorin emrin e tij per qellime propagandistike. Dallimi qe une zura ne goje ne krye te ketij shkrimi eshte se deklaratat e tjera te Dhimes, te qarkulluara ne mediat shqiptare, burimin e tyre origjinal e kane patur nga mediat greke. Intervista e kesaj rradhe, burimin e ka nga goja e Dhimes per nje televizion shqiptar. Ky eshte dallimi.


    Perse une e humb kohen me ju ne kete forum?

    Sepse Pirro Dhima nuk ka per te jetuar ne Shqiperi dhe me shqiptare, por Albo i duhet te jetoje ne Shqiperi dhe me shqiptare si ju. Pirro Dhimes nuk i behet aspak vone per keto gjera qe trillohen ne emer te tij, por mua me behet vone kur shoh shqiptaret qe genjehen me grepin bosh, si nje truk per te mbajtur gjalle flaket e urrejtjes artificiale ethnike, ne menyre qe terhiqet vemendja nga problemet substanciale objektive, sic eshte ceshtja came apo keqtrajtimi i emigranteve shqiptare ne Greqi.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2005 më 16:48

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Albo
    shkodra13, perpara se te besh nje koment ne nje teme, do te ishte mire qe te lexoje ne fillim intervisten me Dhimen ne krye te kesaj teme, ne menyre qe te dish se per cfare behet fjale. Nese ti e ve ne dyshim sinqeritetin e fjaleve te Dhimes, qe me lart flet shkurt e qarte per te gjitha "akuzat" ndaj tij ngritur nga mediat shqiptare dhe greke, kjo eshte e drejta jote. Njerezit e kane shume te lehte per te bere armiq, nuk duhet as shkak, mjafton nje parandjenje.
    Albo
    Une nuk i jam referue shtypit grek por:
    -Fjaleve te tij ne shtypin shqiptar: "Jam i lindun ne Tirane".
    -Prezantimit te tij ne sitin e vet personal: "Jam i lindun ne Himaren e Vorio Epirit".
    Kaq me mjafton, se si teper u mora me te.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Xhelili ,Koka e Shabani erdhen ne Tirane se as kane sharre njeri si Pirua e as i ka zene njeri ne goje.

    Ti o Albo je bere nje kale qe terheq qeren greke te propagandes antishqiptare.

    Terhiqe o vella po e ke qejf ajo eshte zgjedhja jote.

    Njerezve nuk u imponohesh dote me fyerje po me llogjike e vertetesi.

    Ne ate qe nuk pelqejme te Pirua eshte ajo perfshirje e tij ne propaganden antishqiptare e vorio-epiriote.

    Debati behet me njerezit qe kane mendien e hapur, ti je si ata islamiket e fondamentalistet qe pa asnje argument mbron cdo gje greke.

    Ky eshte nje FORUM SHQIPTARESH e po ti nuk gjen dot veten ketu ik te ndonje FORUM GREKE.
    Te ndonje forum grek, mbase nuk do zihesh me njeri per Piro Dhimen ,vorio-epirin,kishen gjera qe ketu NUK LE NJERI PA U ZENE.

    Kjo eshte ndoshta thelbi pse ti ben gjithe keto debate per greket.

    Eshte si virus propaganda greke qe injektohet me fene te shtyn ty te zihesh me shqiptaret per greket e te shtyn ty larg nga shqipteria e shqiptaret.

    Po ti sado qe te themi aq me keq behesh se ndjenja e vogel egoiste per debate personale te shtyn ty ne ato ujra greke.

    Nuk eshte zgjuarsi kjo qe po ben tregon vetem lehtesi nga ana jote.

    PS;shiko dhe sot te lajmet e TOP CHANNEL intervistat me Shabanin e Koken ne Tirane qe asnje nuk i shane e thote dicka nga qe kane fituar medaliet me greqine.
    03/03/2005
    www.top-channel.tv

  5. #115
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Pershendetje!


    Gjitheve atyre qe shkruajne ne kete teme,por edhe atyre qe lexojne e qeshin....

    Po qeshin.. pasi ne problemet e medha qe po kalon shoqeria Shqiptare ne kete faze te gjate tranzicioni,tema me e rendesishme dhe qe ju "vraponi" te shkruani eshte tema lidhur me nje interviste e Pirro Dhimes.

    Ne vend qe te merremi me gjera me serioze fillojme e merremi "eshte" apo "nuk eshte" shqiptar Pirroja...

    Ore ne fund te fundit,hakshe fare ai mund te jete cfare i do qefi....asnjeri nga ju nuk ka te drejte ta gjykjoje ate per cka ai ndjen..

    Pjeserisht kam qene dakort me cka ka shkruajtur Albo-ja,ne shkrimet e tij ku thuhet qe e adhuroj si sportist,pasi me thene te verteten sado qe jam zemeruar qe nuk ka thene qofte dhe nje gje per Shqiperine jam gezuar me cdo medalje te tij pasi e di mire qe edhe sot e kesaj dite ato medalje i takojne dhe Shqiperise....pasi as edhe nje here grekerit nuk kane konsideruar si te "tyrin"(medaljet po i konsiderojne te tyre)......dhe tju them dhe dicka tjeter PO e vleresoj me shume se Xhelili,apo Shabani te cilet i quaj me plot gojen HIPOKRITE e INJORATE....

    Pirroja e ka thene qe ne fillim qe eshte grek,dhe i eshte mbajtur fjales na pelqen apo jo ai keshtu pohoi dhe keshtu pohon...nuk kemi te drejte ta gjykojme ne per cka ndjen ai person...

    Pastaj sa kot dhe ju re ama....shikoni sa Shqiptare po marrin pashaporta greke,si voriopiriota etj etj dhe mos shkrepuni kot si "pushka e jevgut"....---->Ky eshte problem per shtetin shqiptar dhe jo cfare deklaron Pirro & "Shpk"....

    Shikoni pak se sa shqiptare heqin dore nga shtetesia Shqiptare.....---->Ky eshte problem qe duhet te na "djegi" dhe jo cfare deklaroi Pirro & "Shpk"....

    Kurse ata dy "miqte" e mesiperm (Xhelili e Shabani) erdhen pa pike turpi dhe na thoshin se cfare duhet te beje Shqiperia qe te mos ikin sportiste te tjere....

    Ai Xhelili eshte GOMAR fare,jam mese i sigurte qe sapo ka kaluar kufirin ka deklaruar tjeter gje medjave greke....

    Problemin e njoh mjaft mire dhe mund te them e kam ndjekur per shume vite nga afer,por nuk dua te zgjatem se e konsideroj jo kaq te rendesishem sa te rri te prish "nervat" me budallalliqet qe deklaron nje njeri qe per mendimin tim nuk ja vlen ti jap kaq shume rendesi...

    Nga nje kendveshtrim ju jap te drejte ju qe "inatoseni" me Pirron,pasi dhe une kam bere te njejten gje,per te cilen me vone,kur lashe menjane ate egoizmin patriotik dhe u mundova te gjykoj me llogjike e jo me sentimete vura re se ky problem eshte tejet i vogel per ti akorduar kaq shume rendesi...biles biles qe kam lexuar dhe te gjithe komentete e juaja kam pershtypjen se me kane kaluar ca ore kot.....

    Po mund te nevrikosesh,acarohesh kur shikon te tjere qe jane totalisht pa pike karakteri dhe mund te themi imoral duke hedhur poshte cdo lidhje me Shqiperine,dhe tani na vijne ne Shqiperi dhe na japin leksione se cfare duhet te bejme ne per te mos ikin te tjere....

    Ata arriten cka arriten nga pikpamja sportive,po dreqi ta haje te vije Xhelili dhe Shabani te na bejne moral vete ca si shume.....

    I respektoj "medaljet" e tyre,por nuk pranoj pseudomoralin e tyre....

    O Zot cfare felliqsirash......

    Problemi qendron qe ata e kthejne nga u vete mbare....

    Erdhen e bene nje xhiro ne Shqiperi me rastin e kthimit te eshtrave te Kondos,i futen dhe ca deklarime ne media(gjithe pordhe) dhe ops....

    Ata nuk dine te flasin as shqip as greqisht cfare dreq keshilla mund ti japin nje populli..

    Nejse ta ndaloj ketu se do filloj dhe une si ju,se "te mbledhura ua kam".....

    E pra me njerez te felliqur se ata te dy nuk ka per mendimin tim.....

    Pse nuk them per "Koka" (shtangistin tjeter) pse te them...Kur nga goja e tij nuk eshte thene asgje as per "memedheun" grek as per ate shqiptar.....

    Mbajti vendin e vet,kishte vajtur nga halli dhe ai,si qindramij te tjere...beri karrieren e tij pa fyer..etj me pak fjale nuk u be "lapangjos" neper tv greke dhe ne opinionin grek per "origjinen" tyre te vertete greke....

    E pra le ta nderpresim ketu them une kete teme pasi nuk eshte aspak e hijshme te lexosh shkrime kur shajme njeri tjetrin,pa qene ndonje problem kaq te rendesishem...

    Ky debat kaq i ashper duhet te behet persa i perket ndryshimit te kodit zgjedhor,persa i perket zgjedhjeve te ardhshme,integrimit tone ne BE etj...


    Intervisten e lexova nje here dy here mund te them dhe e nisa per te treten here....nuk u besoja syteve i fliska Pirroja shqip vajzes....


    Shume gjera nga ajo interviste nuk i besoj,por mund te them qe besoj disa te tjera te cilat kam pershtypjen se "i shpetuan"......

    Ja me kaq po e mbyll dhe premtoj qe tek kjo teme nuk do shkruaj me pasi duke shkruajtur secili nga ne ngjan sikur emri i Shqiperise u ngjyllos nga Pirro&"Shpk"......

    Nqs doni te shkruajme..propozoj te hapet nje teme tek Problematika mbi fenomenin e "shtegtimit" te ajkes se sportit shqiptar...

    Emrin e Shqiperise nuk mund te ngjyllosin as Pirro&"Shpk" as ata Barbona qe vrasin e presin neper bote nen emer te "trimerise" Shqiptare........

    Do te me pelqente nje dite te mos na iknin me sportiste "shtegtare"...ti vejme gishtin kokes (si shoqeri e kam fjalen),dhe te shikojme te gjejme rrugzgjidhje qe sporti i vogel shqiptar te mos vuajme me nga te tille fenomene...



    Ja kalofshi mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga miko : 03-03-2005 më 22:46

  6. #116
    Dora Vjeter Maska e Ngadhnjyesi
    Anëtarësuar
    06-04-2004
    Vendndodhja
    Jashtetit
    Postime
    48
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    E pra le ta nderpresim ketu them une kete teme pasi nuk eshte aspak e hijshme te lexosh shkrime kur shajme njeri tjetrin,pa qene ndonje problem kaq te rendesishem.
    Miki bashkohem me te gjitha c'ke thene si edhe me Albon (pavaresisht nga syzet e tij fetare dhe fyerjeve pa vend), pervec fjalise se mesiperme. Lereni temen te vazhdoje e lire packa se mund t'ju vrase syte. Edhe une dikur mendoja si shumica ketu deri sa e kuptova ashtu si edhe ti qe nuk ja vlen barra qirane te merresh me kete ceshtja kur Shqipeia lengon nga problemet me jetike.

    Liria e shprehjes se mendimit eshte nje nga te drejtat me themelore te njeriut dhe t'ia mohosh dikujt ate arbitrarisht thjesht sepse bezdis apo fyen dike eshte gabim. Cdo person qe merr pjese ne kete debat e ben ate ndergjegjmerisht dhe thjesht me nje shtypje butoni mund ta menjanoje bezdine apo fyerjen. Shpesh here me ate liri njerezit edhe abuzojne po per hir te mendimeve me vlere qe duhen mbrojtur me cdo kusht duhen toleruar edhe ato mendime me te cilat nuk jemi dakort. Ketu mblidhen lloj lloj njerezish dhe e drejta e me injorantit eshte po aq e shenjte sa e me te zgjuarit.

    Persa i perket temes desha te pyes dicka ne lidhje me parrullen "Pirro Dhima o tradhtar neve jemi Shqipetare" dhe parrullshkruesit qe me siper u tha qe jane emigrante ne Greqi. Nqs Greqia do u kishte dhene dokumentat atyre Shqiptareve se Greke a thua do ishin valle ne shkallet e Q. Stafes me ate parrulle ate dite?
    Ne Shqiptaret njihemi e shesim lekuren shume kollaj ndaj dhe duhet te jemi te fundit te sulmojne ata qe e kane shitur lekuren me "shtrenjte" se ne.
    Ketu s'do t'jem, do jem larguar
    Nga kafeneja e preferuar.

  7. #117
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Pirro Dhima viziton pas 16 vjetësh Himarën

    Intervista/Viktor Dhima, i ati i tre herë "Kampionit Olimpik në Peshëngritje", Pirro Dhima, rrëfen jetën e të birit para dhe pasi u bë i njohur

    "Pirros i kanë ofruar për t'u përfshirë në politikë"






    Nga të dërguarit tanë në Himarë
    Laureta RRYÇI, Armand JONUZI

    Pirro Dhima është simbol jo vetëm për shqiptarët dhe grekët, por edhe për babanë e tij. Për Viktor Dhimën, përfshirja e të birit të tij në politikë është prishja e këtij simboli. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", babai i "Kampionit Olimpik", Pirro Dhima, tregon ofertat që i kanë bërë parti të ndryshme politike si në Greqi dhe në Shqipëri për ta pasur në krah të tyre. Viktor Dhima shpjegon edhe arsyet se pse djali i tij i kthyer në një simbol, nuk i ka pranuar këto oferta. Ai tregon edhe arsyet e mosardhjes së Pirros në rivarrimin e Aleksandër Kondos, në Shqipëri, të cilin djali i tij e kishte idhull dhe jetën e Pirros pas lënies së shtangës.
    A mund të na flisni për vajtjen e Pirros në Greqi dhe si u bë ai i famshëm atje?
    Pirro ka ikur në Greqi në vitin 1991. Unë bëra çmos që ta dërgoja me dokumente të rregullta dhe jo në këmbë malit si kaçak. Pesë ditë pas vajtjes në Athine, ai konkurroi menjëherë në ekipin Milenados dhe dha të njëjtat rezultate që kishte dhënë edhe me ekipin shqiptar. Pas kësaj, ai u fut në ekipin që do të përfaqësonte Greqinë në Lojërat Olimpike të Barcelonës, në vitin 1992. Aty Pirro do të shkëlqente dhe do t'i jepte Greqisë të parën medalje ari pas gati 96 vjetësh. Ai do të shpallej "Kampion Olimpik" dhe do të bëhej hero si për Greqinë ashtu edhe për Shqipërinë.
    Si e përjetuat ju shpalljen e djalit tuaj "Kampion Olimpik" në Barcelonë në vitin 1992 dhe ku ndodheshit në ato momente?
    Në atë kohë ne kishim disa muaj që ishim transferuar të gjithë si familje në Athinë. Unë kisha zënë një punë si tip roje në një pallat në një lagjeje të Athinës dhe pronari i këtij pallati na kishte liruar një bodrum ku nuk paguanim qira, në të cilën banoja së bashku me gruan dhe dy fëmijët Pirron dhe Odisenë. Në atë momente unë ndodhesha në Shqipëri kur më merr gruaja në telefon dhe më thotë se duhet të vija urgjentisht në Greqi. U nisa menjëherë dhe kur mbërrita në shtëpi e gjeta atë të pushtuar nga gazetarët. Ata kishin ardhur të shikonin se ku jetonte "Kampioni Olimpik". Menjëherë pas kthimit tim, gruaja me tha se duhet të dilnim në fotografi, pasi ministri i Brendshëm i asaj kohe në Greqi, me urdhër të kryeministrit Micotaqi, do të na pajisnin me pasaporta për të shkuar në Spanjë për të parë djalin, Pirron. Brenda një dite ata na pajisën me pasaporta dhe ne shkuam në Spanjë.
    Si ndryshoi jeta juaj pas shpalljes kampion të Pirros
    Pas fitimit të titullit "Kampion Olimpik", Pirro në Greqi u prit si një hero i madh. Në rrugë kishin dalë me mijëra njerëz duke e pritur me lule. Qeveria greke e shpërbleu atëherë Pirron për medaljen e artë me 500 milionë dhrahmi. Më pas jeta për familjen tonë ndryshoi plotësisht pasi ne ishim në qendër të vëmendjes kudo.
    Pirro vizitoi pas 16 vitesh vendlindjen e tij Himarën, përse nuk e kishte vizituar më parë?
    Pirro me shpirt ka qenë gjithmonë këtu. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ka pasur mundësi ta vizitojë Himarën, pasi ka qenë shumë i ngarkuar me punë, stërvitje, me familjen, pasi ai është bërë baba plot tri herë. Tani pas lënies së sportit ai ka më shumë kohë dhe kështu që vendosi të kthehej.
    Si u prit Pirroja kur erdhi në vendlindje?
    Pritja që iu rezervua Pirros ishte madhështore. Shteti shqiptar i kishte organizuar atij një surprizë, duke e shoqëruar me makina policie që nga Kakavija deri në shtëpinë tonë në Himarë dhe gjithashtu vendosi edhe njerëz që ta ruanin gjatë gjithë kohës së qëndrimit këtu. Pirroja mbeti shumë i kënaqur këtu, se si kishin ndryshuar gjërat dhe premtoi se do të vinte më shpesh. Ditën e ikjes së tij u organizua një banket i madh për nder të tij, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura të politikës dhe të sportit të zonës tonë.
    Me çfarë merret Pirroja aktualisht pas lënies së profesionit së sportistit?
    Pas Lojërave Olimpike të Athinës, ku Pirroja ndonëse ishte i dëmtuar si në këmbë dhe në dorë arriti të marrë medaljen e bronztë, vendosi "t'i varë në gozhdë atletet e tij". Ai tani është duke përfunduar universitetin dhe gjithashtu është edhe drejtor në departamentin e zbulimit të talenteve të reja. Ndërkaq, atij i kanë afruar shumë parti politike si në Greqi edhe në Shqipëri për t'u bërë pjesë e tyre. Por Pirro nuk ka pranuar asnjëherë të bëhet pjesë e asnjë prej tyreve. Ai thotë se nuk i përket asnjë partie, por është i të gjithëve si Greqisë ashtu edhe i Shqipërisë.
    Në rivarrimin e trupit të Aleksandër Kondos morën pjesë shumë ish-kolegë të tij. Pse mungoi Pirro Dhima?
    Ky është një nga pengjet e Pirros, pasi ai e kishte si idhull Sandrin, e donte shumë atë. Ai e ka ndjekur gjithmonë shembullin e tij, madje si Pirro dhe Sandri kanë pasur një mënyrë të veçantë në ngritjen e shtangës ndryshe nga të tjerët. Sandri kur ngrinte shtangën e bënte me hapje dhe jo me stilin gërshërë, po ashtu e dhe Pirro. Janë të paktë sportistë që mund ta bëjnë këtë gjë. Në rivarrimin e Kondos, Pirros nuk i erdhi asnjë ftesë zyrtare që ai të ishte i ftuar dhe ai nuk mund të pranonte të vinte pa një ftesë të tillë. Pra kjo ishte arsyeja se pse nuk erdhi Pirroja në Shqipëri në atë kohë.
    Gjatë ndeshjes Shqipëri-Greqi, në stadium u ngrit një pankartë ku ishte shkruar "Pirro Dhima, tradhtar". A e patë atë dhe si u ndjetë ju, por edhe Pirro?
    Ne e pamë dhe natyrisht që u mërzitëm shumë. Por Pirro nuk ua vuri veshin shumë atyre, pasi i quan si vepër të disa njerëzve ekstremistë dhe ishte thjesht një xhest i ulët. Pasi Pirroja nuk është vetëm i Greqisë por edhe i Shqipërisë. Ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për Shqipërinë. Pirro nuk e ka mohuar kurrë vendin ku është rritur dhe ku u bë i famshëm. Ai e do Shqipërinë dhe gjithmonë nuk harron që ta përmendë atë si dhe të vlerësojë trajnerët e tij shqiptarë që e ndihmuan atë që kur ishte fare i vogël dhe deri sa u bë i famshëm.

    Kush eshte pirro dhima

    Pirro Dhima ka lindur më 13 tetor 1971, në Himarë, Shqipëri. Në moshën 9-vjeçare ai merret nga trajneri i peshëngritjes, Bujar Bodinaku, në ekipin e tij. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Pirro me gjithë moshën e re do të fitonte shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për Shqipërinë në peshëngritje. Në vitin 1991, Pirro Dhima largohet nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi nuk i japin të drejtën për të vazhduar Institutin e Lartë të Fizkulturës Vojo Kushi. Në vitin 1992 ai merre pjesë në Lojërat Olimpike të Barcelonës, duke përfaqësuar Greqinë dhe merr medaljen e artë. Pirro Dhima është fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Atalantës në vitin 1996 dhe të Kinës në vitin 2000. Në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 ai merr medaljen e bronztë megjithëse ishte i dëmtuar. Pirro Dhima është i martuar dhe ka tre fëmijë

    Në Himarën e Pirros...

    Sapo kemi kaluar qafën e Llogarasë syri na zë një bukuri përrallore. Si rrallëherë, mali atje ku nis bëhet njësh me brigjet e një deti të kaltër që gjithkush do ta dëshironte në këto ditë të ngrohta vere. Vëmendja na shkëputet vetëm kur radioja e makinës që po udhëtonim nga muzikë shqiptare ndryshon dhe kthehet në muzikë greke, më pas të njëjtën gjë pësojnë dhe valët e telefonit. Për një moment menduam se mos pa dashje prekëm në tokën helene, por jo, ndërsa na kujtohen ato ç'ka gjyshërit tanë na kanë mësuar e kuptojmë menjëherë se jemi në Himarë. Gjithsecili prej nesh mund të ketë dëgjuar për banorët e një zone bregdetare në jug të Shqipërisë, që filluan të flisnin gjuhën e një shteti tjetër për shkak të afërsisë dhe marrëdhënieve që kishte me të. Ndërkaq, tabela treguese në cep të rrugës na vërteton edhe më mirë që jemi në tokën himarjote. Kësaj radhe nuk e kemi lënë kryeqytetin vetëm për të treguar pjesëza të bukurisë së kësaj zone. Nëse dikush ka dëgjuar për Himarën nuk ka se si të mos njohë edhe Pirro Dhimën. Himara e vjetër sa vetë historia që mban në zemrën e saj kalanë më të lashtë në Ballkan dhe Pirro, heroi i dy kombeve që tronditi botën e peshëngritjes tri herë me radhë duke u cilësuar më i miri.
    Pirro në Himarë...
    Pas 16 vitesh, një nga katër peshëngritësit më të mirë të botës tri ditë më parë ka prekur përsëri tokën e vendlindjes së tij për të qëndruar vetëm dy ditë. Heroi i qytetit që i kanë mbetur vetëm 2 mijë banorë, është pritur në mënyrë madhështore jo vetëm nga bashkëqytetarët e tij, por edhe nga përfaqësuesit e shtetit. Këtë gëzim duket se e ka ndjerë më shumë lagjja "Kala", në të cilën gjendet dhe shtëpia e Pirros. "Si Pirro bën nëna një në njëmijë vjet", tregon Anastasi, që me çantën të cilën mbante në krah duket se është "Pitkini" i Himarës. Në lokalin e thjeshtë, apo siç i thonë banorët e zonës, kafeteria e fshatit, që është në të hyrë të lagjes së "Kalasë", janë ulur katër himarjotë që i gëzohen një birre të ftohtë. Ata flasin me njëri-tjetrin greqisht, por kur i prezantohemi se kishim ardhur nga Tirana menjëherë nisin të flasin shqip. I pyesim se ku e ka shtëpinë Viktor Dhima dhe ata menjëherë e kuptojnë qëllimin e vizitës sonë. "Keni ardhur për Pirron, ndenji dy ditë dhe ka ikur, por na premtoi se do të kthehet përsëri në gusht", na tregon i zoti i lokalit që ka zënë vend në të njëjtën tavolinë me klientët e tij. Nisemi në këmbë drejt shtëpisë, makina është e pamundur të hyjë pasi luftëtarët himarjotë kur kanë ndërtuar kalanë, kanë menduar vetëm për disa rrugica që të kalojnë dy persona dhe në ditët e sotme banorët i kanë ruajtur rregullat e kalasë me po aq fanatizëm. Shtëpia e heroit kishte zënë vend diku në mes të shtëpive të tjera himarjote. Shkallët dhe parmakët me gur ndërsa të drejtonin në një derë, të krijonin mundësinë për të shkuar dhe drejt shtëpisë tjetër që mund të gjendej dhjetë metra pranë. Banesa dykatëshe ku jetonin prindërit e peshëngritësit ishte në rikonstruksion për t'u bërë gati në gusht. Kështu na tregoi e ëma e tij, Lefteria, e cila ishte shumë e mbajtur dhe padiskutim që mund të ishte simboli i bukurisë së femrës himarjote.
    Heroi...
    Vera për himarjotët është sezoni më i madh i punës. Pjesa më e madhe e tyre ka nisur përgatitjet për korrikun dhe gushtin. Por këtë herë ata do të kenë një mysafir të veçantë që ndoshta shumë prej tyre e kanë pritur prej vitesh. "Pirro nuk është vetëm hero për ne, ai është djali ynë dhe ne himarjotët krenohemi me të", tregon Jorgji që për nga mosha duket se i ka të 70-t. Me ato që dëgjojmë prej tyre, himarjotët përveç natyrës i janë borxhli edhe Pirros për shkak se i bëri të njohur në të gjithë botën. Madje, ata nuk harrojnë të kujtojnë dhe ato pankarta të shkruara se Pirro ishte tradhtar. "Jo të gjithë dinë të jenë mirënjohës, ka dhe njerëz ziliqarë dhe të ligë, Pirro nuk është as tradhtar për ne dhe as për Shqipërinë", thotë, Ilia teksa vështrimin e ka hedhur përgjatë bregdetit. Pasi kemi qëndruar përgjatë ditës, vendosim të largohemi pasi një rrugë e gjatë na priste për t'u kthyer përsëri në kryeqytet. Me këto që dëgjuam dhe pamë askush nuk mund të na bëjë të mendojmë ndryshe veçse Pirro është i Himarës dhe Himara është e Pirros...

    TIRANA OBSERVER 24.06.2006


    Si mendoni juve a eshte Pirro hero shqiptar?
    ÇAM 24 KARAT

  8. #118
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Pirro Dhima : Ne venet e mia nuk qarkullon gjak Shqiptari...

    A patriot te duket ky a ? Kjo eshte nje nder theniet e tij te shumta me mesazh uretjeje kunder shqiptarve...Nuk harxhoj me shkronja kohe poer kete....Ai eshte qelbesire

  9. #119
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Kjo gazeta shqiptare e ben vendlindjen e Pirros , Himare.....Ne leternjoftim grek qe ka Pirrua, vendlindja eshte....Tirane!

  10. #120
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Kur Pirro Dhima, kthehej nga Atlanta dhe në Greqi i bëhej pritje si për një mbret, nuk e dëgjoi njeri të flasë për prejardhjen e tij, për hapat e tij të parë, për trainerët e tij që e mësuan në hapat e para, por dëgjuam të ulërasë Gia tin Ellada... ç'na çani menderen me të tillë pushtër.
    Ja vlen të shkruash për një që të ka injoruar si komb dhe si popull në dhjetra emisione televizive dhe intervista shtypi??
    Le të rrijë aty ku është dhe le ti rriten gradat nga kapiten i ushtrisë greke, në gjeneral... aq na kërcet për të se çdo bëhet... dava plehre !!

    Votova: MOSMIRËNJOHËS... me opsionet e tjera, thjeshtë i rrisim vlerën... nuk ja vlen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 24-06-2006 më 22:26

Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •