Close
Faqja 3 prej 30 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 295
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anëtarësuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Tamam ashtu sic e tha sterolla eshte. Ai n.q.s. ka pasur ndonjefare respekti dhe nostalgjie per miqte e tij dhe qytetin e vendlindjes do te kishte ardhur njehere. Per mua eshte hera e pare qe e degjoj pirro dhimen te prononcohet per te kaluaren e tij ne shqiperi. Nuk e di se sa e vertete eshte po kur fitoi kupen e pare ai tha: "zito elas" qe do me thene rrofte greqia. Nejse dhe mund te jete muhabet i tipit "llaf nga pastrusja"

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Komisari
    Anëtarësuar
    16-10-2003
    Vendndodhja
    Rain forest
    Postime
    29
    Shoh se shume vete ketu genjehen lehte nga fjalet e Pirros.
    Per me teper shohe se shume pak veta kane udhetuar ne Himare dhe s'e njohim mire zonen.

    Himara eshte 100% Shqiptare. Ajo perbehet nga disa fshatra ku eshte edhe Piluri, dhe eshte pjese e fshatrave te bregut qe shkojne deri ne Kanine te Vlores, nga ishte edhe Ismail Qemal Vlora. Por Himara eshte nje vazhdim i popullsise se Kurveleshit e cila u lejua ne kohen e Turqve te mbante fene e krishtere si edhe Suliotet.

    Familja Dhima te cilen une e njoh pjesersiht flet Shqipe te kulluar, edhe nga pamja e jashtme nuk ngjajne me Greket te cilet jane te zeshket. Ajo s'ka te beje me fshtrat e Dropullit te cilat jane purro Greke. Sidoqofte Greqishtja eshte perdorur ne Himare sic eshte perdorur Italishtja ne Durres apo Vlore: per te pare televizionin, tregti apo emigrim.

    Pirro Dhima e ka shitur shtrenjt atdheun, por kjo s'eshte hera e pare dhe as e fundit per fat te keq qe nje dicka e tille ndodh., Himarojtet kane qene te famshem si mercenare dhe njerez shume te zotet ne te gjitha gjerat, keshtu qe ne qofte se Greket paguajne miliona, edhe ai i ka rene qylit. Me pare Himariotet dhe Suliotet paguheshin nga Venediku per te bere turbullira per Turqit derisa vuri rregull Ali Tepelena i cili donte te krijonte nje shtet kombetar per Shqiptaret.

    Sot Himara eshte shitur prape te Greket nga Partia Demokratike. Na ngelet te shopresojme se e shiten shtrenjte dhe jo badiava.

  3. #23
    nga dyqonet e reja
    Anëtarësuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    kush ka jetuar ne Hellas dhe ka degjuar ne TV ose lexuar ne gazeta, ''xhevahiret'' e Pirros;...hem! shume, shume do te qeshe me vete pas leximit te nje ''Interviste'' te tille...
    megjithate, ''njerezve, iu duhet zemeruar, per aq mend sa kane!''

    Rembrandt, apo kush tjeter? ka nje ''kryeveper pikture'' me titullin;...Kthimi i Djalit Plangeprishes!

    me sa duket, ky fenomen, paska qene i njohur, vite me pare, ne ''vendin e mullinjve''...


    per mendimin tim, personal, ky nuk eshte, vecse, nje PROVOKACION I NDYRE, sepse, sekuenca kur Pirro Dhima, ngriti flamurin grek me lot ne sy! ne Barcelone 1992, me thirrjen;...GIA TIN ELLADA! u pat kthye ne nje bicim rituali nacionalist ne Greqine e asaj kohe...


    KURRE!!! Pirro Dhima, nuk ka thene, as me te voglen fjale, per vendin qe e lind dhe e rriti, si ne te tere, gjate kohes qe u be ''SUPER I NJOHUR'' ne Hellas!


    a duhet te vije ne Tirane?...sot, presupozohet, se jemi ''Shoqeri e hapur'', pra, nuk mund t'ia mohojme kthimin askujt, qofte edhe ish-sportistit te klubit tek parku i XHA TOMIT, Pirro Dhima!

  4. #24
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pare e punes atij Pirros ishalla nuk i ngelet ndonje "rikoshete padashje" kokes kur te veje ne Tirane, jo per gje po qenka bere edhe deputet grek (ja edhe kete s'e dija une, me shendet e bera ne kjo teme) dhe do na shkaktoje ndonje incident diplomatik.

    Kjo deklarate e tij ka disa alternativa te mundshme... Mund te shtyhet nga greket te permiresoje maredheniet me Shqiperine qe pastaj te na manipulojne ne menyre me "miqesore"... mund te kete degjuar qe Tirana eshte bere nje cike me" e bukur" se ne fillim te vitete '90 kur e la Shqiperine ai dhe eshte i shtyre thjesht nga kurioziteti... ose mund te jete penduar me verte per ato qe ka thene per Shqiperine... ose ndoshta e kane shtyre greket qe t'i thote ato gjera me tyten e pushkes ne gryke dhe tani do qe te shfajesohet. (Mua keto dy te fundit, sidomos ajo e parafundit, me duken 'petulla me uje'.)

    Pikaaa Pirros!
    Ato qe kam degjuar une se ka thene ai ne TV-te greke per Shqiperine dhe shqiptaret nuk lahen me llafe boshe ne nje interviste te vetme, biles as me deklarata te medha pro shqiptare ne ato TV-te greke, por me vepra... Le te ngreje zerin ne Greqi qe edhe "bashke-shqiptaret" emigrante te tij te trajtohen si njerez. Le te perpiqet te ule racizmin anti-shqiptar ne Greqi. Ai jo vetem kete qe s'mund ta beje por ne te kaluaren ka ndihmuar ne pro-racizmin anti-shqiptar te grekeve me vete deklaratat dhe mohimet qe ka bere ndaj Shqiperise.

    Me c'kam degjuar e lexuar une ketu ne internet te thone shqiptaret per Pirron, vetem kaq mund t'i them: Zoti e ruajte!

    Hajt ne Himare se ka shoket e vet dhe s'i ndodh gje, po ne Tirane e gjeti?

    P.S.: Atij lisit "shqiptar"...
    Po ti mor djale ne kjo teme e gjete te vjellesh antipatine tende per 25% te popullsise te "kombit ame" e te besh propagande anti-ortodokse? A te ben kush ty propagande anti-katolike/muslimane (cfaredo qe te jesh)? Turp te kesh!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #25
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fatkeqsisht me duhet te hyj edhe une ne arenen tuaj.Nuk u besova syve kur lexova intervisten e mesiperme.Sportisti Pirro Dhima,duke pare se boja e tij ne fushen e sportit po del jashte mode,kerkoka me intervista te tilla engjellore te na hedhe hi syve.Jo Zoti Pirro.Jo.Te jetova shume vite,te degjova shume deklarata,disa perpara syve te mi jasahte stdiumit olimpik ne athine.Jo vetem nuk te besoj por edhe te akuzoj,se kurre nuk te dogji malli per shqiptaret as per Shqiperine.Sesa grek je ne gjak nuk e di,por sado te isheduyhet te tregoje pak respekt per ato vitet qe kalove,e jo te beje deklarata te tipitZef Kovaci trajnerin e dikurshem ythua se e ke mik,po kurre nuk permende emrin e tij.Nuk do harroj kurre lotet e tua,pas fitores ne Barcelone,ne nje intervistene TV,kur kujtoje i trishtuar sesi shoferi i nje autobuzi dikur te kish thene ,dhe kujt mua qe kam ne deje gjakun helen.Po gjakun e babait zoti Pirro qe akoma nuk ka mesuar dy llafe greqisht,jo se nena e tij e flet me mire,e harrove.
    Per keto dhe shume te tjera,ke humbur respektin si njeri para syve te mi.Vleresoj talentin kampionin Dhima,po kurre personalitetin tend te mjere te vogel.
    Jam 1000% i bindur se nuk ka per te shkuar ne Shqiperi sic deklaroi,ndoshta pas shume vitesh .Kur jehona e bemave te tij te kete humbur mes horizonteve te qiellit blu,ngjyres se tij te dashur.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #26
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Pirro Dhima-sportist i shkelqyer, si njeri ka te drejte te thote dhe te ndieje c;te doje. Vec mos nenvleresoje aspak kapacitetin dhe intelektin e shqiptareve, sidomos emigranteve shqiptare qe e kane njohur nga afer ne Greqi. Pirroja e ka mohuar Shqiperine dhe dashurine qe ka pasur ndaj saj, jo se veshi ngjyrat e Greqise dhe ngriti flamurin grek ne piedestal, por sepse ne momente te caktuara te ketij 10 vjecari te fundit, ai nuk beri asgje konkrete qe te ndihmonte shqiptaret dhe aq me teper ata emigrante ne Greqi. I kujtoj Pirros se ai ishte personalitet jo vetem sportiv. Pirro Dhima heshti kur greket manifestonin kunder shqiptareve ne mbrojtje te Milloshevicit, heshti kur nxenesi shqiptar Odisea Cenaj diskriminohej nga bashkemoshataret e tij, heshti kur bashkeatdhetaret e tij akuzoheshin te gjithe neper televizionet greke si hajdute, vrases, tregtare droge etj.
    Nuk e ve ne dyshim aspak qe Pirroja mund te kete ndihmuar njerez. Por ate ndihme morale , nje qendrim pozitiv, nje fjale te ngrohte per shqiptaret emigrantet Pirroja nuk e beri dhe nuk e tha. Vecse heshti! Personalisht nuk e quaj tradhetar pse veshi fanelen greke , as pse ngriti flamurin grek... Ka qene dhe eshte e drejta e tij.E quaj indiferent dhe hipokrit , sepse heshti atehere kur ai duhet te shprehte me vepra ( lexo fjale) nje simpati per bashkepatriotet e tij. Sepse mbase kane abuzuar shume ne emrin e Pirro Dhimes, por Pirroja nuk beri asgje per ti ndaluar keto abuzime!
    "Who is John Galt?"

  7. #27
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Jo se kam shume per te shtuar sepse shumica jane thene, por megjithate per mendimin tim Pirro Dhima duhet te shkoje ne Shqiperi vetem per nje arsye:
    T'i thote nga afer ato qe jane thene ne kete interviste po qe se ka k...qe.
    Ato cfare ka bere e thene deri tani nuk te lene pershtypjen e nje njeriu qe ka nostalgji prej 12 vjetesh te kthehej ne Shqiperi. Kam qene ne Shqiperi ne ate kohe kur ai u be i famshem. Bile ne Greqi ai nuk u be i famshem sepse ngriti 357 kg, por sepse ishte i vetmi nga sportistet olimpike qe tha shprehjen " Ja tin Eladha". As greket e mirefillte nuk e thane dicka te tille. Menjehere pas kesaj erdhen titujt "kolonel", "deputet" etj.etj. si keto. Nuk ka asgje te keqe qe ai po perfiton prej atyre qe i ofrohen, kushdo do te bente te njejten gje. E keqja me Pirron qendron ne faktin qe ai nuk e ka kuptuar se kur je person publik cfaredo gje qe thua apo ben (ose nuk ben) regjistrohet.
    Qe nga viti 1992 (kur Pirrua mori fame) jane bere dy Olimpiada te tjera si dhe disa kampionate nderkombetare peshengritjeje. Asnje prej peshengritesve shqiptare nuk tha se eshte takuar me Pirro Dhimen, pra ky as ka marre mundimin t'i takoje "shoket" e tij shqiptare, e jo me tani pretendon se eshte abuzuar me emrin e tij. Nga te gjithe sportistet shqiptare qe tani perfaqesojne Greqine i vetmi qe eshte prononcuar hapur ne favor te shqiptareve ne nje rast ka qene Luan (Leonidha) Shabani. Gjithe te tjeret (Lorenc Koka, Agim Xhelili, Viktor Gjika, Mirela Manjani) kane qene pasive. Pirroja jo vetem qe nuk qendroi pasiv por doli kunder shqiptareve dhe bile sic tha e rrahu rojen e stadiumit te futbollit te skuadres "Olimpiakos" sepse e quajti shqiptar.(Emisioni i gazetarit Kostas Hardavelas).
    Sipas fjaleve te "Komisari"-t Himara eshte 100% shqiptare dhe e kane mesuar greqishten per pune tregetie sic kane mesuar shqiptaret e Durresit dhe Vlores italishten apo kosovaret serbishten. Une e besoj kete, por sipas Pirro Dhimes ne nje interviste dikur ne vitin 1994 ne mos gaboj, familja e tij ishte greke, personi qe ia ka mesuar greqishten ishte gjyshja, dhe ai dhe familja e tij persekutohej ne Tirane sepse ishin minoritare. (Kete interviste e kam degjuar vete ne TV). Si gjithmone...GJEPURA. Une jam vete gjysme minoritar dhe megjithese familja ime ishte disi e persekutuar nuk ishte per faktin se ishte minoritare. Per me teper qe Himara nuk ka fare ne folklorin e saj kenge, valle apo perralla greke qe te tregoje se greqishtja eshte folur me pare ne ate zone. Me sa di une nje nga perlat e polifonise labe "Thelleza qe shkel mbi vese" eshte kenduar nga grupi i Himares NE SHQIP. Te vetmet zona qe kishin kenge e valle ne greqisht ishin Dropulli dhe Vurgu, bile me to paraqiteshin ne festivalet folklorike. (Persekutim? Nuk besoj!)
    Nejse qe te mos zgjatemi kot, une them le te shkoje ne Shqiperi Pirroja dhe te beje nje debat te kulturuar me njerezit ne Vlore e ne Tirane, ku ata t'i bejne pyetje si keto qe behen ketu qe ai te mos kete fytyre t'u pergjigjet e pastaj te kthehet andej nga erdhi se mos i nderpresin dhe pensionin e kolonelit pa jo per gje.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Me duket se nuk po kuptoni. Vete Pirro Dhima e ka thene me pare, e ka thene edhe ne kete interviste, Atdheu i tij eshte Greqia. Pike! Ai nuk ka se si te shesi ate atdhe qe ai kurre nuk e ka patur pasi ka qene bujtes ne toke shqiptare. E kam thene dhe e perseris, shqiptar nuk behesh, lind i tille! Pike.

    Arsyeja perse shume prej jush nuk dini te beni dallimin midis shqiptareve dhe minoritareve, eshte pasoje e politikave 50 vjecare komuniste qe u fali nenshtetesi (e ne disa raste edhe kombesi) shqiptare gjithe minoritareve ne Shqiperi pasi nga keto minoritete dolen kontigjenti kryesor i veglave te rregjimit komunist.

    Une e pershendes Dhimen per nje gje, qe te pakten ka kurajon te thote qe eshte grek e jo shqiptar, pasi kemi plot njerez me pushtet ne Shqiperi e Kosove qe u perkasin pakicave vllahe, gorane, turke, greke, serbe, por e shesin veten si "shqiptare".

    Nese Dhima viziton Tiranen, ai do te jete thjeshte nje turist grek.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #29
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Aman mo Albo se pervec atyre qe jane me ndonje rrenje greke ka edhe nga ata shqiptare (ose me mire ne fillim te "90-ave ishin me te shumte) qe donin te hiqeshin si greke sepse ju dukej me "moderne"... Edhe Pirro Dhima ka pasur pak nga kjo lloj sindrome... nuk e di une sa perqind eshte ai grek dhe sa shqiptar, por qe nga kjo gje sadopak ka vuajtur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #30
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky Pirro Dhima siç e thotë edhe kolombi është grek por që nëna e babai janë shqiptar, pra me një fjalë është shqiptar i shitur, apo shqiptar që e ka shitur nderin, e një nga gjërat më të çmueshme të njeriut përkatësinë kombëtare.
    Kthimi i tij në Shqipëri pa kërkuar falje për gjithë ato që ka bërë (duke bërë edhe kthim të plotë në identitet të tij kombëtar) por edhe nëse i bënë gjithë këto mvaret se a do tia falin shqiptarët, përndryshe mendoj se do ti vlente vetëm ndonjë njeriu tip drenicaku që patjetër ka edhe në viset tjera shqiptare për tia qëndisur në ballë ...

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 3 prej 30 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •