nuk e kuptoj perse duhet ta heqi...a nuk ishte qimara djepi i greqizmes?!
nuk e kuptoj perse duhet ta heqi...a nuk ishte qimara djepi i greqizmes?!
degjo mor voriopiluriot se na dilni te tere greker nashti............ cfare konkrete kerkon se spo te mar vesh.
kerko ne arkivat e Top-it dhe do ta gjesh.
Nuk po te thote njeri se Pirrakua e ndjen veten shqiptar.
Po te them se per sy e faqe pas disa sulmeve qe ju bene ate kohe nga mediat shqiptare por edhe nga njerez te thjeshte ishte vete Pirrakua ai qe kerkoi interviste me Top-in
Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 10-01-2012 më 08:52
Lexo ketu o l.oqe fishkur........ ne ate kohe ky pirrakua yt ishte krenar qe ishte shqiptar
Nese te duhet perkthim ka plot shqiptar qe e njohin me mire se ti greqishten e megjithate njohja e gjuhes greke nuk i ben ata greke.
Link per artikullin ketuPirro Dhima ka lindur në Tiranë më 13 tetor 1971. Ndjek shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan. Fillon veprimtarinë e tij 11 vjeç (136 centimetra shtatlartësia) në skuadrën e peshëngritjes “Studenti”. Në fillim të 1986 regjistrohet në klubin “17 Nëntori” dhe debuton në nivel kombëtar në moshën 14 vjeç e 6 muaj në Turneun e të Rinjve “Qemal Stafa”, zhvilluar në Tiranë nga 22-25 pril 1986, në kategorinë 52-56 kg për pionierët, duke u renditur i dyti. Qysh atëherë, në Shqipëri, Dhima nis ngjitjen drejt një serie të panumurt triumfesh mbresëlënëse dhe rekordesh.
I shohim së bashku:
Tituj kombëtarë:
1. Kampion për pionierët më 1986 (Fier, 10-12 korrik): 52-56 kg (shkëputje, shtytje, dygarësh).
2. Kampion i të rinjve, 1986 (Elbasan, 18-19 nëntor): 56-60 kg në të tre ushtrimet.
3. Kampion i të rinjve, nëntor 1987 (Elbasan, 25-26 nëntor): 60-67.5 kg në të tre ushtrimet. Qysh nga ky çast dhe më mbas, Pirro Dhima, me lejën e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes edhe pse është i të rinjve, merr pjesë edhe në të gjitha garat e të rriturve.
4. Merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të të Rriturve për ekipet (Tiranë, 24-27 qershor 1988) dhe në kategorinë e tij (67.5-75 kg: tre ushtrimet) renditet i dyti mbas Muharrem Berishë, duke lënë mbrapa 24 vetë.
5. Kampion i të rinjve, nëntor 1988 (Elbasan, 12-13 nëntor): 75-82.5 kg në të tre ushtrimet.
6. Në Kupën e Republikës të të rriturve me ekipe (Durrës, 27-30 mars 1989) fiton vendin e parë në kategorinë 75-82.5 kg (në të tre ushtrimet) duke thyer rekordin kombëtar të të rriturve të Erlin Nikollës, vendsour qysh më 1984: 17 Nëntori i Dhimës fiton Kupën e Republikës.
7. Në Kampionatin Kombëtar vetjak (të rritur) (Tiranë, 10-12 korrik 1989), Dhima tejkalon gjithçka, dhe prej të rinjve vendos rekorde kombëtare edhe për të rritur në kategorinë 75-82.5 kg.
8. Në garat e peshëngritjes për Spartakiadën IV Kombëtare (Tiranë, 26-28 tetor 1989), Pirro Dhima fiton Medaljen e Artë në kategorinë 75-82.5 kg.
9. Më 2 shkurt 1990 mbërrin vendin e 5-të në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1989 të të dyhershmes në javë «Sporti popullor» drejtuar nga Besnik Dizdari.
10. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 6-9 mars 1990) né kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
11. Më 12 prill 1990 Pirro Dhima (kategoria 82.5-90 kg) me 367 pikë fiton Kupën e FSHF, midis 22 peshëngritësve më të mirë të të gjitha peshave; i 2-ti Luan Shabani 366, i 3-ti Fatmir Bushi 359.
12. Renditet i pari në Garën Kombëtare (Tiranë, 26-28 qershor 1990) në kategorinë 82.5-90 kg (në të tre ushtrimet).
13. Më 12 shtator 1990, BFSSH i jep Pirro Dhimës titullin “Mjeshtër Sporti”.
14. Më 17 tetor 1990 Dhima merr pjesë vetëm me të rriturit.
15. Në Kampionatin Kombëtar ekipor (Durrës, 23-28 tetor 1990) Dhima diskuton garën e tij të parë vetëm si i rritur, duke fituar në kategorinë 82.5-90 kg (në tre ushtrimet); ekipi i tij “17 Nëntori”, fiton titullin kombëtar.
16. Kampionatit Kombëtar vetjak i të rriturve (Elbasan, 21-23 nëntor 1990) Dhima fiton titullin e tij të dytë të kampionit kombëtar në kategorinë 82.5-90 kg në të tre ushtrimet.
17. Më 4 janar 1991 zë vendin e tretë në referendumin popullor 10 Sportistët më të mirë 1990 nga e përdyherëjavëshmja «Sporti popuIlor» drejtuar nga Dizdari.
Pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare:
1. Pirro Dhima merr pjesë në Kampionatin IV Ballkanik të Rinjve (Selanik, 26-28 gusht 1988): renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria është Nënkampione, mbas Bullgarisë (grekët hedhin vështrimin te Dhima).
2. Dhima fiton medaljen e artë në kategorinë 67.5-75 kg nëTurneun e të Rinjve ne Selanik (29-30 tetor 1988).
3. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin V Ballkanik të të Rinjve (Kladovo, Jugoslavi, 21-23 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 75-82.5 kg (22 korrik); më 23 korrik Shqipëria e stërvitur prej Ferid Berberit dhe Hektor Shaqirit, është Kampione e Ballkanit.
4. Në Kampionatin e 62-të Botëror (të rritur) dhe në të Kampionatine 68-të Evropian (Athinë, 16-23 shtator 1989), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i 8-ti në Evropë dhe i 12-ti në botë, duke lënë mbara shumë të rritur dhe duke prëmirësuar rekordet kombëtare; Shqipëria e stërvitur nga Niko Bruneci dhe Zef Kovaçi, është 4-ta në Evropë dhe 13-ta në Botë, duke lënë mbrapa edhe SHBA-në.
5. Kupa e Evropës për kombet (Sofia, 16-17 dhjetor 1898) midis 6 shteteve më të fortë të Evropës (nuk ishte Greqia), Dhima renditet i 5-ti në kategorinë 75-82.5 kg; Shqipëria e stërvitur nga Buneci renditet e treta me 1211.60 pikë, i dyti BRSS me vetëm 5.31 pikë më tepër, e para është Bullgaria. Në këte çast, 18 vjeç dhe 65 ditësh, ai kishte vendosur 40 rekorde kombëtare për të rinjtë dhe 22 rekorde kombëtare të të rriturve.
6. Dhima fiton Medaljen e Artë në Turneun Ndërkombëtar “Tofalo Kakushi” (Athinë, 23-25 shkurt 1990) në kategorinë 82.5-90 kg.
7. Në Kampionatin e 69-të të Evropës për të rritur (Alborg, Danimarkë, 13-20 maj 1990), juniori Dhima në kategorinë 75-82.5 kg renditet i4-ti në Evropë; Shqipëria e stërvitur prej Bunecit dhe Kovaçit, i çudit të gjithë duke u renditur e 3-ta në Evrope. Mbas Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë. Agron Haxhihysenit, Fatmir Bushit dhe Pirro Dhimës, Federata Kontinentale iu jep titullin Mjeshtër i Evropës në peshëngritje.
8. Dhima fiton tri medalje të arta në Kampionatin IV Ballkanik të të Rinjve (Korçë, 20-22 korrik 1989) në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg (22 korrik); më 22 korrik Shqipëria e stërvitur prej Berberit dhe Shaqirit rikonfirmohet Kampione e Ballkanit (Greqia është e fundit).
9. Kupa Ndërkombëtare në Turqi (Salaria, 21-23 shtator 1990); Dhima fiton tri medalje të arta në të tre ushtrimet e kategorisë 82.5-90 kg.
10. Kupa e Evropës për kombet (Antalia, Turqi, 1 dhjetor 1990) midis gjashtë Kombëtareve më të mira të Evropës (nuk është midis tyre Greqia): Pirro Dhima, Luan Shabani dhe Fatmir Bushi, të stërvitur nga Kovaçi e Berberi e çojnë Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë, duke sanksionuar madhështin shqiptare; Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë mbas Bullgarisë.
Ndryshuar për herë të fundit nga prenceedi : 10-01-2012 më 09:48
Po te ishte Qazim Mulleti do thoshte "Ku mkan myt i tuf budallenjsh, medet qe do m'marrin ne qaf mu". E pershtatur rrethanave do ishte qe "me kete kope budallenjsh qe e kane zaptuar kete komb jo perpara qe ska per te bere, por do eci mbrapa dhe akoma me anash nga c'eshte nga pjesa tjeter". O debil, por ai material qe ke postuar nuk meriton qe te lexohet qe kur thote qe ne fjalet e para qe Pirro Dhima ka lindur ne
Tirane. Pastaj pjesa tjeter eshte arritje sportive qe nuk thone asgje per perkatesine e tij kombetare. Me siguri ndonje injorant pa shkolle je dhe ti qe i je bashkangjitur levizjes faqezi.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
po perse duhet ti japim kaq rendesi nje tipi te tille si PirroS DhimaS......ai e zgjodhi rrugen e tij dhe perkatesine nacionale qe i krijoi nje mireqenie dhe fame TE CILEN SHQIPERIA ME INSTITUCIONET E SAJ NUK IA DHANE DHE PARATE E POPULLIT SHQIPETAR QE U INVESTUAN NGA SISTEMI I ATHERSHEM PER STERVITJEN DHE USHQIMIN E TIJ SHKUAN KOT.........DHE ME E KEQIA ESHTE SE NJE INDIFERENTIZEM DHE MENTALITET QE SHPORR PREJ SHQIPNIE TE GJITH ATA TALENTE (SPORTIVE DHE INTELEKTUALE) TE CILAT KAQ SHUME MUND TE JEPNIN NE RIKONFIGURIMIN E FIGURES SE KOMBIT DHE PUBLICITETIT POZITIV QE ATA PERCJELLIN ME ATE C'KA BAJNE MAM MIRE NE MBARE BOTEN, VAZHDON EDHE SOT E KESAJ DITE.......DHE PER MUA KY ESHTE PROBLEMI
kush e ka njohur ate (Pirron) dhe vellane (Odhisene) do tju tregonte se sa kapacitet kishin...= 0
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Pirro Dhima: Jam grek, biseda me Jorgo Goron
TIRANË- Pas debateve të fundit në lidhje me vendosjen e emrit të tij në listën e “Njerëzve të shquar” të Himarës dhe më shumë, për citimin e vënë në gojën e tij se “Fëmijët e mi janë gjak shqiptari”, Pirro Dhima në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” rrëfen të vërtetën e kësaj deklarate si dhe marrëshëniet e tij me kreun aktual të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Pirro Dhima, peshëngritësi 4 herë medalist Olimpik, shprehet se asnjëherë nuk ka deklaruar se fëmijët e tij janë gjak shqiptar. “Unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë”, – deklaron Dhima.
Më tej ai shtoi se marrëdhëniet me Jorgo Goron janë shumë të mira dhe se komunikojnë shpesh mes tyre.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
TIRANË- Pas debateve të fundit në lidhje me vendosjen e emrit të tij në listën e “Njerëzve të shquar” të Himarës dhe më shumë, për citimin e vënë në gojën e tij se “Fëmijët e mi janë gjak shqiptari”, Pirro Dhima në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” rrëfen të vërtetën e kësaj deklarate si dhe marrëshëniet e tij me kreun aktual të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Pirro Dhima, peshëngritësi 4 herë medalist Olimpik, shprehet se asnjëherë nuk ka deklaruar se fëmijët e tij janë gjak shqiptar. “Unë asnjëherë nuk e kam thënë që fëmijët e mi kanë gjak shqiptari dhe e kam thënë shumë herë që unë jam grek dhe jam pjesë e minoritetit. Unë jam grek dhe këtë gjë e kam gjithmonë”, – deklaron Dhima.
Më tej ai shtoi se marrëdhëniet me Jorgo Goron janë shumë të mira dhe se komunikojnë shpesh mes tyre.
Ergo cogito, ergo sum!
" I zoti e shet, tellalli se jep "
Pirro thërret me të madhe: Jam grek.
"Patriotët" shqiptar, ulërasin: Jo nuk je grek, se nuk duam ne, por je shqiptar.
Nuk keni turp mo djema, që po bëheni si FYROM-as (maqedonas ish-jugosllav), te cilet nuk kane as histori, as kulture, as heronj, asgjë fare dhe si rrjedhim vjedhin heronjt, emrat, figurat e shquara të komshinjve.
Piro Dhima, jo një shtangist që vetëm te ngre hekura ka ditur, por edhe Albert Ajnshtain të ishte, po qe se deklarohet grek, atëher eshte grek.
Mir ju koqeee, por edhe unë më koqeeee se ju, që harxhoj kohë për të shkruar për një ish-shtangist, edhe për më tepë grek
.
Good Riddance, Less Trash Lol.
I LOVE GOD
j&g
^po pse e beni terkuze aman
po do me qen Grek ky Piirrua lere aman kujt i intereson per te
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Intervista e Blendi Fevziut me Pirro Dhimën - (25 Shkurt 2005)
Pirro Dhima: S’jam shqiptar, por kam vëllezër shqiptarë
Në një intervistë në televizionin grek Open, Pirro Dhima tregoi se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’. Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar, ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.
Dhima tha se minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani në zotit Rama në Dervican të Shqipërisë. Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj po.
“Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite seri ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa persona shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, -tha ai.
Lapsi
Krijoni Kontakt