Close
Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 295
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e edi72
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane - Albania
    Postime
    190
    C'na gjeti,c'na gjeti.Ku jane shqiptaret qe ndodhen ne Greqi qe te flasin per bemat e Pirros,Leonidhave(se kemi Sampanis dhe Kokas,Jorgos,Mireles.Kur them bemat e kam fjalen per theniet e tyre dhe jo c'thone gazetaret.
    Une per veten time i kam hequr nga lista e bashkepatrioteve te mi.Per mua nuk jane shqiptar asnjeri nga keta jo sepse veshen fanellat e Greqise sepse per kete mire bene sepse jane sportista profesioniste por deklaratat e tyre qe bejne.
    Ne te njejtin pozicion eshte dhe gjeorgjiani-greku Kakiasvili por nuk e kam degjuar nje here ne te gjitha intervistat e tij qe te mos thote qe Gjeorgjia eshte atdheu im dhe Greqia i dyti.

    Z.Albo, shqiptar per mendimin tim eshte ai qe mendon shqip,flet shqip dhe ndjehet shqiptar.Po te fillojme te kerkojme rrenjet se sa shqiptare jemi ma ha mendja se mund te behemi lemsh.
    mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.

  2. #62
    No Limit Maska e Arbr|
    Anëtarësuar
    25-07-2003
    Vendndodhja
    n'pyll
    Postime
    82
    hahah edo medet medet çna ka gjet PIRO DHIMA me ardh ne shqipri e para te gjithave osh ulje per ne shqiptaret un ktu po e shof per her t'par piro dhima te lavderoj shqiprin/se gjithmon ka qen armik i shqipris ose si mund ta qujm ndryshe andishqiptar/ Kto qe lexova ktu per PIro Dhimen me vjen me u cudit/

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -------------------------------------------------------


    Cfare?

    What?

    Cosa?


    -------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2003
    Vendndodhja
    Himare
    Postime
    1

    Red face Mbi genjeshtrat e Pirro Dhimes ne Intervisten e dhene........

    Lexova nje teme paksa interesante disa dite te shkuara mbi nje interviste te dhene nga Pirro Dhima. Me terhoqi shume menyra e te argumentuarit ndaj ceshtjeve te jetes se tij dhe konkluzionet qe ka arritur ( Mos valle tani qe vjen fundi i Pirros ne Greqi kerkon fillimin e tij ne Shqiperine e abandonuar dhe te harruar prej 12 vitesh?)


    Persa i perket disa pikave ne interviste, duke qene se Pirron e kam jetuar nga afer per shume vite ne Shqiperi dhe e kam njohur ne Greqi, jam i mendimit se ajo interviste qe nga fillimi deri ne fund s'ishte gje tjeter vecse nje histori e trilluar.

    1. Ne Shqiperi te drejten e studimit se ka humbur vetem Pirrua por e kane humbur dhe shume te tjere, por asnje nuk u cua te ikte dhe te mohonte vendin e tij per shume vite.

    2. Ku ishte Pirrua kur flitej per emrin e tij per kaq vite me rradhe ( 12 vjet jo 12 dite)?

    3. Miqte qe ka ne Shqiperi si nuk e njoftonin per akuzat qe shkruheshin ne emer te Pirros kur fliste kaq shpesh me miqte e tij ( mos nuk jane miq? Apo jane thjeshte te blere?)

    4. Per ndihmesen qe u ka dhene shqipetareve te ndryshem do te deshiroja te pyesja Pirron dhe miqte e vet, se cilin do te ndihmonin nje shqipetare te panjohur apo rrethin e tij familjar/ daja, halla,teze, kusherinj te pare... etj? Per te cilet jam i sigurte qe nuk i takon asnjehere ne vit, as mardhenie telefonike nuk ka me rrethin e tij familjar( pervec babait dhe te vellait). Pyetja qe lind eshte si ka mundesi ky njeri te ndihmoj nje te panjohur kur si ka ndihmuar njerezit e vet?? ( Ku fshihet zemer bardhesia e ketij njeriu?)

    5. Si mund te besojme nje njeri qe genjen per moshen e tij, qe tere keto qe ka paska thene kane qene te sinqerta? ( Mosha reale 31 vjec)

    6. Si mund te kthehet Pirro Dhima ne Shqiperi kur eshte oficer i graduar i ushtrise greke? Per cfare arsye te kthehet ne Shqiperi?

    7. Odiseja ( vellai) dhe ai sherben ne trupen e zjarrefikseve te Greqise.

    8. Si mund ta harroje ne 92 kur ngriti shtangen ne Barcelone dhe tha , " Ja tin heladha"... " Per Greqine" ? Dhe se permendi fare Shqiperine, kur shoku i vet nga gjeorgjia edhe ai ngriti per Greqine tha, " Ne fillim medaljen time ja dedikoj Gjeorgjise pastaj Greqise".... Kush e ndaloi Pirron?


    Mos u mundoni te na hidhni hi syve....
    Shqiperia ska nevoje per njerez si Pirrua!!!!

  5. #65
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pirro Dhima: Ju rrëfej gjithë historinë time shqiptaro-greke

    Peshengritesi i shquar shqiptar, qe ka garuar per flamurin grek duke u shpallur disa here kampion olimpik dhe boteror, rrefen jeten e tij per TV "Klan". Rikujton te gjithe jeten e tij, qe nga lindja ne Tirane, femijeria ne Himare, hapat e para ne palester kur ishte vetem 7 vjec e gjysem, idhujt e tij ne sportin shqiptar, garat dhe incidenti me shkollen e larte qe e detyruan perfundimisht te largohej me 1991 drejt Greqise, me vize te rregullt. Lidhjet me vendin ku kaloi 19 vitet e para te jetes, miqte dhe raportet me emigrantet. Te vertetat dhe legjendat e deklaratave te tij antishqiptare perse e ndjen veten grek dhe pas lenies se shtanges, me cfare po merret tani Pirro Dhima

    Cila ka qene jeta juaj ne Shqiperi?

    "U linda me 13 dhjetor te 1971 ne Tirane dhe mundesite e prinderve te mi nuk ishin aq te mira si per gjithe popullin ne pergjithesi dhe u detyrova te me mbaje gjyshja 9- mujash ne Himare dhe me ktheu tek prinderit ne moshen gjashte vjec ne Tirane. Femje, luanim te Rruga "Elbasanit". Atje rrinim, tek pallatet gjashte-katshe, aty e kishim shtepine".

    Po sportit si ju futet?

    "Sportin e kisha ne gjak. Me pelqente shume, luanim gjithe diten futboll me femijet e lagjes, te gjithe. Ishte afer Klubit "Studenti", aty ishin te gjitha fushat. Kishim organizuar ndeshje futbolli me shkolla te tjera. Tek oborri i shkolles time, shkolla "Labinoti", nga mbrapa ishte dhe palestra e peshengritjes se "Studentit" dhe ajo me solli tek peshengritja. Shkoja cdo pushim te madh tek oborri nga mbrapa shkolles dhe u varja tek penxherja dhe shihja Aleksander Kondon, Erlin Nikollen, Mirjan Hakanin, Muharrem Berishen, Agron Haxhihysenin, Faruk Kslleshin".

    Po vete si vendoset te hynit ne kete sport?

    "Une isha femije qe nuk lija dy gure bashke. Nuk isha i qete si karakter, kerkoja. Hyra ne mundje ne fillim, tek "Studenti", pasi nuk me pranuan ne peshengritje se isha 6 vjec e gjysem atehere. Pastaj vajta tek Klubi "Partizani" ne peshengritje. Per nje kohe te vogel nuk me la babi dhe mami, reaguan duke thene se je i vogel e do te le te shkurter. Ne perfundim, pas nje viti e gjysem, kur isha 7 vjec e gjysem, me 11 prill te 1978, njoha Bujar Bodinakun".

    Pra ishin vetem 7 vjec e gjysem ne ate kohe?

    "Isha 7 vjec e gjysem, isha 1.36 cm i gjate, 36 kilogram. Bujari ishte trajner shume i zgjuar. Klubi "Studenti" atehere nuk kishte grup pioneresh, ne ishim grupi i pare i pionereve, qe ishim tek Klubi "Studenti". Ishim te gjithe cuna 15-16 vjec. Atehere filloi e gjithe puna me Niko Bunecin dhe me Bujar Bodinakun, ne Tirane. Erdhi Bujari tek prinderit, foli me priderit, i qetesoi. Vinte ne shkolle, interesohej per mesimet. Filluan edhe prinderit te jepnin pelqimin dhe te pranonin qe une te vazhdoja peshengritjen. Qe atehere e tutje isha ne stervitje, paradite- pasdite. Ne fakt ne Klubin "Stundeti" ishte Erlin Nikolla, qe ishte ne Institut te Fiskultures dhe kishte ardhur nga Durresi ne Tirane dhe kishte kaluar tek Klubi "Stundeti". Ai me ndihmoi jashte mase ne kohen e pare, pasi shkollen "Labinoti" po e ndertonin nga fillimi, po e benin ne nje vend tjeter, pasi ne fillim ishte te Rruga "Elbasanit" kur shkon per tek Varrezat e Deshmoreve, pastaj e cuan ne vend tjeter. Dhe ne kohen qe po ndertohej shkolla, ne shkonim dhe benim stervitje tek "Mihal Grameno". Benim stervitje ne dreke nga ora 13.00 deri me 16.00 dhe shkoja dhe une me Erlinin benim stervitje paradite- pasdite. Me ndihmoi jashte mase".

    Kur fillove te evidentoheshe si nje nga te talentuarit, qofte me rezultate?

    "Ne 1982 fillova me rekordet e pionereve, filloi te dukej puna e qe andej e tutje. Ne 1988 u konfirmova dhe me ekipin kombetar ne ballkaniada, ne Selanik te Greqise e vende te tjera, merrja medalje te arta. Edhe ne Danimarke ne 1990 kisha dale i 4-ti me te rriturit ne Europian, edhe me te rinjte kishim marre Ballkaniaden, kishim dale dhe si ekip ne vend te pare ne Korce".

    Ne Korce ka qene momenti i fundit qe keni garuar me ekipin shqiptar?

    "Gara e fundit qe bera me ekipin shqiptar. Ishte nje ekip shume i madh, por me mundesi shume te vogla, nuk kishim palester. Mbaj mend, ne Korce atehere kishte ardhur ekipi i Greqise, i Rumanise, i Turqise, i Bullgarise. Ata hanin te gjithe bashke ne sallen e madhe ushqime shume me cilesore, kurse ne hanim nje ushqim tjeter, te diferencuar nga ata. Na kishte kapur edhe barku te them te drejten. Isha me Luanin dhe me cunat e tjere dhe i kisha thene trajnerit, nuk dua t'i them emrin se eshte gjynah. "Cfare po bejme, ne po luajme me keta, na ka zene barku nga ushqimi, s'kemi mundesi, na dridhen kembet, po biem nga pesha, te mos hame nje cop mish". "E pe", tha, "cfare pesoi Erlin Nikolla?", se Erlini kishte thene se "nuk na jepni ushqim te mire ne ekip kombetar". Kur tjetri ha nje vic ne dite, se peshengritesi mishin e ka bazen e ushqimit, sepse do proteinen. "Do te pesosh edhe ti si e pesoi Erlin Nikolla?",- me tha. Per pese vjet Erlini nuk kishte vajtur e ekipin kombetar, e kishin nderprere.

    Te erdhi keq qe u prish ky ekip?

    "Nga njera ane na erdhi keq. Nga ana tjeter, ne Shqiperi ashtu si erdhen gjerat, nuk kishte mudesi per keta peshengrites. Ate qe bera une me Luan Shabanin, me Viktor Mitron dhe me Agim Xhelilin, nuk do kishin kurre mundesi ne Shqiperi te benin ato qe beme".

    Kur ike nga Shqiperia?

    "Ika me 7 shkurt te 1991".

    Perse, cilat ishin shkaqet qe ju iket?

    "Shkaqet ishin shume. Une ika i fundit nga ekipi "17 Nentori". Ne gusht, kur une isha ne Korce me ekipin kombetar, kishin hyre 16 veta ne ambasada. Kishin vajtur ne Gjermani, Itali, ne Hollande. Ishin shume cuna. Kisha mbetur une me Zef Kovacin, trajnerin tim. Si perfundim gjendja ishte shume e varfer, nuk ja vlente te beje stervitje. Na merrte Zefi, "hajde edhe pak". Por mungonte dhe ajo qe ne nuk kishim qejf dhe oreks. Ne nje gjendje te tille nuk te bente pershtypje. Ne garen e fundit, me falni, garen e fundit nuk e kisha bere ne Korce, por ne Turqi. Kishim vajtur e Turqi dhe u ktheva ne nentor te 1990. Me 29 nentor u kthyem nga Turqia dhe kur me pane keta cunat tek Rruga "Elbasanit", me thane, "po ti o gomar u ktheve prap? Ne thame se po rrije atje". Do me thene qe gjendja ishte e tille, sa te gjithe mundoheshin te iknin ne ate moment".

    Po pse zgjodhe Greqine?

    "Sepse jam minoritar, e para. Se ne Greqi e ndjej veten si ne shtepine time".

    Keni folur greqisht me pare?

    "Qe femije i vogel. Gjuha e pare qe mesova dhe fola ishte gjuha greke. Edhe te gjithe ne Shqiperi me thirrnin "o greku ...". Mirjan Hakani nje jete te tere me therriste, "o greko, hajde ketu". Ky ka qene emri im dhe nuk ma thonin me te keq, ma thonin per shaka".

    A ishte e veshtire per ju te garonit per Greqine? Deri ne '90 ishit me unirofmen kuq-e-zi, pastaj per Greqine.

    "Pastaj erdha ne Greqi. Ishte shume e veshtire. Qe te mbaroj pyetje e meparshme. Ne 1990, perpara gares se Korces, kisha takuar Ali Vukatanen. Si minister i Sportit i kisha kerkuar shkollen, qe Institutin e Fiskultures ta jepja pa norma, se muskujt e peshengritesve jane shume me diference, nuk kane shume elasticitet, nuk mund te bejne vrap, vriten me shpejt. Nuk kemi ate mundesine qe kane atletet, jane me elastike. Ali Vukatana atehere ishte njeri i ushtrise, oficer ushtarak. Nuk ishte konkret, nuk ishte ai njeri qe duhej per sportin. E kishin vene atje dhe ai e mendoi dhe me tha qe "Shqiperia do ushtare qe t'i dine te gjitha, te vrapojne e ti bejne te gjitha". Ishte ushtar dhe nuk ishte sportist".

    Dhe nuk e fituat?

    "Dhashe normat para Ballkaniades se Korces dhe si perfundim kapa 31 pike nga 33, qe ishte niveli i mire qe duhej te isha. Nuk ma dhane Institutin e Fiskultures. Mora vesh ne fund fare se kishte hyre edhe cuni i kryetarit te Komitetit te Fush- Krujes dhe une nuk isha ne liste. Rashe shume nga ana morale, nga ana psikologjike, nuk ngrija dot kembet. Gjithe keto gjera qe ndodhen. Kisha bere bisedime edhe me greket, me prisnin. Mora vize te rregullt. Nuk ika te kaloj kufirin ne kembe, ika si njeri".

    Ishte e veshtire per tu larguar? Apo e kishit vendosur?

    "E kisha vendosur qe do ikja nga momenti qe nuk u be puna e shkolles dhe po e shihja qe ne Shqiperi nuk kisha asnje lloj prespektive. Isha dhe ne moshen e duhur qe duhej te ikja. Ne qofte se une do te rrija edhe 2, 3, 4 vjet, do isha i mbaruar".

    A e keni mohuar ndonjehere ne shtypin grek faktin qe keni lindur ne Shqiperi?

    "Nuk e di se kush e ka mohuar, por e ndjen veten sikur jam pak ne gjyq, si ato te akuzuarit. Eshte llogjike dhe duhet te sqarohen keto muhabete. Une u linda ne Tirane, u rrita 19 vjet ne Shqiperi, kam shoke, kam miq. Nuk mohohen keto. Mora shume gjera nga Shqiperia. Kisha gjithe keto trajnere, Bujar Bodinakun, Zef Kovacin, Todi Shaqirin, Niko Bunecin ne ekipin kombetar. A mund t'i mohosh keto?".

    Shtypi ka permendur faktin se ju keni thene ose i jeni shprehur mediave greke se 'duhet te heq dhe cdo pike gjaku shqiptar qe kam'. E vertete apo jo?

    "Eshte turp, eshte turp dhe nuk do merrem me keto thashetheme. Keto jane si thashethemet qe bejne grate mes tyre ne lagje. Nuk dua te merrem, me te vertete me vjen keq. As dua t'i permend. I kam degjuar te gjitha keto, nuk them se i degjoj dhe me dalin nga veshi tjeter. I kam degjuar dhe me ka ardhur keq. Me ka ardhur jashte mase keq, qe jane thene gjera pa i thene une. Po te ishte per t'i thene une, do i thoja. Nuk kam as interesa ne Shqiperi, asnje gje. Jeten time e kam ketu (ne Greqi), familjen time e kam ketu, nuk kam asnje problem me Shqiperine. Nuk mohohen 19 vjet. Eshte gjysma e jetes time, jam 33 vjec".

    A e dini se njerezit kane opinon mjaft te keq per ju ne Shqiperi?

    "E shoh edhe ketu me shqiptaret. Po kur i flas shqip, qeshin. Kujtojne se une nuk flas shqip, kujtojne se i kam inat ose i urrej. Jane gjera normale, cfare t'i jape shtypi, pa qene deklarimi im, eshte logjike".

    A ju ka ardhur keq qe ne stadium, tre vjet me pare, ne ndeshjen Shqiepri-Greqi, ishte nje parrulle "Pirro tradhetar, ne jemi shqiptare"?

    "E mbaj mend. Eshte logjike, eshte shume logjike. Kur rregullon nje klime te tille! Si edhe ketu para ndeshjes Shqiperi- Greqi, disa gazetare dolen e thane: "kazan qe zien stadiumi "Qemal Stafa", "po bejne gati parrulla per Pirron", "po bejne gati per ekipin kombetar". Domethene, kur krijohet nje klime te tille eshte logjike qe te ndodhin keto gjera".

    Po personalisht te ka ardhur keq?

    "Me ka ardhur keq, si te mos me vije keq".

    Jeni larguar me 7 shkurt 1991. Pse nuk jeni kthyer me ne Shqiperi?

    "Jo se eshte larg Shqiperia, sepse eshte ngjitur. Sic e thashe, une jeten e kam ketu, prinderit i kam ketu, nusen e kam ketu, familjen e kam ketu, jeten e kam bere ketu. Eshte shume logjike qe kur ben sport ne nivelin qe bej une, te jesh 9- 10 muaj jashte familjes, te mos shohesh femijet e tu per 9- 10 muaj, eshte shume logjike te mos kesh mundesi te mos mendosh per Shqiperine. Nuk mund te mendosh as per familjen tende. Ishte goca semure, nusja nuk ma thoshte, qe une te isha i qete nga ana psikologjike, qe te beja ate qe bera deri tani. Eshte shume e veshtire te besh shume gjera bashke. Dhe per transportin me autobusat qe gjoja pagova, kur ishin zgjedhjet (ne Himare). Une isha ne Sidnej, ndersa para Australise isha 120 dite ne Qipro".

    Pra nuk ishit pjese e politikes shqiptare?

    "Nuk merrem me politike. Jam sportis, sporti i lidh njerezit nuk i ndan. Politika i prish njerezit".

    Ju ka marre malli per Tiranen?

    "Po me ka marre malli shume. Kam mbaruar Shkollen e Mesme Bujqesore, kur shkon per ne Kombinat, nuk di nese eshte akoma. Atje kalova kater vjet, vitet me te bukura. Isha i ri, isha 16- vjecar".

    Kur te ktheheni ne Tirane te vetmet gjera qe do te mbani mend jane Xhamia dhe Sahati, Tirana ka ndryshuar...

    "E shoh, kam marr sac televiziv dhe shoh lajmet kohet e fundit tani qe jam kthyer ne shtepi. Mundohem te marr vesh. Me thone shoket qe eshte ndryshuar Tirana, ka bere shume gjera, jane bere pallate, eshte bere nje hotel tek Stadiumi "Qemal Stafa" prane Universitetit. Jane bere shume gjera. Po mundohem t'i mendoj si mund te jene, por..."

    Keni miq ne Tirane?

    "Kam. Ata vijne ketu dhe me shohin, por kam edhe miq qe kam lidhje telefonike".

    A do vini se shpejti ne Shqiperi? Eshte dhene nje lajm se do te vini me rastin e sjelljes se eshtrave te Aleksander Kondos.

    "Po, eshte nje rast i mire per te ardhur ne Tirane, per te nderuar kete shok, do te bej te pamunduren qe te jem aty. Besoj se do te kemi dhe raste te tjera me vone".

    Cila eshte familja juaj?

    "Familja ime eshte nusja, nje ish- gazetare ne mediat greke. Kam gocen e madhe Elenin, Viktorin qe eshte cun. Goca e madhe eshte 9 vjec e gjysem, cuni eshte 7 vjec dhe goca e vogel, Maria, qe eshte 5 vjec".

    Ju i keni thene nje gazete shqiptare qe femijet tuaj flasin shqip.

    "Jo se femijet e mi flasin shqip. Dakort, goca e madhe kupton shqipen dhe kupton disa fjale, sepse kisha me shume kohe te merresha me te. Dy femijet e vegjel tani po i shoh. Jam me afer tyre".

    Kush ja ka mesuar shqipen?

    "Une ja mesova goces se madhe".

    Me se merreni tani?

    "Tani jam ushtarak. Me ka vene qeveria ne ushtri dhe merrem me sportin ne pergjithesi te ushtrise. Me ushtaret qe vijne sportista kemi bere nje reparti ushtark qe merret me sportin. Jam ne ushtri por merrem me sportin, ate duhet te kuptoje shumica, qe une jam sportist. E dyta, jam ne Federaten Greke, jam ambasador i peshengritjes ne Greqi, shkoj ne neper shkolla flas me femijet, zgjedh talente per peshengritjen".

    Kerkoni te hyne ne politiken greke?

    "Ne asnje menyre. Mua populli grek me ka dashuruar 100% dhe nuk kam si te ndaj 50%-shin me ngjyra".

    Po per politiken shqiptare keni interes?

    "Me intereson sic ju thashe me pare. Kam deshire qe Shqieria te ece dhe di qe ka bere perparim te madh. Nuk eshte Shqiperia qe e lashe. Eshte e ndryshme. Shumica thote qe ke share Shqiperine. Kam share Shqiperine e Enverit, si diktature, politiken e Enver Hoxhes. Si te gjithe shqiptaret e shajne akoma edhe sot. Qe atehere e tutje une nuk e njoh me politiken e Shqiperise.
    E di qe ka bere hapa perpara, me pelqen qe po ben hapa perpara dhe me intereson qe Shqiperia te ece perpara, te hyje ne Europen e Bashkuar. Populli shqiptar eshte i vuajtur, ka vuajtur 500 vjet me turqit, ka vuajtur me Zogun, ka vuajtur me Enverin. Boll me. Te hyjme ne politike me mendje te hapur, t'i hapim rruge njerezve, t'i japim pune popullit, te bejme gjera per popullin".

    A e besonit ne momentet e para kur niset te merreshit me peshengritje, se nje dite do te ishit tre here fitues i medaljes se arte olimpike dhe fitues i medaljes se bronxe?

    "Qe atehere shihja revistat qe me jepte Niko Buneci, ish- trajneri i ekipit kombetar shqiptar dhe shihja Aleksejvin, Juri Vardanjanin, shihja shume sportiste te medhenj dhe nuk e besoja kurre se nje dite do te hyja ne ate reviste dhe do te isha madje dhe ne faqen e saj te pare".

    Po nga peshengritesit shqiptare, cilet kane qene modelet tuaj?

    "Modelet e mi shqiptare ka patur, sepse une u rrita bashke me to. Kisha Erlinin (Nikolla) tek Klubi "Studenti", pastaj kisha Mirjan Hakanin tek Klubi "17 Nentori". Stervitesha dite per dite me ta. Ata ishin atehere emrat e Shqiperise".
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nja tre vjet me pare, ne faqen e internetit te Pirro Dhimes (www.pyrros.gr), te vendi i biografise (versioni anglisht) shkruhej se ishte nga Himarra e Epirit te Veriut dhe se Pirro vete ka pas qene persekutuar nga rregjimi komunist shqiptar ngaqe ishte me origjine greke. Nuk e ve doren ne zjarr se sa ka qene i detyruar ta pranoje ate permbajtje dhe sa e ka ideuar vete. Qe te mos ja kete pasur idene fare per dicka te tille pak si zor te besohet kur behet fjale per faqen personale ne internet, por prape mbetet si mundesi. E pashe faqen prape sot por kishte ndryshuar dhe nuk kishte version ne anglisht. Ata qe marrin vesh greqisht jane te lutur te na sqarojne ne ka akoma referenca te Vorio Epirit apo jo.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #67
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Per informacion vellai i Pirro Dhimes ne 97 deklaronte neper mediat greke se do kthehej ne Shqiperi te clironte Himaren. Pirro e ka paraqitur veten ne kete histori njelloj me shume sportiste te tjere qe u eshte dashur te largohen nga vendi si pasoje indiferences se shtetit por ajo qe ndryshon mes tij dhe te tjereve eshte ekspozimi i tij dhe i vellait te tij si antishqiptare ... ndoshta i kane detyruar dhe nuk e kane bere per aresye perfitimi ... por valle t'u kene bere presion vetem atyre ???

  8. #68
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Eshte interesante se si Pirro Dhima, i ka vene djalit emrin e te atit, zakon ky shqiptar dhe shume i vjeter madje, dhe un e di qe ai i ka mesuar femijeve shqip, atje ku thote se u ka pas thirrur greku, ka shume te drejte, ashtu sic u kane pasur thirrur te gjithe himarjotet ne ate kohe nga doktorr Enver qe mbaroi ne France. Megjithate cfare eshte e papranueshme, eshte qe te thote se eshte minoritar dhe ta lidhi ate me faktin se eshte minoritar, kur ne dime sipas pemeve gjenealogjike, se fisi Dhima del qysh nga 1500 ne Himare, madje na del dhe ne kalabri dhe ne jug. Ka disa teori qe thone se ky fis iku u shperngul kur ra shqiperia nen sundimin osman, dhe se u kthye perseri. Dhima ka dhe ne permet ne mos gabohem dhe ne nje vend tjeter ne jug, por nuk kane lidhje direkte me trungun e Himares, te pakten keto 200 vitet e fundit. Te kene qene minoritare qysh atehere valle ?

    Ne Himare, flitet se nje nga stergjyshrat, ose me sakte katragjyshat e Dhima-ve, ka ardhur nga Progonati dhe ka kaluar malet, kur u be masakra e progonatit nga Turqit. Kur erdhi ne Himare pa Dhima te tjere, te cilet lidhet me teorine se ata mund te kene ardhur nga kalabria per here te dyte ne atdheun e tyre, sic u kthyen shume familje. Nermin Vlora dhe nej tjeter studies arberesh e nxjerr prejardhjen e ketij mbiemri nga fjala "dhimbje", por ne dialektin e vjeter te shqipes.

    Gjynah si po i shkaterrojne emrat ne Greqi, dhe ky njeri tradhetoi te paret e vet. Fatkeqisht nuk eshte i vetmi, por tradhetia e tij ka shije akoma me te hidhur se eshte personazh i madh ne boten e sportit. Pirro Dhima do kujtohet per origjinat e tije nje dite, por do jete shume vone. Tashme shqiptaret nuk duan me te kene te bejne me te, dhe here them se nuk kane cna duhen keto lajme qe flasin per kete here pas here, por mbase mund te sherbejne si nje kujtese qe gjera te tilla mos te perseriten me ne te ardhmen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 26-02-2005 më 16:14
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #69
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Γεννήθηκε στις 13 Οκτωβρίου 1971 στη Χειμάρρα της Βορείου Ηπείρου.

    :-(

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22
    Ka nje dallim te madh kur flet me goje Pirro Dhima, dhe kur flasin tellallet e paguar per te shpifur dhe propoganduar urrejtje midis nje sportisti dhe opinionit publik shqiptar, si ne Greqi edhe ne Shqiperi.

    Gezohuni me sukseset e Dhimes, pasi nese Greqia i ofroi ato mundesi qe nuk ia ofroi dot Shqiperia, hapat e para te karrieres se tij ai i hodhi ne Shqiperi. Sic eshte sot shtetas grek, ka qene edhe shtetas shqiptar per 19 vjet.

    Albo

Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •