Close
Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 295
  1. #41
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Vampires that acts like humans who act like vampires

    Filmi "Interviste me vampirin"

    Boke e ca lidhje kishtje kjo me arsyetimin? Tek ajo qe the fillimi pram del Ishim partizane........ Pra fabrika prodhuse njifet i ruhet copyright-i . Per dhimen po flitet ndrrim KOMBESIE jo QYTETARIE. Pra snjifet mo hic per shqiptar vetem ne statistikat e tij thuhet qe ...Originally from ALBANIA...

    Mos ngatrro shiun me bresherin. shiu te lag ...Bresheri te lag me dhimje
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Po si ta dallojme nje shqiptar me "gjak shqiptari" nga shqiptari me "jo gjak shqiptari"?
    Burre te ben fjala e vene ne vend me vepra. Njihuni me fjalet, njihuni dhe me veprat dhe do ta keni shume te lehte per te bere dallimin duke pare se sa mire ballafaqohet fjalet qe dalin nga goja me vreprat e tyre.

    Edhe vete Zoti, krijesat e tij ka per ti gjykuar nga veprat.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    -----------------------------------------------------------------

    Pavaresisht nga ato qe ka thene ose ka bere Pirro Dhima (qe i njohim te gjithe), me shume doja te theksoja aktualitetin e thenies: "Guri i rende ne vendin e vet". N.q.s eshte pikerisht Pirro Dhima qe pas kaq vitesh kerkon te beje nje kthese te tille (shpresoj te sinqerte) atehere une arrij ne konkluzionin se nuk ka sesi emigracioni te mos na rrije ngushte te gjitheve. Pirro Dhima qe ne Greqi kapi qiellin me dore dhe u trajtua si hero, por qe ne Shqiperi njohu perbuzjen (me te drejte) e gjithe shqiptareve, kerkon origjinen e tij! Per mua dhe besoj per te gjithe ata qe jetojne jashte shtetit kjo eshte shume domethenese.

    -----------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  4. #44
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Bayo,

    fjala eshte per shqiptarin ne pergjithesi.

    Nga do ta dallojme kush eshte me shume e me pak shqiptar? Albo thote nga veprat. Dakord. Dmth kush ben me shume per memedheun eshte me shume shqiptar. Po cdo me thene "te besh me shume? Te luftosh? Te shkruash? te lavderosh? apo te shash?

    Albo thote nga prejardhja gjenetike. Do t'u shohim ADN secilit shqiptar? Ja e pame. Kush do na sherbeje si etalon per shqiptarizmin gjenetik dhe pastaj te bejme krahasimin me secilin nga ne?

    Albo po ashtu thote qe Himara eshte minoritet. Shqiptaret thone qe nuk eshte. Greket thone qe eshte. Mirepo greket thone qe i gjithe jugu eshte pjese e Greqise (Vorio Epir), pra do na dali qe eshte minoritet per ne ketu. Dhe si rrjedhim gjysma e shqiptareve na del greke, simbas arsyetimeve me te fundit qe behen ketu.

    Do ta dallojme nga feja? "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"?. Me sa dime nuk ka fe shqiptare. Pra nuk ka shqiptar me fe shqiptare,
    Jemi ndare ne myslimane e te krishtere. Greket thone qe shqiptaret e krishtere ortodoks jane greke, ne themi jo. Cfare na ben kjo me shume shqiptare?

    Do ta dallojme nga gjuha? Albo thote "Te jesh shtetas shqiptar, te flasesh shqip, nuk te fal automatikisht kombesi shqiptare."

    Atehere une do te pyes: Nga do ta dallojme shqiptarin e vertete nga jo i verteti? Ate me gjak shqiptari dhe jo shqiptari?
    .

  5. #45
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Albo ti diku me lart u shprehe "Ndertoje dhe do te vine" kur ju referove Pyrros Dimas per here te pare dhe me pas deklaron qe ai eshte Grek dhe ne Shqiperi do vije si turist.
    Dmth me sa e kam kuptuar une ti ke dashur te thuash qe hajt te ndertojme Shqiperine qe te vijne turista Greke?!
    Nuk te duken pak kontradiktore theniet e tua?
    timeo Danaos et dona ferentes

  6. #46
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Postuar më parë nga Bokerrima
    Bayo,

    Atehere une do te pyes: Nga do ta dallojme shqiptarin e vertete nga jo i verteti? Ate me gjak shqiptari dhe jo shqiptari?
    .



    - Nuk je Shqiptar nqs ti ose ndonje nga familjaret e tu ka qen anetar i Partise se Punes te Shqiperise .
    - Per me teper nuk je shqiptar nqs ti ose familja jote nuk eshte denuar ose internuar nga regjimi i Enver Hoxhes, se per se je denuar nuk ka rendesi , mjafton qe je denuar .
    - Po qe se je familje veteranesh harroje , je serbo-malazez.
    - Po qe se familja jote eshte vendosur ne Tirane midis viteve 45-90 , i perket njeres prej pakicave greke , maqedonase ose rumune .( ke te drejte te zgjedhesh ke te duash nga keto pakica) .
    - Po nuk i mbrojte me fanatizem idete Berishjane , nuk ke nivel intelektual , s merr vesh nga politika dhe s je Shqiptar .
    Shpresoj te mos hysh ne ndonje nga keto grupe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Taulant _NYC : 23-10-2003 më 15:15

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk jam une qe shkruaj gjera kontradiktore, por jeni ju qe dyshoni gjithcka pasi ende nuk keni medituar dhe reflektuar mbi ate temen universale, cdo te thote te jesh shqiptar. Egziston nje teme ne kete forum ku edhe une kam shprehur mendim mbi kete.

    Ne asnje vend une nuk kam thene qe "Himara eshte minoritet", ate e keni thene ju vete me reagimet tuaja te provokimeve greke prej shqiptaresh te medhenj. Vete fakti qe ju reagoni ndaj provokimeve greke ne shtyp e ne media, hap nje debat historik, politik e shoqeror qe nuk duhet hapur, pasi nuk ka aspak vend per debat ketu. Kete debat greket duan ta ngrejne nga kuadri i mosmareveshjeve Shqiperi - Greqi dhe ti japin statusin e nje problemi nderkombetar te pazgjidhur.

    Une shqip e kam thene edhe e them, Himara ka qene, eshte dhe do te jete toke shqiptare, por kjo nuk do te thote qe te gjithe ata njerez qe jetojne ne Himare jane "shqiptare" pasi keshtu u pelqen ju te mendoni e gjykoni. Ne Himare dhe ne Jugun e Shqiperise jetojne minoritare greke, qe jane ne MINORANCE krahasimisht me shqiptaret. Ndryshimi midis qendrimit tim dhe tuaj eshte se une e njoh ekzistenden e minoritareve greke ne jug te vendit, dhe respektoj voten e tyre per ate force politike qe atyre u pelqen te votojne, kurse ju mohoni ekzistencen e ketij grupimi minoritaresh pasi sipas mendjes tuaj "keshtu i kunderviheni propagandes greke". Une u them, qe ky mohim i ekzistences se minoriteteve dhe kjo ndjenje e verber qe ju shtyn te shqiptarizoni me zorr edhe ata qe nuk jane shqiptare, nuk e ndihmon ceshtjen tone kombetare, perkundrazi, e demton ate ashtu edhe sic a ka demtuar deri me sot.

    Nuk ka vend ne kete forum per te hapur 'debat historik' nese Himara eshte toke shqiptare apo greke, pasi ky nuk eshte forumi grek, eshte forumi shqiptar. Shqiptaret nuk kane nevoje te bindin shqiptaret qe Himara eshte toke shqiptare, ashtu sic nuk kemi nevoje te na mesoje kush se tokat e epiroteve shqiptare, pasardhes se Gjergj Kastriotit shkojne deri ne Preveze qe sot eshte nen kontrollin grek.

    Ju zgjidhni te beheni pale e lojes qe greket me aq mjeshteri thurrin ne Athine e ne Tirane, duke luajtur me Himaren dhe me mendjet tuaja, une i injoroj keto provokime pasi e di qe reagimi me i vogel interpretohet si vertetim i pretendimeve greke, vetem ata qe kane dicka per te fshehur apo qe zihen ne faj, reagojne sic reagoni ju. Ky nuk ka qene as provokimi i pare dhe nuk do te jete as i fundit i grekerve ne Shqiperi, por ne nuk mund tia lejojme vetes qe te biem pre e ketyre provokimeve duke hequr vemendjen nga problemet madhore qe kalon vendi.

    Pirro Dhima nuk ka qene ndonjehere shqiptar, ai ka patur vetem nje shtetesi shqiptare dhe eshte me origjine greke. Une as nuk pres qe ai te sillet si shqiptar (ndryshe nga sportistet e tjere shqiptare ne Greqi) dhe as te tregoje ndonje dashuri e simpati te vecante per popullin dhe token ku lindi. Megjithate, ne prape jemi krenar qe Dhima ka arritur ate sukses qe ka arritur pasi ishte Shqiperia qe zbuloi e para talentin e tij, ishte Shqiperia qe i dha mundesine per te filluar ate karriere qe ai e kurorezoi ne Greqi. Sigurisht qe kushtet e Shqiperise ishin te tilla qe Dhima duhet te shkonte ne stervitje pasi hante buke me djath e me ullinj (sic ka treguar vete ne nje interviste ne 1994), por prape mund ta konsideronte veten te privilegjuar pasi Shqiperise asnjehere nuk i kane munguar dhe as nuk do ti mungojne talentet ne sportin e peshengritjes.

    Ai eshte i mirepritur te vizitoje Tiranen e mbare Shqiperine si turist grek dhe une nuk pres qe ai ta konsideroje ndonjehere Shqiperine Atdheun e tij. Dua vetem qe ai te tregoje respektin e duhur ndaj Shqiperise dhe shqiptareve pasi nuk i kemi ndonje borxh Pirro Dhimes apo kujtdo, eshte ai qe i ka borxh pak respekt ketij populli.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #48
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    Sic jam shprehur edhe ne temen e Manjanit, artistet/sportistet shqiptare qe sot e gjejne veten te nizamizuar nga Greqia, nuk e kane humbur as dashurine per vendin e tyre dhe as per njerezit qe kane lene pas, pasi po te hidhnin poshte Shqiperine, do te thote te hidhnin poshte gjysmen e jetes se tyre. Si gjithmone shtypi dhe propaganda greke i perdorin sportistet e suksesshem shqiptare si mjete propogandistike per te goditur moralisht dhe provokuar gjithe shqiptaret.

    Pirro Dhima nuk eshte engjell por as djall sic e pershkruajne disa. Ne kohen e duhur, ne momentin e duhur, te gjithe sportistet dhe te gjithe shqiptaret ne Perendim, do te lene pas jetet e tyre te suksesshme ne Perendim ne kembim te qetesise shpirterore ne Shqiperi.

    "Nese e nderton, ata do te vine..."

    Nuk eshte ky post aludim se Pirro Dhima eshte Shqiptar apo me bejne syte mua?
    timeo Danaos et dona ferentes

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga une jam Z...
    Nuk eshte ky post aludim se Pirro Dhima eshte Shqiptar apo me bejne syte mua?
    Manjani, Shabani, Xhelili, Goga e te tjere sportiste shqiptare ne Greqi nuk e kane jane ne te njejtat pozita me Pirro Dhimen. Dhima greqishten e ka gjuhe te nenes, keta greqishten e kane gjuhe te mjerkes.

    Nuk eshte se nuk kupton, problemi yt eshte se nuk deshiron te kuptosh.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #50
    ne kerkim
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Postuar më parë nga Albo
    Nuk eshte se nuk kupton, problemi yt eshte se nuk deshiron te kuptosh.
    Lexo titullin e temes dhe beja edhe njehere kete pyetjen me larte vetvetes.
    Mua personalisht nuk me intereson shume kjo ceshtje pasi ja kam hequr vizen me kohe Dhimes e Ko. thjesht doja te dija qendrimin tuaj pasi me duket kontradiktor dhe i paqarte.
    Une perpiqem te kuptoj me aq sa kam mundesi pasi na ndan nje rrjet i gjate kabllor nga kompjuteri ne kompjuter dhe nuk kam mundesi te te "futem ne mendje" e te shkoqis se c'do te thuash pervec ketyre qe shkruan ketu.

    P.S jashte teme po edhe nje pyetje tjeter. Tani OrthoDoksise duhet ti referohemi OrthoDHoksi? E di qe do e marresh si provokim pasi me sa shoh ashtu i kapke te gjitha gjerat po thjesht per korrektesi ne postimet e mia te ardhshme.
    timeo Danaos et dona ferentes

Faqja 5 prej 30 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •