ALBO,
nuk kam qejf te bej debat me ty per disa arsye.
Se pari e respektoj punen qe ben per ngritjen e forumit per te gjtihe Shqiptaret si dhe idete me vlere qe sjell ne te.
Se dyti, mendoj se ti je larguar nga Shqiperia ne moshe te re dhe ndoshta s'ke mundur ta njohesh me mire. Shpresoj me kupton se nuk dua te te ofendoj ne asnje menyre por eshte normale qe njeriu te krijoje ide te gabuara kur eshte larg, se sic thote populli i mencem ShqiptarL: larg syrit larg zemres.
Se treti : edhe une jam bere burre jasht vendit si i thone fjales, dhe edhe une nuk jam aq i sigurt ne ato qe di sa te ngre nje debat te madh per ti argumentuar ato, por mjaftohem ti shpreh idet e mia qofte edhe te gabuara, duke shpresuar se te tjeret do te mund te me ndihmojne te kuptoj me mire.
Por per kete mesazhin e fundit me duket se ideja jote eshte e gabuar. Pirro Dhima nuk eshte Grek. Sic tha edhe njeri me gjak Grek me lart, babai i Pirro Dhimes s'flet Greqisht e eshte i lumtur te banoje ne vendin e te pareve te vet: Shqiperia!
Vete Himara sic thashe me lart nuk eshte Greke dhe s'ka qene asnjehere, as para 10 vjetesh as para 1000 vjetesh as para 5 mije vjetesh e as para 1 milion vjetesh. As sot e as ka per te qene ndonjehere!!!!!
Dhe nuk dua te flas me per kete gje se ate e vendos vetem nje gje, dhe une jam pacifist nga natyra!
Kur shovinistet Grek donin te shkaterronin shtetin Shqiptar te sapolindur ne 1912 ata u ndaluan ne Himare nga populli Shqiptar. Lufta me ata terroriste vazhdoi per shume kohe por barbarizmit te tyre do ti vije fundi vetiu sepse eshte nje akt johuman, eshte nje akt shtazor.
Se dyti, te lutem ti kerkosh falje popullsise Shqiptare me etnicitet Grek per epitetin qe u dhe si vegla te Enver Hoxhes. Hoxha vet ishte nje njeri pa repsekt per familjen e tij, i cili vrau burrin e motres qe e kishte mbajtur me buke, i cili s'kishte respekt per babain e vet dhe i cili ishte ne pergjithesi nje njeri i pamoralshem. Por duke thene se Hoxhen e sollen ne pushtet Greket ti nenvlereson luften e dhjtra mijera Shqiptare qe luftuan kunder okupimit fashist nazist, te cilet vuajten urine, torturat, kampet e perqendrimit, terrorin psikologjik te pushtuesve dhe ndihmesve te tyre te shitur. Fakti qe nje psikopat si Hoxha u be kryetar i qeverise eshte nje testament qe ne te ardhmen njerezit sociopath dhe te pameshirshem te mos lejohen me te marrin ne dore frenat e pushtetit dhe te lejojne te shesin ne pazar vendin e tyre, popullin Shqiptar por edhe familjet e tyre qe ngelen ne mes te 4 udheve.
Mijera Grek vuajten ne burgjet e Hoxhes sepse ai debili, gomari, sociopathi, kishte nje frike patologjike nga Greqia.
Por edhe nje gje: ti je nje djal i sinqert dhe e ke shpallur se emrin e familjes e ke PAPA. A e di ti se nga cila gjuhe vjen ky emer?
Nuk dua te beje asnje spekulim, por Shqiptaret kane qene ne keto troje per 5 a 6 mije vjet, dhe kemi pasur rastin te kontaktojme shume kultura te ndryshme qe e kane pasuruar vendin e kulturen tone. Qindra mijera Shqiptare kane emra Turq, por s'do te thote se jane Turq. S'kemi pse sqarojme se nga vjen emri apo familja e njerit apo tjetrit. Ne vleresojme aktet: cfare ben ky apo ai politikan per interest e vendit, per mireqenien e popullit, per kushtet e emigranteve, per edukimin, per paqen, per Kosoven, per Maqedonine, Malin e Zi e te gjitha trevat Shqiptare.
tung djema
Krijoni Kontakt