Close
Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 295
  1. #221
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    A ka ende shqiptaria ndonje burre si Avni Rustemi se na duhet nje per Piros Dhimasin ?

    Hallall e ka nga gjithe Shqiptaria

  2. #222
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Nuk bëhet fjalë për një tradhëtar më tepër, por për dobësitë që kemi ne si shqiptarë. Në vend që të thellohemi në atë që kemi trashëguar dhe që mburremi me të madhe se jemi, jami të gatshëm të shesim çdo gjë për hir të parave.


    Deshi Zoti që të parët tanë nuk kishin këtë mendje, se sot nuk do të ekzistonim dhe ndoshta do ishim katandisur në një minoritet.




    Gjithë të mirat.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #223
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Kore raciste greke ndaj Sotir Ninit
    Nga Athina, Marko Caka


    Pas Edvin Muratit dhe Alban Bushit ka qenë radha e futbollistit Sotir Nini që të bjerë pre e sulmeve raciste të tifozëve grekë. Pa nisur mirë karrierën sportive futbollisti i lindur në Shqipëri është gjetur përballë një sulmi racist grek gjatë ndeshjes javës se 19-të PAOK-Panathinaikos. Sapo Nini ka prekur topin në minutën e 3-të në shkallet e stadiumit “Tuba” të Selanikut kanë vërshuar breshëritë e monedhave dhe shisheve plastike ndaj lojtarit. Madje parullat raciste ndaj futbollistit shqiptar kanë filluar dhe nuk pushuar deri ne fund të ndeshjes. Të gjitha mediat greke i janë referuar me tituj të mëdhenj ngjarjes, duke dënuar gjestet raciste të tifozëve grekë dhe duke i cilësuar si një turp për të gjithë kombin grek.

    Titujt

    Gazeta greke “Gooal news” e niste numrin e djeshëm me titullin “Parulla Antikombëtare dhe shishe ndaj Ninit”. “Për disa ai nuk ka të drejtë të shpalosë talentin futbollistik dhe këta janë vetëm disa grekë”, - vazhdon në komentin e saj gazeta “Gooal news”. Ndërkaq, parrulla raciste “Shqiptar, shqiptar nuk do të bëhesh grek kurrë” nuk ka pushuar gjatë gjithë ndeshjes në shkallet e stadiumit të “Tubës”. Sipas gazetës së madhe “Gooal” tifozët janë acaruar më tepër në minuten 14-të në kohën që futbollisti shqiptar po gjuante një goditje nga këndi dhe në këmbët e tij kanë vërshuar monedha dhe shishe plastike, duke bërë që gjyqtari anësor Tyflon Cahelidhi të ndërpresë lojën për disa minuta. Por reagimi i tifozëve ka filluar të bëhej edhe më i ashpër duke ofenduar Sotir Ninin dhe origjinën e tij “Fige apo dho re Kolo-alavane” (Ik nga këtu more bythë shqiptari). Gjatë kësaj kohe për t’iu shmangur një episodi të vërtetë u desh që Sotir Nini të shoqërohej nga kapiteni i PAOK-ut dhe ish-kampioni i Evropës, Theodhori Zagorakis, ndërsa tifozët i ishin afruar kangjellave duke e sharë dhe pështyrë me fjalë nga më raciste. Gazeta “Athlitiko Iho” shkruan: “Turp me sulme raciste të tifozëve grekë ndaj Ninit”. Kështu e nis komentin e saj e përditshmja sportive, duke dënuar aktet raciste që ndodhën në fushat greke, ndaj futbollistëve të huaj, teksa këtë radhë viktimë e tyre ka rënë futbollisti i Panathinaikosit, Sotir Nini. “Vrer dhe parulla raciste janë hedhur në fushë ndaj talentit shqiptar Sotir Nini”, - i komenton veprimin antisportiv dhe racist gazeta ‚“Athlitiko Iho“.



    Për Himarën

    Në komentin e gazetë “Athlitiko Iho” theksohet se për grekë duhet ta dinë se vorio-epirotët e Himarës nuk janë grekë. “Duke qenë se janë të lindur në Shqipëri, ata janë vetëm shqiptarë. Ky është turpi i grekëve kur talenti Sotir Nini po bën përpjekje për t’u helenizuar dhe të pajiset me pasaporte, disa po hedhin baltë mbi origjinën e tij, duke mos njohur talentin e pasur që ka”.



    Për talentin

    Gazeta greke “Sportime” shkruan me germa të mëdha në faqe të parë “Tuba, tuba Vietnam, Turp!” dhe vazhdon më tej: “të papranueshme parullat raciste ndaj Ninit duke rënë përsëri viktimë e racizmit, ndërkohë që fubollisti është një talent i rrallë i futbollit grek dhe nuk e meriton që të sillen në një mënyrë të tillë duke turpëruar dhe Greqinë”.



    Skeda personale

    Emri: Sotir Nini

    Datëlindja: 3 prill 1990

    Vendlindja: Himarë, Shqipëri

    Gjatësia: 1.73 m

    Kombësia: Shqiptare

    Pozicioni: Mesfushor i djathtë

    Klubi aktual: Panathinaikos FC

    Klubet e mëparshme: Apollon Smyrna

    Si profesionist nga: dhjetor 2006

    www.albania-sport.com

  4. #224
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Sa çudi me vjen me ne Shqiptaret!
    Ne vend ti urojm ketij djali te eci mire me sportin ne te ardhmen dhe te behet akoma me i mire se'ç eshte po e quani ''tradhetar''
    Pse quhet tradhetar nje femi (nuk ka mbush 17 vjeç akoma) e ngateroni me politike
    Sotiri eshte rritur ne GR dhe aty vet greket e zbuluan si lojtare.Pse ai te mos luaj per ta? kur ai dhe vet familja e tij jeton aty?
    Pse nuk e zbuloi Federata e Futbollit Shqiptar me para? ku ishin...apo flinin gjume?

    Sa per parrullat rraciste qe jan then kundra tij, kshu behet me te gjithe tifozat greke,kundra skuadres kundershtare.Pse pak than per Salpigjidhin?(lojtare greke)

    Nuk i kushton asgje asnjerit nqs e leni pake rehat te shikoj punen e tij dhe te ardhmen e tij!!!
    I uroj suksese ne karjeren e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga _Elena_ : 07-02-2007 më 16:57

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga _Elena_
    Sa çudi me vjen me ne Shqiptaret!
    Ne vend ti urojm ketij djali te eci mire me sportin ne te ardhmen dhe te behet akoma me i mire se'ç eshte po e quani ''tradhetar''
    Pse quhet tradhetar nje femi (nuk ka mbush 17 vjeç akoma) e ngateroni me politike
    Sotiri eshte rritur ne GR dhe aty vet greket e zbuluan si lojtare.Pse ai te mos luaj per ta? kur ai dhe vet familja e tij jeton aty?
    Pse nuk e zbuloi Federata e Futbollit Shqiptar me para? ku ishin...apo flinin gjume?

    Sa per parrullat rraciste qe jan then kundra tij, kshu behet me te gjithe tifozat greke,kundra skuadres kundershtare.Pse pak than per Salpigjidhin?(lojtare greke)

    Nuk i kushton asgje asnjerit nqs e leni pake rehat te shikoj punen e tij dhe te ardhmen e tij!!!
    I uroj suksese ne karjeren e tij
    elena te di vajze te zgjuar , greket duan vetem perfitime nga shqiptaret si kane bere me shume sportiste . dhe sa per zbulimin nuk do te thote gje se eshte zbuluar ne greqi aq me keq qe dhe e kane share kjo duhet ta beje te llogjikoje me shume si vendi jot nuk ka , aty ku te presin me krahe hapur te gjithe

    nejse meqe ne shqiperi nuk fitohet shume para atij mbase i leverdis me shume atje .

    /me splas elena big hugsssssssssssssssssssssssssssss

  6. #226
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Luard nuk ka te bej me zgjuarsin keto qe shkrova me lart
    Ndoshta ka te bej me disa gjera qe une di me teper se te tjeret persa i perket ketij personi
    Sa per rracizmin greqia ka qen dhe mbahet per rracizem por me larte une shpjegova dicka dhe thash qe ato parrulla rracizmi qe u than per Sotirin greket i thon dhe per vet vendasit,patjeter qe ne menyr tjeter.
    Kushdo qe te ishte mendoj se do vepronte njesoj, do shikonte per te ardhmen e tij aty ku i jepej mundesia

    /me hugssssssssss

  7. #227
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Citim Postuar më parë nga SKORPIONSKING
    ah se dija qe ....ashtu eshte nje muhabet dmth qe e njihke personin ne fjale .
    dhe duku ndonjehere nga chati
    Yt mistrec se nuk e njof ne ate menyr qe mendon ti
    Eshte me i vogel se une,ama qe e njof personalisht mos ta vesh ne dyshim
    Nuk kam hyre shume ne chat se jam busy me pune, prandaj, do mundohem ama

  8. #228
    http://www.youtube.com/watch?v=Jr_u5zwUExM

    Sotir Nini, 16-vjeçari shqiptar i Panathinaikosit

    Futbollisti i ri shqiptar, me origjinë nga Himara, luajti 90 minuta me ekipin e parë të Panathinaikosit

    Ramadan Bigza

    Nuk është Pirro Dhima, por një djalë i vogël nga Himara. Sotir Nini, futbollisti 16 vjeçar i Panathinaikosit, ka eklipsuar gjithçka në javën e 16 të të superligës greke. Fotografi, tituj "bombastikë", komente të shumta, që i kushtohen atij, kanë mbushur dje gazetat sportive në Greqi. Dhe kur të gjitha këto thuhen për një talent të madh shqiptar, është i ligjshëm interesimi ynë për ta bërë publik një gjë të tillë. Kurrsesi nuk mund të heshtësh kur ke kaq shumë për të thënë.
    Ky 16 vjeçar i vogël është shfaqur madhështor në ndeshjen e tij të parë në superligën greke.Ai jo vetëm që ka luajtur plot 90 minuta, por ka qenë një nga futbollistët më të mirë të ndeshjes Panathinaikos Egalio (1 0), që u luajt të dielën në darkë në stadiumin "Olimpik" të Athinës. Ka qenë kjo arsyeja, që ai është vlerësuar me notën më maksimale, që iu është bërë futbollistëve të jeshiltë në këtë ndeshje. Eshtë kjo arsyeja që shtypi shkruan me superlativa, si "Gjeneral Nini", "El Ninio", "Dekalogu i El Ninios", "Sotiri... dhe shpëtimtari", "Nga fëmijë... u bë burrë", "Thuaji djali im" etj., etj.
    Sotir Nini është futbollisti më i ri i aktivizuar deri tani në superligën greke. Ai e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë në superligë të dielën, më 7 janar 2006, në moshën 16 vjeç e 9 muaj. Ndërkohë që futbollisti më i ri i aktivizuar në kategorinë A të kampionatit grek është Kostas Antoniu, i cili është aktivizuar në ndeshjen Iraklis Panathinaikos, më 26 dhjetor 1977, kur ai ishte 15 vjeç, 8 muaj e 7 ditë. Antoniu ishte i datëlindjes 19 prill 1962. Sotir Nini, që është i datëlindjes 3 prill 1990, është futbollisti më i ri që ka arritur të luajë me një ekip të madh si Panathinaikos e ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë në një gjigant sportiv, siç është "Olimpiku". Ai është aktivizuar 90 minuta dhe i ka sugjestionuar të gjithë me klasin e tij të lartë.
    Sotiri ishte pjesëtar i të rinjve të Panathinaikosit, por trajneri spanjoll Viktor Munjoz e rrëmbeu nga gjimnazi i futbollit dhe e vendosi në universitetin e superligës. Një vogëlush me fytyrë engjëllore, që kujtonte te miqtë e futbollit yllin e dikurshëm të futbollit grek, Dhimitris Saravakos. I çliruar nga ankthi i "virgjërisë" dhe i pangacmuar nga... "sëmundja" që mbart skuadra, hyri në fushë dhe luajti futbollin e tij të bukur, të shpejtë, tipik si Saravakos dikur. Tifozët e egërsuar të Panathinaikosit nuk mund t'i "zbuste" dokushdo veçse një talent si Sotir Nini, që i ëmbëlsoi ata me bukuritë e lojës së tij. Dhe çfarë nuk bëri "vogëlushi". Një gjuajtje të hidhur në minutën e 35 të, që u prit nga portieri kundërshtar Joanu. Sprinti i tij i fuqishëm në minutën e 23 të dhe pasimi i tij i saktë për Salpigidhisin të kujtonte pikërisht Saravakon, dhe rreth minutës së 40 të e la të "ngrirë" mbrojtësin kundërshtar, bullgarin e njohur Popov. Kur një trajner merr riskun të aktivizojë në një ndeshje të vështirë një "fidan", asnjë nuk mund ta përflasë për zgjedhje të gabuar të tij.
    Surprizën më të madhe të viteve të fundit ruajti spanjolli Viktor Munioz. Ai jo vetëm e përfshiu në formacion 16 vjeçarin, saktësisht 16 vjeç e 8 muaj, por i besoi edhe vendin e lojtarit bazë në 11 shin e Panathinaikosit në ndeshjen ndaj Egalios. "Vogëlushi" që nënshkroi kontratën e tij të parë profesioniste 5 vjeçare me 22 dhjetor, nuk iu besonte veshëve kur dëgjoi emrin e vet dhe me hyrjen në OAKA vrapoi te shokët e tij të skuadrës së të rinjve, që t'u thoshte të rejat dhe të marrë përgëzimet, përqafimet dhe urimet. Nini, që luan mesfushor, mendohet të jetë një ndër talentet më të mëdha që ka tani për tani akademia e Panathinaikosit. U lind në Himarë dhe në moshë të vogël erdhi në Zakintho. Një vit më vonë mori rrugën për në Athinë dhe hapat e parë të futbollit i bëri në Rizupuli, në akademitë e Jani Pathiakaqit, ish-trajnerit të njohur të AEK-t, i cili para pak vitesh vdiq në fushën e lojës në stadiumin e Nea Liosjas. Talentin e Ninit e zbuloi Panathinaikosi në skuadrat e tij të vogla, ku është që në vitin 2004. Qysh atëherë dhe më pas Nini është bërë banor i Peanias (prindërit e tij jetojnë në Nea Jonia, ndërsa babai punon kamerier në Kolonaq). Përveç stërvitjes në programin e tij përfshin edhe detyrimet si nxënës (është në klasën e dytë të gjimnazit). Munioz e ka provuar në shumë stërvitje dhe është entuziazmuar nga të dhënat dhe pasioni i tij. Kryesorja ishte një stërvitje e javës së fundit, ku futbollisti shqiptar ra në sy të të gjithëve.
    "Eshtë çështje besimi, skuadrat vihen nën presion dhe nuk "riskojnë" që t'u japin mundësi fëmijëve të rinj për të luajtur,"- tha vogëlushi, të cilit i dhanë shumë të drejtë. "Ishte ëndërr pjesëmarrja ime,- tha Nini,- dhe nuk e prisja. Unë dua të vazhdoj kështu. Të vështirat tani fillojnë, por unë nuk u trembem dhe do të vazhdoj kështu. U ngriva kur mësova se isha në 11 she dhe nuk e prisja. U ndieva i madh. Ne duhet të vazhdojmë dhe kam shumë shpresa. Jam shumë optimist për ecurinë time të mirë. Ishte çështje kohe goli dhe luajtëm më mirë sesa Egalio. Falënderoj njerëzit dhe do të mundohem ta çoj Panathinaikosin sa më lart. Ka shumë djem të rinj dhe duhet t'u jepet rasti që të tregojnë mundësitë e tyre. Eshtë çështje besimi. Trajneri im tha: "Luaj si në stërvitje,"- ishin fjalët e futbollistit të talentuar Sotir Nini.
    Por veç Ninit, ai që ishte në qendër të mediave ishte trajneri spanjoll Viktor Munioz, i cili i pyetur rreth aktivizimit të futbollistit të ri, tha: "Nga akademitë morëm detyrimisht dy futbollistë. Midis tyre Nini ishte më i gatshëm. Ai e meriton, edhe pse është i ri do të luajë,"- ishin fjalët e Muniozit.
    Ndërkohë, trajneri i të rinjve që kishte përgatitur Sotir Ninin, Kostas Tarasis: "Eshtë diçka që na mbush me gëzim për shumë arsye. E uroj Viktor Muniozin për guximin që tregoi, duke aktivizuar një futbollist kaq të ri. Qysh ditën e parë kur erdhi në Peania (qendra stërvitorte e Panathinaikosit, më pyeti për talentet). E dija se Nini do të luante, por unë nuk i tregova djaloshit të vogël, sepse nuk do të flinte nga emocionet, por kur e mësoi se do të luante "vogëlushi" erdhi e më përqafoi. "Kam rrahje zemre,"- më tha. Ishte shumë i emocionuar dhe më tha se kishte bërë mirë që nuk i kisha treguar. E porosita të luante si në stërvitje dhe të bëjë të mundur që takimet me topin t'i kishte të sigurta dhe të rriste psikologjinë e tij. Personalisht ka dy vjet që e kam në ekipin tim, por në akademi ka rreth 3 vjet e gjysmë. Propozova që të bëhet profesionist një vit e gjysmë para cakut të moshës dhe kjo mendoj se i thotë të gjitha. Nini ka karakter futbollisti, cilësi të mira dhe nuk fshihet kurrë. Gjithmonë kërkon top. Megjithëse e njoh karakterin e tij, besoj se do të mbetet i përkushtuar ndaj lojës së futbollit. E ardhmja është në këmbët e tij."
    Kësisoj, mbrëmja e 7 janarit 2007 do të mbetet e paharruar. Këtë gjë që e tha vetë futbollisti i talentuar, Sotir Nini. Mëngjesin e ardhshëm sigurisht nuk e jetoi si futbollistët e tjerë, që tërheqin vëmendjen. Kryeartikujt do t'i shihte në rrugë, teksa shkonte në shkollën e tij, që gjendej në Koropi. Ai nuk arriti t'i lexojë tituj, veçse të shikojë fotografitë e tij. Para se të "thahej" boja për fjalët e mira, një nga futbollistët më të shquar grekë, Mimi Domazos, do të pohonte për "Sportime": "Kujdes, mos ta djegim djalin."

    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-02-2007 më 18:00

  9. #229
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Faleminderit per temen .....


    Pirro Dhima si sportis u vlersoua me medaljet e tija qe disponon .

    Sa per vlersimet matriale te cilat ju pergjigj greqia me sasin e milionave .

    Per Himaren dhe populin Himariot lete jet biri saj sepse andej ka dhe origjinen .
    Por per sportin Shqiptar as ka dhenur dhe as do te dekourohet ,dhe do te cilsoja ketu qo po i ben nje krahasim me Alexandrin ketu gabohet shum ai ose ajo shkrimtare ku po flet se kishte edhe piro dicka na Aleksandri gjithashtu dhe babai tija ku permend me fjalen Peng eka piro qe nuk erdhi ne rivarrimin e eshtreve te Aleksandrit .
    Por jep nje shkak se nuk i ben ndonje ftes zyrtare dhe prandaj nuk erdhi , permend dhe parrullat e dites se futbollit Shqiperi & Greqi ..

    Doja te dija zoti Viktor Dhima ja ka ber pyetje vetes ne radh te par dhe pastaj te byrit te tija .Perse Pirro Dhima kur ndadhej per ball flamurit Grek i mbusheshin syt me lot ?

    Neqofte se nuk i kujtohet zotit Viktor Dhima dhe disa personave te cilet po flasin ketu ne er dhe po na e quajne Hero gjithashtu dhe atyre gazetarve q shkruajten kete artikull po ja rifreskoj pak .

    Ne vitin 1992 ne nje nga emisionet Grek te stacionit ANTENA me drejtus emisioni
    Kirio Kostas Harxavella te cilin e investoi vet pirro naga te ardhurat qe i dha vet shteti Grek per te shfryr kundra shtetit shqiptar per te perulur vendlindjen etija per te treguar se ai eshte nje Grek dhe i perkisnin vetem Greqis meritat e tija
    sepse vetem si Grek mund ta ndiej veten krenar, te lutem dhe tija zonja Fierakja 143 mund te me ktheni pergjigjeje . Kur Pirro esht nje sportist perse ngatrrohej me politiken . Cfar te keqe ikishte sjellur Shteti Shqiptar atija dhe perse duhet te dilte dhe te na tregonte fytyren e tija me nje urrejtje kunder Shqiperis .etj etj.

    Ftesa zyrtare zoti Viktor Dhima ju drejtohen vetem bijve te Shqiperis dhe jo ndyrsirave si byri jot .

    Faleminderit nga Borshi ne Emigrim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cobra1 : 08-02-2007 më 12:51

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Un habitem pse lodheni e hapni tema per viktima si pirro i dhimi me shoke-.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Faqja 23 prej 30 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •