Dyshoja pak ke ikona juaj por ju me pergjigjen e "zgjuar"qe dhate vertetuat ate qe shume forumista e thone me plot goje per identitetin e Pirro Dhimes si anti shqiptar.
Dyshoja pak ke ikona juaj por ju me pergjigjen e "zgjuar"qe dhate vertetuat ate qe shume forumista e thone me plot goje per identitetin e Pirro Dhimes si anti shqiptar.
Vari bidonat ketij te vetequajturit qe s'e ka idene se ku e ka genesis.
Per mundes e shtangist kemi Ilir Meten - po desh Pirrua le te matet ne politike me te!
Iliri ben nga nje ... dhima ne dite!
Njatjeta,Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
LIGJI I DENIMIT ME VDEKJE ASHT HEQ,
POR PER DISA PERSONA QE I PESHTYJN NE FYTYR VENDIT KU KANE LE DHE JANE RRITE NUK ASHT I VLEFSHEM.
E KANE KABIM ATA QE E QUAJNE PORRO DHIMEN HERO,AI NUK QUHET MA PIRRO DHIMA POR PIRROS DIMAS,DHE ASHT KAM E KRYE TRADHTAR.
Pirros Dimas ka lindur ne 13 tetor ne Himare te Epirit te Veriut, thuhet ne faqen persanale te tij, http://www.pyrros.gr/cv.asp. Per ata qe kane me teper dituri, a eshte normale emertimi Epir i Veriut sepse dhe tek intervista e Klanit perdorej pa teklif fare. Sepse ti Himares Epir i Veriut mua me duket sikur ti thuash Alsases dhe Lorenes sot Prusi.
Per Pirro Dhimen peshngritesin mua sme ha shume meraku sepse skam pas ndonjehere interes ne kete lloj sporti. Per Pirro Dhimen tre here kampion olimpik them bravo i qofte, eshte merite e kraheve te tij, dhe sadopak them se ka merite dhe sistemi shqiptar qe e sterviti deri ne moshen 20 vjece. Me ckam degjuar e lexuar, kulmi i arritjes se nje atleti eshte medalja e arte olimpike dhe kur fiton 3 here arin dhe nje here bronxin vertete duhet te futesh tek legjendat e sportit. Per Pirro Dhimen mosmirenjohes ndaj vendit qe e rriti dhe e formoi si sportist po ashtu nuk ma ndjen shume, mirenjohja eshte detyrim shpirteror dhe secili zgjedh vete se cfare duhet te beje. Per Pirro Dhimen antishqiptar dhe fyes ndaj emigranteve shqiptar ne Greqi, nuk di cte them sepse as e kam lexuar/pare/degjuar vete, me te thenat e te tjereve e kam.
Por Pirro Dhima vorioepiriot, kjo nuk ka si mos te te irritoje.
Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 26-11-2006 më 17:19
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Edhe Gjergj Kastriotin, Marin Barleti e quan "Mbret i Epirit dhe Maqedonise" kurse tuqit ia vune emrin Skender, ne nder te Aleksandrit te madh. Edhe ata arbereshet ne Itali mbajne emrin epirote pasi Arberi eshte vetem nje shqiperim i fjales Epir. Mos duhet te na vije gje turp qe babai i kombit ishte epirot apo mos duhet ta nxjerrim edhe Gjergj Kastriotin automatikisht grek si Pirro Dhima?!Sepse ti Himares Epir i Veriut mua me duket sikur ti thuash Alsases dhe Lorenes sot Prusi.
Mua nuk me vjen turp kur degjoj nje minoritar si Pirro Dhima te mbiquhet epirot, mua me vjen turp kur lexoj si komente si ky i yti qe identitetin epirot e barazojne me identitetin grek.
Dhe ne kete pike, me shume se nje propagande greke kjo eshte nje driteshkurtesi e thelle historike e shqiptareve qe shkelim me kembe ate djep ku buron identiteti i tyre kombetar.
Albo
Piro Dhima Mendoj Se Eshte Hero Ishqiperise Por Edhe I Greqise
Ai Do Ishte Vetem I Shqiperise Po Ti Plotesonin Te Gjitha Kushtet
Shqiptaret.por Shqiperia Gjithmon Nuk I Ndihmon Talentet,keshtu
Edhe Ata Detyrohen Te Largohen Nga Vendi I Tyre.keshtu Ndodh ,
Jo Vetem Me Sportistet Por Edhe Ne Profesione Te Tjera(mjekesi ,art
Etj........
Car vertetova ?Postuar më parë nga ajzberg
Shkoni mer se as ushkurin nuk dini me lidh. Pirroja e ka bere dicka per veten, ndersa ju as per veten as per kombin, vetem llapni pa pushim kur ju pickojne.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ky lloj krahasimi mes "Epirit" te Barletit dhe "Vorio Epirit" te Dhimes eshte po aq me vend si te pretendosh qe flamuri me kryq te thyer ne duart e nje kokerruari ka lidhje me kuptimet e shenjta simbolike tek budiste apo hindu te shekujve. Ca te them, dhe driteshkurtesia eshte e drejte vetjake.Postuar më parë nga Albo
Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.
Himarjoti, "sherrxhiu" i radhës mes Greqisë e Shqipërisë
Nuk kanë fund sherret midis grekëve dhe shqiptarëve. Kësaj radhe nuk ishin emigrantët, çamët, vorioepiriotët, apo ekstremistët ultas që grisin flamurin shqiptar në stadium. Nuk ishin as ca sportistë shqiptarë, të cilët për një mënyrë apo tjetër, u vetëquajtën grekë pas viteve '90. "Sherrxhiu" këtë herë ka qenë një 16-vjeçar pothuajse i panjohur deri para një muaji jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për vetë grekët. Himarjoti u vu në qendër të vëmendjes të mediave greke dhe së fundmi edhe të drejtuesve të federatës greke të futbollit, për talentin që shpalosi në debutimin e tij me fanellën e Panathinaikosit. Ndërkohë që goli i shënuar nga ai javën e kaluar u fut në librat e historisë së Greqisë si futbollisti më i ri që shënonte në kampionatin grek të futbollit.
Talenti
Menjëherë mbas tufanit "El-Nino" që përshkoi median sportive të Greqisë me debutimin e madh të shqiptarit nga Himara, Sotir Nini, drejtuesit e sportit grek u hodhën në sulm për pajisjen e futbollistit me pasaportë greke. Një ndikim të madh dha edhe peshëngritësi shqiptar me pasaportë greke, Pirro Dhima, i cili u bë në një farë mënyre zëdhënësi i 16-vjeçarit. Media greke nuk kanë lënë ditë pa shkruar të paktën një artikull për Ninin, duke dashur kështu të tërheqin vëmendjen e drejtuesve të Federatës Greke të Futbollit. Qëllimi i tyre ishte aktivizimi i futbollistit të paktën për një ndeshje me kombëtaren greke, me qëllim që ky i fundit të mos ketë më mundësi për të luajtur për kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Nini u shpall edhe futbollisti më i mirë i javës në superligën greke.
Greqia
Historia tregon vazhdimisht një konkurrim vlerash sidomos në sport midis vendit tonë dhe fqinjit grek. Madje këto 17 vite trazicion sfida është ndezur gati për çdo vit. Shumë nga yjet e sportit shqiptar "u vodhën" mjeshtërisht nga drejtuesit grekë, duke përdoruar as më shumë dhe as më pak se joshjen për një pasaportë komunitare dhe për një tufë para më tepër. Kështu ndodhi me Panajot (Gjergji) Konen, djaloshin tiranas që tashmë ka vulosur dëshirën e tij për të luajtur për kombëtaren greke të futbollit. Kështu vazhdoi edhe me Sotir Ninin, mesfushori i Panathinaikosit. Futbollisti shqiptar vulosi talentin e tij në golin e parë të karrierës së tij javën e kaluar, çka shtoi edhe më shumë dëshirën e grekëve për ta bërë të tyrin. Kaq u desh, dhe futbollisti njëqind për qind shqiptar dalëngadalë filloi të "bëhej" grek.
Si ndikoi peshëngritësi i famshëm te 16-vjeçari që të bëhej grek
Familja Nini, me pasaporta greke, shkuesi Pirro Dhima
Leonard KARAJ
Ka mjaftuar një "s" në fund të emrit dhe mbiemrit për të tingëlluar ndryshe. Ka mjaftuar fakti se ka lindur në jug të Shqipërisë, Himarë, të populluar edhe me pakica të minoritetit grek. U kanë mjaftuar kaq pak grekëve për të bërë të tyrin. Kështu ai nuk do ta veshë kurrë fenellën kuqezi. Kjo, jo sepse nuk është i denjë për të. Jo sepse nuk grumbullohet në kombëtare. Jo sepse nuk është shqiptar. Por se nuk zgjedh të mbetet shqiptar. Dhe për këtë të fundit ndihmohet sadopak edhe nga një shqiptar tjetër 24 karatsh, si Pirro Dhima. Deklaratat e këtij të fundit në shtypin grek, "Nini është elinaras" (grek i madh në shpirt), kanë bërë jo pak përshtypje edhe për ata që ishin pak ose aspak të interesuar për himarjotin 16-vjeçar. Gjithsesi të gjithë ata që u hakërruan gjatë këtyre ditëve për Ninin dolën të fituar. Dokumentacionet për pajisje me pasaportë greke të familjes Nini tashmë kanë përfunduar në prefekturën e Athinës dhe brenda javës së parë të shkurtit Sotir Nini do të quhet "Sotiris Ninis".
Dhima-Nini
Pirro Dhima ka qenë shkuesi i martesës mes Ninit dhe Federatës Greke të Futbollit. Ish-peshëngritësi shqiptar, i larguar drejt Greqisë pas viteve '90-të, ka përdorur gjithë arsenalin e tij për ta bërë Ninin grek me hir apo pahir. Konferencat për shtyp pas debutimit të talentit himarjot me Panathinaikosin, intervistat në media të ndryshme të vendit helen, kanë tërhequr vëmendjen edhe e më moskokëçarësve në këtë çështje. Sipas korrespondentëve shqiptarë në kryeqytetin grek, Pirro Dhima, mik prej shumë kohësh tek familja Nini, ka ndihmuar edhe futjen e djaloshit në akademinë e të rinjve të Panathinaikosit vite më parë. Por ashtu sikundër bëri ai para 16 vjetësh, duke zgjedhur ngjyrat greke, të njëjtën gjë konfiguroi edhe për pupilin e tij, këtë herë në futboll. Gjatë këtyre ditëve telefoni i familjes Nini ka qenë "turn off" për telefonata me 00355 ose nga gazetarë shqiptarë në Greqi. Kjo për faktin se talenti shqiptar ishte thirrur edhe nga trajneri i U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati.
Pasaporta
Duke parë talentin e jashtëzakonshëm të Ninit, federata greke nisi negociatat me familjen futbollistit shqiptar për pajisjen sa më parë më pasaportë greke. Sipas burimeve të sigurta të kësaj federate, familja Nini që prej ditës së enjte ka nisur procedurat e dorëzimit të kërkesës për shtetësi greke. Dorëzimi i dokumenteve është kryer në minibashkinë e Athinës të Nea Jonias, vendbanim i prindërve të Ninit. Që prej këtu me një urgjencë të paparë dokumentacioni ka kaluar tashmë në prefekturën e Athinës. Sipas kësaj zyre dhe me ndërhyrjet e federatës se futbollit grek pritet që procedura e marrjes së pasaportës greke të Sotir Ninit të kryhet në një kohë rekord, kur dihet që një aplikuesi të thjeshtë i duhet të presë me vite të tëra për të marrë aprovimin e shtetit. Ndërsa çështja Nini qëndron krejt ndryshe. Ai do të pajiset me pasaportë greke brenda muajit shkurt dhe në ndeshjet e marsit pritet që të nisë debutimin e tij me kampionet e Evropës. Sipas ndihmëstrajnerit të kombëtares greke, Janis Topalidhis, me golin e tij Nini tregoi se është një talent i madh që s'duhet humbur.
Kush është Pirro Dhima
Pirro Dhima ka lindur më 13 tetor 1971, në Himarë, Shqipëri. Në moshën 9-vjeçare ai merret nga trajneri i peshëngritjes, Bujar Bodinaku, në ekipin e tij. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Pirro me gjithë moshën e re do të fitonte shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për Shqipërinë në peshëngritje. Në vitin 1991, Pirro Dhima largohet nga Shqipëria drejt Greqisë, pasi nuk i japin të drejtën për të vazhduar Institutin e Lartë të Fizkulturës Vojo Kushi. Në vitin 1992 ai merre pjesë në Lojërat Olimpike të Barcelonës, duke përfaqësuar Greqinë dhe merr medaljen e artë. Pirro Dhima është fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Atalantës në vitin 1996 dhe të Kinës në vitin 2000. Në Lojërat Olimpike të Athinës 2004 ai merr medaljen e bronztë megjithëse ishte i dëmtuar. Pirro Dhima është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Viktor Dhima
Babai i Pirro Dhimës, Viktor Dhima në një intervistë për "Tirana Observer" korrikun e 2005-ës theksonte faktin se djali i tij edhe pse kishte pranuar të garonte për Greqinë, në shpirt kishte mbetur një shqiptar. "Pirro me shpirt ka qenë gjithmonë këtu. Por gjatë gjithë kësaj kohe ai nuk ka pasur mundësi ta vizitojë Himarën, pasi ka qenë shumë i ngarkuar me punë, stërvitje, me familjen, pasi ai është bërë baba plot tri herë. Tani pas lënies së sportit ai ka më shumë kohë dhe kështu që vendosi të kthehej".
Sotir Nini
Datëlindja - 03/04/1990
Vendlindja - Himarë, Shqipëri
Shtetësia - Shqiptare
Kombësia - Shqiptare
Gjatësia - 1.73 cm
Pesha - 69 kg
Pozicioni - Mesfushor
Skuadra - Panathinaikos
Kombëtarja - Greke U-21
0 ndeshje/0 gol
Panajot Kone, me Greqinë U-21, kundër Shqipërisë
Federata Greke ka bërë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore të Shpresave Greqi-Shqipëri, takim që do të luhet në stadiumin "Neapoli" në Athinë, më 6 shkurt 2007, në orën 15:00 (ora lokale greke). Në listë bën pjesë edhe talenti shqiptar, Panajot Kone, i cili zgjodhi ngjyrat greke para atyre shqiptare. Ja lojtarët e thirrur: Kristos Aravadhis (Panionios), Antonis Petropoulos (Egaleo), Theodoros Koumbarulis (Egaleo), Janis Maniatis (Panionios), Antonis Rika (Niki Volu), Antonis Poutas (Larisa), Jorgos Galatsios (Larisa), Eftimis Kotitsas (Ionikos), Stelios Iliadhis (PAOK), Husein Moumin (PAOK), Dimitris Koiliras (Ergotelis), Leonidas Pnagopoulos (Olimpiakos), Manolis Papasterianos (Iraklis), Aleksis Kasmeridis (OFI), Sotiris Balafas (PAOK), Jorgos Xhavelas (Kerkura), Panajotis Kone (AEK), Andreas Hatzliondas (Larisa), Dimitris Thanapoulos (Thrasivoulos), Avgerinos Katranas (Panathinakos), Stefanos Siontis (Ethnikos Asteras), Savas Tsiambouris (Haidhari)
TiranaObserver
Ky Nini,me duket se ka filluar aplikimin per ta marre pasaporten e Greqise.
Keshtu qe doli edhe nje TRADHETAR.
Krijoni Kontakt