Close
Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 295
  1. #181
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    avash se na mallengjyt

    se ju se keni sha naiher kombin. sa here ndit shani njoni tjetrin. ja pra ju jeni kombi i kta 70% katnar e 30% qytetar

    mtregoni mu ju i ktu qe se ka sha kombin pas '90 se para shkojshit ke 7 penxheret

    nshqipri piro dhima ishte funi kavallit.
    no glove no love

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-04-2006
    Postime
    62
    Ej pse prishim qefin ne me njeri-tjetrin per nje plere ,po te ishin kaqe te mire keto vorioipiriotet qendronin poshte ne juge ,po u shperndan si fara e hithrit gjithe andej ne shqiperi e sidomos ne qytetet me te medhaja te vendit , moren cdo te drejte qe kishim ne e jetuan per bukuri pa i cenuar njeri,tani prap te toleruar si nga qeveria jon ashtu e nga greket po nuk na e ndjen fare .
    Sa per ate pleren po te ishte atje ne himare e mos te jetonte ne TIRANE sot do te ishte bere ndonje bujke i mire duke punuar me ndonje are te himares ,po te kishte qen i mire e patriot i jati i tij qendronte ne himare e nuk shkonte ne TIRANE.
    SA ME SHUME DISKUTOJM PER TE AQE E JA NGREJ VLERAT PRANDAJ PER MENDIMIN TIM NUK ESHTE PER TU DISKUTUAR FARE KJO TEME.......kete gje e dine gjethe shqiptaret qe jetojn nga 91 e mbrapa..............

  3. #183
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar më parë nga TikTak
    avash se na mallengjyt

    se ju se keni sha naiher kombin. sa here ndit shani njoni tjetrin. ja pra ju jeni kombi i kta 70% katnar e 30% qytetar
    Si katunar Tirone shkrujte mo, se historikisht na keni knoq ne ju me patriotizmin tuj. Hajt mo, futi i dor gallat ne ti. Esht tjeter pune me diskutu apo me kritiku kombin ne forume apo mes nesh e tjeter pune kur del ne televizor dhe mos me lene gje pa thene e me i bere te ndihen te poshteruar gjithe emigrantet shqiptare ne Greqi.
    Duhet te kete robi pak dinjitet, sidomos kur arrin maja, te kete pak tru qe te mos na fyeje te gjitheve vetem se disa trapa te insitutit te fiskultures apo te ministrise nuk dinin te mbanin sic duhet kampione.

  4. #184
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    “Ne Shqiperi s’me kerkuan kurre autografe”

    Pirro Dhima rrefen jeten e tij si hero i Greqise

    Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi

    Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet “mbret i mbreterve” te sportit grek. Te mos harrojme se kur Pirro erdhi ne Greqi, nga Vorio Epiri, disa nxituan te thone se sportisti i madh do te shuhej shume shpejt. Por me nje shpejtesi te tille, ndodhi e kunderta dhe triumfi i tij eshte mese i qarte. Sepse ai perfaqeson edhe vendin qe njehsohet me Lojerat Olimpike, Greqine. Ndaj shume njerez tani shtrojne pyetjen per te ardhmen e peshengritjes greke: “Cfare do te behet me ne pa Pirron?”

    Tashme pas mijera oresh stervitje, Pirro deshiron vetem qe te jetoje ca me shume me familjen e tij, gruan dhe tre femijet. Dhe nese nje dite, do te vendose qe te hyje ne jeten politike, do te jemi fuqimisht pro tij. Te pakten, kur flet per shqiptare dhe klandestine, e njeh mire, dhimbjen e njeriut qe u lind dhe u rrit atje.

    Ne dy intervista te dhena per revisten e permuajshme helene “Men” si dhe per te perditshmen kombetare “Kathimerini”, Pirro Dhima per here te pare flet per jeten e tij private, me detaje te shumta. Tregon cilat jane gjerat qe ka dashur te beje ne jete dhe ato qe dikur deshiron te arrije. Si i ka fituar 3 medalje te arta Olimpike dhe nje te argjendte. Por edhe si ka fituar pasaporten greke. Shqiptari i njohur ne Greqi, si heleni Pirro Dhima, heroi kombetar, flet edhe per Shqiperine ku eshte lindur dhe tregon “pengun” e tij, qe kurre nuk i kerkuan ne vendin e lindjes nje autograf.

    Nese ne Lojerat Olimpike te Sidnej, nuk do te kishe marre medalje te arte a do te vazhdoje ne ato te Athines?

    Jo. Nuk do te kishte kuptim. Sepse gjithnje kam patur dhe kam nje qellim te madh ne jete: Te jem i pari ne histori me kater medalje te arta. Nderkohe, nese do te kisha marre ne Sidnej qofte edhe medalje te argjendte, ky qellim qe i kisha vene vetes, automatikisht do te menjanohej.

    Cfare ben me medaljet e tua?

    Ato olimpike, i kam ne zyre, te tjerat, ne shtepi.

    Jepni autografe apo i konsideroni bezdisje?

    Kur isha 17 vjec, Sulejmanolu, ishte “miti” im. Ne disa ndeshje, une i kerkoja autografe. Dhe ai me perzinte me neveri. Nga ai moment, une ndala ta konsideroja ate njeri te rendesishem. Sigurisht qe eshte e pamundur te presesh qe nje djalosh qe vjen te te kerkoje autograf, te kuptoje, le te themi, se je me miq ne nje taverne dhe kerkon te argetohesh. Per mua nuk eshte e falshme qe t’i zhgenjesh fansat, qofte edhe duke mos u dhene autografe.

    Tani dua t’iu marr une nje autograf?

    (autografi qe me jep Pirro, eshte i vecante pasi shkruan emrin e tij dhe “Hellas”, ndaj e pyes: Kete firme perdornit edhe ne Shqiperi?

    Sigurisht qe kur isha ne Shqiperi, nuk shkruaja “Hellas”. Por atehere nuk me kerkonin ndonjehere autografe.

    Martesa juaj me 1996 ishte shume e bujshme...

    Vertete. U mblodhen disa mijera persona. Ishte bukur. Por nese do te rimartohesha, me te njejten grua, do ta beja me dhjete njerez te mi me te ngushte. Ironia e dasmes sime, ishte se e kishim planifikuar per nje te diel zgjedhjesh parlamentar. Dhe u detyruam ta shtyjme pasi nuk gjenim dot orkester. Fatmiresisht erdhi kengetari Antonis Remols me nje orkester nga Selaniku.

    Ne vitin 1992 ju moret pasaporte greke dhe te drejten e pjesemarrjes ne Olimpiada?

    Kujtoj se ne vitin 1992, kam kaluar muaj te tere nga nje zyre ne tjetren, per dokumentat e mia. Atehere mesova edhe rruget e Athines. Dhe tmerri im ishte kur perballesha me njerez ne keto zyra qe per te njeqindten here, me pyesnin: “Si the se quhej gjyshja jote?”

    Kishte shume njerez qe me thonin mos shko te punosh se ndryshe do marresh fund si sportist. Gjithsesi mora pergjegjesite mbi vete dhe bera c’ka munda. Me tej, bleva bileten per ne SHBA, pasi kisha mbledhur disa para per shpenzimet e mia atje dhe u nisa. Kjo eksperience me vlejti pasi mora medaljen olimpike.

    C’lloj barre eshte te jesh heroi kombetar per nje komb te tere?

    Pergjegjesia eshte maksimale. Ndjej qe gjithcka qe them apo bej, apo edhe vendos te merrem ne te ardhmen, nuk duhet qe te merzise apo trishtoje asnje grek. Sepse te gjithe greket me kane njehsuar me suksesin e Greqise. Barre goxha e rende pra.

    Nga c’pjese perberese duhet te jete i pergatitur nje person, qe te arrije majat, si ju?

    Shtepine me te mire, e ben me gure dhe me dru, me lendet me te mira dhe me produktive. Te tilla na duhen secilit prej nesh qe te triumfoje. Une zbatoj gjithnje rregullin e punes sistematike dhe veteperqendrimit.

    Cfare pengjesh keni gjate viteve te fundit?

    Nostalgjite e mia familjare. Femijet e mij u rriten pa me patur prane. Te gjitha momentet e tyre, gezimet dhe merzite nuk kam patur mundesite qe t’i perjetoj.

    Jeni baba i tre femijeve. Sa ju lendon imazhi i nje femije qe humb luften me jeten?

    Mbi te gjitha me lendon mungesa e bujarise. Sidomos kur shoh njerez qe rregullisht, hedhin ushqime pak bajate, lodra te vjetra, rroba te dala mode prej pak kohe, gjithnje, duke e ditur shume mire se cfare ndodh diku me tutje.

    Nese do t’u jepej rasti, cfare do t’u thoshit njerezve qe shpresojne dhe luftojne per nje te neserme me te mire?

    Te enderrojne dhe te shpresojne. Te besojne ne fuqite e tyre dhe te perpiqen. Nuk me pelqejne fjalet e medha. Do t’u thoja pikerisht cfare une bera ne jeten time.

    Nderimet

    Feste kombetare dhe emrin e Dhimes, stadiumit Olimpik


    Pirro Dhima, eshte nje nder kater peshengritesit e te gjithe botes, te cilet kane nga kater medalje olimpike ne koleksionin e tyre. Dhima i bashkangjitet, Norbert Semanskit (SHBA), Roni Veler, (Gjermani) dhe Nikolai Pesalof, (Kroaci).

    Por rekordet e grekut Pirro Dhima, me tre medalje te arta dhe nje te argjendte, jane me te mira nga te gjithe kampioneve te tjere. Per arritjet e Dhimes ne pergatitjen e fitores se Lojerave Olimpike, punuan se bashku ne grup afro pese mije persona. Ne nderim te peshengritesit shqiptar, te cilesuar si heroi kombetar i Greqise, autoritetet sportive kane propozuar qe stadiumit Olimpik te Nikeas, me i madhi i peshengritjes ne te gjithe boten, t’i vihet emri “Pirro Dhima”. Nga ana tjeter, drejtuesit vendore te Nikeas, kane propozuar edhe qe 21 gushti, dita kur u mor medalja e katert, te konsiderohet feste e pervitshme per banoret.

    Klan

  5. #185
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nga te lindi ideja se Pirro Dhima eshte hero? Ai nuk ka luftuar ne ndonje lufte dhe as nuk ka dhene jeten e tij per ndonje ceshtje madhore, keshtu qe nuk ka se si te jete hero. Profesioni i tij eshte sportist, peshengrites, prandaj mos fluturoni.

    Prandaj kur uleni te shkruani, filloni e shkruani per Pirro Dhima peshengritesin.

    Albo

    P.S Sondazhi u ndryshua me lart qe te jete me adekuat.


    Edhe Klani hero e paska quajtur shef me ca shoh tek postimi jot ... sikur ta kishte parandier ky hapesi i temes qe vuri sondazhin lol


    Citim Postuar më parë nga Albo
    “Ne Shqiperi s’me kerkuan kurre autografe”

    Pirro Dhima rrefen jeten e tij si hero i Greqise

    ...

    Klan

  6. #186
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Po varja pirros se fundja grek ishte..po Luan shabanit qe e beri emrin Leonidhas Sabanis dhe ai Alfred xhelili qe e beri emrin Jorgo xhelilis ketyre si i vete halli?
    .

  7. #187
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    dy momente te cituara nga artikulli i Klanit
    Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet “mbret i mbreterve” te sportit grek. Te mos harrojme se kur Pirro erdhi ne Greqi, nga Vorio Epiri,


    Tani dua t’iu marr une nje autograf?

    (autografi qe me jep Pirro, eshte i vecante pasi shkruan emrin e tij dhe “Hellas”, ndaj e pyes: Kete firme perdornit edhe ne Shqiperi?

    Sigurisht qe kur isha ne Shqiperi, nuk shkruaja “Hellas”. Por atehere nuk me kerkonin ndonjehere autografe.
    Ky gazetari yne nuk duhet ta perdore kurre termin vorio epir pasi i fryen ererave shoviniste te te shkuares, por me siguri nuk e njeh historine dhe shkruan sikur te ishte grek

    Ky Pirro ne kete moshe duhej ta kishte kuptuar se ne vitet e para te demokracise njerezit shikonin per buke, pune, gardhe kufinjsh apo ndonje anije per te ikur drejt tokes se pasur kapitaliste. Pra nuk e kishim kulture marrjen e autografeve. Nuk ka pse i mbetet hatri fare pasi mungesa e kultures perendimore sportive nuk duhet pare me syrin e nje sportisti qe duhet te kuptoje me shume nga mentaliteti i shoqerise ish komuniste nga erdhem. I paska ngel hari. Hajde mendje hajde! Pale na shkruaka edhe HELLAS ne autografin qe i jep nje gazetari shqiptar, duke perforcuar shtetin edhe ne firme, a thua se nuk e dinim ne se per cfare i rreh zemra.

    Pse nuk i bere pyetjet e duhura ky gazetar, dhe ta pyeste per ndonje koment idiot apo anti-shqiptar qe ka bere ne mediat greke???? Ndoshta prandaj edhe nuk gjen rrespekt te plote nga shqiptaret.
    E pse duhet te jete hero ai per ne? Emrat i kane ndryshuar edhe te tjere ne Greqi por nuk kane bere komente idiote apo urryese ndaj te qenit shqiptar.
    Te mos e nxjerrim si engjell Pirron, dhe heroi i vertete shihet ne kompleks, si ne jeten sportive ashtu dhe ne ate shoqerore. Megjithate eshte shtruar edhe ky, por te shohim si do rrjedhin ngjarjet ne te shkuaren, sidomos per ceshtjen e Himares apo me organizatat shoviniste qe vazhdojne te punojne per endrrat e autonomise se jugut tone.

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ai nuk duhet ti permendi emrin shiperise e jo me te vije ne shqiperi , tradhetar i kombit .

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si s'pertoni te merreni me nje shtangist..
    hajde shqipo hajde..

  10. #190
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga alDI
    Po varja pirros se fundja grek ishte..po Luan shabanit qe e beri emrin Leonidhas Sabanis dhe ai Alfred xhelili qe e beri emrin Jorgo xhelilis ketyre si i vete halli?
    Pirro Dhima nuk ka qene Grek. Ka qene shqiptar. Dhe sot e kesaj dite ai nuk eshte grek, le te bertasi e te cirret prap ai mbetet Shqiptar, jo se ka le ne toke Shqiptare, por se e tille eshte dhe origjina e familjes dhe fisit te tij.

    Ndersa postimet e Albos... kuptohet se kujt "ndergjegje" i bejne thirrje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •