Close
Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 295
  1. #91
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Kam dashur te rri larg kesaj teme , thjesht per faktin se eshte fatkeqsi qe ne flasim akoma per Pirro DHimen , eshte fatkeqsi qe tv dhe gazetat shqiptare merren me Pirro Dhimen .

    Lindur ne Tirane , rritur ne "Himarren Vorioeporiote" , formuar si sportist ne Tirane duke pasur shansin te formohet si sportist me tranjere dhe sportiste te tjere te fames boterore , ai theret " Per ty Greqia ime " perpara miliona njerezve.
    Sigurisht qe diku thelle ne zemer te gjithe ndjejme nje fare gezimi , sepse rritem nje kampion . Por ky kampion u rrit dhe i tha botes qe himariotet jane greke , a jemi gati ne ta pranojme kete ?????? Nqs ne do te gezoheshim dhe ne Qemal Stafi do thonim
    " Falemnderit Pirro , je i sportist i madh " a nuk do pranonim fjalet e tij , a nuk do pranonim qe Himarra i perket Greqise .
    Sa per dijeni parrulla ne Qemal Stafa ishte vene nga emgrante Shqiptare ne Greqi , nga ata qe per 10 vjet pane shoket e tyre ne dhembet e qenve te kufirit greke , nga ata qe per 10 vjet u ndoqen , u vodhen , u keqtrajtuan , u burgeson , u vrane thjesht sepse ishin rritur aty ku u rrit Pirroja .Kuptohet qe si sportist ishte i zene me stervitje po a mos valle nuk mund ti thoshte Pirroja Greqise se tij qofte nje here te vetme qe edhe une u formova ne mes " te ketyre krimineleve " edhe une nuk ndryshoj shume nga ata . Nuk jane aq te keqinj sa i bejme ne .
    Une njof nga afer , nga shume afer te aferm te Pirros dhe gjithashtu kam te aferm ne fisin tim nga Himarra dhe me vjen keq t'ju them qe ndryshimi eshte si nata me diten .
    Ne duhet te gezohemi per Pirron , ai na do fort ...............por jo kur kombetarja jon fiton atehere nuk kemi te drejte , atehere ndershkohemi me thike pas shpine .

  2. #92
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ore Skuthi i vockel... Po Greqi-Shqiperi ka per te qene ndeshje futbolli more djale... ç'lidhje kane futbollistat me tradhetine e Pilos? Po le te tradhetoje more Pilua, se s'na u prish puna neve. A thua kemi pritur ndonje gje nga Pilua ne? Nuk behet tjetri shqiptar me zor, lere te ngryse ditet e veta si t'i doje zemra. Po te fillojme e te flasim ashtu si po beni ju tani, duket sikur kemi qene ngushte per nje Pilo ne; sikur do na nxirrte ne drite ai neve? Lereni more te shkretin, te beje çfare te doje; fundi i fundit gjithkush veten tregon. Te bejme dhe ne ashtu tani, fillon e i duket vetja i rendesishem atij dhe edhe mund t'i hipe ne qejf. Te tilla rasteve, denimin me te madh qe mund t'u japesh eshte t'i injorosh fare.
    O Jonkaaaa, A e keni konsideruar ndonjehere Epirin e Veriut si fakt qe do te thote qe na eshte marre Epiri i Jugut? Prandaj, le te lehin kot ca andej poshte; se dhe greku shkopin nuk do na e haje dot.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Ore po nuk doli nje person qe di greqisht te na perktheje se cfare shkruhet ne biografine e Pirro Dhimes ne faqen e tij www.pyrros.gr/cv.asp ?
    C'rendesi ka se cfare shkruhet ne faqen personale te Dhimes? Apo do te germosh per te gjetur nje fije floku ne syrin e tij per te perligjur paragjykimet e tua? Pse shkon tek faqja personale dhe nuk shkon tek faqja e olimpiades se fundit qe u mbajt veren e kaluar ne Greqi, ku ne profilin e Dhimes behej e qarte qe ai ka lindur ne 'Albania' dhe fliste edhe 'Albanian'? Kush vizitohet me shume, faqja zyrtare e nje sportisti grek apo profili i nje kampioni olimpik qe ka marre tre here medalje? Meqe nuk te zika gjumi per faqen personale te Dhimes. Ai te flet shqip me lart ti ende kerkon te lexosh faqet personale ne greqisht.


    Nuk e kuptoj dot kete lloj verberie ne mbrojtjen pathologjike qe i ben nje njeriu qe ne menyre fare te qarte e ka vene veten e tij ne te shkuaren ne sherbim te propagandes anti shqiptare ...
    Duke qendruar ne mes te turmes, nuk ke per te mesuar kurre. Duke e vecuar veten nga turma do mesosh shume gjera me vlere.


    Pirua Dhima i krijoi grekerve besimin se mund te fitojne medalje se para tij ata nuk mirrnin medalje ne olimpiada.
    Pra sipas mendjes tende te ndritur, duhet ta urrejme Pirro Dhimen pasi ai mori tri here medalje te arte ne olimpiada boterore nen flamurin e Greqise. A thua Pirro Dhima i fitoi ato medalje per te nderuar Greqine apo per te realizuar endrren e tij te femijerise per te qene me i miri ne sportin e tij?! A thua Luan Krasniqi bokson per te nderuar Gjermanine e Kosoven, apo per te mbrojtur titullin e tij?! A thua Elsa Lile kendoi ne San Remo ne italisht per te nderuar italianet apo per te miren e karrieres se saj si kengetare?! Por njerezit e vegjel gjithmone i xhelozon suksesi i viganeve.

    Mesoje nga une: Greqia i ofroi kushtet dhe mundesite Dhimes dhe gjithe sportisteve te tjere shqiptare, por eshte merite e vete sportisteve per sukseset qe kane arritur.


    Pirro Dhima eshte kampion olimpik me tre medalje ari dhe emertimet 'shqiptar', 'grek', 'tradhetar' etj nuk ia ulin vlerat Dhimes, vetem sa tregojne injorancen dhe shpitligesine e njerezve te vegjel qe i bejne te tilla deklarata.

    Pirro Dhima eshte sportist me nje karriere sportive qe nderohet jo vetem nga Greqia po nga gjithe bota. Dhe kur ai shkel ne tapet per te ngritur shtangen, ai nuk eshte as Pirro Dhima "greku" dhe as Pirro Dhima "shqiptari", eshte Pirro Dhima shtangisti/sportisti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2005 më 14:04

  4. #94
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Citim Postuar më parë nga Albo
    ...emertimet 'shqiptar', 'grek', 'tradhetar' etj nuk ia ulin vlerat Dhimes, vetem sa tregojne injorancen dhe shpitligesine e njerezve te vegjel qe i bejne te tilla deklarata
    .
    Ju lumte o Albo... Pikerisht keshtu hidhen edhe boomerang-et.
    Na i nxorret edhe ata 10 miljone "greke" (qe krenohen me Pilon dhe e quajne GREK), si shpirtligj, injorante dhe njerez te vegjel...

    Edhe Pilua, po te ishte qenie inteligjente dhe te mendonte siç thoni ju, atehere le t'u shmangej pyetjeve qe kerkojne pergjigje me nuanca nacionaliste.
    U be 19 vjeç ne mes te ketyre qaflesheve shqiptare, dhe nuk i njohu dot? Kaloi dhe 15 vjet ne Greqi, e nuk i njohu dot "te vetet" dhe çfare mendojne per shqiptaret? Atehere, nuk i kane faj "turmat" qe i ngjisin nofka dhe epitete; dhe nuk paskan faj disa qe zemerohen...

    Gjithe te mirat vella.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    Citim Postuar më parë nga Albo
    C'rendesi ka se cfare shkruhet ne faqen personale te Dhimes? Apo do te germosh per te gjetur nje fije floku ne syrin e tij per te perligjur paragjykimet e tua? Pse shkon tek faqja personale dhe nuk shkon tek faqja e olimpiades se fundit qe u mbajt veren e kaluar ne Greqi, ku ne profilin e Dhimes behej e qarte qe ai ka lindur ne 'Albania' dhe fliste edhe 'Albanian'? Kush vizitohet me shume, faqja zyrtare e nje sportisti grek apo profili i nje kampioni olimpik qe ka marre tre here medalje? Meqe nuk te zika gjumi per faqen personale te Dhimes. Ai te flet shqip me lart ti ende kerkon te lexosh faqet personale ne greqisht.
    Sado rrespekt te kem per shkrimet qe ben nganjehere e prish dhe dukesh ose i pallogjikshem, ose i pallogjikshem me qellim ose ke ndonje adhurim per figuren e tij si sportdashes i peshengritjes dhe nuk te shkon poshte trajtimi i tije nga shqiptaret e tjere. Pirro Dhima flet, por varet se cfare flet dhe si e thote ate. Pse nuk erdhi per varrimin e shokut te tij Aleksander Kondos do ishte nje pyetje e natyrshme ? Stervitje ?!
    Nje pyetje tjeter me e natyrshme do ishte pse nuk sulmohet Leonidas Sampanis sic sulmohet Pirros Dymas ?

    Duke qendruar ne mes te turmes, nuk ke per te mesuar kurre. Duke e vecuar veten nga turma do mesosh shume gjera me vlere.
    Ne jete po kjo thenie ka vlere, ne rastin specifik cfare keni mesuar ?

    Pra sipas mendjes tende te ndritur, duhet ta urrejme Pirro Dhimen pasi ai mori tri here medalje te arte ne olimpiada boterore nen flamurin e Greqise. A thua Pirro Dhima i fitoi ato medalje per te nderuar Greqine apo per te realizuar endrren e tij te femijerise per te qene me i miri ne sportin e tij?! A thua Luan Krasniqi bokson per te nderuar Gjermanine e Kosoven, apo per te mbrojtur titullin e tij?! A thua Elsa Lile kendoi ne San Remo ne italisht per te nderuar italianet apo per te miren e karrieres se saj si kengetare?! Por njerezit e vegjel gjithmone i xhelozon suksesi i viganeve.

    Mesoje nga une: Greqia i ofroi kushtet dhe mundesite Dhimes dhe gjithe sportisteve te tjere shqiptare, por eshte merite e vete sportisteve per sukseset qe kane arritur.


    Pirro Dhima eshte kampion olimpik me tre medalje ari dhe emertimet 'shqiptar', 'grek', 'tradhetar' etj nuk ia ulin vlerat Dhimes, vetem sa tregojne injorancen dhe shpitligesine e njerezve te vegjel qe i bejne te tilla deklarata.

    Pirro Dhima eshte sportist me nje karriere sportive qe nderohet jo vetem nga Greqia po nga gjithe bota. Dhe kur ai shkel ne tapet per te ngritur shtangen, ai nuk eshte as Pirro Dhima "greku" dhe as Pirro Dhima "shqiptari", eshte Pirro Dhima shtangisti/sportisti.
    Me duket se nuk po flet njeri per cilesite e tija si sportist, po te ishte per cilesi sportisti e hapim nje teme tek forumi i sportit, meqe jane te ndara forumete dhe mund te flasim atje per teknika shkuljesh, ngritjesh etj. Te ishte sporti ashtu sic thoni ju, atehere edhe ai tifozi shqiptar qe u vra ne mes te ishullit nuk qe shqiptar, por thjeshte nje sportdashes, dhe si i tille, ose si te tille sic dolen Shqiptaret e gezuar dhe te lumtur kur fituan vellezerit e tyre Grek(nuk ka shembull me te mire te tolerances se ajo qe u verifikua ne Euro 2004 nga ne Shqiptaret) edhe Greket duhet ne mos te dilnin te gezuar, te pakten mos rrihnin barbarisht ato pak shqiptare qe kishin dale duke festuar nje ndeshje sporti.

    Megjithate ne ate fushe United States of Albania vret syte e juaj, nderkohe Vorio Epiri jo.
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  6. #96
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Per mua do te mbetet gjithnje Pirro Dhima, PLEHRA ...

    E shikoja shpesh ne Tirane. Ishte i vogel atehere. Ishte akoma shqiptar. Vinte te takonte trajnerin e tij Bujar Bodinakun. Shoqerohej me djalin e tij. Une, si femije 8 - 9 vjeçar, e shihja, e dija, ishte peshengritsi KAMPION, per me teper garonte per TIRONEN time. Ne 80 - vjetorin e klubit TIRANA mbajti dhe nje fjalim. Ne nje kampionat ballkanik qe u be ne Shqipri, mori disa medalje te arta bashke me Luan Shabanin. Per disa kohe emri i tij u harrua.

    E shikoj ne TV. Ishte viti '92. Olimpiada e Barcelones. Ne pedane Pirro Dhima. E njoha pa iu shfaqur emri. Por nuk i vura re flamurin grek. Habitem kur shikoj emrin e tij Piros Dimas dhe ne krah flamurin grek. Por prap vazhdoj te bej tifozllik per te. U gezova qe ishte medalja e arte e asaj olimpiade. Mund te kishte qene medalje e arte per Shqiprine, por prap nuk ka rendsi, per mua Pirro Dhima ishte SHQIPTAR.

    Por sot gjerat kane ndryshuar, ngjarjet kane rrjedhur. Pirro Dhima, e harroi Shqiprine. Ai nuk veproi ne favor te Saj. Une e admiroja Pirro Dhimen. Sot e mot une do ta quaj ate nje PLEHRE.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga Albo
    C'rendesi ka se cfare shkruhet ne faqen personale te Dhimes? Apo do te germosh per te gjetur nje fije floku ne syrin e tij per te perligjur paragjykimet e tua? Pse shkon tek faqja personale dhe nuk shkon tek faqja e olimpiades se fundit qe u mbajt veren e kaluar ne Greqi, ku ne profilin e Dhimes behej e qarte qe ai ka lindur ne 'Albania' dhe fliste edhe 'Albanian'? Kush vizitohet me shume, faqja zyrtare e nje sportisti grek apo profili i nje kampioni olimpik qe ka marre tre here medalje? Meqe nuk te zika gjumi per faqen personale te Dhimes. Ai te flet shqip me lart ti ende kerkon te lexosh faqet personale ne greqisht.
    "Himarra e Epirit te Veriut" = "fije floku" ??? Mbase per ty, jo per mua.

    Ne kete mes je ti ai qe po paragjykon jo une. Une po kerkoj te di cfare shkruhet ne faqen personale te tij pikerisht per ti dale perpara paragjykimeve te mia te mundshme, qe te mos hamendesoj per gjera qe i kam degjuar nga te tjeret dhe qe si kam lexuar/pare/degjuar vete. Tani del se aty eshte shkruar se personi ne fjale thote se ka lindur ne Epirin e Veriut. Une te njejten deklarim e kam lexuar dhe para tre kater vjetesh, atehere ne anglisht, nga nje lidhje e prure ne adresen e vjeter te forumit tend. Pra ka nje vazhdimesi ne permbajtjen e kesaj faqe ne kete pike, qe i ka rezistuar dhe ndryshimit te pamjes te faqes. Nuk e di cfare kuptimi ka per ty fjala "faqe personale" por besoj se ka te njejtin kuptim qe ka dhe tek une. Atehere une nuk arrij te kuptoj naivitetin tend (ne rastin me te mire) kur thua qe "ska rendesi se cfare eshte shkruar ne faqen e tij".

    Paragjykimi im i vetem eshte se besoj qe gjate ketyre 4 vjeteve, Pirro Dhima sigurisht qe duhet tja kete idene se ka nje faqe personale te veten ne internet dhe qe ne te shkruhet se eshte me origjine nga "Himarra e Epirit te Veriut". Dhe duke pranuar kete supozim, ajo intervista e mesiperme e Pirro Dhimes del nje dyftyresi e paster 24 karateshe. Por c'ti bej, ky eshte niveli i gazetareve tane qe nuk arrijne ta pyesin per kete gje shprehimisht dhe te na kursejne kohen ne forum mua dhe ty. Atehere do te degjonim pergjigjen e Pirro Dhimes, "Une nuk e di, nuk merrem me faqen time ne internet dhe tani po e degjoj nje fakt te tille. Do ta ndryshoj sapo te kthehem ne Greqi". Te pakten do shpetonim nga nje reference drejt Epirit te Veriut.

    Faqja e olimpiades nuk me intereson sepse ketu po diskutojme per qendrimin e Pirro Dhimes ndaj Shqiperise dhe jo te komitetit olimpik apo qofte dhe shtetit grek.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    E shikoj ne TV. Ishte viti '92. Olimpiada e Barcelones. Ne pedane Pirro Dhima. E njoha pa iu shfaqur emri. Por nuk i vura re flamurin grek. Habitem kur shikoj emrin e tij Piros Dimas dhe ne krah flamurin grek. Por prap vazhdoj te bej tifozllik per te. U gezova qe ishte medalja e arte e asaj olimpiade. Mund te kishte qene medalje e arte per Shqiprine, por prap nuk ka rendsi, per mua Pirro Dhima ishte SHQIPTAR.
    Ke shprehur te gjithe ndjesite e mia. Dhe une isha 14 vjec atehere, ishte olimpiada e pare qe shikonim gjithe diten pa nderprerje ne TVSH. Mbaj mend qe garen e Pirro Dhimes e kemi pare te gjithe si familje dhe te gjithe jemi gezuar, mbase jo aq sa do gezoheshim po te ishte per Shqiperine por prape, per ne ishte shqiptar. Te njejten ndjesi e kam provuar 11 vjet me vone, kampionati boteror i atletikes, ishte Mirela Manjani ne hedhje shtize kesaj rradhe isha ne nje hotel ne Poloni dhe kam ndejt 3 ore rresht duke bere tifozllek (pa ze) per te. Do ta beja prape dhe sot per kedo sportist shqiptar pavaresisht flamurit qe mban ne krah.

    Tani me kujtohet nje emision i "Fiks Fare", ku palestra e stervitjes se peshngritjes ne Shkoder nuk kishte nje dush funksional dhe dhomat e zhveshjeve ishin pak a shume te ngjajshme me WC-te publike te Rrogozhines ne kohen e xhaxhit. Ne Tirane, nga tenderat qe ishin dhene per kompletimin e palestres, vjedhja kishte shkuar deri tek pedana qe kishte perfunduar nje meter e ca me e ngushte se sa standarti qe duhej. Stervitja ne ate pedane ishte e rrezikshme sepse kur hidhej shtanga rrezikonte qe te binte gjysma jashte, gjysma brenda dhe ti perplasej sportistit ne trup. Behet fjale per 2004, jo per 1991.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Pirua Dhima i krijoi grekerve besimin se mund te fitojne medalje se para tij ata nuk mirrnin medalje ne olimpiada.
    E keshtu fitoi nje reputacion te madh e apsolute.
    Me kete reputacion ai mund te ndikonte te pakten qe te krijonte ne greqi nje reputacion me te mire per shqiptaret te cilet qe nga kufiri e deri ne Athine kane nje trajtim e diskriminim qe i ndjek kudo.

    Po ai tregoi veten si njeri, se eshte zero ,nuk e berri kete po beri te kunderten me thirrjet e tij konfliktuale per epirin, shqiperine e shqiptaret e rriti dhe me shume ate agresivitet dhe diskriminin dhe intolerance te grekerve ndaj shqiptareve.

    .................................................. .................................................. .............................
    Ky eshte shkrimi im ......ja si e manipulon Albo........merr nje flali...dhe perpiqet te manipuloj ate ca kam thene une............................................... ..........
    .................................................. .................................................. ............................
    Pirua Dhima i krijoi grekerve besimin se mund te fitojne medalje se para tij ata nuk mirrnin medalje ne olimpiada.

    Pra sipas mendjes tende te ndritur, duhet ta urrejme Pirro Dhimen pasi ai mori tri here medalje te arte ne olimpiada boterore nen flamurin e Greqise. A thua Pirro Dhima i fitoi ato medalje per te nderuar Greqine apo per te realizuar endrren e tij te femijerise per te qene me i miri ne sportin e tij?! A thua Luan Krasniqi bokson per te nderuar Gjermanine e Kosoven, apo per te mbrojtur titullin e tij?! A thua Elsa Lile kendoi ne San Remo ne italisht per te nderuar italianet apo per te miren e karrieres se saj si kengetare?! Por njerezit e vegjel gjithmone i xhelozon suksesi i viganeve.
    .................................................. .................................................. ............................


    Shikohet thote gjera boshe e jo ate qe kame thene une ne kushtet kur ka humbur debatin po ajo fara qe PROPAGANDA GREKE ka mbjell tek ai e shtyn ate .
    [Propaganda greke fillon me fene e vazhdon....]

    Qe te jesh katandisur kaq keqe o Albo......me vjen keq po ca ti besh!

    Njerezit qe mbrojne qendrime te gabuara e te shtremberta shtremberohen dhe vete.

    Majk Tajson ishte kampion po si njeri qe zero dhe ne kete themi per Piron[ky godet e ofendon shqiperine e shqiptaret].

    Kemi pare njerez te semure qe vrasin dhe babain e tyre dhe nuk eshte cudi te shikojme ca qe tradhetojne ose godasin atdheun ne keto momente krize e trazicioni.
    Po anija nuk mbytet se iken mijte kur ka stuhira.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Ne gazeten shqiptare thote qe ka linde ne Tirane, atehere pse ne sitin personal thote i lindun ne Himare?!
    Apo pse po te permendet Tirana, duhet me thane i lindun ne Shqipni, kurse per Himaren mundet me u fute parulla "Epiri i Veriut"?!
    -Pse rren tue i nderrue vendlindjen vehtes???
    -Pse Himaren e quen te Epirit te Veriut e jo te Shqipnise, ashtu sic asht???
    A ngren 100 apo 400 kg kjo asht pune per te...a asht Himara e Shqipnise apo jo kjo asht pune per gjithe shqiptaret...keshtu qi cdo nderhymje e shqiptareve ne kete pike asht e justikueshme bile detyre.

Faqja 10 prej 30 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Në Himarën e kapedanëve të penës e të dyfekut
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 14:04
  2. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 00:52
  3. Kryeministri Nano viziton Kinën
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 19-09-2004, 03:57
  4. Te Verteta Te Panjohura E Te Pathena Per Himaren
    Nga shendelli në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 13:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •