Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660

    Si ta konsolidojmë ekzistencën tonë si ateistë

    Kam kohe qe mendoj me vete se si ne ateistet duhet ta shtojme te drejtat individuale dhe ti sigurojme vetvetes nje hapesire te lire brenda se ciles mund te ekzistojme te qete e ne paqe te patrazuar nga individet e tjere te cilet i perkasin ideologjive apo grupimeve idealistike te nje lloji tjeter. Qellimi yne si ateiste nuk eshte propagandimi apo shtrirja pafundesisht e ideve tona ateiste pasi ato ide kane vlere vetem per ne e jo per dikend tjeter pasi cdo njeri e zgjedh vete shtegun ideologjik te jetes se vet. Keto qe une do parashtroj kane si synim vetem sigurimin e nje hapesire legale dhe virtuale qe na ben te jetojme nje jete jete lire, me idealet qe ne i kemi te shenjta. Ne ateistet nuk urrejme njeri, nuk duam te vrasim njeri, nuk propagandojme te verteta te padiskutueshme pasi ne kete bote bote gjithcka eshte relative. Ne atesitet kerkojme vetem respekt, respektim te mendimeve tona dhe liri mendimi dhe ekzistence. Cdo njeri ka te drejte te besoje e ti falet cfaredo gjeje, per sa kohe qe ndermmarrja dhe sjellja e tij nuk interferon me lirine dhe hapesiren e tjetrit.

    E para qe eshte fondamentale per ne eshte menyra e organizimit te shtetit ku jetojme, dhe specifikisht kushtetuta e shtetit si embrioni baze i cili rregullon, kontrollon dhe mbron lirine e cdo shtetasi. Per ne sistemi demokratik dhe kushtetutat liberalo-perendimore jane te shenjta pasi ato sigurojne dhe mbrojne lirite e cdo individi pavaresisht nga ngjyra, etniciteti, gjuha apo feja. Ne baze te kusht.perendimore eshte sekularizmi, pra ndarja e fese nga shteti, cka i lejon cdo njeriu te drejtat e veta, per sa kohe qe nje njeri nuk abuzon me te drejtat e sanksionuara ligjerisht. Ka shume te mira ky sistem demokarik kushtetues. Une i besoj djallit, x-si i beson zoti, y-ni i beson qiellit e keshtu me rradhe. Shteti na lejojme te besojme cfaredo ne zgjedhim per sa kohe qe nuk behemi te dhunshem te urrejtshem dhe per sa kohe e mbajme bindjen personale brenda vetvetes dhe nuk e kthejme ne moto se ciles duhet i binden te gjithe. Kjo eshte A-ja e demokracise, brenda se ciles lulezojne 1000 rryma por asnjera nuk kercenon tjetren pasi liria e individit eshte e shenjte dhe mbrohet me ligj. Beso edhe ne djall per sa kohe besimi yt nuk behet pengese e lirise se nje tjetri.

    Pasi te kemi konsoliduar kete te drejte themelore ne ateiste mundet qe te zhvillojme paqesisht idealet dhe idete tona ne ambientet ku jetojme, brenda normave shoqerore dhe kufijve legale. Me ket dua te them qe ne mund te propagandojme dhe reklamojme menyren e jeteses sone, apo edhe te designojme metoda te cilat mund te jene joshese per te tjere individe. Por kaq, asnje lloj detyrimi apo dhune ne keto ndermarrje.

    Cilat jen disa nga keto ide?

    Se pari eshte qe te inkurajojme zhvillimin e Arsimit dhe Kultures ne shtete ku jetojme. Sa me i ditur dhe i arsimuar nje njeri, aq me i pavarur do te jete ne arsyetim, dhe aq me racional ne veprime. Njerezit e kulturuar nuk jane zakonisht as intransigjente e as fanatike ne komportimin e tyre. Arsimimi eshte armiku me i madh i injorances dhe injoranca eshte arma me e verber e besimtarve fanatike. Ne ambientet ku jetojme ne ateistet duhet te nxisim dhe te mbeshtesim shpenzimet per shkollat publike, fondet per kerkime shkencore, te votojme per referendumet apo amendamentet lokale te cilat kan te bejne me edukimin dhe shkollat, te nxisim verpimtarit artistike si psh koncertet, operan , baletin, ekspozitat e piktures (sidomos ato nudo..hehe), koncertet ne natyre,festat e dashurise apo ditet e rinise, parqet me skulptura apo buste arti, shatervanet, objetket e arti ne cdo qosh te qyteteve ku jetojme, sic ka pasur dikur Vlora nje lulishte te magjishme rruges per Skele te mbushur me shatervane dhe skulptura femijsh qe lozin te lumturuar. Keto imazhe ndikojne paqesishte ne koshiencen e cdo shtetasi dhe mbrujin qyetare te cilet e adhurojne te bukuren, artin, dhe talentin njerezor, pra krijojne njerez qe e adhurojne forcen e njeriut, dhe jo dokrren irracionale te zotit.



    do ti vazhdoj neser keto persiatjet e mija. jane te ftuar te gjithe ata atesite qe kane ide konstruktive te kontibuojne..flm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lunesta : 23-05-2006 më 12:41

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ekzistojne disa bashkesi argumentesh ne favor te ateizmit. I quaj bashkesi, sepse ndermjet rrymash te tjera kemi dy kryesore: argumentat ateologjike dhe argumentat shkencore. Personalisht, jam me i terhequr dhe me i prirur pas bashkesise se argumentave shkencore. Megjithate, do te devijoja nga tema po te ekspozoja te tille argumenta, tani per tani.

    Ne kushtetuten e shtetit tone (per te mos folur per ate te SHBA) eshte shkruar fraza "Ne, populli i Shqiperise, krenare dhe te vetedijshem per historine tone, me pergjegjesi per te ardhmen dhe me besimin ne Zot dhe/ose ne vlerat universale..." Ne dollaret amerikane lexohet fraza "In God We Trust". Te tilla mbishkrime mua me duken sikur i konsiderojne ateistet si persona te vecuar (duke particionuar keshtu shoqerine), dhe, me tej, edhe persona inferiore me argumentin se te qenit atesit vjen nga bindjet politike ne ideologjira tashme te perenduara. Une kam degjuar shume njerez (besimtare) te shprehen ne te tille menyre kundrejt nesh (ateisteve). Kjo eshte e papranueshme, duke u nisur nga kryeveprat e shume filozofeve/shkencetareve ateiste (te cilet ata qe jane te lexuar duhet t'i njohin mire).

    Por gjithcka vjen nga mungesa e mjaftueshme e dijes, apo nga mungesa e vullnetit per te ekspanduar rrethin e njohurise. Filli i te besuarit vjen nga kultura, nga familja dhe shpeshhere e hasim ne ate porcion te shoqerive ne bote te cilat karakterizohen nga njerez provinciale apo nga qytetare te pakulturuar sa duhet. Ateizmi nuk mund te imponohet, por vjen vetvetiu atehere kur mendja e species homo sapiens eshte e afte te logjikoje ne menyre analitike.

    Nicja ka shkruar se forca e mbinatyrshme (shkurt, zot) eshte nje pjelle kontradiktore e mendjes njerezore. Elementet e ngjitur pas kesaj pjelle (besimtaret) jane ata qe politizojne dhe qe e konvertojne boten ne sistem binar (Ferr ose Parajse). Te tilla deklarime jane thjesht perralla. Ne fund te fundit, asnje i vdekur nuk eshte cuar per te na rrefyer vazhdimin (qe une besoj se eshte thjesht konvertim nga nje qenie e gjalle ne materie, sipas Materializmit Dialektik). Per me teper, shkenca e ndalon kategorikisht berjen e teoremave pa fakte hipotetike, ndersa te tjere mundohen te shpjegojne fene me shkence. Kjo eshte po aq kontradiktore sa edhe vete pjella e imagjinates.

    Si ateist "i vjeter" (dhe i respektuar, me duhet ta shmang modestine ne kete pike), kam mbrojtur tezat ateologjike me aq argumenta shkencore sa kam gjetur. Pikerisht nga keto argumenta eshte krijuar edhe ai respekt. Prandaj, une jam i mendimit (apo besoj) se ateistet jane te vetmit qe mund ta perdorin mendjen ne menyre racionale per gjykuar mbi jeten. Duke u nisur nga kjo pike, shmanget cdo llok atakimi (gje qe une besoj se eshte e pamundur nga ateistet, por eshte vecori e theksuar e besimtareve). Gjithashtu, zhvillohet edhe komuniteti i ateisteve, duke hedhur poshte cdo lloj figure imagjinare qe nuk i perket shkences dhe civilizimit njerezor.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3

    Titulli sikur nuk eshte asnjeanes

    Ideja e arsimit me pelqeu shume po jo per te nxitur ateizmin.
    As une nuk besoj por nuk jam aspak kunder feve. Shume njerez kane nevoje per to biles ndihen me mire pasi e shikojne si udherefyes. Eshte pikerisht e drejta e zgjedhjes.

    Per punen e ateizmin une nuk jam ndjere kurre "i ndrydhur" prandaj nuk shikoj ndonje nevoje per ndonje ndryshim rrenjesor....

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Identifikimi i paradigmave te vlerave.


    Nje nga konceptet qe per mua eshte esencial per cdo atesit ose njeri qe do te jetoje ne nje ambient ku feja eshte e ndare nga shteti dhe ku feja nuk eshte motorri kryesor i funksionimit te shoqerise eshte identifikimi i paradigmave te vlerave shoqerore qe mbajne gjalle ekzistencen e nje shoqerie dhe kombi. Per nje kohet te gjate ne shqiperi paradigma kryesore ka qene nacionalizmi dhe etnocentrizmi, qudh nga Rilindja Kombetare e deri sot. Pra deshira per ekzistencen normale te kombit shqiptar por edhe deshira per bashkimin e tij. Ky mentalitet ka mbizoteruar i parrezikuar nga asnje lloj tjeter ideje qe mund te organizonte jetesen dhe ekzistencen tone shqiptare ne baze te nje ideologjie tjeter (psh fetare apo kulturore).

    Por sot ama qe ceshtja shqiptare eshte ne perfundim e siper dhe kur Kosova po e merr pavaresine dhe shqiperia eshte shtet sovran cili do jete filli motivues i jetes se shqiptarit? Tani kur nacionalizmi sna hyn me ne pune pasi aspiratat tone u shperblyen dhe shqiperi e kosove se shpejti do te jene nje shtet, cfare do te motivoje ekzistencen tone si komb ne shek 21? Komunizmi nuk mund te sherbeje me si koncept udheheqes, etnocentrizmi po zbehet, atehere cfare do ta mbushe kete boshllek shpirteror te shqiptareve sot ne epoken e globalizmit? Pergjigja eshte prape NACIONALIZMI. Pavaresisht se une personalisht kam percmim per instiktin primordial ne pergjithesi qe e gjen permbushjen dhe arritjen personale permes marredhenies se forte gjak/gjuhe/toke ne duhet ta identifikojme nacionalizmin, patriotizmin apo thjesht lokalizmin me ngjyre kombetare si arma me e forte qe konkurron lehtesisht ideologjite e tjera si religjioni apo doktrinat kulturaliste globaliste. Ne fakt do doja qe ne vend te nacionalizmit te ndiqnim demokratizimin dhe sistemin e vlerave perendimor si rruge drejt zhvillimit, por mendoj qe eshte akoma shpejt per shqiptarin qe te perqafoje koncepte te tilla disi abstrakte per ne ndaj mendoj qe nacionalizmi mund te sherbeje akoma si barka shpetuese drejt demokratizimit, liberalizmit dhe shtetit liberal kushtetues.
    Jo se mendoj qe po te perqafonim paradigmen fetare do deshtonim. Ajo paradigme do deshtonte vete ne mungese te alternatives solide dhe mesazhit bashkues, por sidoqofte kjo pardigme do merrte kohen e vet shtjelluese dhe perse te humbim 30-40 vjet nga koha jone deri sa te arijme ne perfundimin qe paradigmat fetare apo kulturore jane shtigje pa krye kur mundet ta parandalojme qe tani kete eksperiment? E mbani mend se si na u deshen 40 vjet qe ta kutojme me se fundi se komunizmi ishte ne eksperiment i deshtuar per Shqiperine?

    Si ta forcojme paradigmen nacionale? Si ta bejme ate te pakonkurrueshme? Keto persitaje personale do ti sjell ketu ne forum neser. Flm.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182
    Kur te shkruash mundohu te kopjosh mire.
    Pastaj Ateizmi nuk eshte sistem jete dhe eshte i destinuar te deshtoje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ateizmi mund te konsiderohet sistem jete sepse ka nje botekuptim te caktuar dhe nje shkalle kompleksiteti dinamik mendimesh dhe gjykimesh. Agnosticizmi eshte me i dobet (dmth me i pergjithshem si sistem), por nuk ka nje filozofi te fuqishme dhe nuk mund te konvertohet ne nje sistem te fuqishem jete. Mbi te gjitha, te jesh evolucionist do te thote te jesh ose agnostik ose ateist. Une nuk pranoj asnje sistem fetar, prandaj zgjedh te dyten.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Ateizmi nuk vlera dhe moral.

    Sepse keto te fundit jane te hipotekuara nga Feja.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    doni me shume e keni tek firma ime ja vlen ta lexosh kete liber

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    megjith zhurmusat si psh: forumi dhe skorpionsi, mundohen te tregohen si mafie korruptive " besimtare", besoj qe ateizmi eshte drita hyjnore qe nuk te vret syte.
    Shpresoj qe ktjo teme te arri debatin qe meriton. peqe.
    Money Makes Man act Funny

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    27-07-2006
    Postime
    7
    Ateistet jane dhe ata besimtare (natyrisht vetem nese e vrasin mendjen, perndryshe jane te mete). ku besojne ateistet? Ne hicin. Mirepo ky koncept eshte po aq i veshtire, mos me teper, se ai i Zotit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. Islami Ndërmjet Lindjes E Perëndimit
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Çfarë ndodhi me shqiptarët në vitin 1967
    Nga RaPSouL në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 08:54
  4. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  5. Ateistë vs besimtarë
    Nga northernbard në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 15-12-2007, 17:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •