Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E mërkurë, 28. Qershor, 2006
    ARIFI: NË ZGJEDHJE DUHET TË JENË FITUES GJITHË QYTETARËT



    Teuta Arifi, nënkryetare e Bashkimit Demokratik për Integrim


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, si i shpjegoni incidentet e fundit në fushatën zgjedhore në Kosovë?

    TEUTA ARIFI
    Përgjithësisht ne i dënojmë të gjitha incidentet në të cilat ka përdorim të dhunës, dhe jemi të pakënaqur me çdo situatë ku ka incidente, veçanërisht duke patur parasysh faktin se në pjesën më të madhe të tyre, në një mënyrë kanë qënë aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Mendojmë se këto lloj incidentesh nuk duhet të përsëriten dhe ata të cilët dëshirojnë që të maten në zgjedhje, këtë punë duhet ta bëjnë përmes debateve përsa i përket programeve politike dhe jo nëpërmjet dhunës dhe incidenteve.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përse incidentet kryesisht ndodhin ndërmjet ithtarëve të subjekteve politike shqiptare?

    TEUTA ARIFI
    Mendimi im është se për fat të keq, disa subjekte politike shqiptare, në këtë rast konkretisht Partia Demokratike Shqiptare, ka zgjedhur një rrugë, që unë mendoj se nuk është korrekte për të arritur fitoren në zgjedhje, dhe ajo është rruga e kërcënimeve, rruga e presioneve që bëhet mbi popullatën, por njëkohësisht edhe e sulmeve të ndryshme mbi shtabet zgjedhore. Mendoj se nuk është diçka e mirë që një gjë e tillë të jetë karakteristikë në suaza të bllokut politik shqiptar, për arsye se ajo do të na shënohej si kredi negative, pikërisht subjektit politik shqiptar në përgjithësi.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, liderët e BDI-së dhe PDSH-së u zotuan para ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për t'i dhënë fund dhunës. Megjithatë incidentet vazhdojnë. Sa janë në gjendje udhëheqësit partiakë të kontrollojnë gjendjen në terren?

    TEUTA ARIFI
    Unë nuk mund të flas për udhëheqësit partiakë të ndonjë partie tjetër, unë mund të flas vetëm në emrin e Bashkimit Demokratik për integrim. Në takimin që ne patëm në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne mbajtëm një qëndrim konstruktiv. Nuk hymë në debatin se kush apo kujt i bën probleme, mirëpo thamë që me përgjegjësi të plotë do të marrim përgjegjësinë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike. Dhe jam mëse e bindur se partia Bashkimi Demokratik për Integrim dhe udhëheqja e saj, në mënyrë të plotë janë në gjendje që të mbajnë kontroll mbi aktivistët e vet dhe nuk dëshirojnë që fajin t'ja hedhin dikujt tjetër. Përkundrazi presin që edhe të tjerët të mbajnë përgjegjësi për aktivitetet e ndryshme që ndodhin në terren.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Zonja Arifi, a mendoni se partitë politike shqiptare janë të pjekura për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme?

    TEUTA ARIFI
    Unë e di se BDI-ja është duke treguar një maturi dhe pjekuri pikërisht duke patur parasysh faktin se këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm për rrugën e Maqedonisë për integrim në Bashkimin Evropian, kanë edhe rëndësi të veçantë për rajonin, duke patur parasysh faktin se janë duke u zhvilluar bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës. Çdo sjellje jo serioze e shqiptarëve, në cilëndo pjesë të rajonit, faktikisht do të ishte një sinjal negativ ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj këtyre proceseve të mëdha për shqiptarët në rajon. Prandaj dhe Bashkimi Demokratik për Integrim dhe ne do të sillemi me përgjegjësi të plotë, me maturi të plotë, prandaj edhe kemi kujdes në të gjitha sjelljet tona që bëjmë. Jo se kemi frikë, por për shkak se jemi të bindur dhe duam që të kontribuojmë që shqiptarët e Maqedonisë të dalin me një imazh evropian dhe jo me një imazh të fisrave apo tribalëve të dikurshëm, ashtu siç dëshiron dikush tjetër t'i prezantojë shqiptarët për fat të keq.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Ju përmendët ndërkombëtarët. Ata vazhdimisht sugjerojnë se incidentet po e prishin imazhin e vendit dhe i zvogëlojnë gjasat e Maqedonisë për eurointegrimet. A nuk mendoni se pavarësisht fituesit nga pala shqiptare, humbësi më i madh megjithatë do të jenë shqiptarët?

    TEUTA ARIFI
    Në qoftë se do të kishim zgjedhje problematike, gjithsesi humbës do të ishin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kjo është dhe arsyeja pse ne sillemi me përgjegjësi të plotë, me kujdes maksimal, për arsye se nuk jemi të interesuar për zgjedhje në të cilat do të ndodhin incidente të mëdha dhe të cilat do të kenë pasoja jo të mira në aktivistët, qofshin ata të Bashkimit Demokratik për Integrim, qofshin ata të partive të tjera politike shqiptare, për shkak se konsiderojmë se fituesit e fundit në këto zgjedhje duhet të jenë të gjithë qytetarët dhe jo vetëm partitë politike.

    Intervistoi Vullnet Poshka

    marre nga europa e lire
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nënkryetari Limaj: Përmbyllja me sukses e procesit zgjedhor në Maqedoni, është ndihma më e madhe që mund të japin partitë shqiptare në Maqedoni për Kosovën

    Nënkryetari i PDK-së, z.Fatmir Limaj priti sot në një takim pune Përfaqësuesin e Komisionit Evropian në Shkup, ambasadorin Ervan Faurer. Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Maqedoni me theks të veçatë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen javën e ardhshme në Maqedoni.
    Pas takimit z.Limaj dhe z.Faurer u prononcuan për media.



    Në fjalën e tij drejtuar gazetarëve nënkryetari i PDK-së, z.Fatmir Limaj ndër të tjera tha:
    “Sot, patëm një takim shumë të dobishëm me ambasadorin z.Ervan Faurer, me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe në Kosovë. Por, në fokusin kryesor të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Maqedoni.”

    Duke folur për zhvillimet e fundit në Maqedoni, z.Limaj theksoi ”Ne e shprehëm edhe një here qëndrimin tonë para ambasadorit Faurer, se PDK-ja, por edhe të gjithë qytetarët dhe institucionet e Kosovës, janë shumë të interesuar që procesi zgjedhor në Maqedoni të shkojë ashtu siç duhet dhe të zhvillohet në mënyrë demokratike, ku do të respektohet ligji dhe vota e qytetarëve. Fitues në Maqedoni do të dalin forcat politike dhe qytetarët e Maqedonisë vetëm duke respektuar të drejtat demokratike dhe votën e lirë.”

    “Ndihmën më të madhe që mund ta japin forcat politike shqiptare në Maqedoni për Kosovën në këtë moment është përmbyllja me sukses e këtij procesi zgjedhor, vazhdimi i rolit konstruktiv të tyre në ndërtimin e shtetit demokratik në Maqedoni si dhe vazhdimi në përpjekjet e tyre për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Ky rol do të ishte mesazhi më i mirë që do të mund të dërgonin ata për Kosovën dhe statusin final të saj. “-theksoi nënkryetari politik i PDK-së

    Ndërkaq, në fund z.Limaj u shpreh ”Shfrytëzoj rastin që edhe një herë ti ftoj partitë politike, veçmas ato shqiptare në Maqedoni që ta përfundojnë këtë proces në mënyrë plotësisht demokratike, të pranojnë se në jetën demokratike ka edhe fitues edhe humbës. Por, shikuar në afat të gjatë të gjithë do të jenë fitues nëse respektohet vullneti dhe vota e qytetarëve të Maqedonisë. Besoj që partitë shqiptare në Maqedoni kanë kapacitete të mjaftueshme për ti tejkaluar këto situata dhe zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe demokratike”

    Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Shkup z.Ervan Faurer në fajëln e tij para gazetarëve të pranishëm tha:
    “Ekzistojnë një numër arsyesh për ardhjen time këtu në Kosovë. Së pari kam ardhur këtu me trenin që vije nga Shkupi për në Prishtinë për të treguar rëndësinë e kësaj lidhje. Pastaj kam ardhur për ti thënë lamtumirë mikut tim që po e lë tani Kosovën z.Petersen si dhe kam ardhur këtu në PDK për ti shprehur edhe një herë së bashku qëndrimet tona të thëna edhe më parë për rëndësinë e përmbylljes me sukses të fushatës zgjedhore në Maqedoni.

    “Me z.Limaj, jemi pajtuar se zgjedhjet e javës së ardhshme janë një test i rëndësishëm për vendin. Nëse zgjedhjet në Maqedoni do të jenë të rregullta dhe nëse pjesa e mbetur e fushatës shkon ashtu si duhet atëherë sigurisht që kjo do ta ndihmojë vendin në rrugën e vet drejt integrimeve evropiane. Nëse Maqedonia inkuadrohet sa më shpejtë në këto rrjedha evropiane, atëherë kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në Kosovë por edhe në të gjithë rajonin. Zgjedhjet e rregullta dhe demokratike do të kenë efekt pozitiv ne Maqedoni dhe në të gjithë rajonin shikuar në aspektin e integrimit evropian.”-theksoi në fund të deklarimit të tij ambasadori Faurer.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!

    O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!

    O PDSH-....

    PS:
    O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Incidente te medhaja ne Tetove. Kriminelet e Partise se Deshtuar Shqiptare PDSH-se, kalojne neper cdo vendvotim te percjellur me mbi 10 vetura te armatosur deri ne dhembe me kallashnikov dhe boma, bejne dasme me kutite e votimit. Dmth behet mbusha e kutive si ne Kandahar, bilem atje eshte me mire!

    O shqiptar i mjerre, deri kur do behesh vegel e shkaut, o i mjerre! Sonte, nuk i shkruhet mire rajonit!

    O PDSH-....

    PS:
    O JU TE NDYRE MOS MENDONI SE DO KALONI ME KAQ, PERE KETE QE KENI BERE SOT, DO E PAGUANI SHTRENJT.
    Davius flm per informaten mirepo nuk duhet te hudhush vrell ketu ne forum se ne nuk jena ata qe e bejme kete.

    Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...

    S'ja vlen per hic....

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ate qe e bete ju ne 2001 e bejne keta nese eshte ashtu si e thua ti...Prandaj hin Jonuzi e del Domuzi shkurt e shqip...
    Pse valle BDI-ja ne kete rruge sic po mundohet PDSH-ja sot, hyri ne pushtet me vitin 2002, jo gabim e ke zotrote, sepse atehere ishte vota e lire e qytetarit qe vendosi se kush do te perfaqeson shqiptaret ne Kuvend!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    BDI dhe PDSH raportojnë për incidente në zonat shqiptare

    05.07.2006 15:12 ET Shkup (KosovaLive)

    Subjektet kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në opozitë akuzuan njëra-tjetrën për parregullsi zgjedhore në disa mjedise shqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ore po cbehet keshtu andej nga ju po per pune kolltuku te vriten shqiptaret me njeri tjetrin atje duhet te jeni bashke te gjithe , dhe te kete vetem nje parti shqipetare te jene bashke te gjithe , keshtu mund te jene me te fuqishem shqiptaret aty duke qene bahke

  8. #18
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    turp per Zotin, si nuk u vjen turp nga vetja njehere dhe pastaj nga pjesa tjeter e kombit shqiptar, ca jane keto perleshje?
    Me c'justifikim i bejne keto?
    Keta jane llumi i kombit tone shqiptar.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjedhjet ne Maqedoni, Deklarohet i mbyllur procesi i votimit, priten rezultat e para

    Nga Ina Koxha
    SHKUP (5 Korrik)

    Ora 19.00 - Eshte mbylluri votimi ne oren 19.00 ne 2967 qendrat e votimit ne Maqedoni dhe menjehere ka nisur procesi i numerimit. Nderkaq, priten edhe rezultatet e para, te cilat, nga shtabet partiake priten të deklarohen rreth orës 21.00. Nndërsa përfaqësuesi i Komisionit Zgjedhor paralajmeroi se rezultatet e para jozyrtare do t'i shpallin rreth orës 24 dhe 01 pas mesnatës.

    Nderkohe perqindja e votuesve ka qene e ulet. Deri nje ore para mbylljes se kutive te votimit, Komisioni zgjedhor ka raportuar per rreth 43% te votuesve qe kane hedhur voten e tyre, per zgjedhjet e reja parlamentare.

    Gjatë këtyre zgjedhjeve janë regjistruar vetëm disa incidente në qendrat e votimit në rrethin e Tetovës dhe në Shkup, por vetëm në dy vendvotime, në Xhepçishtë dhe Bërvenic është ndërprerë procesi i zgjedhjeve.

    Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që kane monitoruar këto zgjedhje ka qene rreth 6 mijë. Në garën zgjedhore kanë hyrë 2 mijë e 700 kandidatë, të cilët konkurrojnë për 120 vende në Parlamentin e Maqedonisë. Të drejtë vote kishin 1 milion e 700 mijë shtetas të Maqedonisë, të shpërndarë në 6 njësi zgjedhore.

    Sipas informatave të fundit të KSHZ-së perqindja e votuesve deri në ora 17 është diçka mbi 42 për qind. Sipas asociacionit qytetar "Most" perqindja e votuesve , po ashtu deri në ora 17, është 43.36 për qind.

    Përafqësuesit partiake të favoritëve kryesorë për këto zgjedhje, partia opozitare e VMRO-DPMNE-së dhe partia në pushtet e LSDM-së, deeklaruan se janë "shumë të kënaqur" me daljen e elektoratit në procesin zgjedhor. LSDM-ja nuk saktësoi perqindjen e votuesve, ndërsa zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së deklaroi se sipas llogaritjeve të tyre ne votim kane marre pjese rreth 60 ose 62 për qind te zgjedhesve.

    Këto janë zgjedhjet e pesta parlamentare në Maqedoni, pas pavarësisë së këtij vendi në vitin 1990.

    Ora 18:30 - Incident ne nje qender votimi ne Tetove, nderpritet votimi

    Rreth ores 16.30 perfaqesues te komisionit komunal zgjedhor kane nderprere procesin zgjedhor ne vendvotimin 2004, per shkak te leshimeve qe jane bere gjate votimit.
    Nga komisioni komunal zgjedhor, paralajmeruan procesverbal per shkaqet, duke mos dashur ta sqarojne incidentin.
    Incident eshte regjistruar edhe ne vendvotimin 2014 ne komunen e Tearces, informoi KKZ-ja e atjeshme.
    Nje person ka penguar procesin e votimit, tentoi dhe futi disa fletevotime ne kutine. Ndaj ketij rasti nderhyne perfaqesues te komisionit zgjedhor dhe ne shoqerim me policine larguan personin, pas çka vazhdoi te rrjedhe votimi ne menyre normale.

    Ora 18:30-Zgjedhjet ne Maqedoni, kane votuar vetem 43 perqind. Votimi mbyllet ne oren 19.00. Komisioni Zgjedhor: Ka pasur incidente te vogla

    Ne Maqedoni deri në oren 17 te pasdites kane votuar 43% e zgjedhësve. Keto jane te dhenat me te fundit nga Komisioni Zgjedhor, i cili ka konfirmuar gjithashtu se ndryshe nga cfare kane deklaruar per mediat kampet partiake, nuk ka pasur incidente te renda qe mund te ndikojne mbarevajtjen e votimeve, por ka pasur vetem disa incidente te vogla, por jo te demshme.

    Gjithsesi, sipas zëdhënësit të KSHZ-së Zoran Tanevski, per te shmangur cdo lloj parregullsie apo abuzimi, jane vene ne mbikqyrje te gjitha ato qendra votimi per te cilat u tha se jane bere nderhyrje.

    Nderkaq, votimi vazhdon ndonese ne nje numer te ulet zgjedhesish dhe kutite e votimit do te mbyllen ne oren 19 te pasdites

    (Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Pjesë letrare nga fletorja ime
    Nga h75 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 14:02
  2. Tetovë - Edicioni i XII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë
    Nga Fiori në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:03
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Nuse shqiptare në Tetovë, për 500 euro
    Nga ArberXYZ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 13:19
  5. MAQEDONI, Incident në Tetovë, persona të maskuar plagosin kosovarin
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 12:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •