E kishe thene cuna kohe me pare,Spanja gjithmone ne ndeshje te medha nuk ka klasin dhe eksperiencen,peshen e nje fanelle me histori.
Fatkeqsisht ishte ekip i bukur,me lojtare te rinj mjaft perspektive.Aragones eshte nje tip vulgar,arrogant i vjeter ne skema dhe ide.
Raul ishte hije ne fushe.Ndersa Joakim ishte i vetmi nderrim qe solli dicka pozitive ne lojen e spanjollve.
Franca sot mu duk e dale nga kohet e vjetra.
Makelele,Viera nuk lane hapesira,dhe Zidan tregoi se eshte lojtari me i madh ne 20-vitet e fundit(mendimi im personal).
Mbrojtja e kujdeshme sot ,Barthez i sakte sa here u vu ne pozite.
PS Tek goli i dyte,gabim ju dha faull Henry,stimulim qe nuk e nderon si lojtar.
Por them se arbitri i sotem ishte gjeja me pozitive mes katraures se bluzave te zeza dhe bilbilit ne duart e tyre.
Nese kerkoni zevendsin e Collines shpresoj se do ta gjeni tek arbitri i sotem Roberto Rozeti.Nuk e di cunat qe jetojne ne Itali,cmendim kane pasi e njohin me nga afer.
Krijoni Kontakt