Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbi nevojen e nderrimit te elites

    Mbi nevojen e nderrimit te elites

    E Premte, 23 Qershor 2006

    Nga Fatos Lubonja

    Para jo shume kohesh, duke ecur me kembe ne mes te Tiranes ne trotuarin rreth lulishtes midis Muzeut Kombetar dhe Bankes Kombetare, me kapi syri se koshat e rinj te plehrave te vendosura aty kishin nje si pllake teneqeje ne njeren ane mbi te cilen ishte shkruar me te kuqe mbi fushe te verdhargjente: “Vodafon ju keshillon te mbani paster ambientin”. Reagimi i pare, kuptohet, ishte e qeshura, ajo e qeshura qe shkaktohet nga befasia e nje gjetjeje qe ti nuk e pret e qe shpesh ka brenda ndjenjen e absurdit. Mirepo sa me shume u ndala ne fenomenin qe permban ne vetvete kjo reklame/keshille sanitare e shkruar mbi koshat e plehrave nga nje kompani e njohur celularesh ne bote, aq me shume hyra, pas te qeshures, ne te thella te hidhura ku ndjenjen e komikes dora dores e zevendesoi e trishtueshmja. Desha te bej nje shkrim, por ngjarje te tjera bene te me dale nga mendja ky detaj.

    Keto dite duke ecur perseri me kembe po ne ate trotuar me terhoqi vemendjen fakti se teneqet e mberthyera me vida tek koshat ishin lyer ose ishin zevendesuar. Kesaj here fusha e argjendte e teneqeve qe bere e kuqe, kurse mbi to ishte shkruar me te verdhargjende “Bashkia e Tiranes ju keshillon te mbani paster ambientin”. Dikush e paska kuptuar gafen – thashe me vete. Megjithate nuk ishin zevendesuar te gjitha. Ne nje nga cepat e trotuarit perballe Bankes pashe edhe nje kosh ku vazhdonte te qendronte e shkruar me te kuqe mbi nje te argjendte te zbardhellyer: “Vodafon ju keshillon te mbani paster ambientin”.

    Nuk do shume mend se ato kosha duhet te jene bere me sponsorizimin e drejtperdrejte te Vodafon dhe kompania, duket, ka gjetur nje menyre per ta shkruar emrin e saj te kudondodhur edhe mbi ato kosha. Ashtu sikurse me siguri kangjellat prej hekuri qe rrethojne parkun e vogel po atje duhet te jene bere me sponsorizimin e Banka Credins sepse, perndryshe, nuk ka se si ta shpjegosh se pse duhet qe emri i kesaj banke te jete shkruar zinxhir ne te tere kangjellat aty.

    Ketu nuk dua te diskutoj keto menyra sponsorizimi. As nuk dua te kritikoj shtysat qe i kane nxitur drejtuesin e Vodafonit te japin kete keshille sanitare qe, per asosacion, me sjell ndermend disa pllaka ne trotuaret e rrugeve te Tiranes se femijerise sime qe, mesa me kujtohet, kishin edhe nje shenje te Kryqit te Kuq persiper ku shkruhej: “Mos peshtyni pertoke” e qe qene vene ne kohen kur tuberkulozi ende bente kerdine.

    Me duket se me e rendesishme eshte te diskutohet mbi boshllekun qe ka tentuar te mbushe Vodafon.

    Ajo qe bie ne sy tek kjo parulle, pra, eshte se Vodafonin nuk e shohim vetem ne rolin e tregtarit qe ben reklame, por edhe te edukuesit shpirteror deri edhe sanitar, si nje zot qe hyn ne jeten tone ekonomike, sociale, kulturore per t’i dhene asaj kuptim ngase ne nuk gjejme kuptim tjeter. E pikerisht ketu, tek edukimi, me sakte tek mungesa e ketij, vlen te ndalemi jo ne kuptimin e atij edukimit qe bente Partia e Punes per punera te medha per atdheun e per socializmin, por te atij edukimi te njeriut nga brezi ne brez qe e meson te kuptoje veten e boten, cfare ka me shume vlere dhe cfare eshte me me pak vlere. E ne kete kontekst parrulla/keshilla si ajo e Vodafonit mbi koshin e plehrave nuk bejne gje tjeter vecse vene ne dukje krizen e ketij edukimi, se ajo parulle eshte shkruar mbi dicka qe duke dashur t’i gjesh nje emer mund ta quash vetem: “zbrazesi”, “humbje pikash referimi”, “coroditje vlerash morale e kulturore” apo ku e di une tjeter. Mu perforcua kjo pershtypje kur lexova para disa ditesh ne gazeten “Shqip” nje shkrim ku ballafaqoheshin tekstet e kengeve qe kendojne tani te rinjte me tekstet e kengeve te socializmit e te fill pas socializmit. Ajo qe binte ne sy ishte se ndersa tekstet e socializmit kishin nje pjese tejet propagandistike: “Linde ti per te qene i lire shqiptar,/Por jeta s’ish’ per ty nje dhurate/ Se mbi toke kish’ gur shume dhe pak bar”, kishte edhe tekste qe, ne nje fare menyre, sado te rendomte, perconin ndonje vlere gati normale njerezore: “Tani me vjen te qesh me veten time/Kur sjell nder mendje endrrat, rinine./Harrova floket, syte edhe emrin/E mbi te gjitha zgjodha njerine.”

    Tekstet e sotme sa me shume kalon koha aq me shume po behen banale, tmerresisht banale, aq banale sa mund te flitet per nje tru te rrafshuar, deri atje ku nuk ka mbetur me asnje rrudhe: “Me djalin e sherbimit te avionit do shkoj!!!/Ne party do shkoj/Ta kam thene se femrat ty nuk te lene/E di mire ti, e di mire/Kur te godas e di mire ti!!!”

    Ceshtja qe po ngre me duket se eshte dicka qe shqeteson shumekend, pasi edhe shembujt qe po sjell jane vetem detaje qe mbushin nje hapesire te tejngopur me kesi detajesh, por, nga ana tjeter, me duket se ashtu si nje semundje kronike me te cilen jemi mesuar te jetojme ne simbioze kjo ceshtje, paradoksalisht, nuk shqeteson kerkend. Duke u ndjere te pafuqishem per te bere dicka ne nivel shoqerie te gjithe duket sikur shohin hallin e tyre dhe te femijeve te tyre dhe, nga ana tjeter, pikerisht ky shikim vetem i hallit individual krijon kete rrenim vlerash edhe per femijet e tyre. Por ndodha nuk eshte thjeshte keshtu. Ndoshta vetedijshem apo gjysme vetedijshem ka edhe nje strategji te injorances qe perfiton nga kjo injorance dhe banalitet per ta ruajtur e per ta mbajtur kete gjendje te trurit te shqiptarit keshtu, pa asnje rrudhe.

    Veshtire te thuash se c’duhet bere konkretisht sepse kjo krize vlerash eshte rrjedhoje e shume krizave. Ne kontekstin e kesaj krize Vodafon na shfaqet si ajo Lopa e Arte qe filluan te nderojne ebrejte ne shkretetire ne vend se te nderojne Zotin. E me duket se kjo krize ne shkretetire dita-dites po behet me alarmante.

    Nuk ka dyshim se ngado qe te sillesh, duke menduar per shkaqet e per rruget e zgjidhjes se ketij problemi, nuk mund te mos ndalesh tek ata qe duke patur me shume vizibilitet e impakt ne shoqeri per shkak te qenies persona publike kane sherbyer si modele vlerash e qe, per fat te keq, nuk kane shkuar pertej atyre vlerave qe maten me sa vila dhe apartamente kane apo se cfare makinash kane. Duke filluar qe nga politikanet e deri tek artistet per te mos folur per juriste, mjeke, mesues etj. ose, thene ndryshe, nga e ashtuquajtura elite qe deri tani, duke qene bash gjeneruesja e antivlerave ne fjale, abuzuesja me e madhe me interesin e te gjitheve, ka vene me kohe ne dukje krizen e saj dhe nevojen e zevendesimit te saj.

    Me duket se vlen te tundet si nje kambane alarmi gjendja ku ndodhemi e te vihet ne dukje fort nevoja e zevendesimit te elites kallpe te konsumuar e te korruptuar intelektuale shqiptare qe ka humbur thuajse cdo lidhje me shoqerine ose, edhe me keq, qe ka me te vetem lidhje manipulative e mashtruese, qe e perdor ate vetem si lope per ta mjelur duke e bere dite e nate te adhuroje verbshem Lopen e Arte. Ndoshta kesaj elite mund t’i njihet edhe ndonje merite qe mori persiper nje tranzicion te veshtire ne me te veshtirin e vendeve. Por vlen te thuhet mbi te gjitha se ajo e ka futur shoqerine ne nje rruge te shtrember dhe se ka ardhur koha qe nje brez tjeter te mendoje seriozisht se kulti i parase si vlere e te gjitha vlerave, qe ka kultivuar kjo elite me jeten dhe vepren e saj, nuk mjafton per te ndertuar nje shoqeri, se duhet te filloje te theksohet ideja se nuk mundet qe jeta e njeriut dhe vlerat shpirterore dhe intelektuale rreth saj te maten vetem me para; se shoqeria ka nevoje per vlera te tjera dhe se edhe vete paraja duhet pare si mjet dhe jo si qellim. Vlen te thuhet se ka ardhur koha te rikujtojme se qysh ne kohet me te lashta ka pasur nje diference thelbesore midis atyre puneve qe behen thjeshte per para dhe atyre puneve qe jane te inspiruara nga nje ideal me i larte sesa fitimi i parase e qe, ne fakt, jane ato qe motivojne shoqerine si nje e tere apo edhe si grupe te ndryshme sociale. Te kujtojme se Uliksi psh. e ndjeu veten te fyer kur fenikasit e moren per tregetar ngase ai ishte luftetar, apo se nje nga aktet me domethenese te Krishtit eshte pastrimi i Tempullit nga tregtaret.

    Duket si mendim teper radikal ky qe po them: nevoja e nderrimit te elites, per te mos thene nevoja e permbysjes se elites aktuale. Eshte nje ide qe bart edhe shume rreziqe, aq me teper po te kesh parasysh zbrazesiren qe vjen mbrapa, jo vetem persa i perket perspektivave te elitave te reja, por edhe duke patur parasysh zbrazesiren e vlerave qe ka tere shoqeria nga e cila do te duhej te dilte elita e re. Por, nga ana tjeter, shtrimi i problemit keshtu mendoj se eshte nje provokim i nevojshem sepse vazhdimi i kesaj rruge te adhurimit te Lopes se Arte ne shkretetire nen udheheqjen e elites aktuale eshte i barsur me rreziqe edhe me te medha.




    korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mos me pyet per milionin e pare
    E Marte, 04 Korrik 2006
    Nga Fatos Lubonja

    Nje nga opinionet qe me ka zhgenjyer me shume ne debatin mbi elitat eshte ai i kolegut Artan Fuga ne faqet e rubrikes Ide & Debate te “Standard”. U befasova kur opinionin e tij mbi eliten tone ekonomike e gjeta t’i beje rezonance nje ideje qe sa me shume e degjoj aq me shume e percmoj, pasi ne nje fare menyre eshte bere “ideollogjia sunduese” ne vend duke qene, ne fakt, nje surrogat ideollogjik nga me banalet. E kam fjalen per idene sipas se ciles ne nuk kemi pse merzitemi se gjendja jone eshte kjo qe eshte persa i perket ekonomise kriminale, sepse keshtu ka filluar gjithandej me grabitje e me vrasje, se keshtu eshte bere edhe Amerika etj.. Sigurisht Fuga e thote ne nje menyre shume me elegante, por thelbi ky eshte: “Elitat ekonomike shqiptare jane ato qe jane dhe nuk mund te ishte ndryshe”. Po pse nuk mund te ishte ndryshe? Fuga nuk e thote nese per shkaqe specifike shqiptare apo per nje ligj universal, por duket sikur anon nga e dyta, kur, pasi therret ne ndihme edhe Nicen, shton: “Perparon me shpejt drejt pasurise, ai qe eshte me i shkathet, qe di si te mos jete i drejte me te tjeret, me agresivi, me aventurieri, me i guximshmi, ai qe merr edhe guximin e jetes ne sy, ndoshta edhe me ciniku.” Kurse ata qe nuk kane keto karakteristika, sipas Fuges, edhe ne qofshin te ditur e te mencur e te drejte e intelektuale nuk mund te ngrihen kurrsesi me lart se ne rolin e sherbetoreve te ketyre: “mendja e tij (e intelektualit F.L) ka vlere jo se eshte flori ne vetvete, por sepse ndihmon kapitalin qe te beje flori.”

    Kuptohet nuk e prisja nga Fuga nje gjykim te tille, per shume arsye. Me se pari per respektin qe kam per dijet e tij. Me se dyti, sepse kjo ide vec tjerash mbeshtet nje kuptim jashtezakonisht te tjetersuar te jetes se njeriut qe ekziston vertet ne boten kapitaliste, por ajo bote ka investuar shume per ta korrektuar (e ai si filozof kam pershtypjen se e di mire se c’eshte tjetersimi). E kam fjalen per ate kuptim jete sipas te cilit ai qe e quajme kapitalisti shnderrohet thjeshte ne nje makine qe prodhon para, ai qe quhet intelektuali reduktohet ne trurin e kesaj makine, kurse pjesa tjeter e shoqerise jane qenie qe hyjne ne ingranazhet e ne rrotat e kesaj makine, sic hynte Carli Caplin ne filmin “Kohet Moderne”. Kurse, ne fakt, njerezit para se te jene kapitaliste, punetore, te papune, intelektuale jane qytetare me te drejta themelore te barabarta e me marredhenie te rregulluara me ligje e me te drejtesi e me bote shpirterore e me besime fetare etj., etj. e parane e vene shume me teper ne sherbim te jetes sesa jeten ne sherbim te parase. Se treti, cka eshte edhe me kryesorja, nuk mund ta pranoj idene e Fuges per shkak te rezonances qe i ben formes me surrogate qe ka marre kjo ideologjia e “mos pyet per milionin e pare” ne Shqiperi. Sepse ajo cka ka ndodhur tek ne eshte bash nje ekstrapolim i idese se te dish si te mos jesh i drejte, te jesh agresiv ndaj te tjereve, cinik e aventurier do te thote te jesh i suksesshem e i nderuar e po synohet te behen te gjithe te tille. Merret me mend se ku do te shkonte bota sikur askush te mos edukohej qe te ishte i drejte, paqesor, i ditur, por te kunderten e ketyre, e te kerkonte qe te mos e pyesnin per milionin e pare. Jemi ne, me duket, qe po bejme kete eksperiment ashtu sic eksperimentuam dje shtetin e vetem socialist e ateis ne bote, duke e revolucionarizur idene “mos me pyet per milionin e pare” e duke kerkuar qe te mos pyetemi, as per te dytin, as per te pestin e as per te pesembedhjetin e as fare.

    Megjithate nuk po dua te hyj ne diskutime te gjata mbi kete teme qe e kam trajtuar edhe here tjeter, as te permend perseri Biblen e te them se te pakten qe ne kohet kur eshte shkruar ajo, problemi i raportit te fese, besimit, vlerave, morale e intelektuale me parane dhe pasaniket nuk ka qene i reduktuar aq banalisht, as te permend mesimet e Krishtit e Muhametit, apo te sjell ne kujtese shen Franceskun qe e la pasurine per t’u sherbyer disa vlerave te tjera. E as te rikujtoj se mbledhja e taksave per te ngritur vepra publike e ka nismen e vet tek pasaniket holandeze qe u vetetaksuan, sepse nuk ishin “injorante ne kuptimin e mire te fjales”, sic thote Fuga se duhet te jene pasaniket e sotem. As te permend kohet moderne kur pasanike te tille si Soros apo Bill Gate, mu pse e kane kuptuar se nuk mjafton paraja, sa me shume jane pjekur, aq me shume ia kane dedikuar jeten e parane e tyre jo prodhimit te floririt, por konsumimit te tij per krijim vlerash te tjera.

    Ne kete shkrim dua te sjell thjesht nje informacion te thate, shume me konkret. Informacioni ka te beje pikerisht me ate lloj ekonomie qe eshte ngritur te ne nga “me te shkathetit”, nga ata “qe dine si te mos jene te drejte me te tjeret”, nga “me agresivet”, “me aventurieret”, “me te guximshmit”, qe kane marre edhe “guximin e jetes ne sy” e qe nuk do shume mund t’ua gjesh shembelltyren te trafikantet e shumte qe kane guxuar deri te hedhin njerezit ne det, tek grabitesit e prones publike qe kane ditur me mire se kushdo te jene te padrejte me te tjeret, te shkaterruesit e pyjeve e te bregdetit e me radhe e me radhe tek sivellezerit e tyre aventuriere. Informacioni qe dua te sjell shtjellon nje (vetem nje) prej te keqijave qe na ka shkaktuar ne kjo elite ekonomike dhe ekonomia informale qe ajo ka ngritur. Ishte dicka qe nuk e dija dhe besoj se si une ka edhe shume te tjere qe nuk e dine. Ate ma dha nje ekonomist serioz nga ata profesioniste/intelektuale qe e kam te veshtire ta fus ne kategorizimin qe ben Fuga, sepse ai nuk punon per te pasuruar kapitalistet, por per te mbrojtur interesat e konsumatoreve, dmth te atyre qe punojne sa per te pasur nje rroge dhe per te ushqyer e shkolluar me ta femijet. Pra, nuk po shkruaj ketu me poshte si nje moralist i tepruar, sic do te me akuzonte ndonje, por me gjuhen e thate te nje ekonomisti qe numeron parate qe hyjne dhe dalin ne vend.

    E pra, ne gjuhen e ekonomistit ne fjale ajo lloj ekonomie, qe ne gazetaret e quajme rendom, “e zeze” apo “informale”, perkufizohet mes tjerash duke perdorur edhe nje koeficient qe quhet “koeficienti i rrezikut te investimit”. Cfare eshte koeficienti i rrezikut te investimit te nje vendi? Ky eshte ai qe percakton se sa duhet ta kete fitimin nje investitor qe te ndermarre iniciativen te investoje ne ate vend. Sipas ekonomistit, nese kerkon te investosh ne bonot e thesarit amerikan, rreziku i investimit ne kete rast eshte zero ose, me sakte, praktikisht zero sepse nuk mendohet te ndodhe qe shteti amerikan te mund te falimentoje. E ne kete rast fitimin qe do te kesh nga ky investim do ta kesh te vogel. Kurse, sa me i madh rreziku, aq me i larte duhet te jete fitimi qe dikush te marre guximin te hyje ne nje vend te investoje. Sipas tij, ne vitin 2005 Bullgaria e kishte koeficientit e rrezikut te investimit 3. Kurse Shqiperia a e dini se sa e ka? E ka 10. Pra, sipas tij, duke qene se ne kemi nje ekonomi qe ngrihet mbi parate e pasigurta te droges dhe prostitucionit dhe te emigranteve e duke qene se bankat tona japin kredi duke pranuar si prona apartamente qe nuk jane as te hipotekuara etj. etj. atehere nje nga te keqijat e kesaj ekonomie eshte rritja e koeficientit te rrezikut te investimit. Cfare do te thote kjo, me tej? Edhe nje here: kjo do te thote qe nje investitor i huaj qe vjen ne Shqiperi, duke patur parasysh koeficientin e rrezikut te investimit do te kerkoje te fitoje mese tre here me shume sesa ne Bullgari qe te vije. Perndryshe ai nuk ka pse vjen. (Nuk po flas ketu per nje te keqe tjeter te madhe te koeficientit te rrezikut qe eshte ajo e moshyrjes fare te investitoreve ne keto zona te pasigurta e as se duhet te llogaritet edhe se Shqiperia eshte nje vend i vogel, cka sipas ekonomistit, e ngre edhe me shume kerkesen e fitimit). Dhe cfare do te thote kjo rritje e kerkeses se fitimit? Kjo do te thote qe konsumatori shqiptar duhet te paguaje per kete investitor tre here me shume sesa ne Bullgari. (Eshte e veshtire nese aplikojme teorine e epersise se me agresivit, me te padrejtit me injorantit, me cinikut te kuptojme kete epersi te bullgareve ndaj nesh, sepse duhet te hamendesojme se elita ekonomike bullgare eshte tre here me agresive, me injorante, me e padrejte se e jona. Sipas meje eshte me e kuptueshme, nese aplikojme teorine se komunizmi bullgar ishte tre here me pak deformues sesa ai i joni).

    Kur e pyeta ekonomistin: po gjermanet qe kane marre psh. me koncesion aeroportin e Rinasit, me kete koeficient kane hyre? Pa dyshim qe ‘po’, me tha. Kur e pyeta per tarifat e larta te AMC dhe Vodafon, me tha se ne ato tarifa ka rolin e vet edhe ky koeficient. E di se ndonje ekonomist mund te sjelle si kunderargument krahun e lire te punes. Por po te bashkojme krahun e lire te punes me ate qe thashe me siper lidhur me fitimin jashtezakonisht te larte te kapitalistit ne Shqiperi per shkak te koeficientit 10, dalim tek ai polarizim i skajshem qe ka Shqiperia dhe problemet afatshkurtra e afatgjata qe ai bart me vete. Por kjo eshte nje teme tjeter qe besoj se mund ta trajtojne me mire ekonomistet. Une shpresoj qe ky informacion te kete qene sadopak i dobishem per te kthjelluar tere ata qe reklamojne teorine “mos me pyet per milionin e pare”.





    korrieri

Tema tė Ngjashme

  1. Shkėlqimi i shkurtėr i elitės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-12-2011, 08:40
  2. Periudha e nderrimit te stafetave
    Nga Anticlimacus nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 15:06
  3. A e zhduk pėrparimi i qytetėrimit nevojėn pėr fenė?
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2006, 14:41
  4. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •