Mbi nevojen e nderrimit te elites
E Premte, 23 Qershor 2006
Nga Fatos Lubonja
Para jo shume kohesh, duke ecur me kembe ne mes te Tiranes ne trotuarin rreth lulishtes midis Muzeut Kombetar dhe Bankes Kombetare, me kapi syri se koshat e rinj te plehrave te vendosura aty kishin nje si pllake teneqeje ne njeren ane mbi te cilen ishte shkruar me te kuqe mbi fushe te verdhargjente: Vodafon ju keshillon te mbani paster ambientin. Reagimi i pare, kuptohet, ishte e qeshura, ajo e qeshura qe shkaktohet nga befasia e nje gjetjeje qe ti nuk e pret e qe shpesh ka brenda ndjenjen e absurdit. Mirepo sa me shume u ndala ne fenomenin qe permban ne vetvete kjo reklame/keshille sanitare e shkruar mbi koshat e plehrave nga nje kompani e njohur celularesh ne bote, aq me shume hyra, pas te qeshures, ne te thella te hidhura ku ndjenjen e komikes dora dores e zevendesoi e trishtueshmja. Desha te bej nje shkrim, por ngjarje te tjera bene te me dale nga mendja ky detaj.
Keto dite duke ecur perseri me kembe po ne ate trotuar me terhoqi vemendjen fakti se teneqet e mberthyera me vida tek koshat ishin lyer ose ishin zevendesuar. Kesaj here fusha e argjendte e teneqeve qe bere e kuqe, kurse mbi to ishte shkruar me te verdhargjende Bashkia e Tiranes ju keshillon te mbani paster ambientin. Dikush e paska kuptuar gafen thashe me vete. Megjithate nuk ishin zevendesuar te gjitha. Ne nje nga cepat e trotuarit perballe Bankes pashe edhe nje kosh ku vazhdonte te qendronte e shkruar me te kuqe mbi nje te argjendte te zbardhellyer: Vodafon ju keshillon te mbani paster ambientin.
Nuk do shume mend se ato kosha duhet te jene bere me sponsorizimin e drejtperdrejte te Vodafon dhe kompania, duket, ka gjetur nje menyre per ta shkruar emrin e saj te kudondodhur edhe mbi ato kosha. Ashtu sikurse me siguri kangjellat prej hekuri qe rrethojne parkun e vogel po atje duhet te jene bere me sponsorizimin e Banka Credins sepse, perndryshe, nuk ka se si ta shpjegosh se pse duhet qe emri i kesaj banke te jete shkruar zinxhir ne te tere kangjellat aty.
Ketu nuk dua te diskutoj keto menyra sponsorizimi. As nuk dua te kritikoj shtysat qe i kane nxitur drejtuesin e Vodafonit te japin kete keshille sanitare qe, per asosacion, me sjell ndermend disa pllaka ne trotuaret e rrugeve te Tiranes se femijerise sime qe, mesa me kujtohet, kishin edhe nje shenje te Kryqit te Kuq persiper ku shkruhej: Mos peshtyni pertoke e qe qene vene ne kohen kur tuberkulozi ende bente kerdine.
Me duket se me e rendesishme eshte te diskutohet mbi boshllekun qe ka tentuar te mbushe Vodafon.
Ajo qe bie ne sy tek kjo parulle, pra, eshte se Vodafonin nuk e shohim vetem ne rolin e tregtarit qe ben reklame, por edhe te edukuesit shpirteror deri edhe sanitar, si nje zot qe hyn ne jeten tone ekonomike, sociale, kulturore per ti dhene asaj kuptim ngase ne nuk gjejme kuptim tjeter. E pikerisht ketu, tek edukimi, me sakte tek mungesa e ketij, vlen te ndalemi jo ne kuptimin e atij edukimit qe bente Partia e Punes per punera te medha per atdheun e per socializmin, por te atij edukimi te njeriut nga brezi ne brez qe e meson te kuptoje veten e boten, cfare ka me shume vlere dhe cfare eshte me me pak vlere. E ne kete kontekst parrulla/keshilla si ajo e Vodafonit mbi koshin e plehrave nuk bejne gje tjeter vecse vene ne dukje krizen e ketij edukimi, se ajo parulle eshte shkruar mbi dicka qe duke dashur ti gjesh nje emer mund ta quash vetem: zbrazesi, humbje pikash referimi, coroditje vlerash morale e kulturore apo ku e di une tjeter. Mu perforcua kjo pershtypje kur lexova para disa ditesh ne gazeten Shqip nje shkrim ku ballafaqoheshin tekstet e kengeve qe kendojne tani te rinjte me tekstet e kengeve te socializmit e te fill pas socializmit. Ajo qe binte ne sy ishte se ndersa tekstet e socializmit kishin nje pjese tejet propagandistike: Linde ti per te qene i lire shqiptar,/Por jeta sish per ty nje dhurate/ Se mbi toke kish gur shume dhe pak bar, kishte edhe tekste qe, ne nje fare menyre, sado te rendomte, perconin ndonje vlere gati normale njerezore: Tani me vjen te qesh me veten time/Kur sjell nder mendje endrrat, rinine./Harrova floket, syte edhe emrin/E mbi te gjitha zgjodha njerine.
Tekstet e sotme sa me shume kalon koha aq me shume po behen banale, tmerresisht banale, aq banale sa mund te flitet per nje tru te rrafshuar, deri atje ku nuk ka mbetur me asnje rrudhe: Me djalin e sherbimit te avionit do shkoj!!!/Ne party do shkoj/Ta kam thene se femrat ty nuk te lene/E di mire ti, e di mire/Kur te godas e di mire ti!!!
Ceshtja qe po ngre me duket se eshte dicka qe shqeteson shumekend, pasi edhe shembujt qe po sjell jane vetem detaje qe mbushin nje hapesire te tejngopur me kesi detajesh, por, nga ana tjeter, me duket se ashtu si nje semundje kronike me te cilen jemi mesuar te jetojme ne simbioze kjo ceshtje, paradoksalisht, nuk shqeteson kerkend. Duke u ndjere te pafuqishem per te bere dicka ne nivel shoqerie te gjithe duket sikur shohin hallin e tyre dhe te femijeve te tyre dhe, nga ana tjeter, pikerisht ky shikim vetem i hallit individual krijon kete rrenim vlerash edhe per femijet e tyre. Por ndodha nuk eshte thjeshte keshtu. Ndoshta vetedijshem apo gjysme vetedijshem ka edhe nje strategji te injorances qe perfiton nga kjo injorance dhe banalitet per ta ruajtur e per ta mbajtur kete gjendje te trurit te shqiptarit keshtu, pa asnje rrudhe.
Veshtire te thuash se cduhet bere konkretisht sepse kjo krize vlerash eshte rrjedhoje e shume krizave. Ne kontekstin e kesaj krize Vodafon na shfaqet si ajo Lopa e Arte qe filluan te nderojne ebrejte ne shkretetire ne vend se te nderojne Zotin. E me duket se kjo krize ne shkretetire dita-dites po behet me alarmante.
Nuk ka dyshim se ngado qe te sillesh, duke menduar per shkaqet e per rruget e zgjidhjes se ketij problemi, nuk mund te mos ndalesh tek ata qe duke patur me shume vizibilitet e impakt ne shoqeri per shkak te qenies persona publike kane sherbyer si modele vlerash e qe, per fat te keq, nuk kane shkuar pertej atyre vlerave qe maten me sa vila dhe apartamente kane apo se cfare makinash kane. Duke filluar qe nga politikanet e deri tek artistet per te mos folur per juriste, mjeke, mesues etj. ose, thene ndryshe, nga e ashtuquajtura elite qe deri tani, duke qene bash gjeneruesja e antivlerave ne fjale, abuzuesja me e madhe me interesin e te gjitheve, ka vene me kohe ne dukje krizen e saj dhe nevojen e zevendesimit te saj.
Me duket se vlen te tundet si nje kambane alarmi gjendja ku ndodhemi e te vihet ne dukje fort nevoja e zevendesimit te elites kallpe te konsumuar e te korruptuar intelektuale shqiptare qe ka humbur thuajse cdo lidhje me shoqerine ose, edhe me keq, qe ka me te vetem lidhje manipulative e mashtruese, qe e perdor ate vetem si lope per ta mjelur duke e bere dite e nate te adhuroje verbshem Lopen e Arte. Ndoshta kesaj elite mund ti njihet edhe ndonje merite qe mori persiper nje tranzicion te veshtire ne me te veshtirin e vendeve. Por vlen te thuhet mbi te gjitha se ajo e ka futur shoqerine ne nje rruge te shtrember dhe se ka ardhur koha qe nje brez tjeter te mendoje seriozisht se kulti i parase si vlere e te gjitha vlerave, qe ka kultivuar kjo elite me jeten dhe vepren e saj, nuk mjafton per te ndertuar nje shoqeri, se duhet te filloje te theksohet ideja se nuk mundet qe jeta e njeriut dhe vlerat shpirterore dhe intelektuale rreth saj te maten vetem me para; se shoqeria ka nevoje per vlera te tjera dhe se edhe vete paraja duhet pare si mjet dhe jo si qellim. Vlen te thuhet se ka ardhur koha te rikujtojme se qysh ne kohet me te lashta ka pasur nje diference thelbesore midis atyre puneve qe behen thjeshte per para dhe atyre puneve qe jane te inspiruara nga nje ideal me i larte sesa fitimi i parase e qe, ne fakt, jane ato qe motivojne shoqerine si nje e tere apo edhe si grupe te ndryshme sociale. Te kujtojme se Uliksi psh. e ndjeu veten te fyer kur fenikasit e moren per tregetar ngase ai ishte luftetar, apo se nje nga aktet me domethenese te Krishtit eshte pastrimi i Tempullit nga tregtaret.
Duket si mendim teper radikal ky qe po them: nevoja e nderrimit te elites, per te mos thene nevoja e permbysjes se elites aktuale. Eshte nje ide qe bart edhe shume rreziqe, aq me teper po te kesh parasysh zbrazesiren qe vjen mbrapa, jo vetem persa i perket perspektivave te elitave te reja, por edhe duke patur parasysh zbrazesiren e vlerave qe ka tere shoqeria nga e cila do te duhej te dilte elita e re. Por, nga ana tjeter, shtrimi i problemit keshtu mendoj se eshte nje provokim i nevojshem sepse vazhdimi i kesaj rruge te adhurimit te Lopes se Arte ne shkretetire nen udheheqjen e elites aktuale eshte i barsur me rreziqe edhe me te medha.
korrieri
Krijoni Kontakt