Kalendari liturgjik i 22 qershorit pėrkujton Shėn Paolinin, ipeshkėv tė Nolės,
Shėn Gjonin Fisher, ipeshkėv tė Roēesterit
e Shėn Tomas More, martirė anglezė




Shėn Tomas More, lindi mė 1478 e nė vitin 1535. Kancelar i mbretit e humanist i mprehtė, nė familje e nė politikė shprehi njė sintezė tė rrallė sensibiliteti njerėzor e tė urtisė kristiane. Gjoni Fisher e Tomas More qenė personalitete tė shquara tė Kishės e tė shoqėrisė angleze, nė kohėn e Enrikut VIII pas divorcit tė tij me gruan, pati filluar procesi i ndarjes sė Kishės sė Anglisė nga Kisha e Romės. Vdiqen martirė duke dėshmuar sė bashku vlerėn e pazgjidhshmėrisė sė kurorės sė martesės dhe unitetin e Kishės.

Thonė se tė gjitha shpendėt e Chelseat (nė atė kohė periferi e Londrės) ulėn pėr tė shuar urinė nė kopshtin e tij tė qetė. Njė tregues pėr popullaritetin e emėrit tė mirė si njeri i qetė dhe mikpritės. Tomas More , bir i njė magjistrati ( gjyqtari), bėhėt avokat i njohur, administrator i drejtėsisė nė City (Qytet), anėtar i Parlamentit. Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e njė djalė; me vdekjen e saj, martohet pėr sė dyti me Alice Middleton.

Nė Oxford ka mėsuar dashurinė pėr klasikėt e vjetėr dhe kėte e ndan bashkė me Erazmin e Rotterdamit, mik i shpesht nė shtėpinė e tij. E shkruan jetėn e humanistit italian Giovanni Pico della Mirandola; po do tė jetė mė i njohur (famshėm) dialogu i tij ‘Utopija’, mbi planin e njė shoqėrie ideale, tė qeverisur nga drejtėsia e nga liria. Eshtė humanist qė bartė grathore, qė bėn pendesė, qė studion Etėrit e Kishės dhe e jeton fenė me vendosmėri, bindje e gėzim. Kur Luteri fillon betejėn e tij kundėr Romės, mbreti Enriku VIII i Anglisė shkruan njė traktat nė mbrojtje tė dokrinės katolike mbi sakramentet, duke marrė lėvdatat e papės Leonit X e akuzat e Luterit. Kėtyre u pėrgjigjet Tomas More, tė cilin mbreti Enriku VIII e vlerėson pėr kulturėn e pėr integritetin e tij. Shpesh kėshillohet me tė, i beson misione tė rėndėsishme jashtė mbretėrie. E nė vitin 1529 e emėron Lord Kancellar, nė krye tė urdhėrit gjyqėsor. Njė vend shumė i lartė por edhe i rrezikshėm. Nė realitet jemi nė krizėn e njohur: Enriku e mohon dhe largon Katerinen d’Aragona ( gruaja e pastaj vejusha e vėllaut tė vet Arturit), e martohen me Anna Bolena, e pastaj arrijnė ta ndajė nga Roma Kishėn angleze, kryetar tė vetėm tė sė cilės shpall vetveten. Pėr Tomas More, besnikėria kėrkon sinqeritetin absolutė me mbretin: edhe nėse kjo i kushton irritimin e hidhėrimin e tij, ai nuk gėnjen pėr asnjė arsye . E kėshtu edhe vepron. Feja ia ndalon tė pranojė divorcin dhe epėrsinė e mbretit nė ēėshtje tė fesė. E mendon, e thotė, e humb vendin e karrierės e lejon tė dėnohet me vdekje pa u lėnkundur, pa u pėrkulur.

Inkurajon familjarėt qė e vizitojnė nė burg nė Kullėn e Londrės e shkruan gjėra tė bukura nė gjuhėn latine njė miku tė tij italian qė jeton nė Londėr, tregtarit tė Lukės (Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, mė shumė se ēdo besinikėri e gėzim…Krishti e ruajt shėndosh familjen tėnde”. Bonvisi i dėrgon nė burg ushqim e njė veshje tė re pėr ditėn e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnė ta veshė). Para vendit tė ekzekutimit, Tomas More ėshtė i pėzermėrt me vrasin qė do t’i priste kokėn, tė cilin e fton ta kryejė shpejt punėn qė i ėshtė besuar, prerjen e kokės.

Urm “Deklaroi se vdiste si nėnshtetas besnik ndaj mbretit, por nė rend tė parė e mbi tė gjitha besnik ndaj Zotit”. 15 ditė para asaj dite, pėr tė njėjat arsye, qe ezekutuar edhe miku i tij John Fisher, ipeshkėv i Rochesterit, i cili do tė kanonizohet sė bashku me Tomas More nga Papa Piu XI nė vitin 1931. E Kisha i pėrkujton tė dy nė njė ditė tė pėrbashkėt.