Shenja Kryqit:
Ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt. Amen.
Shenja Kryqit:
Ne emer te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt. Amen.
Ati yne
Ati yne,
qe je ne qiell,
u shenjterofte emri yt.
Ardhte Mbreteria jote,
u befte vullneti yt,
si ne qiell ashtu ne toke.
Buken tone te perditshme na jep sot,
Na i fal fajet tona,
si i falim ne fajtoret tane.
E mos na lere te bien ne tundim,
por na liro nga i Keqi.
Amen.
Te falemi Mari
Te falemi Mari hirplote, Zoti me ty, e bekuar je mbi te gjitha grate dhe i bekuar fryti i barkut tend Jezus.
Shenjta Mari, Nena e Tenzot, lutu per ne mekataret, tashti e ne fill te vdekjes sone. Amen.
Lavdi Atit
Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit Shenjt. Si ka qene ne fillim, tashti e pergjithmone e jetes. Ashtu qofte.
Puna e pendimit
Zot im, po mė vjen keq me gjithė zemėr pėr tė gjitha mėkatet qė i kam bere, jo vetėm pse me to kam bjerrė parrizin e kam meritue ferrin, por ma fort pse tė kam fye ty, o e Mira e pambarueme, qė kaq fort mė ke dashtė. Mėshirė, o Zot, mė fal, o Zot! Po tė jap fjalėn, me ndihmė tande, mos me tė fye ma kurre. Amen.
Urdhnimet e Tenzot
Urdherimet e Tenzot janė dhjetė:
Thotė Zotynė: Unė jam Zoti yt!
1. Tjetėr Zot mos tė kesh e mos te adhurosh pos mejet
2. Mos e merr emnin e Tenzot nepėr gojė kot
3. Shejtno ditėn e diel e ditėn festė t'urdhnueme
4. Ndero prindėn tande, nė do me jetue shumė pėrmbi dhe
5. Mos vra
6. Mos kurvno
7. Mos vidh
8. Mos ban deshmi nė rrenė
9. Mos lakmo njerin e huej pėr tė keq
10. Mos lakmo kurrnji gja tė huajėn
BESOJ
Besoj nė Hyjin, Atin e gjithėpushtetshėm, Krijuesin e qiellit e tė tokės. E nė Jezu Krishtin, birin e tij njė tė vetmin, Zotin tonė, i cili u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. U lind prej Virgjėrės Mari, pėsoi mundimet nėn Poncin Pilat, u vu nė Kryq, vdiq e u varros, zbriti nė ferr; tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri; u ngjit nė qiell, rri nė tė djathtė tė Hyjit, Atit tė gjithėpushtetshėm; andej do tė vijė pėr tė gjykuar tė gjallėt e tė vdekurit. Besoj nė Shpirtin Shenjt, Kishėn e shenjtė Katolike, shoqėrinė e shenjtėrve, faljen e mėkateve, ngjalljen e korpit dhe jetėn e pasosur. Amen.
Tė falemi, Mbretėreshė
Tė falemi Mbretėreshė, Nėna e mėshirės, jeta, ėmbėlsimi e shpresa jonė, tė falemi! Ty tė thėrrasim ne tė shkretėt, bijtė e Evės, qė po fshajmė, po gjėmojmė e po qajmė nė kėtė shekull plot me lot. Deh pra, pajtorja jonė, ata sy tė mėshirshėm tė tu silli prej nesh! E Jezusin, tė bekuarin, frytin e barkut tėnd, pas kėsaj shkretie na e kallxo. O e dhimbshmja, o e buta, o e ėmbla Virgjėra Mari! Amen.
Puna e Fesė
Besoj me gjithė fuqi tė shpirtit tim sė ėshtė njė Zot i vetėm nė tre Veta hyjnore qė janė: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt. Besoj se Biri i Hyjit, Jezu Krishti, pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt, u bė njeri, ėshtė munduar e ka vdekur nė kryq pėr ne, ėshtė ngjallur sė vdekuri dhe ėshtė ngjitur nė qiell, e do tė vijė pėr tė na gjykuar. Besoj se Zoti ynė u jep tė mirėve Parajsėn e tė kėqijve Ferrin. Besoj se nė Kungim tė shenjtė ėshtė Jezu Krishti, Zot e njeri. Besoj nė gjithēka beson dhe na mėson Kisha shenjte katolike e Romės, sepse Kishės i ėshtė dėftuar Hyji i cili ėshtė vetė e vėrteta. Amen.
Krijoni Kontakt