Nė fillimet e para, kur Hyu e krijoi njeriun, e krijoi pėr tė qenė i lirė, pėr tė gėzuar nė dashuri si kurorė e krijesave tė mirat e Hyut. Pėr tė qenė sundues e zotėrues i tė gjitha krijesave tė tjera qė Ai krijoi. E vendosi nė Kopshtin e parrizit tė tokės e unė do tė thoja kopsht parrizi ishte mbarė toka sepse ishte njė harmoni e patrazuar midis vullnetit tė Krijuesit e tė mbarė krijesave, sidomos tė njeriut krijesės sė arsyeshme tokėsore: e fjala e mendimi, e vullneti e veprimi i njeriut ishte plotėsisht nė pėrkim me vullnetin e Hyut e nė njė vend apo nė njė gjendje ku ėshtė ky pėrkim i patrazuar aty smund tė jetė tjetėr pėrveē Eden parriz! Por, edhe kur, njeriun mjerisht, e prishi kėtė pėrkim, kėtė harmoni me padėgjesėn e vet e humbi hirin shenjtėrues, prapė Hyu deshi tė jetė Hyj ēlirues pėr njerėzit.
Pas tė gjitha qortimeve gjarpėrit e njeriut: burrit e gruas, premtoi Shėlbuesin - ēliruesin me ato fjalė tė madhėrueshme: Armiqėsi po qes mes teje e njeriut mes pasardhėsit tėnd e pasardhėsit tė tij, ti do tia sulmosh thembrėn e ai do ta ndrydhė kryet!
Nė themelimin e Popullit tė zgjedhur Hyu i thotė Abrahamit: Ti do tė jesh babai i njė shumice popujsh bijsh tė lirė ia pėrsėrit Izakut e Jakobit ndėrsa Moisiut i thotė: Tė dėrgoj tė mi prish popullit drejtė lirisė, sepse unė jam ai qė do ta shpėtoj nga skllavėria! Kurse nėpėr profetėt tė shumėt pėrsėrit dhe e mban tė gjallė shpresėn nė ēliruesin e njerėzimit: Mesinė, Krishtin, i cili do ta ēlirojė plotėsisht njeriun nga mėkati.
SHOQERIA E SHENJTERVE Krishterimi i edukon anėtarėt e vet si tubim, mbledhje Ekklesia , por ajo mėson se ne sjemi askurrė vetėm, por jemi nė shoqėri me shenjtėr: me ata qė ia kanė arritur qėllimit tė jetės e gėzojnė tė mirat e Zotit nė parriz: shenjtėrit; me engjėjt qė rrinė para fronit tė madhėrisė hyjnore, jemi bashkė me shpirtrat e purgatorėve qė, shenjtėr edhe ata, por qė kanė ende diēka pėr tė pastruar para se tė mund ta shohin fytyrėn e tė Lumit; e me tė gjithė njerėzit e mirė qė ende jetojnė nė kėtė botė janė nė udhėtim drejtė jetės sė vėrtetė. Tė gjitha meritat e tė mirėve janė, si tė thuash, nė njė vishtar, arkė tė Zotit, prej tė cilave tė gjithė ne marrim pjesė.
Krijoni Kontakt