E dini perse cuditem me ju bashkeforumas...? Cuditem me faktin se si mendoni qe Berisha goditi te vetet, apo sic thote dikush tjeter dy me pak nga cifligu Berisha.
Ju gararantoj qe do interesohem personalisht, mbi vendet e punesimit qe do kene keta dy bukuroshe pas nje muaji, dhe do t'u bej me dije faktet.
Ne c'do pozicion te administrates sot sheh vetem malesore, fillo nga punonjesit sanitare e deri tek drejtoret e drejtorive, dhe kjo me ben te besoj qe nipat e zoterise nuk do jene pa vend pune. Nuk kam asgje me malesoret sepse ka shume prej tyre qe jane vertete intelekte dhe te ndershem, por ka shume e shume te tjere qe kane nje vend kyc ne administrate dhe nuk u gjendet numri i amzes se diplomes qe kane!
Po te shikojme nga pikpamja ligjore ngjarjen, faktet flasin pak keq per trimoshet nga veriu.
1) Automjeti qe posedonin vellezerit Berisha nuk ka minimalisht dokumentet e siguracionit.
2) Automjeti Land-Rover mbante targa te nje tjeter automjeti te prekurorise.
3) Punonjesit e rendit publik e kane te sanksionuar me ligj perdorimin e armes ne kushte te vecanta, si psh: Kercenimi i jetes nga elemente agresive, por ne kete rast nuk ka nen qe i lejonte atyre perdorimin e armes.
4) Demostrimi abuziv me postin qe posedon, perben shkelje flagarante te te drejtave te njeriut.
Besoj keto mjaftojne minimalisht per t'i perjashtuar perfundimisht nga rradhet e policise keta dy individe.
Persa i perket masave kundrejt studentit vlonjat, mesa u informova nga kolege te cilet punojne ne ministrine e brendshme me thane: Ai qyqari do i haje te gjitha kusuret dhe duhet t'u thote edhe faleminderit ne fund. Kundrejt studentit ka filluar procedimi penal per kundershtim te autoritetit policor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Nejse kete ngjarje do e harroje koha dhe ketu do jemi perseri kur t'u them se ku punojne pinjollet Berisha pas disa kohesh.
Dito.
Krijoni Kontakt