Fransua Pernie u gjet pa dokumente, kur njė studente nga Korēa e denoncoi pėr ngacmim Dėbohet nga Shqipėria njė francez, dėshmitar i Jehovait ----
Prej 6 muajsh qėndronte nė mėnyrė tė parregullt nė Korēė----
Njė qytetar francez, i njohur si anėtar i komunitetit tė dėshmitarėve tė Jehovait nė qytetin e Korēės, ėshtė dėbuar dje nga territori shqiptar.
Motivacioni i kėtij vendimi, qė ėshtė shoqėruar edhe me njė gjobė prej 500 eurosh, ishte mungesa e dokumentacionit tė nevojshėm, por mėsohet se policia e ka marrė kėtė vendim pas njė denoncimi pėr ngacmim tė njė vajze korēare. Francezi i dėbuar ėshtė Fransua Pernie (Franēois Perniet), i moshės 67 vjeē. Burimet zyrtare tė policisė sė Korēės sqaruan dje se vendimi pėr dėbimin nuk ėshtė nisur aspak nga aktiviteti i francezit 67-vjeēar, si dėshmitar i Jehovait, por pėr njė sjellje personale tė tij. Gjatė kohės sė qėndrimit nė qytetin e Korēės, 67-vjeēari Pernie frekuentonte selinė e dėshmitarėve tė Jehovait nė kėtė qytet. Pikėrisht kėtu ai ėshtė njohur me njė vajzė tė re, tė cilės i kishte propozuar lidhje martesore, ndonėse mosha e tyre kishte njė diferencė tė madhe. Nė kėto rrethana, vajza, identiteti i sė cilės nuk u bė i ditur dhe familja e saj nuk e kanė pranuar njė lidhje tė tillė dhe e kanė refuzuar propozimin e francezit, duke ia bėrė tė qartė se shkak ishte mosha e tij e thyer. Kjo ndodhi e detyroi vajzėn tė largohet nga shoqata fetare. Por largimi nga shoqata nuk e pengoi Fransuanė 67- vjeēar tė vazhdonte tė kėmbėngulte me propozimin e tij pėr martesė. Francezi i ngeshėm e ndiqte ngado vajzėn, qė tashmė kishte lėnė jetėn e komunitetit fetar, ndiqte studimet nė universitet dhe kishte njė tė dashur. Nė kėto kushte, vajza i ėshtė drejtuar policisė, ku ka bėrė njė denoncim. Pikėrisht pas kėtij denoncimi ndaj dėshmitarit tė Jehovait tė ardhur nga Franca, kanė nisur verifikimet dhe ėshtė konstatuar se ai qėndronte nė mėnyrė tė parregullt nė Korēė. Sipas tė dhėnave, Fransua Pernie nuk kishte dokumente qėndrimi pėr nė Shqipėri. Vetė shtetasi francez u ka thėnė policėve se nė muajin prill tė kėtij viti i ka humbur pasaporta dhe se ka bėrė pėr kėtė edhe njė deklaratė nė polici. Ai gjithashtu tha se ndėrkaq kishte paraqitur dokumentacionin e nevojshėm pėr tu pajisur me leje qėndrimi nė Korēė. Sipas policisė, 67-vjeēari francez, dėshmitar i Jehovait, nuk dispononte dokumente tė plota pėr tė fituar leje qėndrimi nė Shqipėri. Pernie ka qenė disa herė mė parė nė Korēė, i pajisur me leje qėndrimi njėmujore. Ai ka ardhur fillimisht nė qytetin e Korēės nė vitin 2004 dhe menjėherė u bashkua me dėshmitarėt e Jehovait, ku edhe u njoh me vajzėn nga Korēa, tė cilės i propozoi martesė. Shqetėsimet qė ai krijoi me sjelljen ndaj vajzės, bėnė qė shoqata ku ai aktivizohej ta pėrjashtonte nga radhėt e saj. Pas skadimit tė lejes sė fundit tė qėndrimit, prej 6 muajsh francezi qėndronte nė mėnyrė tė parregullt nė Korēė. Policia lokale, duke parė dhe mungesėn e dokumentacionit, vendosi qė ta dėbojė francezin dėshmitar tė Jehovait dhe me largimin e tij u angazhua policia kufitare.
Gazeta Shqip 23/6/2006
Krijoni Kontakt