Kam vene re se gjeja qe me sjell me teper te kaluaren ndermend jane aromat. Tek mua aromat ndikojne shume me teper se pejsazhet apo vet fotografite familjare.
Eksitojne aroma qe me cojne ne nje diameter tjeter pothuajse krejtesisht...
keshtu per shembull kur nuhas dru te djegur apo te lagur per nje cast kujtoj se jam ne fshatin e gjysherve ne Shqiperi, tymi i naftes me kthen ne Kombinatin e viteve paskomuniste, lulet pergjithesisht dhe era e stalleve me kujtojne ato eskursionet dhe piknikat femijnore... gjithashtu edhe aromat e gatimeve te vecanta me kthejne ne momente te tjera... etj.etj.etj.
Doja ta shtroje kete teme ketu thjesht per te mesuar nese ndodh me te gjithe kjo gje...
flm
Krijoni Kontakt