Sa kot qe ka fitu Gjermania sot... Pu pu, ai Klose te goli i pare me karambol e kaloi topin mes dy mbojtesve plus qe dhe Podolski ishte i cik si ofsajt kur gjujti topin. Lene pastaj goli i dyte. Prape Klose legeni perfitoi nga rasti qe tre mbrojtesa i erdhen si mullar bari persiper dhe e kaloi topin te Podolski qe me thene te drejten mu duk sikur e preku i cik me dore para se ta gjuante. Lene pastaj qe arbitri sikur ishte i bleme nga gjermanet. Nuk lihet nje ekip te gjuaje 26 gjuajtje drejt portes mer vlla. Pse ca do bajme ketu lame qorrash? Shyqyr qe ishin shtyllat se po te dilte 4-0 duhet te anullohej ndeshja pastaj. Kur e shef kshu jep ca kartona te verdhe, jep nej penallti per Suedine. Kur e shef qe cunat nuk jane ne terezi dhe penalltite i gjujne per laraska jep dhe nje tjeter se nuk bahet qameti. Arbiter legen serozisht. Plus qe gjermanet shpetun mire se po mos kishte nxjerre ate Lucic me dy te verdha, suedezet do e ktheshin lojen permbys ne pjese te dyte dhe do benin 5 gola, bile kishin ndare dhe rradhen Ibra, Ibra, Larson, Ljungberg, Larson. Pastaj nuk eshte gjynaf qe te dale Ibra pa asnje gol nga ky kampionat.

P.S. Kishin te drejte dhe komentatoret e shqyer, dmth shquar, angleze te BBC-se, qe thoshin qe Suedia na e ka bere me hile neve qe na vuri perpara ne grup dhe cdo korrne e kthente gol, shtylle, ose penallti te padhene kurse kunder gjermaneve nuk u ndien fare. Se jo per gje po eshte aksiome e futbollit Anglia eshte me mire se Gjermania dhe gjermanet perhere fitojne me arbiter, llogari, fat, rastesi, anesor, publik, dredheri, kismet, fat, prape fat, dhe ne fund fare, pervec fatit, nganjehere fitojne dhe se lojtaret s'jane dhe aq te keqinj.