Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Përfundime për dashurinë që ju ka nxjerrë jeta !

    • Që nuk ka rëndësi sesa i mirë është një person, nganjeherë do të lëndojë. E për këtë, do duhet që ti ta falësh.

    • Që duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar.

    • Që rrethanat dhe mjedisi kanë influencë mbi ne, por ne jemi përgjegjës per vetveten.

    • Që, ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

    • Kam mësuar se heronjtë janë persona që kanë bërë atë që duhej bërë, duke ballafaquar pasojat.

    • Se durimi kërkon shumë praktikë

    • Se jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.

    • Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.

    • Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shumë herë e shohim kaq gjatë atë të mbylluren saqë nuk shohim atë që eshtë hapur enkas për ne.

    • Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish ulur nën një portik e të ecësh së bashku, pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndjesh sikur ishte bashkëbisedimi më i mirë i bërë ndonjëherë.

    • Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.

    • Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar.

    • Mos e kërko me këmbëngulje paraqitjen, mund të t’gënjejë.

    • Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar.

    • Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.

    • Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.

    Keto mu duken me me shume kuptim mua . Mund te shtoni diçka domethenese per ju
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 26-04-2012 më 09:32
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Thenie qe i kam perzgjedhur jane , nuk u di autorin , thjesht nese dikush ka deshire te ndaje te tjera qe i kane bere pershtypje eshte i mirepritur te lexojme me shume .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    dashuria nuk eshte nje fenomen njerezor , dashuria eshte e huazuar nga qielli dhe kurre nuk mund te jete e jona pasi , thjesht eshte mare borxh .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2012
    Postime
    22
    Pak kontradiktore tema me permbajtjen sidoqofte, une do thoja qe kur don dike me zemer, duhet te luftosh fort per ta pas, pasi sakrifica eshte nje nder elementet qe i japin vlere dashurise.

  5. #5
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Nuk do te vij tek deri tek kjo gjendje sa te lejoj qe te me nxij jeten.... Atehere nese lejojm veten kemi nevoje per psikolog.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •