Qeveria shqiptare do te mbylle se shpejti ambasadat e vendit tone ne Izrael dhe Slloveni. Kete e ka konfirmuar zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta ne mbledhjen e fundit te komisionit parlamentar te politikes se Jashtme. Meta nuk ka dhene shpjegime te detajuara per kete levizje, por mesohet se mbyllja e dy perfaqesive diplomatike ne Tel Aviv dhe ne Ljubjane do te realizohet per te kufizuar shpenzimet financiare te shtetit shqiptar. Izraeli dhe Sllovenia konsiderohen si vende te "dores se dyte" per diplomacine shqiptare pasi bashkepunimi dypalesh ne fusha te ndryshme nuk eshte intensiv. Keto dy vende do te mbulohen nga ambasadoret shqiptare ne shtetet fqinje. Fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit jane konsideruar te pamjaftueshme per te mbajtur mbi 30 ambasadat tona ne vendet e huaja dhe keshtu kreret e qeverise kane menduar qe te shkurtojne si fillim dy misione ne kuader te riorganizimit te sherbimit diplomatik shqiptar.
Anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar e kane mbeshtetur propozimin e Metes dhe kane deklaruar se diplomacia shqiptare duhet te jete me eficente duke u rritur cilesisht dhe shkurtuar "pjeset" e panevojshme. Komisioneret e Jashtem kane mbeshtetur idene e rritjes se pagave te ambasadoreve dhe punonjesve te tjere neper perfaqesite tona jashte shtetit. Sipas tyre, qe ky personel te perfaqesohet me dinjitet ne vendet ku eshte akredituar, duhet te paguhet mire. Aktualisht niveli i pagave te ambasadoreve shqiptare jashte vendit ndahet ne tre kategori sipas gjykimit per veshtiresine e punes. Pagat e ambasadoreve variojne nga 800-1000 dollare.
Ne mbledhjen e fundit te komisionit te Jashtem parlamentar, Meta ka informuar se qeveria shqiptare deshiron te cele sa me shpejt nje konsullate ne Nee York te SHBA-ve per t'i ardhur ne ndihme shqiptareve te shumte qe jetojne ne zonen lindore te kontinentit te Amerikes. Ministria e Jashtme po diskuton gjithashtu nje plan per te hapur nje konsullate tjeter ne Greqi dhe Itali, ku stafi i vogel e ambasadave dhe konsullatave tona, e ka bere te veshtire komunikimin mes shqiptareve te shumte qe jetojne ne keto vende fqinje dhe shtetit shqiptar.
Muajt e fundit diplomacia shqiptare ka rinovuar perfaqesuesit e saj ne shume ambasada. Qe nga koha kur Meta u zgjodh ne krye te ministrise se Jashtme, nje pjese e perfaqesive diplomatike ka ndryshuar drejtusit e saj, kjo edhe per faktin se shume prej tyre kishin mbaruar mandatin katervjecar. Gjate ketij viti eshte hapur perfaqesia shqiptare ne Beograd te Federates Jugosllave dhe Kopenhagen te Danimarkes. Ambasadat e vendeve fqinje shihen me me prioritet nga qeveria per faktin se ne Greqi, Maqedoni dhe Malin e Zi jetojne shume shqiptare, dhe per faktin se me keto vende ekzistojne marreveshje bashkepunimi ne fusha te ndryshme. Prioritare konsiderohen edhe ambasadat apo konsullatat shqiptare te akredituara ne vendet te tjera ku jetojne shqiptare, si Italia, SHBA-te, por edhe Anglia e Gjermania qe jne vende te rendesishme te Bashkimit Europian.
Krijoni Kontakt