Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Mbyllen ambasadat shqiptare ne Izrael e Slloveni

    Qeveria shqiptare do te mbylle se shpejti ambasadat e vendit tone ne Izrael dhe Slloveni. Kete e ka konfirmuar zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta ne mbledhjen e fundit te komisionit parlamentar te politikes se Jashtme. Meta nuk ka dhene shpjegime te detajuara per kete levizje, por mesohet se mbyllja e dy perfaqesive diplomatike ne Tel Aviv dhe ne Ljubjane do te realizohet per te kufizuar shpenzimet financiare te shtetit shqiptar. Izraeli dhe Sllovenia konsiderohen si vende te "dores se dyte" per diplomacine shqiptare pasi bashkepunimi dypalesh ne fusha te ndryshme nuk eshte intensiv. Keto dy vende do te mbulohen nga ambasadoret shqiptare ne shtetet fqinje. Fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit jane konsideruar te pamjaftueshme per te mbajtur mbi 30 ambasadat tona ne vendet e huaja dhe keshtu kreret e qeverise kane menduar qe te shkurtojne si fillim dy misione ne kuader te riorganizimit te sherbimit diplomatik shqiptar.

    Anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar e kane mbeshtetur propozimin e Metes dhe kane deklaruar se diplomacia shqiptare duhet te jete me eficente duke u rritur cilesisht dhe shkurtuar "pjeset" e panevojshme. Komisioneret e Jashtem kane mbeshtetur idene e rritjes se pagave te ambasadoreve dhe punonjesve te tjere neper perfaqesite tona jashte shtetit. Sipas tyre, qe ky personel te perfaqesohet me dinjitet ne vendet ku eshte akredituar, duhet te paguhet mire. Aktualisht niveli i pagave te ambasadoreve shqiptare jashte vendit ndahet ne tre kategori sipas gjykimit per veshtiresine e punes. Pagat e ambasadoreve variojne nga 800-1000 dollare.

    Ne mbledhjen e fundit te komisionit te Jashtem parlamentar, Meta ka informuar se qeveria shqiptare deshiron te cele sa me shpejt nje konsullate ne Nee York te SHBA-ve per t'i ardhur ne ndihme shqiptareve te shumte qe jetojne ne zonen lindore te kontinentit te Amerikes. Ministria e Jashtme po diskuton gjithashtu nje plan per te hapur nje konsullate tjeter ne Greqi dhe Itali, ku stafi i vogel e ambasadave dhe konsullatave tona, e ka bere te veshtire komunikimin mes shqiptareve te shumte qe jetojne ne keto vende fqinje dhe shtetit shqiptar.

    Muajt e fundit diplomacia shqiptare ka rinovuar perfaqesuesit e saj ne shume ambasada. Qe nga koha kur Meta u zgjodh ne krye te ministrise se Jashtme, nje pjese e perfaqesive diplomatike ka ndryshuar drejtusit e saj, kjo edhe per faktin se shume prej tyre kishin mbaruar mandatin katervjecar. Gjate ketij viti eshte hapur perfaqesia shqiptare ne Beograd te Federates Jugosllave dhe Kopenhagen te Danimarkes. Ambasadat e vendeve fqinje shihen me me prioritet nga qeveria per faktin se ne Greqi, Maqedoni dhe Malin e Zi jetojne shume shqiptare, dhe per faktin se me keto vende ekzistojne marreveshje bashkepunimi ne fusha te ndryshme. Prioritare konsiderohen edhe ambasadat apo konsullatat shqiptare te akredituara ne vendet te tjera ku jetojne shqiptare, si Italia, SHBA-te, por edhe Anglia e Gjermania qe jne vende te rendesishme te Bashkimit Europian.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Ndertesat e ambasadave, jo me me qira

    Qeveria shqiptare po harton nje plan per te ndryshuar strategjine e shpenzimeve financiare ne fushen ediplomacise. Shteti yne harxhon shuma te konsiderueshme cdo vit per sherbimin diplomatik dhe ndertimi i nje strategjie "kursimtare" eshte mese e nevojshme. Ambasadat tone ne vendet e huaja ne pergjithesi paguajne shuma qe variojne nga 3000 deri ne 7000 dollare ne muaj per qirate e zyrave qe ne me te shumten e rasteve gjenden ne vila disakateshe.

    Keshtu ministria e Jashtme ka menduar qe shteti yne t'i bleje keto vila dhe t'i kete nen pronesine e vet, ne menyre qe te mos harxhoje cdo vit qindra mijera dollare vetem per qira. Per blerjen e ketyre vilave apo zyrave te ambasadave tona do te kerkohet kredi bankare dhe ne kete menyre shteti yne do te paguaje jo me qiradhenesit, por kestet tek bankat qe do te huazojne shumat financiare. Kjo strategji pritet te rezultoje e sukseshme pasi pas shlyerjes se kredise nga qeveria shqiptare, ndertesat e ambasadave tona jashte vendit do te kthehen ne pronesi te shtetit shqiptar. Vendi yne ka mbi 30 perfaqesi diplomatike ne rang ambasadash dhe konsullatash ne te gjithe boten. Perfaqesite me shpenzime financiare me te larta jane ato te akredituara ne kontinentin amerikan dhe ne Europen Perendimore. Ne kuader te strategjise se re per shpenzimet financiare, ministria e Jashtme pritet te rrise me 10% pagat e te gjithe ambasadoreve, por pritet te ule fondet e parashikuara per shpenzime administrative, telefona, automjete, karburant, etj.

    Shteti yne harxhon disa milione dollare ne vit per sherbimin diplomatik, duke nisur qe nga qirate e zyrave dhe te banesave te personelit, shpenzimet e transportit, pritjet zyrtare qe organizohen nga perfaqesite cdo vit me rastin e festes Kombetare deri tek paisjet e zyrave dhe serviset e automjeteve.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    “Mbi qendrimet e qeverise shqiptare per Ligjin grek te luftes...

    Qeveria shqiptare i ka kushtuar dhe do te vazhdoje t’i kushtoje nje
    vemendje te vecante marredhenieve me Greqine. Bashkepunimi me Greqine ka
    nje baze te thelle historike. Per mijra vjet shqiptaret dhe greket jetuan
    e ndertuan se bashku themelet e lashtesise ne kete Gadishull si dhe
    kontribuan se bashku edhe per ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave te
    civilizimit mbare europian. Si nje vend fqinje dhe si popuj fqinje
    historia na ka bere te ndajme se bashku periudha te veshtira dhe te
    ndritura, luftra dhe paqe, kriza dhe perparime, varferi dhe prosperitet,
    izolim dhe bashkepunim- por ne veshtrim te pergjithshem, shqiptaret dhe
    greket kane qene dhe mbeten dy popuj qe bashkejetojne ne miqesi te plote,
    faktore te rendesishem per paqe, stabilitet dhe zhvillim ne rajon. Keto
    marredhenie miqesore njerezore jane nje pasuri e cmuar mbi te cilen ne
    ndertojme politiken tone te fqinjesise se mire me Greqine per sot dhe per
    te ardhmen.

    Greqia eshte nje vend qe ka arritur prej vitesh te ndertoje nje shoqeri
    demokratike dhe nje zhvillim te gjithanshem ekonomik dhe kulturor. Pervoja
    e saj ka qene dhe mbetet me shume rendesi per vendin tone, sidomos ne
    fazen e tranzicionit qe po perjetojme. Ne kete kontekst ne vleresojme
    rolin dhe kontributin e madh qe Greqia i ka dhene vendit tone gjate
    tranzicionit, per reformat e brendshme, per forcimin dhe konsolidimin e
    demokracise, per funksionimin e institucioneve shqiptare.

    Trashegimia historike pozitive ne miqesine midis dy popujve e vendeve
    tona, vlerat e perbashketa qe kemi e qe i ndajme prej shekujsh,
    kontributet qe kemi dhene ne mbeshtetje te njeri- tjetrit ne periudha te
    veshtira, pervoja e bashkepunimit dhe e miqesise ne kohet qe jetojme si
    dhe interesat strategjike afatgjate qe kemi si dy fqinje nga me te vjetrit
    te rajonit tone perbejne baza te fuqishme e te qendrueshme ne marredheniet
    shqiptaro-greke.
    Keto baza nuk mund te cenohen edhe nga problemet e sfidat me te cilat, sic
    eshte e natyrshme, mund te ballafaqohen marredheniet tona per arsye te
    ndryshme.
    Sikunder edhe ne te kaluaren ne do te dijme qe, duke shtruar per zgjidhje
    gjithe problemet qe kemi midis Shqiperise dhe Greqise, te vazhdojme te
    ruajme e te zhvillojme vlerat e miqesise dhe te bashkepunimit tone pozitiv
    e te gjithanshem.

    Qeveria shqiptare eshte e pikpamjes se problemet qe trashegojme nga e
    kaluara ose qe lindin natyrshem ne rrugen tone te perbashket, kerkojne
    zgjidhje pikerisht per t’i kontribuar forcimit te miqesise dhe
    bashkepunimit te metejshem dypalesh, paqes e stabilitetit rajonal si dhe
    integrimeve europiane dhe euro-atlantike.

    Nje nga problemet e trasheguara ne marredheniet dypaleshe midis Shqiperise
    dhe Greqise eshte ekzistenca e Ligjit te Luftes qe Greqia mban me
    Shqiperine qysh nga fillimi I Luftes se Dyte Boterore. Dihet qe me 28
    tetor 1940, Italia fashiste, e cila e kishte pushtuar vendin tone nje vit
    me pare, sulmoi nga territori yne Greqine. Menjehere mbas ketij akti
    pushtues te Italise fashiste parlamenti grek, me 10 nentor 1940 miratoi
    Ligjin Nr. 2636 “Mbi veprimet juridike te armiqve dhe konfiskimin
    konservativ te pasurive armike”. Po ne te njejeten dite doli edhe Dekreti
    Mbreteror “Mbi caktimin si shtete armike”, ku Italia dhe Shqiperia u
    klasifikuan njelloj dhe u shpallen si armike ndaj Greqise. Ne prill 1941
    Greqia pushtohet nga Gjermania. Nderkohe Qeveria greke shfuqizon Dekretin
    Mbreteror te 10 nentorit 1940. Mbas tre vjetesh, ne 1944, ky Dekret
    risillet ne fuqi, por kete radhe ne te klasifikohet si shtet armik i
    Greqise vetem Shqiperia.

    Ne vitin 1947 Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomise kombetare Greke
    nxorren vendimin Nr. 14882/3574, mbi baze te te cilit pasurite e shtetasve
    shqiptare me origjine greke mund te perjashtohen nga sekuestro
    konservative, pasi konsideroheshin si greke te gjithe personat e besimit
    ortodoks qe banonin veri te Greqise.

    Ne vitin 1965 u miratua Ligji Nr. 4506 “Mbi ndalimin pa leje te posaqme te
    kryerjes se veprimeve juridike qe kane te bejne me pasurite ne Greqi te
    personave me origjine greke e banim ne Shqiperi”, qe eshte rrjedhoje dhe
    vazhdim juridik i Ligjit te Luftes me Shqiperine.

    Ne 27 Gusht 1987 zedhenesi I Qeverise Greke Sotiris deklaroi se Qeveria e
    venit te tij kishte vendosur t’I jepte fund ligjit te luftes me
    Shqiperine. Por ne Qershor te vitit 1999 rezultoi se ligji I Luftes me
    Shqiperine nuk ishte shfuqizuar.

    Sic shikohet, Ligji i Luftes, i nxjerre ne kohe historikisht te
    kapercyera, eshte pasuar edhe me nje sere Ligjesh, Dekretesh dhe
    Rregullash qe kane te bejne me trajtimin civil dhe te pasurive te
    qytetareve te Camerise, te cilet u perzune forcerisht per ne Shqiperi nga
    rrethanat e Luftes se Dyte Boterore.
    Ne Shqiperi ekziston nje komunitet i madh nga Cameria. Ka komunitete te
    tilla edhe Turqi, Evrope dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te cilet
    ne teresi bejne presion te natyrshem dhe perhere ne rritje mbi qeverine e
    shtetin tone per heqjen e Ligjit te Luftes nga Greqia dhe per te zgjidhur
    problemin e pasurive te cameve ne Greqi.

    Qeveria shqiptare e ka ne studim te vemendshem kete problem te trasheguar
    nga e kaluara historike midis dy vendeve tona. Ne nuk duam as te
    spekulojme politikisht mbi historine dhe as te historizojme ne menyre te
    panevojshme politiken. Qeveria shqiptare mendon se problemi themelor I
    cameve eshte parasegjithash problem I te drejtave te njeriut, civil dhe i
    pronave te tyre ne Greqi. Nga sa e kemi studiuar deri tani kete problem
    mendojme se nuk eshte I pazgjidhshem. Ka mjaft raste analoge ne historine
    boterore qe me mirekuptim e vullnet te plote, me rruge negociatash dhe
    instrumenta ligjore probleme te tilla jane zgjidhur ne menyra te
    pranueshme per palet.

    Para se gjithash une mendoj se ky eshte nje problem dypalesh dhe mund e
    duhet trajtuar si I tille, brenda kuadrit te marredhenieve bilaterale.

    Me angazhim te eksperteve ligjore e konsullore, me negociata te kujdesshme
    e te matura diplomatike, me mirekuptim te plote politik problemi i
    pronave te cameve mund te futet ne rrugen e nje zgjidhje te pranueshme.

    Gjithashtu, ne mendojme se e drejta nderkombetare pergjithesisht dhe ajo
    private posaqerisht, si dhe nje sere dokumentash te rendesishem ne te
    cilat jane pale edhe vete Greqia dhe Shqiperia, na krijojne plotesisht
    kuadrin e nevojshem ligjor dhe instrumentat perkates qe zgjidhja e
    problemit te pronave te cameve te behet ne perputhje te plote me to.

    Une mendoj gjithashtu se shtrimi e venia ne rruge te zgjidhjes se
    problemit te pronave dhe pasurive te cameve ne Greqi nuk ka asnje arsye qe
    te shnderrohet ne bumerang per bllokimin ose demtimin e marredhenieve te
    shkelqyera qe ekzistojne midis dy vendeve e popujve tane.

    Perkundrazi, ne mendojme se shtrimi dhe venia ne rruge te zgjidhjes se
    ketij problemi te trasheguar historik do t’I kontribuonte forcimit te
    metejshem te miqesise dhe bashkepunimit tone dypalesh, sepse do te hiqte
    nje problem, i cili here pas here vetem do te ndikoje mbi te dy qeverite e
    vendeve tona.

    Heqja e Ligjit te Luftes do te ishte hapi i pare qe do te fillonte
    procesin e lenies prapa te problemeve te se kaluares, si dhe fillimin e
    procesit te zgjidhjes se problemit te pronave te cameve ne Greqi.

    Heqja e ketij Ligji, per mendimin tone te kapercyer dhe absurd, eshte
    dashur bere me kohe.

    Nga pikpamja e te drejtes nderkombetare, si dy anetare te vjeter
    Organizates se Kombeve te Bashkuara, Shqiperia dhe Greqia kane obligim per
    te respektuar Nenin 2 /4 te Kartes “Mbi ndalimin e kercenimit ose te
    perdorimit te forces kundrejt integritetit territorial apo pavaresise
    politike te cdo vendi”.

    Ndersa nga pikpamja e obligimeve juridike dypaleshe, ne kemi firmosur dhe
    futur ne fuqi se bashku Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit.

    Pra eshte shkelje e Kartes se Kombeve te Bashkuara qe vendet anetare te
    kercenojne njeri- tjetrin per pavaresine dhe integritetin territorial
    sikunder eshte absolutisht paradoks politiko-juridik qe midis dy vendeve
    te kete njeheresh edhe Ligj Lufte edhe Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi.

    Heqja e Ligjit te Luftes do kishte shume elemente pozitive per rritjen e
    bashkepunimit dypalesh Shqiperi-Greqi, bashkepunim i cili do te
    reflektohej pozitivisht edhe me gjere.

    Ne e dime se rajoni yne eshte i ngarkuar me shume probleme te mprehta,
    nje pjese e te cileve jane trashegimi historike e se kaluares, nje pjese
    tjeter jane krijuar rishtazi kohet e fundit. Kane qene pikerisht keto
    probleme qe e kane destabilizuar here pas here Ballkanin dhe kane
    provokuar kriza, konflikte dhe luftra midis vendeve e popujve te tij.
    Fatmiresisht, Shqiperia, nuk eshte bere asnjehere pjese e krizave
    Ballkanike gjate viteve te fundit, por perkundrazi ka qene pjese e
    zgjidhjes se tyre, duke u shnderruar keshtu ne nje faktor i qendrueshem
    paqe e stabiliteti. Ne kete kontekst, te politikes sone rajonale
    plotesisht konstruktive dhe ne frymen e pergjithshme te ko-operimit, te
    integrimit dhe te globalizimit ne deshirojme te gjejme edhe zgjidhjen e
    problemeve te lartpermendura midis Shqiperise dhe Greqise.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ANALIZA

    Ish-presidenti komenton njė deklaratė tė pasuesit tė tij nė Pallatin e Brigadave. Ja shembujt qė duhen ndjekur nga politika pragmatiste qė kanė bėrė tė tjerėt

    Si duhet tė jetė diplomacia shqiptare

    Orientimi me dinjitet i Tiranės mes poleve vendimmarrėse tė politikės ndėrkombėtare

    Pavarėsisht tė ndonjė deklarate,me nota tė ēuditshme, me "shpėrthim naiv" apo me "sforcim unipolar", nė vitet e fundit njė dukuri pozitive ėshtė dhe shfaqja e njė diplomacie normale, shumėpėrmasore e dinamike, qė merr parasysh deri dhe ndonjė "risk politik" nė mjedisin akoma tė kompleksuar shqiptar, nė ndryshim nga diplomacia e ndrojtjes dhe "peqelepe"-s, qė veē "fjalėve tė bukura" e premtimeve me tepricė, nuk mund tė ngjallte e tė ngjallė respektin, dinjitetin, autoritetin e partneritetin real
    Po tė analizohet me kujdes viti 2002 si viti i parė i plotė, pas ngjarjeve tragjike tė 11 Shtatorit 2001, mund tė nxirren disa pėrfundime nė perceptimin e kėsaj ardhshmėrie dhe pėr ndryshimet nė vazhdimėsi tė "skakierės" politike e diplomatike botėrore nė kuadrin e rendit tė ri ndėrkombėtar, qė ka "zhvendosur" pėrkohėsisht nga aktualiteti parimin uillsonian tė vetėvendosjes. Kėshtu, Rusia, p.sh., po "shfrytėzon" me zhdėrvjelltėsi luftėn antiterror pėr tė rritur "pikėt" nė fushėn e integrimit me Perėndimin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rexhep MEIDANI

    Disa ditė mė parė i pyetur nė telefon nga gazetari Ilir Babaramo pėr tė komentuar njė intervistė tė z.Moisiu, tė botuar diku, pėr hir tė institucionit, preferova tė pėrgjigjesha vetėm nė mėnyrė lakonike: "Uroj qė tė jetė njė keqkuptim. Uroj tė mos jetė e vėrtetė." Por njėkohėsisht i premtova kėtij gazetari se do tė pėrpiqesha pak mė vonė ta analizoja kėtė problem nė njė rrafsh mė tė gjėrė, natyrisht brenda hapėsirave tė njė shkrimi gazete, larg prirjeve e keqkuptimeve me emėr tė pėrveēėm. Nė kėtė premtim tė dhėnė pata parasysh dhe njė analizė paraprake qė kam bėrė nė Gusht tė vitit 2000, nė takimin me tė gjithė pėrfaqėsuesit e trupit diplomatik shqiptar nė Ministrinė e Jashtme…

    Interesat kombėtare dhe diplomacia shqiptare

    Nė kėtė takim, nėpėrmjet tė tjerash jam ndalur nė disa drejtime apo "boshte kryesore nė tė cilat duhet tė lėvizė politika e jashtme". Ndėr to kam veēuar, krahas proceseve integruese rajonale e ndėrkombėtare, boshtin kombėtar, "si mė tė rėndėsishmin nė punėn e diplomacisė shqiptare edhe nė tė ardhmen", por aspak me retorikė tė konsumuar apo deklarata gjoja "bombė", qė vetėm prishin punė kur dalin nga pėrfaqėsues tė institucioneve kryesore, por, pėrkundrazi, me depė-rtim kurajoz, diplomatik, elastik e tė pėrllogaritur mirė nė kancelaritė vendimmarrėse pėr tė gjitha ēėshtjet tona epėrsore. Tė tilla mbeten nė axhendėn diplomatike shqiptare ato ēėshtje qė lidhen me ecurinė reale tė proceseve vetėqeverisėse nė Kosovė dhe tė statusit pėrfundimtar tė saj, me rritjen e rolit shtetformues tė shqiptarėve nė Maqedoni, me fuqizimin demokratiko - institucional tė pjesėmarrjes e tė dėgjimit tė zėrit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, nė rajon e diasporė, etj., Po aq ngushtė lidhet me to edhe problematika e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me integrimin e Shqipėrisė nė strukturat globale dhe nė veēanti ato euroatlantike: NATO e BE, qė ndihmojnėė vetėintegrimin nėpėrmjet integrimit; me zhvillimin e gjithanshėm tė vendit nė rrafshin demokratiko-institucional dhe ekonomiko- shoqėror, nga vetė shqiptarėt dhe me mbėshtetjen e miqėve tonė. Por pėr kėtė nevojitet mė shumė menēuri, diplomaci, fleksibilitet e "agresivitet" nė vetė politikėn e jashtme shqiptare. Madje nė bazė tė vlerėsimit tė efektivitetit tė punės sė shėrbimit diplomatik duhet tė jetė e tė mbetet pragmatizmi, sipas tė cilit "rritja e vėllimit tė shkėmbimeve dhe e mbėshtetjes ekonomike do tė duhet tė mbetet parametri mė i mirė pėr kėtė vlerėsim", por dhe i intensifikimit, pa asnjė paragjykim, tė kontakteve e ndėrveprimit tė gjithanshėm me ēdo vend qė paraqet interes e konjukturė pėr zhvillimet tona . Nėn kėtė perspektivė mund tė pėrllogaritet dhe aspekti ekonomik e juridik nė punėn e ambasadave dhe misioneve tona, duke konsideruar dhe mundėsinė e pėrfaqėsimit tė specializuar me natyrė ekonomiko-juridike, veēanėrisht nė ato vende nė tė cilėt kemi njė emigracion tė shėnuarshėm, por dhe njė vėllim tė madh shkėmbimesh. Kjo, krahas rritjes sė mundėsisė sė informimit mbi ecurinė ekonomike e reformat legjislative nė Shqipėri, mund tė shėrbejė dhe pėr sigurimin e asistencės juridike e informacionit ekonomiko-juridik, nė funksion tė problemeve qė mund tė shfaqen nė procesin e legalizimit tė emigrantėve, tė shkėmbimeve, investimeve apo integrimit nė pėrgjithėsi, por dhe tė pėrshtatjes sė legjislacionit sipas standarteve ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, kjo rrit natyrshėm dhe cilėsinė e komunikimit politiko-diplomatik tė Shqipėrisė me botėn, komunikim qė "duhet tė jetė, jo vetėm me zemėr tė hapur, por edhe me mendje tė hapur, brenda parametrave demokratike, nisur thellėsisht nga interesat integruese e kombėtare, pėr tė cilat duhet tė jemi dhe "agresivė"", madje "nuk duhet lejuar qė tė abuzohet e pėrfitohet nė kurriz tė Shqipėrisė e shqiptarėve pėr shkak tė moderimit tė drejtė tė politikės shqiptare nė kuadrin rajonal".

    Me vlera tė pallogaritshme ėshtė dhe rritja e veprimtarisė politiko-kulturore e mediatiko-njohėse "nė funksion tė ruajtjes sė imazhit tė mirė tė Shqipėrisė tė krijuar gjatė krizės kosovare, imazh qė kohė pas kohe ėshtė kėrcėnuar dhe kėrcėnohet nga "rrebeshe" tė orkestruara nė dėm tė tij nė masmedia dhe botime tė ndryshme tė huaja". Pėr kėtė "duhen aktivizuar tė gjithė potencialet tona mė tė mira, mbėshtetja e miqve tė huaj tė ēdo sfere, por mė veēanėrisht potencialet e gjithanshme tė diasporės, pėr t'iu kundėrvėnė, nė mėnyrė tė studiuar dhe tė unifikuar, ēdo fushate antishqiptare, qė sipas analizės del se synon qė tė pengojė dhe tė vejė nė diskutim zhvillimet demokratike nė Kosovė, ecurinė institucionale tė zgjidhjes sė afėrt tė ēėshtjes sė saj dhe, pėr mė tepėr, tė zbeh rolin nė rritje, tėrėsisht emancipues e stabilizues, tė shqiptarėve nė rajon". Kjo, pa dyshim, kėrkon dhe njė pėrmirėsim tė punės pėrpunuese e analizuese tė informacionit nė Ministrinė e Jashtme, nė kuadėr tė intensifikimit tė kontakteve e tė informimit, nė tė dy kahet, njėkohėsisht: nga Shqipėria dhe nga pėrfaqėsitė tona. Por po aq vlerė ka dhe njė ndėrveprim mė i mirė me median shqiptare, por dhe atė botėrore, pavarėsisht vendit dhe hapėsirės qė ajo mbulon, gjithmonė nė shėrbim tė imazhit tė shqiptarit e tė Shqipėrisė nė botė, Kjo mund tė shėrbejė edhe si qartėsim e ndėrgjegjėsim i vetė medias shqiptare dhe rritjes sė pėrgjegjėsisė sė saj kombėtare, pavarėsisht se akoma "jo rrallė, organe tė ndryshme tė saj realizojnė atė qė quhet "vetėgėrryerje" shqiptare apo realizojnė "autogole", qė e dėmtojnė rėndė dhe vetė kėtė imazh"…

    Njė diplomaci e shėndetshme, pa paragjykime dhe pluripolare
    Pavarėsisht tė ndonjė deklarate, me nota tė ēuditshme, me "shpėrthim naiv" apo me "sforcim unipolar", nė vitet e fundit njė dukuri pozitive ėshtė dhe shfaqja e njė diplomacie normale, shumėpėrmasore e dinamike, qė merr parasysh deri dhe ndonjė "risk politik" nė mjedisin akoma tė kompleksuar shqiptar, nė ndryshim nga diplomacia e ndrojtjes dhe "peqelepe"-s, qė veē "fjalėve tė bukura" e premtimeve me tepricė, nuk mund tė ngjallte e tė ngjallė respektin, dinjitetin, autoritetin e partneritetin real. Po ashtu, po aq e rėndėsishme ėshtė dhe kurajua qė po ekspozohet gradualisht nė paraqitjen publike tė opsioneve tona, nė diskutimin transparent, prekjen e atakimin e tematikave deri vonė "tabu", pavarėsisht nga qėndrimi kundėrvėnės, ndoshta dhe diametralisht i kundėrt, i bashkėbiseduesve apo kancelarive pėrkatėse. Njė frymė e tillė duhet tė karakterizojė tė gjithė aksionin pragmatik diplomatiko-politik, me synim fuqizimin e mėtejshėm e tė gjithanshėm tė marrėdhėnieve tradicionale me SHBA, vendet e BE-sė e vendet e rajonit, por edhe rritjen e kontakteve e shkėmbimeve me Japoninė, Kinėn, Rusinė, etj.

    Por a ėshtė e mjaftueshme ajo qė ėshtė bėrė deri tani brenda njė konceptimi tėrėsor tė pragmatizmit politiko-diplomatik? A nuk duhet tė shqetėsohemi kur nė disa vende me vlera tė veēanta nuk kemi akoma pėrfaqėsim nė nivel ambasade? A nuk jemi tė vonuar, p.sh., me hapjen e njė ambasade tonėn nė Tokio kur njihet mjaft mirė fuqia ekonomike e Japonisė, vend ky antar i G7-ės dhe me autoritet tė veēantė nė skenėn botėrore e instrumentat mė tė rėndėsishėm globalė? Aq mė e vėshtirė bėhet pėrgjigja kur, pėr mė tepėr, bėhet fjalė pėr njė vend, i cili ka kontribuar me donacione shumė tė mėdha pėr stabilizimin dhe zhvillimin e Shqipėrisė e Kosovės, veēanėrisht gjatė krizės kosovare.

    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė deritanishme pėr arritjen e kėtij objektivi nė mėnyrė tė dyanshme, ja vlen pėrshpejtimi deri i njėanshėm i kėtij procesi. Pra, tė mos kėnaqemi si deri mė sot vetėm me njė konsull nderi dhe mbulimin e marrėdhėnieve me Japoninė nėpėrmjet ambasadės sonė nė Pekin, ndėrkohė qė ne pėrfaqėsim nė nivel ambasadori rezident me karakter tė njėanshėm kemi dhe me vende tė tjera europiane si Spanja, Suedia, etj., madje dhe me Slloveninė!…

    Nė qoftė se specialistėt e prognozės nė Ministrinė e Jashtme do tė lexonin me "laps nė dorė" veprėn madhore bashkėkohore tė politologut dhe diplomatit tė shquar H.Kissinger, do tė duhej tė ndalonin e analizonin deri nė detajim atė pjesė tė mendimit tė tij parashikues, sipas tė cilit: "Nė nivelin e marrėdhėnieve ndėrmjet shteteve, rendi i ri do tė jetė mė tepėr si sistemi shtetėror europian i shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe nėntėmbėdhjetė, sesa modelet e ngurta tė Luftės sė Ftohtė. Ai do tė ketė tė paktėn gjashtė fuqi tė mėdha-Shtetet e Bashkuara, Europėn, Kinėn, Japoninė, Rusinė dhe mbase Indinė- si dhe njė numėr tė madh shtetesh mesatarė dhe mė tė vegjėl. Nė tė njėjtėn kohė, marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr herė tė parė janė bėrė me tė vėrtetė globale. Komunikacionet janė tė menjėhershme, ekonomia botėrore funksionon njėkohėsisht nė tė gjithė kontinentet. Ka lindur njė varg i tėrė problemesh, qė mund tė trajtohen vetėm nė njė shkallė tė gjerė botėrore, siē janė pėrhapja bėrthamore, mjedisi, eksplozioni i popullsisė dhe ndėrvarėsia ekono-mike."

    ( Diplomacia, f.23-24).
    Edhe pak nga kėto rrjeshta tė cituara tė ndihmojnė pėr tė nxjerrė disa mėsime tė nevojshme nė zhdėrvjelltėsimin e diplomacisė shqiptare dhe pėr pėrgatitjen e saj nė mėnyrė mė tė kualifikuar ndaj njė orientimi tė drejtė nė rendin e ri ndėrkombėtar pluripolar qė po ravijėzohet. Duke vazhduar me njė intensitet mė tė lartė bashkėpunimin shumėplanesh me SHBA dhe vendet europiane, ja vlen tė studiohet mė tej, nė pėrputhje me parashikimin e Kissingerit, vijueshmėria e aksionit politiko-diplomatik dhe e bashkėpunimit me Kinėn, Japoninė, Rusinė e, pse jo, edhe me Indinė.

    Po tė analizohet me kujdes viti 2002 si viti i parė i plotė, pas ngjarjeve tragjike tė 11 Shtatorit 2001, mund tė nxirren disa pėrfundime nė perceptimin e kėsaj ardhshmėrie dhe pėr ndryshimet nė vazhdimėsi tė "skakierės" politike e diplomatike botėrore nė kuadrin e rendit tė ri ndėrkombėtar, qė ka "zhvendosur" pėrkohėsisht nga aktualiteti parimin uillsonian tė vetėvendosjes. Kėshtu, Rusia, p.sh., po "shfrytėzon" me zhdėrvjelltėsi luftėn antiterror pėr tė rritur "pikėt" nė fushėn e integrimit me Perėndimin. Ndėrkohė, ndaj Rusisė janė zbehur tashmė, pothuajse tėrėsisht, kritikat e ashpra pėr operacionet ushtarake ruse ndaj popullsisė civile nė Ēeēeni. Madje reagimi tepėr kėrcėnues i Kėshillit tė Europės ndaj Rusisė, kohė mė parė, mund tė konsiderohet tashmė si i mbuluar nga "harresa", apo, mė saktė, ėshtė pothuajse ridimensionuar nėn trysninė e propagandės politike e tė "diplomacisė kushtėzuese" ruse tė luftės kundėr terroristėve. Po nė kėtė mėnyrė po synohet tė justifikohen edhe nga Izraeli operacionet ushtarake ndaj popullsisė civile palestineze. Nga ana tjetėr, siē duket, njė situatė e tillė ka favorizuar mė tepėr Indinė ndaj Pakistanit me rastin e konfliktit tė Kashmirit.

    Pas ngjarjeve tė 11 Shtatorit edhe Kina pati pėrfitimet e saja, duke dalė pėrfundimisht nga lista e "armiqve", si konkuruese strategjike e Uashingtonit. Njė gjė e tillė kishte mbetur e pa rishqyrtuar qė pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė, nėn trysninė e segmentėve mė konservatorė qė ishin kundėr dhėnies sė Kinės tė statusit tė kombit mė tė favorizuar, kundėr antarsisė sė saj nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė (OBT) apo dhe kundėr vizitės sė presidentit Klinton nė Kinė. Pėrkundrazi sot Kina ėshtė njė aleat i Uashingtonit nė luftėn antiterror. Ajo ėshtė mbėshtetur nga Uashingtoni pėr antarsimin nė OBT, pėr Lojėrat Olimpike tė vitit 2008 nė Pekin, etj. Por nė mėnyrė mė tė veēantė Kina ka pėrfituar nga kjo klimė e re nė Uashington pėr t'u pėrqėndruar nė objektivin e saj themelor- rritjen ekonomike. Gjithashtu, me pėrjashtim tė ēėshtjes sė Taivanit. Kina nė pėrgjithėsi e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet politikėn e jashtme tė SHBA-sė, sepse mbi tė gjitha kėrkon kohė pėr mė tepėr zhvillim nė pėrputhje me konsensusin e brendshėm politik tė arritur, nė favor tė reformave tė tregut, qė kanė prodhuar kėto vitet e fundit rezultate me tė vėrtetė impresionuese. Madje siē pohon dhe ekonomisti amerikan, Jeffrey Sachs, qė ka qenė konsulent pėr dhjetra vende nė zhvillim: "Kina ėshtė rasti i njė zhvillimi nga mė tė suksesshmit nė historinė e botės".

    Ndėrsa harta e re ekonomike e Azisė po rivizatohet me Kinėn nė qendėr, ka shanse qė nė perspektivėn e afėrt Japonia dhe Kina tė zhvillojnė midis tyre ekonomi krejtėsisht komplementare. Por problemet pėr Kinėn mbeten akoma me natyrė politike, si dhe me pranimin e integrimin e mėtejshėm tė saj nė botėn vendimmarrėse. Kjo e fundit varet jo vetėm nga Pekini, por nė mėnyrė mė kruēiale nga Uashingtoni.

    Njė analizė tjetėr prognozė mund tė rezultonte e dobishme dhe pėr rastin e Indisė, nė kuptimin e ridimensionimit tė vlerave e potencialeve konkrete tė saj. Vetėm nė kėtė mėnyrė, krahas partneritetit strategjik BE e SHBA, me njė hapje nė zgjėrim e karakter plurivalent, por peshė specifike tė ndryshueshme nė kohė e hapėsirė, ne mund tė pėrgatisim e zhvillojmė qė sot atė shtrat pragmatik tė njė diplomacie dinamike nė shėrbim tė qytetarit shqiptar, dinjitetit, lirisė dhe mirėqėnies sė tij.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Presidenti me i meshte ne historine tone kombetare, Prof. Mejdani, mundohet te "analizoje" dhe japi leksione pasardhesit te vet. Ndryshimi midis te dyve eshte si nata me diten, pasi Mejdani presidencen e ktheu ne nje insiticion inekzistent qe nuk iu degjua asnjehere zeri, dhe nuk ndermori asnjehere asnje inisiative qe te mund ta linte si legacy te karrieres se vet.

    Duke qene se nuk i mjaftuan 5 vjet si president per te bere dicka per shqiptaret, presidenti Mejdani kerkon qe te na i mesoje edhe presidentit gjeneral Mojsiu, qe eshte me mire "ta heqesh e mos ta keputesh", sic na mesonte Partia me shokun Ramiz e Hekuran.

    Perpara se te jesh president duhet te jesh BURRE. Ngritja e gjeneral Mojsiut si president i vendit u kujtoi shqiptareve se Shqiperia ka edhe nje presidence dhe nje president qe nuk hesht kur shkelen interesta e popullit dhe kombit shqiptar. Heshtja eshte per njerezit e meshte dhe karrieristet pa karriere.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Perpjekje per te "ndrequr" punen e Ambasades Shqiptare ne Athine.

    Zgjidhja e problemeve te shqiptareve ne Grei si dhe hapat e rendesishem te integrimit te Shqiperise ne BE jane dy nga prioritetet kryesore te ambasades shqiptare ne Athine. Vetem pak kohe emeruar ne detyren e perfaqesuesit te shtetit shqiptar ne Greqi, Ambasadori Bashkim Zeneli tha per "KJ" gjate dy diteve te para te ketij viti se po perqendrohet ne zgjidhjen e disa ceshtjeve ne ambasade, por edhe per konkretizim te marredhenieve mes dy vendeve. "Do te bashkepunojme me Greqine me mentalitet europian dhe jo me mentalitete te se kaluares. Koncepti yne i punes do te jete integrues, e jo perjashtues", tha ambasadori Zeneli per "KJ".

    Ndryshimet ne ambasade kane filluar te jene te dukshme, qofte ne ristrukturimin e perfaqesise sone diplomatike atje, por per me teper, lidhur me punen e zyres konsullore. Madje, ambasadori pohon se shume shpejt, shteti shqiptar do te bleje ambasaden ne Greqi. Jane perzgjedhur selite dhe pritet vetem vendimi i qeverise shqiptare.

    Shqiptaret ne Athine kane probleme te shumta dokumentacioni dhe jo rralle here kane hedhur akuza edhe ndaj administrates diplomatike shqiptare qe punon ne Athine per llogari te shtetit shqiptar. "Duke pare rradhet e gjata te te gjithe shqiptareve qe jetojne e punojne ne Greqi, kerkova mbeshtetjen dhe ndihmen e Ministrise se Jashtme shqiptare per zgjidhjen e tyre. Per te gjitha problemet, zgjidhja ishte ne shtimin e personelit per perfundimin ne kohe te procedurave te zyres konsullore. Me mbeshtetjen e Ministrit te Jashtem, u arrit nje gje e tille. Tashme per t'u ardhur ne ndihme te interesuarve, punojne dy linja konsullatash, duke reduktuar ne kete menyre kohen e pritjes ne rradhe", sqaron ambasadori Zeneli per "KJ". Gjendja eshte permiresuar disi, me ardhjen e ambasadorit te ri, i cili shpreson qe te ndryshoje opinionin per punen ne ambasade. Kjo do te ndihet edhe ne punen e diplomateve te zyres konsullore, te cilet, do te impenjohen me shume per t'u ardhur ne ndihme emigranteve. Ambasadori Zeneli sqaron se te gjitha keto do te zgjidhen me kohe, edhe tani, kur do te fillojne procedurat per pasaportat. Nderkohe, puna e pare e ambasadorit Zeneli ka qene insistimi qe qeveria greke te merrte vendimin per shtyrjen e afatit te legalizimit te dokumentave te shtetasve shqiptare me pune e banim ne Greqi. Vendimi u mor per te gjithe emigrantet, shqiptare dhe te kombesive te tjera qe jetojne ne Greqi dhe sot pritet te kaloje per miratim ne Parlamentin grek, duke e shtyre kete procedure nga 31 dhjetori i vitit te kaluar, ne 31 qershor te ketij viti.

    Por, nje pjese e mire e punes do te perqendrohet edhe ne marreveshjet mes dy vendeve. "Ka projekte te diskutuara mes dy paleve, por te panegociuara. Do te perpiqemi te jemi me konkret. Predispozicioni politik ekziston per te zgjidhur te gjitha keto ceshtje", shprehet ambasadori, i cili shton se ky do te jete nje prioritet. Ceshtja e patentave, te cilat nuk njihen nga shteti grek, e pensioneve dhe sigurimet qe shqiptaret paguajne ne Greqi si dhe e pasaportave, do te jete ne plan te pare. Por nuk mbeten pas edhe marredheniet ne planin diplomatik. "Vizita e Ministrit te Jashtem grek Papandreu eshte nje sinjal pozitiv per mbeshtetje, por edhe per bashkepunimin dypalesh. Ka edhe nje ftese te kryeministrit Nano per kryeministrin grek Simitis per te vizituar Shqiperine dhe po punojme edhe ne kete drejtim. Kryeministri grek po e shikon mundesine e vizites se tij ne Shqiperi", tha mbasadori Zeneli.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #17
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Hmmmmm...!

    Duhet te kene te qarte disa gjera "zyrtaret diplomatike" te Shqiperise.
    E para e punes duhet te mesojne te ndryshojne mentalitetin me te cilin perpallojne problmete e qytetareve shqiptare qe, sic dihet, ne Greqi perbejne pjesen derrmuese te emigranteve ekonomike shqiptare. E kam fjalen per mentalitetin e rryshfeteve, i cili ka ngelur i pandryshuar. Qe te "mbarosh pune" ne Ambasaden tone ne kryeqytetin grek, duhet te japsh nga 50-500 Euro. Jo me shume se dy jave me pare isha vete prezent ne nje "dallavere" prane zyres se ambasades...
    Kete mentalitet kam frike se eshte i futur ne gjak , dhe sado qe te shohet numri i zyrtareve ne sherbim te publikut s'eshte bere absolutisht asgje ne drejtimin e korrupsionit.

    Nje gje tjeter qe duhet te kene parasysh zyrtaret tane diplomatike ne kryeqytetin grek eshte dhe fakti qe Shqiperia trajtohet diplomatikisht si nje vend i odres se trete (per te mos thene akoma me keq). Shteti grek ka kaluar ato vendime qe ai ka dashur ne marrdheniet dypaleshe. Te mos harrojme ketu Ceshtjen Came, per te cilen Kryeministri Grek vjet ne nje Interviste per shtypin e ka cilesuar si nje ceshtje ineksistente per Greqine, apo dhe Ligjin e Luftes qe egzistone paradoksalisht qysh nga Lufta e Dyte Boterore midis vendeve tona dhe qe vetem keto kohet e fundit u hoq me vendim te parlamentit grek. Me vjen me te vertete shume keq qe dilpomatet tane s'arrijne dot ti japin Shqiperise dinjitetin qe i perket !!!
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #18
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Aksi dilpomatik Beograd-Moske dhe roli i Shqiperise

    Beograd - Moske, Prishtina ne mes



    Ministri jashtem shqiptar Ilir Meta dhe homologu i tij rus Ivanov ne Moske

    "Po per ate punen e kornizes kushtetuese qe folem me pare, a do te deklarojme dicka?". Befas konferenca per shtyp e Ilir Metes dhe Igor Ivanovit, eshte nderprere nga nderhyrja thuajse pa takt e ketij te fundit. Ivanov i ka kujtuar homologut shqiptar se duhet te flasin per ate qe u kthye ndoshta ne thelbin e vizites se Ilir Metes ne Moske. Korniza kushtetuese Serbi-Mali i Zi, qe duhet te hyje ne fuqi ne date 31 janar 2003, ka gjetur dhe ne kryeqytetin e ftohte rus, vemendjen maksimale te ministrit te jashtem Ivanov. Po ai Ivanov i cili kur vizitonte Tiranen ne kulmin e konfliktit kosovar me 1999, si anetar i Trojkes, kercenonte ne Pallatin e Kongreseve per pershkallezimin e mundshem te konfliktit ne Kosove, per futje te trupave ruse, per nje Kosove perjetesisht jugosllave. Befas, ne kulm te dimrit rus, ne Moske gjerat fryne ndryshe. Korniza kushtetuese e lidhjes se re mes Serbise dhe Malit te Zi, e ngritur mbi rrenojat e Jugosllavise ka lene nje pozicion te paqarte juridik Kosoven. Statusi i saj perfundimtar ende nuk eshte percaktuar dhe nuk dihet se kur dhe si ai do te percaktohet. Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara e perkufizon Kosoven vetem si pjese te Jugosllavise - kjo edhe fale kembenguljeve dhe kercenimeve te Ivanovit ne lobingun paraprak ne Nju Jork. Ne mengjesin e 31 janarit 2003 kur termi Jugosllavi do te vdese edhe nga pikepamja juridike, si do te gdhihet Kosova? Nje veprim thuajse arbitrar i Beogradit, perfshiu edhe Kosoven ne projektin e kushtetuetshmerise se Jugosllavise se vdekur, duke ngjallur reagim te ashper te lidershipit shqiptar ne Prishtine, qe menjehere kercenoi me shpallje te pavaresise. Por nderkohe ne Beograd vazhdon saga e zgjedhjeve presidenciale. Koshtunica vazhdon perpjekjet per te qendruar ne skenen politike edhe pas 31 janarit, ndersa Gjingjic tenton ta perzere nga ekranet e serbeve te thjeshte. Momenti me i mire ndoshta per te perfituar dicka per Kosoven?

    Ndoshta edhe kjo ka qene pjese e thelbit te turit diplomatik te ministrit te jashtem shqiptar ne aksin sllav, Beograd - Moske. Ne nje levizje spektakolare dhe te papare ne politiken e jashtme shqiptare, Meta zgjodhi te braktise njehere e mire rrugen e diplomacise turistike te gjithe paraardhesve te tij, qe nuk lane vend te Amerikes, Azise dhe Amerikes Latine pa shkelur, por nuk tentuan qofte edhe njehere te shkelnin ne territorin e "minuar" sllav. Praktike turistike qe shkon prapa ne kohe, ndoshta qe ne kohen kur si minister i jashtem me 1946, ne Brijune te Kroacise, Enver Hoxha pyeti Titon se cdo te benin me Kosoven. Ndoshta rastesisht, edhe prej rrethanave, Kosova ishte serish vatra e nxehte e ketij turi te jashtezakonshem.

    Vizita e Ilir Metes ne Beograd ne fund te nentorit, ishte sprova e pare e perballjes me realitetin tjeter. Ndonese ne pozicione qartesisht ne ndryshme, ndonese publikisht per Kosoven u mbajt nje profil i ulet deklaratash, u njoftua per nje takim teper konstruktiv te ministrit te jashtem shqiptar me presidentin jugosllav Vojisllav Koshtunica. Burime zyrtare deklaruan se te dy politikanet ishin angazhuar per bashkepunim ne rritjen e sigurise dhe stabilitetit ne Ballkan, vecanerisht ne Kosove. Te dyja palet thuhet se me pas kane diskutuar sesi se bashku te luftojne krimin e organizuar dhe trafiqet ne rajon - dhe Kosove vecanerisht. Dy jave me vone Igor Ivanov, gjate mengjesit te punes me Ilir Meten, do te nxitonte te lavderonte levizjen e fundit te kryediplomatit te Tiranes. "Nje levizje e shkelqyer, celesi i sigurise dhe stabilitetit te Ballkanit, varet pikerisht nga raporti Tirane-Beograd. Jeni ne nje rruge te mbare", Ivanov i ka thene Metes, ndersa rrufisnin filxhanet e rralle prej porcelani, plot me caj te zi rus. Sigurisht pasi e falenderoi per bllokimin qe qeveria e Tiranes i beri ne kufi, dy funksionareve te larte cecene, qe Moska i mbante pergjegjes per aktin terrorist ne Teatrin e Operas se kryeqytetit rus.

    As nje jave nga takimi me Ivanov, Ilir Meta udheton te merkuren ne Prishtine, kete radhe i ftuar zyrtarisht nga kryeadminstratori Shtainer. Ky i fundit i sapokthyer nga Nju Jorku, ku thuhet se eshte diskutuar intensivisht ceshtja e statusit te Kosoves. Vetem dy jave me pare, zyrat e Pallatit te Qelqte u tronditen nga deklarata e kryeministrit Rexhepi - dhene TV KLAN - se "nese ceshtja e pavaresise nuk shqyrtohet brenda dy deri tre vjetesh, atehere ne Kosove rrezikon te shpertheje nje konflikt i ri". Qe mesa duket nuk i intereson me askujt. As Beogradit, qe ka problemet e veta, por as Moskes, qe ka boll pune me cecenet e saj. Amerika eshte teper e zene me Irakun dhe Aksin e se Keqes. E perse te rimerren me nje problem si Kosova, qe e quanin tashme te zgjidhur?

    Dy jave pas deklarates se Rexhepit, gjuha e rafinuar e kryediplomatit shqiptar, transmetoi mesazhin e thjeshte: "Futja ne kornizen kushtetuese Serbi Mali i Zi e Kosoves, ne menyre te njeanshme dhe pa marre parasysh vullnetin e popullit te Kosoves, eshte nje iniciative e nxituar dhe jodemokratike, me pasoja per paqen dhe stabilitetin ne Ballkan". E pasuar nga deklarata historike e ministrit rus Ivanov: "Rusia mbeshtet cdo zgjidhje per statusin e Kosoves, qe respekton rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit".

    Te merkuren ne Kosove Meta duket se udheton me i qete se ne Beograd dhe Moske. Gjerat kane filluar te levizin, ruset kane moderuar qendrimin e ashper te dikurshem, ndoshta edhe Beogradi. Nuk dihet sesa detaje te tjera fsheh valixhja diplomatike e Ilir Metes, ne udhetimin e tij ne Prishtine. Ndoshta ai kurre nuk do te mund te flase lirshem se cfare i thane ne Beograd, apo per cka negocioi ne Moske. Veshtire qe te mesohen hollesi rreth nje telefonate te gjate te Ivanovit me Koshtunicen, lidhur me te ardhmen e Kosoves. Por eshte e sigurt se Bajram Rexhepi mund te ndjehet me i qete se profecia e tij, se paku do te shtyhet ne kohe.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #19
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Presidenti Moisiu pershendet Ambasadoret shqiptare neper bote...!

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu nė pėrshėndetjen drejtuar dje nė mbrėmje tė githė ambasadorėve shqiptarė nė botė pėr fillimin e vitit 2003, u shpreh se ky vit do tė shėrbejė pėr arritjen e objektiva madhore tė shtetit shqiptar, si dhe pėr vazhdimin e reformave institucionale. “Unė kam kėnaqėsinė t’u konfirmoj se edhe viti 2003 ka nisur nė kėtė frymė, e cila do tė favorizojė normalitetin dhe angazhimin e pėrbashkėt tė tė gjithė faktorėve politikė dhe institucionalė pėr tė pėrmbushur objektivat tona madhore”,-i shkruan Moisiu ambasadorėve shqiptarė. Sipas tij, gjatė vitit 2003, “Shqipėria ka shumė punė pėr tė bėrė si nė planin e brendshėm, pėr tė avancuar me reformat institucionale, ashtu edhe nė planin e jashtėm, ku synojmė tė bėhemi njė faktor dhe partner i denjė bashkėpunimi me komunitetin ndėrkombėtar”. “Falenderimet e mia tė veēanta janė edhe pėr Ju, pėr rolin dhe pėr aktivitetin tuaj nė dobi tė zhvillimit pozitiv tė marrėdhėnieve dypalėshe. Ne u jemi mirėnjohės dhe ndihemi tė vendosur pėr tė punuar akoma mė shumė pėr tė bėrė realitet ėndrrėn evropiane tė shqiptarėve. Ne do tė vazhdojmė pėrpjekjet pėr anėtarėsim nė NATO duke thelluar reformat nė ushtri dhe duke plotėsuar standardet e kėrkuara”,- thekson nė mesazhin e tij presidenti. Pėr kreun e shtetit gjatė vitit 2003, duhet tė punohet nė funksion tė realizimit tė objektivave prioritare, qė janė integrimi euroatlantik dhe bashkėpunimi rajonal, mbi bazėn e njė axhendė tė ngjeshur takimesh, vizitash dhe aktivitetesh, ku mund tė veēohet dėshira pėr tė ndarė me tė tjerėt vlerėn e madhe tė harmonisė dhe tė tolerancės fetare nė Shqipėri.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Marrdheniet Shqiperi-Japoni

    Fjala e Zv/kryeministrit dhe Minister i Puneve te Jashtme, z Ilir Meta ne aktivitetin me teme: "Japonia nje partner i rendesishem per Shqiperine"

    Qeveria shqiptare e ka ndjere nga afer gjate dhjete viteve te fundit te
    tranzicionit ndihmen dhe bashkepunimin e Qeverise Japoneze. Kjo ndihme ka
    qene ne forme te financimeve te ndryshme "grant", te mbeshtetjes
    buxhetore, te financimit te projekteve bujqesore 2KR, te bashkefinancimeve
    se bashku me Banken Boterore, te dhenies se kredive te buta, te financimit
    falas te studimeve te ndryshme, te asistences teknike dhe te trajnimeve e
    kualifikimeve te burimeve tona njerezore ne fusha te ndryshme.



    Vlefta totale e kesaj ndihme, per te cilen eshte angazhuar Japonia deri
    tani dhe qe kap shifren e rreth 100 milione dollare amerikane, eshte e
    konsiderueshme dhe ka patur efektshmeri te larte ne fushat dhe sektoret ku
    ajo eshte perdorur.



    Efektshmeria e larte e perdorimit te ndihmes japoneze ne Shqiperi ka
    ardhur si rezultat i kujdesit te vecante te Qeverise shqiptare dhe te
    pushtetit vendor por edhe te angazhimit e ekzigjences te komuniteteve
    tona te biznesit privat per te permbushur profesionalisht projektet e
    financuara.



    Disa here Qeveria jone e ka analizuar ne proces ecurine e projekteve te
    financuara nga Japania me qellim qe te kontrollonte dhe njekohesisht te
    mbeshteste mbarevajtjen e tyre.



    Duke perfituar nga rasti, do te deshiroja tju beja te ditur se
    marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Japonise jane ne nje rruge
    gjithmone e me te mbare.



    Brenda nje kohe te shkurter te historise se marredhenieve dypaleshe midis
    Shqiperise dhe Japonise eshte inicuar nje bashkepunim i gjithanshem
    politik, ekonomik, tregtar, teknik e teknologjik, kulturor, arsimor e
    shkencor.



    Mungesa e nje trashegimie te hershme ne marredheniet tona dypaleshe si dhe
    distanca gjeografike, tani po kapercehen ne saje te angazhimit te
    perbashket te te dy Qeverive tona si shprehese te vullnetit te te dy
    popujve tane.



    Shqiperia eshte ne nje proces transformimi te gjithanshem.
    Ne menyre te vecante ne po bejme reforma ekonomike per te realizuar
    plotesisht integrimin ne sistemin ekonomik europian e boteror.



    Duke patur parasysh pervojen e fituar deri tani, si dhe suksesin e
    projekteve si "2KR”, ne do te deshironim qe Japonia, si nje fuqi ekonomike
    boterore, te vijonte edhe me tej ne asistencen e saj te ēmuar jo vetem ne
    kete projekt por edhe ne projekte te tjera per ekonomine tone.



    Qeveria shqiptare do ti mbeshteste , siguronte dhe garantonte keto
    projekte me qellim qe te respektohen me ekzigjence dhe korrektese
    detyrimet qe rrjedhin nga marreveshjet e nenshkruara midis dy Qeverive..



    Projekte te tilla do te ishin te mirepritura edhe ne ato fusha ku ekonomia
    shqiptare eshte tronditur ne menyre te vazhdueshme dhe ketu e kam fjalen
    ne veēanti per energjitiken.



    I bazuar kryesisht ne burimet hidro dhe ne mungese te altemativave te
    tjera burimore energjitike, sistemi yne energjitik, ne prodhim dhe ne
    shperndarje eshte vjeteruar, amortizuar dhe nuk i pergjigjet kerkesave
    perhere ne rritje te zhvillimit te vendit dhe ne veēanti te ekonomise dhe
    te sektoreve private.



    Keshtu qe per Qeverine tone mbetet prioritet i rendesishem terheqja e
    investimeve te huaja ne fushen e energjitikes. Japonia si nje fuqi e
    konsiderueshme boterore, edhe ne kete fushe, do te ishte shume e
    mirepritur per te vijuar investimet dhe angazhimet e saj per modernizimin
    e sistemit tone hidroenergjitik, por edhe per te ofruar sisteme
    alternative, sikunder edhe per te futur tekonologji te reja per
    shperndarjen dhe kontrollin e shpenzimeve te energjise tek konsumatori.



    Nje pervoje shume te mire ne marredheniet tona dypaleshe kemi krijuar se
    bashku edhe ne projektet ne fushen e shendetesise.



    Per arsye qe dihen sistemi yne shendetesor sot po ballafaqohet me nevoja
    te medha teknike, teknologjike e shkencore.



    Spitali Pediatrik ne Tirane eshte bere model ne saje te ndihmes japoneze,
    ndihme e cila jo vetem ka sjelle teknike e teknologji moderne te niveleve
    europiane , por edhe ka pergatitur stafe te afta per ta perdorur dhe per
    ta mirembajtur kete aparature moderne shendetsore.



    Ne do te ishim shume mirenjohes qe kjo pervoje te vazhdonte te vijonte
    edhe ne qendra te tjera mjekesore dhe ne rrethet e ndryshme te vendit qe
    kane nevoje per sherbim mjekesor te nivelit te larte.



    Bashkepunimi shqiptaro-japonez ka dhene fryte te dobishme edhe ne
    financimet qe kemi realizuar permes buxhetit te shtetit.



    Ndihma japoneze dhene buxhetit eshte shfrytezuar me sukses ne disa sektore
    si ne transportin hekurudhor, ne agro-industri, ne procesin e
    privatizimit, ne specializime, trajnime e kualifikime te ndryshme.



    Ne te ardhmen do te deshironim te vijonim kete pervoje te sukseshme dhe
    shume te dobishme per ne.



    Duke i konsideruar marredheniet dypaleshe Shqiperi- Japoni si shume te
    rendesishme, Qeveria Shqiptare eshte plotesisht e angazhuar per te bere
    hapa konkrete me qellim qe keto marredhenie te zhvillohen me tej ne fushat
    e nisura si dhe te zgjerohen edhe ne fusha te tjera me leverdi reciproke.



    Pikerisht per keto arsye ne jemi te angazhuar, jo vetem per te paraqitur e
    nenshkruar disa marreveshje te rendesishme, vecanerisht ne fushen e
    bashkepunimit ekonomik dhe te nxitjes se investimeve, por edhe
    njekohesisht per te hapur brenda ketij viti Ambasaden e Republikes se
    Shqiperise ne ]aponi, me qellim hapjen e nje faze te re te bashkepunimit
    midis dy vendeve tona.



    Edhe njehere deshiroj te falenderoj Ambasadoren Matsubara, t’i uroj
    suksese gjate mandatit te saj si Ambasadore per Shqiperine dhe
    njekohesisht te uroj edhe pjesemarresit jo vetem per pranine por edhe per
    kontributin qe kane dhene per zbatimin me sukses te ketij projekti kaq te
    rendesishem per zhvillimin e bujqesise dhe agrobiznesit.



    Tirane, me 24 Janar 2003
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •