Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11

    Edi Rama i jep Kokedhimes 10 milione dollare te Bashkise.

    E Marte, 27 Qershor 2006

    PER VITET 2002 2005 KRYEBASHKIAKU TENDERON PER MIKUN E TIJ MILIONA PA MBARIM

    Edi Rama i jep Kokedhimes 10 milione dollare te Bashkise.Buxheti i Bashkise se Tiranes eshte kthyer ne rezervat nga ku financohet kompania e pronarit te gazetes “Shekulli”.

    Pas skandalit te publikuar ne parlament dhe ne media, ku zoti Koco Kokedhima kishte marre 9.4 miliarde leke nga buxheti i shtetit vetem nga nje ministri, qe sot e drejton Lulzim Basha, vetem per vitet 1998 2005 , doli ne publik edhe nje vjedhje tjeter e madhe qe pushteti i asaj kohe ka bere ne bashkepunim me Kokedhimen kur ne nentor 1999 u privatizua ish ndermarrja e frigoriferit ne Durres, ku personi ne fjale, qe eshte edhe pronar i gazetes “Shekulli”, mori me 2 milione leke te vjetra nje siperfaqe prej 20 mije e 711 metra katror, plus objektet qe jane brenda ketij trualli ne Durres, afer detit.

    Metoda e pronarit te gazetes “Shekulli” eshte marrja e tenderimeve nga buxheti i shtetit qe jane taksa te te gjithe shqiptareve dhe me pas krijimi i nje suporti mediatik per qarqe te caktuara te pushtetit dhe politikes, te cilet i japin parate e shqiptareve nga buxheti i shtetit.

    Si te mos mjaftonin keto skandale per te cilat Prokuroria e Pergjithshme duhej te kishte nisur hetimet per kete vjedhje te pasurise kombetare ne favor te persona private, ka dale dje nje shkrese tjeter nga zyrat e shtetit, ku vertetohet se kryetari i bashkise se Tiranes zoti Edi Rama, i cili nxjerr koken e tij perdite tek televizioni i Kokedhimes, ka dhene per firmen “2K Group” prone e zotit Kokedhima .

    (lexo dokumentin bashkengjitur shkrimit) vetem ne vitet 2002 2005, gjithsej 1. 017. 797. 880 leke qe do te thote se bashkia e Tiranes ka tenderuar 1 miliard leke te reja ose 10 milione dollare per firmen e pronarit te gazetes “Shekulli”.

    Por akoma nuk ka dale dokumenti tjeter per vitet tetor 2000 deri ne fillim te vitit 2002. Megjithate deri tani, sipas dokumenteve qe kemi ne dispozicion, Koco Kokedhima ka marre nga taksapaguesit e kryeqytetit shumen prej 10 milione dollare vetem ne tre vite, veprim qe akuzon direkt kryetarin e Bashkise se Tiranes, zotin Edi Rama.

    Njihen publikisht lidhjet miqesore te Edi Rames me Koco Kokedhimen, por ende nuk ishte bere e njohur fakti qe ne mes jane fillimisht 10 milione dollare! Me vone, do te behen te ditura edhe lejet e ndertimit qe ka marre zoti Kokedhima nga miku i tij personal, zoti Edi Rama, nderkohe qe dhjetera firma te tjera apo biznesmene e familjare nuk gezojne te drejten per te marre nje leje ndertimi nga KRT ja e drejtuar prej vitesh nga Edi Rama.

    Si ka mundesi qe vetem firma e zotit Kokedhima merr 10 milione dollare tenderime ne rruget e Tiranes?

    Pse atehere del tek “dritarja” e Kokedhimes fytyra e kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe pse kafene e mengjesit kryetari i PS se e pi tek pronari ne fjale, te cilit i jep edhe parate per tenderat e Bashkise se Tiranes? Natyrisht qe nga dyshimet tashme krijohet bindja tek publiku se jane te tjera lidhje mes tyre, ku ne mes ngrihet pirgu momental prej 10 milione dollare!

    Te mos harrojme se te tjera dokumente po dalin per zotin Kokedhima, i cili ka blere ne shuma minimale e qesharake pasurine e shtetit apo merr miliarda e miliarda leke nga buxheti i shtetit ne forme tenderimesh. Dikush mund te thote se fajin e kane zyrtaret e shtetit. Pa diskutim qe keshtu eshte ne krye te heres, pasi ata duhen penalizuar dhe arrestuar per keto shperdorime te pasurise kombetare.

    Me pas natyrisht qe thirrja e Kokedhimes ne prokurori bashke me ata zyrtare do te nxjerre te tjera xhevahire se cilet ish ministra apo ish drejtore apo edhe kryetare bashkish kane dhene miliardat per te marre miliona per vete.
    10 milione dollare ne tre vite eshte nje habi e madhe per cdo firme tjeter ne Tirane e ne Republike, te cilat kur te degjojne se cfare tenderimesh ka marre pronari i gazetes “Shekulli” do t’ju bjere te fiket, pavaresisht se vetem Edi Rama mund te jete ndjere mire nga keto miliarda duke shperdoruar besimin e banoreve te Tiranes.

    A mund te ripyetet zoti Edi Rama se mbi cfare bazash ia ka dhene lejen zotit Koco Kokedhima (i cili ka mbi 50 % te aksioneve ne nje firme private) nga e cila cdo biznesmen ne Tirane duhet te marre leje, natyrisht tek Kokedhima, per te vendosur cdo tabele biznesi apo reklame ne kryeqytet?

    Pse prape Edi Rama vetem Kokedhimes ia jep kete te drejte, nderkohe qe flitet per miliona e miliona pa mbarim nga kjo e drejte e dhene vetem firmes se tij? Ka ryshfet apo cfare fshihet edhe pas kesaj leje? Pse nuk eshte bere tender i hapur per kete license, por eshte firmosur nga Bashkia fshehur duke vendosur monopolin ne kete fushe?

    Bashkia e Tiranes dhe disa struktura te shtetit jane te kapura nga krimi, mafia e droges dhe e medias ndaj duhen ndeshkuar. Kjo pjese e mafias dhe e ekonomise informate, si dhe tendermediaberese eshte e lidhur me segmente te politikes. Prokuroria e Pergjithshme duhet te kuptoje se nuk mund te heshtet me edhe per keto vjedhje te hapura e privatizime absurde, pasi, nese hesht, do t’i kushtoje shtrenjte ne parlament ne ditet ne vazhdim.

    Po disa ministri pse heshtin kundrejt ketyre miliardave apo duan kembim miqesie ne heshtje me botuesin e gazetes “Shekulli” qe na shpjegon ne median e tij se si mund te behesh Milioner!

    Cili shqiptar nuk do te behej milioner, bile miliarder, duke bere gazete apo media te tjera dhe ne kembim te mbeshtetjes kundrejt pushtetit te marre miliarda e miliarda per firmat e tij private te ndertimit apo nenkontraktore te fshehur nen emra te tjere, por qe jane e njejta gje si firma meme!?

    Kryeministri Berisha nese vazhdon te heshte per keto vjedhje qe i jane bere pasurise kombetare nga privatizimet e kohes se pushtetit te PS se, pavaresisht se ne mes jane edhe pronare mediash, te cilet i shkojne per takim apo i bejne letra, do te gjendet ne Parlament nen nje mori seancash me interpelancash nga deputete te ndryshem te mazhorances.

    Gjithe ajo pune e mire e tij qe ai po ben ne luften kundrejt bandave, krimit te organizuar e atij ekonomik, nese nuk shoqerohet edhe me luften ndaj mafias ne media ka mundesi qe t’i venitet ne syte e publikut. Kryeministri duhet te miratoje edhe amendamentin tjeter te deputetit Lesi i cili kerkon qe pronaret e medias se shkruar e asaj radiotelevizive te deklarojne burimet e tyre financiare qe kane futur ne media ne keto vite qe nga viti 1991 e ne vazhdim.

    Dhe pas deklarimit te ngrihet nje strukture e posacme shteterore per t’i verifikuar keto deklarime se sa jane te verteta, si dhe ku e kane burimin parate e derdhura ne fushen e medias. Media eshte nje pushtet i katert qe informon, por dhe kontrollon tre pushtetet e tjera qe jane pushteti gjyqesor, parlamentar dhe ekzekutiv.

    A mundet nje pronar i medias qe ka marre 10 milione dollare nga Edi Rama te kritikoje punen e Bashkise se Tiranes?! Pergjigjja e kesaj pyetjeje gjendet perdite ne faqet e gazetes “Shekulli”, e cila eshte prone e atij qe ka fituar edhe 10 milione dollare nga buxheti i Bashkise se Tirane.

    E kemi theksuar qe ne media kane hyre biznese, por qe nuk e kane ndertuar punen e tyre nga parate e buxhetit te shtetit. Ata kane ndertuar biznese private dhe nje pjese te fitimit te tyre te ligjshem e kane investuar ne media. Keto biznesmene duhen inkurajuar, por jo tipi i biznesmenit Kokedhima.

    Alban Mati

    Koha e Jone

  2. #12
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Ai edhte prototipi i politikanit te tranzicionit.
    Arrogant? Sigurisht qe eshte, po nuk me thoni si duhet te jete me nje klase te pasur te korruptuar, qe e nisi pasurine duke bere kontrabande nga telat e kufirit? Me nje kaste politike qe sheh vetem xhepat si duhet te jesh? Ai eshte produkt i kohes qe e lindi, rriti dhe e beri politikan; ai eshte une, ti, ai shumica e jone...(ma kuptoni drejt alegorine).
    Nuk e shihni se kush del ne TV dhe flet, nuk i shihni programet e humorit mbushur me fjale banale, te turpshme qe nuk thuhen para zonjave dhe femijeve?
    I shihni pra muziken, letersine se ku ka katandisur...shihni perkthimet cfare nnivel kane-sigurisht qe edhe politikanet te tille do te jene.
    Nuk e shihni si na gjunjezoi moralisht ky tranzicion-dhe me kerkoni politese nga politikanet? E harruat '97 kur kemi pare mesuese apo intelektuale qe vidhnin shkollat, spitalet, bile edhe shtepite e foshnjes.....'97 nuk duhet t'a harrojme qe te kuptojme se si u renua morali i nje populli dhe se sa e veshtire eshte te mbetesh i mire sa lufte duhet te besh me te keqen cdo dite. Pra ai perfaqeson nje situate me teper se sa nje popull apo nje parti

    Edi Rama eshte asgje me shume se nje politikan qe i pershtatet popullit tone gjate kesaj kohe. Ja imagjinoni nje politikan engjell ne krye te njeres nga partite sa paradoksale do te duket!

    Por Edi Rama ka dale ballas kunder diktatures, te pakten eshte trim, ka dale ballas ne 1990 e kam pare vete si fliste kur te tjeret fshiheshin, Thua te kishte ca roje perreth dhe ne s'i shihnim???(une jam kunder partise qe ai perfaqeson, dhe do te isha i kenaqur qe Prof Sala t'a kishte terhequr ne partine e tij, por duket ne PD nuk ka mjaft vend per shume individe te afte, nje eshte mjaft, zaten edhe Dulla ate bente mblidhte rreth vetes debila)

    Kryeminister qe s'di asgje nga ekonomia, jo profesionist si edhe ky tjetri, e c'mund te presesh. Flasin per GDP e terma ekonomike duke mos qene profesioniste dhe ur ndodhen me prof si Prodi apo dikush tjeter, imagjino se cfare figure bejne, Turp i dheut ku u katandisem, kryeminister doktor apo arkitekt????

    PS Mbasi e shkrojta e lexova edhe njehere cfare kisha shkruar per respekt te miqve qe do t'a lexojne. E gjeta shkrimin tim plot kontradikta, por te gjitha m'u duken te verteta dhe vendosa qe te mos ndrroj asgje-kjo eshte gjendja e jone, shtetit tone, popullit tone gjate kesaj periudhe dhe rrjedhimisht edhe politikanet te tille do te jene.

    Shkrim pak deshperues.

    Kuptohet gjendja shpirterore e nje njeriu zemerplasur per te pare nje Shqiperi ndryshe, nje Shqiperi pak te idealizuar, por gjithesesi nje Shqiperi per te gjithe.

    Gabimi qe behet nga shoqeria shqiptare, eshte pikerisht idealizimi qe ju behet politikaneve drejtues nga te gjitha krahet e politikes shqiptare.
    Dhe pikerisht kjo pike e dobet e mentalitetit shqiptar, keqperdoret nga politikanet per te krijuar me pas nga hici nje superfigure, qe nese vjen ne pushtet do te kete nje shkop magjik e nese iken nga pushteti atehere do te behet hataja.
    Sic duket nje pozite e tille e atij qe ka shkopin magjik, qe te plotesoje me nje levizje cdo deshire, ju shkon per shtati politikaneve tane.

    Edi Rama trashegon nje parti politike me nje te kaluar te hidhur dhe trishtuese per te gjithe shqiptaret. Pavaresisht se kane kaluar 15 vite, nga dita kur presupozohet se ajo parti u transformua ne nje parti moderne, ende ne te vegjetojne me shumice po ata qe vegjetuan per dekada te tera.
    Nese Nano arriti te heqe nga PPSH-ja dy germa dhe ta linte me pas si PS, Edi Rama duhej qe te mos mjaftonte me kete korigjim vetem gramatikor, por te perparonte me tej.
    Nuk ndertohet opozita me te njejtat fytyra, me te njejtat qendrime ndaj Berishes dhe PD-se.
    Ketu fillon gabimi me i madh i Rames, qe desheron ta perdore partine e trasheguar perkohesisht nga Nano, si nje loder te kurdisur per te uleritur "Berisha eshte shkaktar i te gjithave", sepse nese vazhdon me keto tone ai vetem sa do t'ja zbehe dhe me tej forcen partise qe ai po e drejton perkohesisht.
    Rama do te ishte me i besueshem nese ne krah te tij nuk do te ishin Ruci, Dokle &Co, por njerez te rinj me ide te reja, njerez te rinj qe te ndertonin bashke me te nje opozite moderne shqiptare.
    Per kete eshte me i besueshem Meta se sa Rama, sepse ai duke pare Nanon ne rolin e nje tutori qe e shfrytezonte PS-ne si prostitute, diti me mencuri te shmangej prej saj qe te mos i mbartej semundja e HIV dhe te krijoje nje parti reale.
    Do te ishte dhe me i besueshem Rama, nese ne vend te Rucit & Co, do te merrte me vete Majkon dhe figura te tjera te respektueshme brenda PS-se.

    Pikerisht se ne krah te tij qendrojne ata, per te cilet ti ne shkrim ke dashur te tregosh "trimerine" e Edit ne vitin 1990, e ben ate dhe me te pabesueshem dhe se ne kete rast del se trimeria e Edit, paska qene e sajuar nga ata qe i qendrojne sot ne krah.
    Rama para viteve '90 ishte pjese e oborrit te rrethuar me kangjella te kuqe dhe normalisht se ai nuk mund te gjente forcen per te dale jashte ketij oborri, ashtu sic nuk mund ta gjeje edhe sot.
    Per keto aresye Berisha nuk pati asnje aresye qe ta ftonte Ramen qe te merrte pjese ne PD.
    Nese Rama do te ndihej i tille, ai nuk kishte pse te priste nje ftese!
    Mirepo ne te vertete, Rama eshte nje produkt i perversitet neokomunist shqiptar te fundit te viteve '80 dhe nje krem kozmetik i atyre qe menduan se duke ja lene atij perkohesisht partine, do ti benin shqiptaret qe te harronin perversitetet 8 vjecare te abuzimit katastrofal me pushtetin.
    Ai qe qesh me shume me Ramen, eshte pikerisht Nano!
    Nano si ujk i vjeter qe eshte, ua leshonte nga pak freret mezave te rinj si Majko, Meta apo se fundi dhe Rames. I le ata qe te defrejne perkohesisht me partine qe ai e trajton si prostitute dhe me pas ua rremben ate serish nga dora.
    Tutori dhe prostituta nuk bejne dot pa njeri-tjetrin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 27-06-2006 mė 07:50

  3. #13
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    [QUOTE=Qazim RUDI]Shkrim pak deshperues.

    Kuptohet gjendja shpirterore e nje njeriu zemerplasur per te pare nje Shqiperi ndryshe, nje Shqiperi pak te idealizuar, por gjithesesi nje Shqiperi per te gjithe.
    E pranoj, por per te ardhur keq dhe jo deshperues, une mendoj real dhe i hidhur, pikerisht kete desha te shprehja.

    nuk dua te replikoj se ne fakt me pelqen ajo qe thua, por te gjithe popujt duan nje lider....te forte...qe t'a adhurojne(ky eshte instikt, nuk dua te them i turmes se do te shkoja thelle, por eshte instikt i deshires per teqene komfortable...dikush tjeter qe eshte ne krye i heq hallet dhe populli e ndjek dhe punon dhe krijon te mira, familje pi nje kafe ne mengjes etj...Keto jane fakte shumica e popujve dhe shumica e popullit kete do. Ka shembuj historia shume.

    Vertet shpreson qe PS do te transformohet ne nje fare partie qe te udheheqe popullin? Nuk e kemi pare diku kete...partite jane institucione politike te cilat sublimojne ideale te caktuara ne nje periudhe te caktuar te zhvillimit te shoqerise. Ato lindin si domosdoshmeri per te vjele jo per te udhehequr

    Sa per politikanet tane, Vetem disa prej tyre jane te afte. Vetem disa jane me nivelin e duhur shkencor, kreativ, potencialin drejtuas te mjaftueshem.Me vjen keq por nje politikan qe mbaron UT me mesatare te ulet tregon qe nuk ka aftesi intelektuale te mjaftueshme ne ate te shkrete materje gri. Kjo tregon edhe shume gjera te tjera...mospergjegjesi, nivel social te dyshimte etj. Politikanet tane ne pergjithesi nuk kane lexuar nje liber gjate gjithe jetes ose ne anen tjeter jane marre te gjithe jeten vetem me libra. Ne kemi paradokse ne parlament...Agronome, mjeke dhe mesuese, pra kush mbeti pa pune ose me rroge te ulet iu fut politikes...

    Me i besueshem Meta se sa Rama??? Po Meta nuk di te ndertoje nje fraze te plote edhe tani mbas 15 vjet ne politike...Cfare QI eshte kjo?

    Trimerite ??? e Edit, Vertet nuk i di. Une kam pare ne udheheqje njeres qe nuk dinin ku ishte shenProkopi??? Ka shume cudira 90-ta kush hipi, si hipi ne pushtet, ku u gjenden ato fytyra te panjohura???

    Nuk e di dhe edhe njehere nuk dua te replikoj, por une kam shume te panjohura nga politika shqiptare.
    Respekt
    DP
    sereno

  4. #14
    Vertet shpreson qe PS do te transformohet ne nje fare partie qe te udheheqe popullin?
    Absolutisht jo!
    Nuk e kam patur kete shprese asnjehere, sepse nga ulkonja (PPSH) lindin vetem kelyshe ujqerish (PS & Co).

    Me vjen keq por nje politikan qe mbaron UT me mesatare te ulet tregon qe nuk ka aftesi intelektuale te mjaftueshme ne ate te shkrete materje gri. Kjo tregon edhe shume gjera te tjera...mospergjegjesi, nivel social te dyshimte etj. Politikanet tane ne pergjithesi nuk kane lexuar nje liber gjate gjithe jetes ose ne anen tjeter jane marre te gjithe jeten vetem me libra.
    Lexojne shtypin e perditshem dhe kenaqen duke pare vetveten ne edicionet e lajmeve te dhjetera stacioneve televizive.
    Pastaj kane dhe celularet, aty mesojne shume gjera te dobishme si bie fjala videopornot e famshme qe qarkullojne neper Shqiperi.

    Ne kemi paradokse ne parlament...Agronome, mjeke dhe mesuese, pra kush mbeti pa pune ose me rroge te ulet iu fut politikes...
    Kjo vjen ngaqe ka patur nje superprodhim agronomesh, mjekesh dhe mesuesish!
    Tani nuk ka nevoje me per agronome, per mjeke e per mesues.
    Fshataret jane vete agronome, njerezit shkojne tek hoxha per te shkruar nje hajmali dhe nxenesit nuk kane pse te shkojne neper shkolla kur fare mire mund te shesin apo te lypin rrugeve!

    Me i besueshem Meta se sa Rama??? Po Meta nuk di te ndertoje nje fraze te plote edhe tani mbas 15 vjet ne politike...Cfare QI eshte kjo?
    Kete e thashe vetem nga fakti se Meta doli perkohesisht nga duart e tutorit Nano.
    Tani frazeologjine do ta mesoje se ka ende kohe!

    Nuk e di dhe edhe njehere nuk dua te replikoj, por une kam shume te panjohura nga politika shqiptare.
    Kush ta zgjidhe kete ekuacion? Gjinushi po merret me politike!
    Po matematicieni me i mire ishte Ramiz Alia, qe arriti me kaq mjeshteri te ndertoje nje ekuacion te pazgjidhshem dhe per shume e shume vite.
    Te pakten deri sa te shuhet brezi i tij dhe deri sa dosjet te mos hapen dhe per 50 vite te tjera.
    Gorbacovi ne fakt ishte ai qe ne Katovice i mesoi udheheqesit e Europes Lindore se si kapercehet lumi pa u lagur!
    Asgje nuk leviz kot, asgje nuk lind rastesisht!
    Dhe Rama nuk ben perjashtim nga ky rregull!
    Duhen mbrojtur baballaret dhe krimet e tyre me cdo kusht!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Ai edhte prototipi i politikanit te tranzicionit.
    Arrogant? Sigurisht qe eshte, po nuk me thoni si duhet te jete me nje klase te pasur te korruptuar, qe e nisi pasurine duke bere kontrabande nga telat e kufirit? Me nje kaste politike qe sheh vetem xhepat si duhet te jesh? Ai eshte produkt i kohes qe e lindi, rriti dhe e beri politikan; ai eshte une, ti, ai shumica e jone...(ma kuptoni drejt alegorine).
    Nuk e shihni se kush del ne TV dhe flet, nuk i shihni programet e humorit mbushur me fjale banale, te turpshme qe nuk thuhen para zonjave dhe femijeve?
    I shihni pra muziken, letersine se ku ka katandisur...shihni perkthimet cfare nnivel kane-sigurisht qe edhe politikanet te tille do te jene.
    Nuk e shihni si na gjunjezoi moralisht ky tranzicion-dhe me kerkoni politese nga politikanet? E harruat '97 kur kemi pare mesuese apo intelektuale qe vidhnin shkollat, spitalet, bile edhe shtepite e foshnjes.....'97 nuk duhet t'a harrojme qe te kuptojme se si u renua morali i nje populli dhe se sa e veshtire eshte te mbetesh i mire sa lufte duhet te besh me te keqen cdo dite. Pra ai perfaqeson nje situate me teper se sa nje popull apo nje parti

    Edi Rama eshte asgje me shume se nje politikan qe i pershtatet popullit tone gjate kesaj kohe. Ja imagjinoni nje politikan engjell ne krye te njeres nga partite sa paradoksale do te duket!

    Por Edi Rama ka dale ballas kunder diktatures, te pakten eshte trim, ka dale ballas ne 1990 e kam pare vete si fliste kur te tjeret fshiheshin, Thua te kishte ca roje perreth dhe ne s'i shihnim???(une jam kunder partise qe ai perfaqeson, dhe do te isha i kenaqur qe Prof Sala t'a kishte terhequr ne partine e tij, por duket ne PD nuk ka mjaft vend per shume individe te afte, nje eshte mjaft, zaten edhe Dulla ate bente mblidhte rreth vetes debila)

    Kryeminister qe s'di asgje nga ekonomia, jo profesionist si edhe ky tjetri, e c'mund te presesh. Flasin per GDP e terma ekonomike duke mos qene profesioniste dhe ur ndodhen me prof si Prodi apo dikush tjeter, imagjino se cfare figure bejne, Turp i dheut ku u katandisem, kryeminister doktor apo arkitekt????

    PS Mbasi e shkrojta e lexova edhe njehere cfare kisha shkruar per respekt te miqve qe do t'a lexojne. E gjeta shkrimin tim plot kontradikta, por te gjitha m'u duken te verteta dhe vendosa qe te mos ndrroj asgje-kjo eshte gjendja e jone, shtetit tone, popullit tone gjate kesaj periudhe dhe rrjedhimisht edhe politikanet te tille do te jene.

    Te lumte dp, me pleqeu shume shkrimi qe ke shkruar siper.

    Por fatkeqsisht rruges je ngatrruar me nje ferr te keqe. Ky tipi eshte prototip extremist dhe shume i rezikshem. Njerez te till qe sdijne te ndajne te mirat me te keqijat dhe shikojne me nje sy jane shume te demshem dhe ka shume ne shoqerine shqiptare.

  6. #16
    E Merkure, 28 Qershor 2006

    KRYETARI I KUVENDEVE FSHATARE DHE MUNGESA E LIDERSHIPIT

    Partia Socialiste ka kryetar, por nuk ka Lider. Ka nje njeri qe bredh parcelave, por nuk ka vizionarin per te ardhur ne pushtet apo per te shtruar alternativa ndryshe nga pozita e sotme. Ka nje kryetar me platforme “nje anetar nje vote”, por nuk ka drejtuesin e zgjedhur sipas ketij parimi te shpallur ne publik e te pakaluar sipas ketij parimi madhor.

    PS ja ka nje kryetar qe quhet Edi Rama, por nuk ka Njeriun e arsyes ndryshe nga paraardhesi kryetar, ka nje shtatlarte, por qe nuk shikon me larg se kopshti privat i Koco Kokedhimes. PS ja ka nje drejtues qe njeren kembe e ka ne opozite dhe gjithe pjesen tjeter te trupit e te kokes se madhe e mban ne pushtetin e firmes se tenderave qe firmos perdite nga buxheti i bashkise, qe quhet pushtetmbajtes.

    PS ja ka nje shtab qe drejtohet nga biznesmene, te cilet jane aty per tenderat qe jep e merr kryebashkiaku socialist qe ka edhe emerimin si kryesocialist. Socialistet e thjeshte kane nevoje per nje njeri qe iu sjell progres, e jo qe shikon ndeshjet e futbollit kembekryq mes popullit, si te ishte kopja e diktatorit komunist Enver Hoxha.

    Socialistet duan njeriun qe iu prek zemren, por edhe qe iu ndricon mendjen. Ata nuk meritojne shfrytezuesin e ri me mendje te vjeter qe rri maje kalit te pushtetit, qe merr vota socialiste e bertet sa here nuk ka leke ne buxhetin e bashkise per te dhene tendera disamilionedollareshe nje pronari gazete, tek i cili del ne mengjes duke “qare” hallet e Tiranes dhe i mbush xhepat atij me 10 milione dollare ne tre vite nga parate e taksapaguesve, te cilet jane edhe socialiste te thjeshte.


    PS ja kerkon, por nuk po gjen dot Liderin, ate qe e sjelle ne pushtet per nje vizion te ri europian. E keqja mbetet se kryetari di te mashtroje bukur bazen socialiste, por nuk ia zgjidh hallet asaj.

    PS ja dhe opozita nuk jane ne rrugen e duhur, nderkohe qe brenda radheve te saj ka emra te tjere qe mund ta sjellin ate ne pushtet, por qe nuk lejohen te marrin pushtet ne opoziten socialiste per ta sjelle ne pushtetin qe drejton vendin.

    Koha e Jone

  7. #17

    Nano paralajmėron Ramėn: Pres vetėm pėrfundimin e zgjedhjeve!

    Nano paralajmėron Ramėn: Pres vetėm pėrfundimin e zgjedhjeve!



    Ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano ka pritur dje seancėn e radhės honorifike nė nderim tė vizitės sė parė zyrtare tė Presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr tė shėnuar prezėncėn e tij tė tretė nė kėtė legjislaturė qė prej fillimit tė saj nė 11 shtatorin e shkuar, pas pjesėmarrjes nė ceremoninė e betimit dhe atė me rastin e vdekjes sė liderit historik kosovar, Ibrahim Rugova mė 23 janar tė kėtij viti. Si edhe herėt e tjera Nano ka pėrshendetur nė mėnyrė formale deputetėt e grupit parlamentar socialist dhe ėshtė ulur ne vendin e tij tė zakonshėm qė zakonisht gjendet bosh. E kjo prani nuk mund ti shpėtonte kėrshėrisė mediatike mbi planet qė ka thurrur pėr tė ardhmen e tij 5 herė kryeministri socialist. I pyetur se ēfarė mendon pėr politikėn shqiptare tė cilėn fizikisht ai duket se e ka braktisur thuajse prej 10 muasjh, Fatos Nano tha se “ajo po ndan emocionet e botėrorit nė Gjermani”. Po ju ēfarė prisni ishtė, pyetja qė pasoi mė pas. “Unė pres finalen”- -tha ai nė mėnyrė lakonike duke u larguar me benzin e tij kryeministror me targa 007 Z. Edhe pse nė njė kontekst sportiv, deklarata e tij ishte njė shigjetim i qartė pėr kryetarin aktual, Edi Rama, duke nėnkuptuar se “finalja” nė kontekstin politik, janė zgjedhjet e ardhshme locale, pas sė cilave, Nano do tė riprovojė qė tė ngjitet sėrish nė skakierėn e politikės sė madhe.
    Gazeta 55
    29 Qershor 2006

  8. #18

    Ajo qė e mundon Ramėn ėshtė pėrkohshmėria

    Ajo qė e mundon Ramėn ėshtė pėrkohshmėria

    Pėr mė shumė se 90 minuta, Kuvendi dje ėshtė ndalur nė deklaratėn e Kryetarit tė PS, Rama, i cili u bėri thirrje tė zgjedhurve lokalė tė partisė sė tij pėr mosbindje civile, mosnjohje tė strukturave tė shtetit qė janė jashtė juridiksionit tė kryebashkiakut tė Tiranės. Ajo qė ka rėnė nė sy, ka qenė fakti se nė kėtė debat nuk ėshtė pėrfshirė asnjė nga deputetėt e PS, madje asnjė nga drejtuesit e partive aleate nuk ka reaguar pėr tė marrė nė mbrojtje kėtė deklaratė tė Kryetarit tė PS. I vetmi qė ka replikuar ka qenė Majko, edhe ky i nxitur nga thirrja e njė deputeti tė PD. Njė heshtje e ngjashme e drejtuesve tė opozitės ėshtė vėrejtur edhe pas takimit tė zhvilluar nė Presidencė. Edhe kėtu, i vetmi qė ka folur pėr mediat ka qenė Rama, ndėrsa kryetarėt e partive tė tjera tė pranishme nė takim i janė larguar vėmendjes sė mediave. Nė njė formė a nė njė tjetėr, si deputetėt e PS, ashtu edhe drejtuesit e partive tė opozitės kanė lėnė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me njė lėvizje politike personale anarkiste tė Ramės, pa pasur njė sinkronizim tė kėtij vendimi me strukturat e partisė apo me partitė e tjera aleate. Ėshtė e ēuditshme qė njė thirrje si ajo e dy ditėve mė parė e Ramės, qė natyrisht ka pasoja pėr antikushtetutshmėrinė e saj, nuk merret pas njė konsultimi me forumet e partisė, por thjesht lėshohet si "lopa bajgėn" nė njė takim tė rėndomtė dhe ku pasojat iu faturohen tė zgjedhurve lokalė tė PS, duke ėndėrruar pėrdorimin e tyre si mish pėr top nė favor tė orekseve politike tė Kryetarit tė Partisė.

    Ka njė ndėrgjegjėsim tek tė gjitha strukturat e PS pėr rrugėn e mbrapshtė tė drejtimit tė PS, e cila ėshtė vėnė re nė deklarimet mediatike tė sekretarit Politik tė PS, nėnkryetarit tė Grupit parlamentar, por edhe tė sekretarit tė Pėrgjithshėm, Kryetarit tė Forumit Rinor. Njė zė i tillė ėshtė ngritur edhe nga njerėz jashtė partisė, tė njohur pėr kontributet e tyre nė PS, tė konsideruar ndryshe edhe si teologėt e tė majtės, si Agolli dhe Pėllumbi, qė me shqetėsim kanė vėrejtur kėtė shndėrrim tė partisė nė njė levė tė pushtetit lokal, duke humbur kėshtu shumė nga veprimet politike qė duhet tė karakterizojnė forcėn kryesore politike tė opozitės. Ka njė presion akoma dhe mė tė madh tė njerėzve brenda strukturave tė PS, i cili e bėn Ramėn gjithnjė dhe mė pak tė pushtetshėm brenda partisė, e bėn gjithnjė dhe mė shumė nervoz, duke e nxitur qė tė bėjė deklarata tėrėsisht tė papėrgjegjshme tashmė jo vetėm nė opinionin e brendshėm, por edhe nė strukturat ndėrkombėtare qė monitorojnė zhvillimet politike nė Shqipėri.

    Rama lajmėroi dje se po bėn gjithēka tė shmangė protestat e opozitės nė rrugė. Nė tė vėrtetė, kėtyre protestave nuk u frikėsohet askush, se nuk do tė kenė fat tė ndryshėm nga ato tė "Zogut tė Zi", por ai duhet tė thotė qartė se po bėn ēmos qė tė evitojė protestat ndaj tij brenda radhėve tė partisė dhe deklaratat e pėrēartura tė dy ditėve mė parė nuk janė gjė tjetėr, veēse njė lėvizje nė kėtė drejtim. Situata nė tė cilėn gjendet Kryetari i PS, e bėn atė tė kuptojė se nuk ėshtė kryetar de facto i partisė, ėshtė njė situatė aspak e favorshme pėr hyrjen nė zgjedhjet lokale, qė e kanė tė parashikuar rezultatin e tyre qė tani. Ai ndjehet kryetar i Mimit, Musait, Valit, Eduartit e shumė punonjėsve tė tjerė tė Bashkisė, por aspak nuk ndjehet kryetar i Fatos Nanos, Majkos, Blushit, Koēit, Agollit, Pėllumbit, Dokles e shumė figurave tė tjera me integritet nė PS. Ėshtė kompleks inferioriteti i dukshėm ky i Ramės, aq sa vazhdon tė imagjinojė se tė gjithė partinė mund ta pėrzėjė dhe bashkinė ta sjellė nė parti, vetėm qė tė shpėtojė nga ai makth.

    Ajo qė e mundon mė shumė se gjithēka tjetėr Ramėn, ėshtė pėrkohshmėria nė drejtimin e PS. E ndjen se ditėt po i shkurtohen me afrimin e vjeshtės, koha kur mund tė zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, dhe kėrkon ta shtyjė deri nė pranverė, duke bojkotuar Komisionin e Reformės Zgjedhore apo nxjerrė njė mijė e njė arsye pėr tė mos e ēuar PS nė zgjedhje kėtė vjeshtė.

    Ndryshe nga sa e kishte menduar Rama, ai duhet tė pranojė se pėr PS ėshtė vetėm njė zgjidhje kalimtare, e pėrkohshme, vetėm sa tė kalojnė disa muaj nga 3 korriku i 2005. Ėshtė tronditėse pėr Ramėn qė tė pranojė se ėshtė shndėrruar si ato mjetet njė pėrdorimshe.


    RD

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    po kur u be dhe ky robert cimcakizi te flasi per problemet e shqiperise qe nuk merr ere nga jeta , ai na del neper fshatra kur njerezit shohin kampionatin boteror dhe na i flet per politike po ai nje vit ka qe i ka hyre politikes dhe tani qe na u be kryetar i duket vetja sikur do zgjidhi problemet e shqiperise , po kjo qeveria e tanishme eshte me e mira qe ka pasur ndonjehere shqiperia deri me sot , po roberti duhet te dije nje gje se eshte kryetar i nje partie trafikantesh dhe hajdutesh , kurre nuk ka per ta marre drejtimin e shtetit per 100 vjet . nga nje minister kulture , nje kryetar bashkie tani na u be dhe kryetar partie . ai do dhe 10 vjet te kuptoje problemet e shqiperise tani na del ky roberti sikur eshte shpetimtari i shqipetareve ( tamam ku ishte me perpara ky ?) apo tani do post dhe na u be i dashur me popullin shqipetar turpppp nga keta tipa nuk hecen perpara shqiperia ne vend qe te bashkepunoje me qeverine per integrimin ne europe na ben indiferentin , kurre nuk ka per te qene i pari i shqiperise sa te jete DR PR SALI BERISHA QE PO INTEGRON SHQIPERINE NE NATO E NE BE .

  10. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Ku ishe deri dje Edi Rama?

    Vetem kete te kam cituar i uruar sepse vetem kjo do te mjaftonte per te kuptuar vrerin tuaj personal me personin qe per hir te realitetit ndryshoi imazhin e metropolit shqiptar.
    Lexome i uruar dhe pastaj pergjigjmu: Me vjen turp tek shoh sot djem e vajza te reja te flasin me nje urretje te papare per ish regjimin totalitarist dhe te sajojne brockulla nga me te paparat, njekohesisht do desha ti pyesja keta bebushe qe me hidhen si kaposhe sot, A e keni jetuar vertet ate kohe dhe regjimin e asaj kohe, sepse mund te kete qene shume me i tmerrshem nga cka e perfytyroni ju. Dhe e dyta: c'lidhje ka emri Edi Rama me ate regjim, perse duhet te lidhni cdo njeri te se ardhmes me te shkuaren? Nuk mund te beni dicka te mire per keta njerez duke i inkurajuar te vazhdojne me tej me vizionin e tyre per infrastrukturen dhe te tjerat, por vetem t'i shajme dime ne?

    Perse jemi kaq te ligj si njerez qe duhet te mbjellim vetem vrer, perse nuk argumentojme dhe pastaj te flasim mbi baze argumentesh.
    Urdheroni nje dy argumente tashme dhe pastaj flitet edhe me inat nese doni, por gjithmone ne baze argumentesh.

    Argumenti 1:

    Perse qeveria shqiptare nuk jep fondin e rruges Bardhyl, kur dihet qe bashkia ka bere tre here kerkese per zhbllokimin e ketij fondi.

    Argumenti 2:

    Perse qeveria shqiptare ka lene ne dite te hallit nenkalimin e zogut te zi, perse ajo nuk ben ndryshimet ne projekt dhe te vazhdoje punimet. Ose ne te kundert ajo te shkaterroje objektin dhe te coje ne gjendjen fillestare te saj.

    Keto jane per t'u diskutuar dhe jo emri i Edi Rames.


    Dito.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •