I nderuar pseudonimi Dito,Vetem kete te kam cituar i uruar sepse vetem kjo do te mjaftonte per te kuptuar vrerin tuaj personal me personin qe per hir te realitetit ndryshoi imazhin e metropolit shqiptar.
Se pari te pershendes per mundimin qe ke bere per te cituar shkrimin tim.
Se dyti desheroj te them se eshte pak naive te mendosh se po e perdori forumin si tabele peshtyme per te hedhur "vrerin" tim personal.
Nuk kam asnje aresye qe ta bej nje gje te tille!
Ajo qe me neverit (jo vetem mua), eshte menyra e te berit politike e Edi Rames dhe jo vetem e atij.
Rama eshte aq larg realitetit shqiptar, sa tani qe zbarkoi ne fshatra e krahina te tjera, kuptoi se sa e varfer qenka Shqiperia!?
Varferia e Shqiperise nuk erdhi pas 3 Korrikut 2005!
Edi nuk duhet te luaje rolin e budallait, qe te ulerase neper fshatra e krahina se shkaku i varferise eshte Berisha, se shkaku i prapambetjes eshte Berisha, se shkaku qe nuk ka uje dhe energji eshte Berisha, se shkaku qe Shqiperia nuk ka liste te sakte zgjedhore eshte Berisha etj etj.
Eshte propagande tipike komuniste dhe shume e peshtire!
Mirepo ai ka gjetur nje treg per "mallin" e tij me etiketen e PS-se dhe luan me publikun permes nje fjalori cinik dhe teper neverites.
Sinqerisht, sa here qe del ne TV, me duket se po shoh ata qe jane sot pensioniste e qe dje ishin agjitpropet e PPSH-se.
Rama duhej te ishte ndryshe!
Qe ai te ishte ndryshe, duhej qe nga dita e pare qe mori drejtimin e PS-se, te kryente reforma te thella dhe jo te mjaftohej me nje kozmetike qe nuk i fsheh dot rrudhat labe te Rucit dhe kockat e shtrembera te Dokles & Co.
PS-ja nuk po e luan rolin e saj te nje opozite moderne, por po ndjek me perpikmeri gjurmet e paraardhesve te larget dhe te afert.
Cfare opozite mund te beje PS-ja kur ajo nuk arrin dot te rinovoje strukturat e saj drejtuese, qe publiku shqiptar me voten e lire i largoi nga pushteti?
Cfare mesimi nxori PS-ja nga votimi i 3 Korrikut 2005?
Cfare reformash ndermori ajo per te larguar (minimalisht) nga strukturat drejtuese ata qe e futen Shqiperine ne listen e vendeve te botes se korrupsionit, prostitucionit, trafiqeve te te gjitha llojeve, te monopoleve ekonomike te klaneve te saj drejtuese etj etj?
Per kete nuk duhet besuar Edi Rama? Une te pakten nuk i besoj dhe se kam te drejten e fjales qe ta them ate publikisht apo jo?
I uruar te lexova me shume vemendje!Lexome i uruar dhe pastaj pergjigjmu: Me vjen turp tek shoh sot djem e vajza te reja te flasin me nje urretje te papare per ish regjimin totalitarist dhe te sajojne brockulla nga me te paparat, njekohesisht do desha ti pyesja keta bebushe qe me hidhen si kaposhe sot, A e keni jetuar vertet ate kohe dhe regjimin e asaj kohe, sepse mund te kete qene shume me i tmerrshem nga cka e perfytyroni ju
Me te vertete forumi ka shume mosha te reja qe ne kohen kur Edi luante me Dinamon, shumica ndoshta as qe kishin lindur.
Une jam moshatar i Edit dhe e njoh regjimin enverist ne ate ane qe Edi nuk arriti dot ta provoje.
Ai ishte ne anen e atyre qe e sunduan kete popull per 50 vite dhe se ai komunizmin e shihte vetem si pengese per te degjuar muziken e huaj, per te pare televizionet e huaja apo per te udhetuar per shoping jashte shtetit.
Ndersa ne anen e kundert te tij, ishin ata qe shtypeshin, qe nuk kishin buke, qe nuk kishin asnje te drejte, qe burgoseshin e perndiqeshin, qe dergjeshin e kalbeshin burgjeve per nje thashethem, qe shihnin me kersheri pantallonat xhinse te Edit dhe dores se tij, qe frikeshin nga operativet e sigurimit qe sot jane deputete dhe milionere etj.
E ceka pak me lart ndryshimin, por megjithate ka dhe aresye te tjera.Dhe e dyta: c'lidhje ka emri Edi Rama me ate regjim, perse duhet te lidhni cdo njeri te se ardhmes me te shkuaren?
Edi duhej te ishte ndryshe, jo nje skllav i skemave dhe klaneve te vjetra komuniste, qe vazhdojne ta drejtojne strukturen e asaj qe quhet PS. Ndoshta duket pak e ekzagjeruar, por fakti qe Edi nuk ka kurajon te ndeshet me ta por perkundrazi ta shohe veten si njeri prej tyre, me shtyn te bej nje pohim te tille.
Edi nuk duhej te kishte asgje te perbashket me ta, por duhej qe te kishte guximin qe te ndertonte nje PS reale, nje PS tjeter, nje PS dinamike dhe nje opozite te besueshme.
Nano nuk arriti te ndertonte nje PS moderne, por vetem se arriti te mbaje nen kontroll klanet e ndryshme brenda saj.
Nano luante poker me keto klane dhe ne saj te kesaj loje ai mbante pushtetin.
Edi po ndjek te njejten rruge, duke deshmuar se nuk eshte nje risi por nje kopje e shemtuar e nje politike te dale boje.
Vizioni i tyre nuk eshte dicka e re, por eshte nje pjese e detyres per te cilen ata kane marre votat.Nuk mund te beni dicka te mire per keta njerez duke i inkurajuar te vazhdojne me tej me vizionin e tyre per infrastrukturen dhe te tjerat, por vetem t'i shajme dime ne?
Detyrat dhe zbatimi i tyre nuk jane vizione!
E quan vizion riasfaltimin e rrugeve apo rrugicave? E quan vizion ndricimin e rrugeve, pastrimin e rrugeve, transportin urban, planet urbanistike, furnizimin me uje dhe energji, riparimin dhe ndertimin e shkollave?
Argumenti me i mire eshte fakti se nje kryetar bashkie dhe drejtuesi i partise me te madhe opozitare e shohin kundershtarin si armik.Perse jemi kaq te ligj si njerez qe duhet te mbjellim vetem vrer, perse nuk argumentojme dhe pastaj te flasim mbi baze argumentesh.
Pse nuk pyet se ku shkuan fondet e mbledhura nga taksa Majko per rrugen Durres-Kukes?Argumenti 1:
Perse qeveria shqiptare nuk jep fondin e rruges Bardhyl, kur dihet qe bashkia ka bere tre here kerkese per zhbllokimin e ketij fondi.
Pse nuk pyet se kur do te asfaltohen ndonjehere rruget e qyteteve dhe te fshatrave shqiptare?
Zhvillimi i Shqiperise eshte frenuar nga mungesa e fondeve per rrugen Bardhyl!?
Po dhjetera e dhjetera rruge qe jane hapur ne prag te fushates elektorale dhe qe nuk po mbyllen as sot e kesaj dite?
Zogu i Zi eshte nje projekt i Bashkise se Tiranes dhe se eshte detyre a saj qe te zbatoje procedurat ligjore te projektimit dhe zbatimit, qe puna te ecte normalisht dhe jo te perpiqej qe te provonte forcen.Argumenti 2:
Perse qeveria shqiptare ka lene ne dite te hallit nenkalimin e zogut te zi, perse ajo nuk ben ndryshimet ne projekt dhe te vazhdoje punimet. Ose ne te kundert ajo te shkaterroje objektin dhe te coje ne gjendjen fillestare te saj.
Bashkia ne vend se te merret me punet e saj ligjore dhe premtimet qe ju ka bere qytetareve te Tiranes, ajo gjen kohe qe te mirret me retorike te pafundme nga drejtuesit dhe zedhenesit e saj.
Misioni i saj jane punet dhe sherbimet publike, mision qe ua ngarkon ligji!
PS-ja nuk mund te kthehet ne Bashki te Tiranes dhe as Bashkia e Tiranes nuk mund te kthehet ne PS, sepse as njera e as tjetra nuk jane prona te Rames me te cilat ai mund te beje cfare te doje dhe se qytetaret e Tiranes nuk kane pse te mbesin pengje te demagogjise dhe fjalomanise qaramane te tij.
Krijoni Kontakt