Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    Vetem kete te kam cituar i uruar sepse vetem kjo do te mjaftonte per te kuptuar vrerin tuaj personal me personin qe per hir te realitetit ndryshoi imazhin e metropolit shqiptar.
    I nderuar pseudonimi Dito,

    Se pari te pershendes per mundimin qe ke bere per te cituar shkrimin tim.
    Se dyti desheroj te them se eshte pak naive te mendosh se po e perdori forumin si tabele peshtyme per te hedhur "vrerin" tim personal.
    Nuk kam asnje aresye qe ta bej nje gje te tille!
    Ajo qe me neverit (jo vetem mua), eshte menyra e te berit politike e Edi Rames dhe jo vetem e atij.
    Rama eshte aq larg realitetit shqiptar, sa tani qe zbarkoi ne fshatra e krahina te tjera, kuptoi se sa e varfer qenka Shqiperia!?
    Varferia e Shqiperise nuk erdhi pas 3 Korrikut 2005!
    Edi nuk duhet te luaje rolin e budallait, qe te ulerase neper fshatra e krahina se shkaku i varferise eshte Berisha, se shkaku i prapambetjes eshte Berisha, se shkaku qe nuk ka uje dhe energji eshte Berisha, se shkaku qe Shqiperia nuk ka liste te sakte zgjedhore eshte Berisha etj etj.
    Eshte propagande tipike komuniste dhe shume e peshtire!
    Mirepo ai ka gjetur nje treg per "mallin" e tij me etiketen e PS-se dhe luan me publikun permes nje fjalori cinik dhe teper neverites.
    Sinqerisht, sa here qe del ne TV, me duket se po shoh ata qe jane sot pensioniste e qe dje ishin agjitpropet e PPSH-se.
    Rama duhej te ishte ndryshe!
    Qe ai te ishte ndryshe, duhej qe nga dita e pare qe mori drejtimin e PS-se, te kryente reforma te thella dhe jo te mjaftohej me nje kozmetike qe nuk i fsheh dot rrudhat labe te Rucit dhe kockat e shtrembera te Dokles & Co.
    PS-ja nuk po e luan rolin e saj te nje opozite moderne, por po ndjek me perpikmeri gjurmet e paraardhesve te larget dhe te afert.
    Cfare opozite mund te beje PS-ja kur ajo nuk arrin dot te rinovoje strukturat e saj drejtuese, qe publiku shqiptar me voten e lire i largoi nga pushteti?
    Cfare mesimi nxori PS-ja nga votimi i 3 Korrikut 2005?
    Cfare reformash ndermori ajo per te larguar (minimalisht) nga strukturat drejtuese ata qe e futen Shqiperine ne listen e vendeve te botes se korrupsionit, prostitucionit, trafiqeve te te gjitha llojeve, te monopoleve ekonomike te klaneve te saj drejtuese etj etj?
    Per kete nuk duhet besuar Edi Rama? Une te pakten nuk i besoj dhe se kam te drejten e fjales qe ta them ate publikisht apo jo?

    Lexome i uruar dhe pastaj pergjigjmu: Me vjen turp tek shoh sot djem e vajza te reja te flasin me nje urretje te papare per ish regjimin totalitarist dhe te sajojne brockulla nga me te paparat, njekohesisht do desha ti pyesja keta bebushe qe me hidhen si kaposhe sot, A e keni jetuar vertet ate kohe dhe regjimin e asaj kohe, sepse mund te kete qene shume me i tmerrshem nga cka e perfytyroni ju
    I uruar te lexova me shume vemendje!
    Me te vertete forumi ka shume mosha te reja qe ne kohen kur Edi luante me Dinamon, shumica ndoshta as qe kishin lindur.
    Une jam moshatar i Edit dhe e njoh regjimin enverist ne ate ane qe Edi nuk arriti dot ta provoje.
    Ai ishte ne anen e atyre qe e sunduan kete popull per 50 vite dhe se ai komunizmin e shihte vetem si pengese per te degjuar muziken e huaj, per te pare televizionet e huaja apo per te udhetuar per shoping jashte shtetit.
    Ndersa ne anen e kundert te tij, ishin ata qe shtypeshin, qe nuk kishin buke, qe nuk kishin asnje te drejte, qe burgoseshin e perndiqeshin, qe dergjeshin e kalbeshin burgjeve per nje thashethem, qe shihnin me kersheri pantallonat xhinse te Edit dhe dores se tij, qe frikeshin nga operativet e sigurimit qe sot jane deputete dhe milionere etj.

    Dhe e dyta: c'lidhje ka emri Edi Rama me ate regjim, perse duhet te lidhni cdo njeri te se ardhmes me te shkuaren?
    E ceka pak me lart ndryshimin, por megjithate ka dhe aresye te tjera.
    Edi duhej te ishte ndryshe, jo nje skllav i skemave dhe klaneve te vjetra komuniste, qe vazhdojne ta drejtojne strukturen e asaj qe quhet PS. Ndoshta duket pak e ekzagjeruar, por fakti qe Edi nuk ka kurajon te ndeshet me ta por perkundrazi ta shohe veten si njeri prej tyre, me shtyn te bej nje pohim te tille.
    Edi nuk duhej te kishte asgje te perbashket me ta, por duhej qe te kishte guximin qe te ndertonte nje PS reale, nje PS tjeter, nje PS dinamike dhe nje opozite te besueshme.
    Nano nuk arriti te ndertonte nje PS moderne, por vetem se arriti te mbaje nen kontroll klanet e ndryshme brenda saj.
    Nano luante poker me keto klane dhe ne saj te kesaj loje ai mbante pushtetin.
    Edi po ndjek te njejten rruge, duke deshmuar se nuk eshte nje risi por nje kopje e shemtuar e nje politike te dale boje.

    Nuk mund te beni dicka te mire per keta njerez duke i inkurajuar te vazhdojne me tej me vizionin e tyre per infrastrukturen dhe te tjerat, por vetem t'i shajme dime ne?
    Vizioni i tyre nuk eshte dicka e re, por eshte nje pjese e detyres per te cilen ata kane marre votat.
    Detyrat dhe zbatimi i tyre nuk jane vizione!
    E quan vizion riasfaltimin e rrugeve apo rrugicave? E quan vizion ndricimin e rrugeve, pastrimin e rrugeve, transportin urban, planet urbanistike, furnizimin me uje dhe energji, riparimin dhe ndertimin e shkollave?

    Perse jemi kaq te ligj si njerez qe duhet te mbjellim vetem vrer, perse nuk argumentojme dhe pastaj te flasim mbi baze argumentesh.
    Argumenti me i mire eshte fakti se nje kryetar bashkie dhe drejtuesi i partise me te madhe opozitare e shohin kundershtarin si armik.

    Argumenti 1:

    Perse qeveria shqiptare nuk jep fondin e rruges Bardhyl, kur dihet qe bashkia ka bere tre here kerkese per zhbllokimin e ketij fondi.
    Pse nuk pyet se ku shkuan fondet e mbledhura nga taksa Majko per rrugen Durres-Kukes?
    Pse nuk pyet se kur do te asfaltohen ndonjehere rruget e qyteteve dhe te fshatrave shqiptare?
    Zhvillimi i Shqiperise eshte frenuar nga mungesa e fondeve per rrugen Bardhyl!?
    Po dhjetera e dhjetera rruge qe jane hapur ne prag te fushates elektorale dhe qe nuk po mbyllen as sot e kesaj dite?

    Argumenti 2:

    Perse qeveria shqiptare ka lene ne dite te hallit nenkalimin e zogut te zi, perse ajo nuk ben ndryshimet ne projekt dhe te vazhdoje punimet. Ose ne te kundert ajo te shkaterroje objektin dhe te coje ne gjendjen fillestare te saj.
    Zogu i Zi eshte nje projekt i Bashkise se Tiranes dhe se eshte detyre a saj qe te zbatoje procedurat ligjore te projektimit dhe zbatimit, qe puna te ecte normalisht dhe jo te perpiqej qe te provonte forcen.
    Bashkia ne vend se te merret me punet e saj ligjore dhe premtimet qe ju ka bere qytetareve te Tiranes, ajo gjen kohe qe te mirret me retorike te pafundme nga drejtuesit dhe zedhenesit e saj.
    Misioni i saj jane punet dhe sherbimet publike, mision qe ua ngarkon ligji!
    PS-ja nuk mund te kthehet ne Bashki te Tiranes dhe as Bashkia e Tiranes nuk mund te kthehet ne PS, sepse as njera e as tjetra nuk jane prona te Rames me te cilat ai mund te beje cfare te doje dhe se qytetaret e Tiranes nuk kane pse te mbesin pengje te demagogjise dhe fjalomanise qaramane te tij.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini eshte sundimtari i vertete i tiranes dhe i shqiperise o qazim..
    PD ska aftesi ta gjunjezoje kte monster te papare.
    ai eshte kolektori i te gjitha karaktereve me te ndyra qe militojne ne halene PS .. e ne ato satelitet e saja Neritano gjinusho metoiste zan caushiste..

    Ja nje lajm nga Shtypi:

    ---------------------------

    E Shtune, 01 Korrik 2006


    NDERIMI NUK ESHTE FTESE PER HAKMARRJE, POR VENDOS TE DREJTEN E MOHUAR

    Kreu i shtetit mori pjese dje paradite ne ceremonine e perurimit te memorialit kushtuar dy poeteve dhe intelektualeve shqiptare, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, te vrare padrejtesisht ne kohen e regjimit diktorial.

    Ne qytetin e Librazhdit me kete rast ishin te pranishem Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bujar Leskaj, Prefektja e Elbasanit, Mimoza Haseku, Kryetari i Bashkise se Librazhdit, Shaqir Kuka, skulptori i vepres ne perkujtim te dy martireve te demokracise, Sadik Spahia, te aferm dhe familjare te poeteve, si dhe shume qytetare te thjeshte, te cilet shprehen sot nderimin dhe respektin e tyre per keto figura simbol te disidences antikomuniste.

    Ne fjalen e mbajtur ne kete ceremoni, Presidenti Moisiu vleresoi vepren dhe sakrificen e dy intelektualeve atdhetare per nje Shqiperi demokratike dhe evropiane, pavaresisht realitetit teper te ashper ne te cilin, krimi dhe vrasja kunder kundershtareve dhe kritikeve te regjimit, kryhej nga vete shteti.

    Duke vene ne dukje se kontributi i ketyre njerezve eshte ne themelin e ndryshimeve historike ne vendin tone, i cili nga vendi me i izoluar ne Evrope, eshte ne paradhomen e Bashkimit Europian dhe te NATO s, kreu i shtetit theksoi se "nderimi yne nuk eshte ftese per hakmarrje, perkundrazi, sherben per te vendosur ne vend nje te drejte te mohuar historike".

    "Permes ketij akti shteteror qe simbolizon edhe dhenien e drejtesise morale, ne u percjellim brezave te rinj mesazhin se e kaluara nuk duhet harruar, le te marrim prej saj me te miren sesa ajo na sherben per te ndertuar me mire dhe me shpejte te ardhmen tone te perbashket", u shpreh Moisiu.

    Me tej, kreu i shtetit nenvizoi nevojen qe ka vendi dhe shoqeria shqiptare per te arritur ndryshime ne mentalitetin e njerezve, per te patur qytetare kurajoze, qe njohin ligjin dhe e respektojne ate, per politike dhe politikane qe marrin pergjegjesi dhe mbajne premtimet, per shtetare dhe zyrtare qe sillen si sherbetor te qytetareve dhe jo padrone te tyre, per me shume vende pune dhe me pak fjalime, per me shume shkolla, rruge, spitale, dhe me pak kongrese apo spektakle politike televizive.

    Presidenti Moisiu e konsideroi kete si nje sfide tonen te perbashket, si dhe nje mesazh, qe na percjellin poetet dhe kerkesa e brezit te ri.

    ---------------



    ......


    E ndalonte kush edvinin te merrte pjese ne kete ceremoni?
    sigurisht jo.. por ai smund te marre pjese ne kto perkujtime sepse pushkataret inkuizitoret kanibalet e enverit jane baza ku mbeshtet bunkerin e tije te zi edvin perbinshi.

    kaq mjafton te merret vesh se cfare krokodili i ndyre e gjakatar eshte edvini , kryetari e modeli i kanibaleve socialiste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-07-2006 mė 03:32

  3. #23

    Strategjia e PS-se - rrezimi i Berishes!

    E Diele, 02 Korrik 2006

    BERISHEN S'DO E EMEROJA AS DREJTOR TE KOMUNALES NE BASHKINE E TIRANES

    Mirdite

    Fundjava ka qene me plot angazhime per socialistet mirditore te cilet kane pritur kryetarin e tyre, Edi Rama, per te shpalosur strategjine e tij dhe te forces politike qe ai perfaqeson. Ne Rreshen ai eshte pritur ne sallen e pallatit te kultures ku qytetare te shume kane biseduar me kryesocialistin per shqetesimet e dites jo vetem te forces se tyre politike por edhe me gjere.

    Kreu i PS se shpalli para te pranishmeve strategjine e forces se tij politike per te ardhur ne pushtet brenda vitit 2007. Sipas tij kjo eshte plotesisht e mundur nese socilistet do te punojne se bashku te gjithe per te nderruar dhe reformuar se pari shtepine e tyre te perbashket. Sipas tij e vetmja rruge per te larguar Sali Berishen nga pushteti eshte fitorja me cdo kusht ne menyre te qarte te zgjedhjeve lokale.

    "Pas kesaj Berisha do te jete i veterrezuar pasi eshte nje e drejte morale e jona per ta kerkuar me force ate", u shpreh ai. Edi Rama konfirmoi se me fitoren e zgjedhjeve lokale do te shfrytezohet momenti i zgjedhjeve lokale. Rama duke folur per te pranishmit ka denoncuar menyren e largimit nga puna te mijera veteve ne te gjithe vendin. Luften kunder korrupsionit e ka konsideruar si nje farse qe nuk po sjell asgje te re ne zhvillimin e vendit.

    Kjo sipas tij eshte nje lufte e kote kur mesohet se investimet jane ne nje perqindje te ulet dhe varferia eshte me e larte se sa nje vit me pare. Duke u ndalur tek hetimi i kryeprokurorit Rama u shpreh se "PS nuk po merr ne mbrojtje Prokurorin e Pergjithshem si individ por po kundershtojne tentativen e Sali Berishes per te marre nen kthetrat e tij kete institucion mjaft te rendesishem te shtetit".

    Duke shpjeguar se pse Rama e konsideron Berishen te paafte dhe genjeshtar ai tha se "Sali Berishen nuk do ta merrja as edhe si drejtor te komunales ne bashkine e Tiranes". Ne fjalen e tij Rama i meshoi faktit se PS duhet te beje nje program jo ne zyra me kondicionere por te shkoje dere me dere aty ku jane nevojat dhe mundesite.

    A.Ndoja
    Koha e Jone


    Strategjia e vetme qe mundet ne kete kohe Rama te paraqese para tifozeve te tij, eshte strategjia e urrejtjes ndaj Berishes.
    Kjo strategji eshte e vjeter, ajo ka nisur qe ne dhjetorin e vitit 1990 dhe vazhdon ende dhe sot e kesaj dite.
    Rama nuk po ben asgje me shume se sa ate qe benin klanet e PPSH-se dhe me vone ato te PS-se, kunder nje personi qe nuk munden ta shtinin nen kontroll (kujt i kujtohet takimi i kurdisur i Neritan Cekes me Ramiz Aline).

    Sic duket ai s'ka per mbetur asgje me shume se sa nje personazh qesharak i "Portokallise"!

  4. #24

    Petro Koci kunder Edi Rames

    E Marte, 04 Korrik 2006

    DEPUTETE TE PS SE NUK FIRMOSIN PER INTERESAT PRIVATE TE MIKUT TE KRYETARIT SOCIALIST

    Petro Koci kunder Edi Rames:"Mbeshtes Amendamentin Lesi".Kryesocialisti fut ne udhe pa krye gjithe Partine Socialiste vetem per interesat e Koco Kokedhimes, pronarit te gazetes "Shekulli".

    Nje deklarate e guximshme dhe civile ka ardhur dje nga selia e PS se ku deputeti Petro Koci, nenkryetar i grupit parlamentar, ka thene se mbeshtet pa asnje rezerve amendamentin Lesi, duke ia ngritur ne kulm nervat shefit te selise roze dhe nje pronari te nje gazete qe perfiton tendera nga bashkia e Tiranes.

    Saktesohet se PS e ka derguar me detyrimin e zotit Edi Rama ligjin per Radiotelevizionin Publik e Privat ne Gjykaten Kushtetuese, por nje pjese e deputeteve socialiste nuk kane pranuar te firmosin per te shfuqizuar amendamentin e propozuar nga deputeti Lesi, pasi e shohin ate si nje nen i cili lufton korrupsionin ne media dhe konfliktin e interesave te disa botuesve apo pronareve te medias, te cilet ne kembim te pazareve me qeverite per t'i propaganduar pozitivisht, marrin miliona euro tendera nga fondet publike.

    Sic dihet amendamenti i miratuar ndalon te gjithe pronaret e mediave qe te marrin pjese ne tenderat me fondet publike, duke patur si synim qe ta ruaje pushtetin e katert te medias nga pazaret qe mund te bejne pronaret e tyre me segmente te caktuara shteterore me parate e buxhetit te shtetit.

    Pas kalimit ne parlament te ligjit ne fjale botuesi i gazetes "Shekulli" Koco Kokedhima me disa segmente te medias qe financoheshin prej tij bene gjithe ate zhurme qe zoti Moisiu ta kthente ne Kuvend. Dhe realisht fale kesaj zhurme ai arriti ta ktheje me firmen e Presidentit te Republikes, por prape deputetet e rrezuan dekretin e Presidentit te Republikes dhe rivotuan edhe njehere amendamentin ne fjale.

    Menjehere zoti Edi Rama, kryebashkiak dhe kryetar i PS se ndermori nje nisem per ta cuar ne Gjykaten Kushtetuese ligjin ne fjale, duke gjetur si pretekst formulen e re per KKRT se dhe Keshillin Drejtues te TVSH se.

    E gjitha kjo duket se eshte nje loje e kryetarit te PS se, pasi perdite bertiste ne media dhe ne takime me bazen se ka hallin per Keshillin Drejtues te Televizionit Publik dhe KKRT se, por e verteta doli dje kur ne gazeten "Shekulli" prone e botuesit dhe pronarit te firmes "2K Group" (tashme e nderruar me emrin "Sirius" ) botohej teksti i plote i ankeses per ne Gjykaten Kushtetuese.

    E gjithe llafollogjia e tekstit qe ishte hartuar, me sa duket nga nje ish Sekretar i Pergjithshem i kryeministrise ne kohen e ish kryeministrit Nano e qe tani mbron interesat direkte te kryetarit te PS se e miqve te tij, kishte te bente me kthimin e amendamentit Lesi. I vetmi qe ka marre me dhjetra milione dollare fonde nga buxheti i shtetit ne keto vite eshte botuesi i gazetes "Shekulli", zoti Kokedhima.

    Nga dokumentat e publikuara para pak ditesh dilte se vetem per harkun kohor 2002 2005, Kokedhima kishte marre tendera mbi 10 milione dollare nga buxheti i Bashkise se Tiranes, pa lene menjane se vetem ne ministrine e Transporteve ai kishte marre 9.4 miliard leke per vitet 1998 2005. Ose me flagrant mbetet fakti qe ish ndermarrja e Frigoriferit ne Durres me siperfaqe prej 20 mije e 711 metra katror u privatizua nga ky pronar gazete vetem me 2 milion leke te vjetra.

    Nje vjedhje kaq e hapur e pasurise kombetare nuk ka ndodhur gjate ketyre 15 viteve asnjehere, por qe mundet qe qeveria e sotme ta ktheje kete proces privatizimi nga fillimi. Pikepyetje te madhe shtron per socialistet e thjeshte se si mundet qe per interesat private te mikut te kryetarit te tyre te PS se, zoti Edi Rama fut ne kolaps gjithe opoziten dhe ben gurgulene vetem qe te rrezohet amendamenti Lesi, i cili bllokon pronaret e mediave qe te marrin para nga fondet publike.

    Edhe para disa ditesh Koco Kokedhima shkoi te konkurronte tek Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve qe varet nga Ministria e Transporteve per nje segment te autostrades Durres Morine dhe u skualifikua. Menjehere gazeta e Kokedhimes shpertheu nje sulm kunder ketij komisioni, pasi nuk kishte perfituar pronari i gazetes. E gjitha c'ka po ben Edi Rama me kete zhurme, presion dhe ankese ne Gjykaten Kushtetuese vjen se i jane prishur planet per t'i dhene prape nga fondet e Bashkise se Tiranes tendera mikut te tij Kokedhima.

    Pa dollare nuk behen pallate, nuk fitohen zgjedhjet sipas menyres se tyre te tetorit 2003. Fill pas kesaj, pra kur amendamenti ne fjale bllokoi edhe Kokedhimen apo vecanerisht Kocon e gazetes "Shekulli", ai dhe suita e tij shpertheu ne nje loje te piste kunder amenduesit deputet.

    Nxorren nga skutat e nje kurthi te kohes se Fatos Nanos nje kasete, e cila nuk thote asgje gjate nje mbremje te analisteve te medias dhe disa deputeteve, ne nentor 2004 ne restorant "Trieste" ne Durres. Ky gjak i keq i mbushur me parate e Bashkise se Tiranes shpertheu ne sulm interneti duke hamendesuar e sulmuar me te gjitha armet e ndyra te kohes kur ai merrte para me fajde nga publiku i gjere.

    I gjithe ky sulm vinte se amendamenti Lesi i hiqte ketij grupimi dhjetra milione dollare qe kishin llogaritur te merrnin perseri prej fondeve publike te shtetit.

    Nese bertet e gerthet Edi Rama per kete ligj e ben vetem i shtyre prej Kokedhimes e lidhjeve te tija me kete botues qe ka marre prej taksave te shqiptareve dhjetra milione dollare. Meqenese doli moda e kasetave pritet te dale per fushate elektorale nje bisede e Edi Rames me nje prej biznesmeneve me te fuqishem te Tiranes qe tashme eshte vrare, por qe tregohen lidhjet e tij me boten e krimit.

    Aty flitet e tregohet gjithcka duhet per te marre para e leje ndertimi, por dhe per t'i bere presion konkurrenteve. Kercenimi qe po ben kryesocialisti se "do te dale ne protesta" eshte ne kete linje interesi dhe jo per interesat e socialisteve te thjeshte.

    Nese donte te bllokonte parlamentin, Edi Rama duhej ta bente per pagat e buxhetoreve, per pensionet e shqiptareve, punesimin apo per vizat qe duhet te marrin shqiptaret per ne vendet e Bashkimit Europian.

    Por per ato probleme te shqiptareve Edi dhe kompania e tij e biznesit nuk do t'ia dije, pasi duhet qe miku i tij te marre tendera e te mos ndalohet me ligj nje veprim i tille. Per keto tendera ai e suita e tij jane gati te dalin ne protesta duke i futur socialistet e thjeshte ne kete rrumpalle per lojen e nje pronari gazete, pronar qe privatizon pasuri kombetare e perlan fonde te shtetit.

    Dje ishte nje Petro Koci qe doli hapur kunder kryetarit e praktikave te miqve te tij. Neser do te dalin te tjere Petro e kurajoze te shumte, kur te shikojne se opozita po keqperdoret per interesat e nje biznesmeni mik i kryetarit te selise roze. Deputetet e majte kane kuptuar se nuk po punohet per te fituar zgjedhjet lokale ne shkalle vendi, por pikerisht vetem ne Tirane, ku gjasat jane qe prape Edi Rama te kandidoje, pasi duhen leje ndertimi per miqte e tij e nje varg tenderash nga buxheti i bashkise.

    E gjithe loja e kryebashkiakut aktual ne kryeqytet shkon per te rifituar Tiranen e jo ne te gjithe Shqiperine. Ne Tirane jane lejet e ndertimit qe kushtojne qindra mije dollare si dhe dhjetra milione dollare fonde per tendera. Ketu do te synohet lufta e Edit dhe e atyre qe kane perfituar prej tij.

    Ne Tirane jane edhe te vraret per lejet e ndertimit te bera nga konkurrentet e futur nga ndonje politikan qe gezon mandat opozite. Ne Tirane eshte bere edhe vrasja e nje prej eksponenteve te droges e ku politikani i larte fle ne te njejtin krevat krimi si dikur kur kundratanku nuk kishte shperthyer.

    Por ne Tirane fle edhe ai qe ka nen varesi e pronesi disa site interneti me te cilen ben shantazh deputeteve kundershtare, por qe ata deputete nuk e cajne b.... per ate biznesmene dhe per gruan e atij pronari qe ben edhe zhurme gjelberimi e parti te jeshilenjte me copeza droge qe fillojne ne Turqi e dalin nga Fieri!

    Alban Mati
    Koha e Jone

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    partia socialiste nuk ka per ti fituar kurre me zgjedhjet me kete robertin qe ka vene ne krye te partise , ka shume nga ju qe nuk jane dakort me mendimin tim , por kjo eshte e verteta me kete njeri nuk ka per te qeverisur kurre partia socialiste , ate nuk e duan njerezit e vet ne parti e jo me ta doje populli, dhe ne krye te partise nuk ka per te qendruar shume gjate kane per ta rrezuar klanet brenda saj , dhe mos u merrni me nje njeri i cili ka 7 fytyra po ka gjera me te rendesishme per tu marre .

    nga SCORPIONS_KING LUARD KULLOLLI GAZETAR I GAZETES 55

  6. #26
    Edi Rama e quan pushtetin e shumices se shqiptareve te dale pas zgjedhjeve te 3korrikut 2006, si pushtet pushtuesish?!
    Bile arrin periudhen e ardhjes se demokracise dhe shembjes se komunizmit, ta quaje si pushtimi i pare i Sali Berishes?!
    Ndersa pas 3 korrikut eshte kryer pushtimi i dyte?!
    A mund te quhet pushtim i nje vendi, nese ai qeveriset nga nje shumice e ardhur ne pushtet permes zgjedhjeve te lira dhe te njohura si brenda ashtu dhe jashte vendit?
    Vec kesaj ai e quan qeverisjen e sotme si nje qeverisje pa plan, pa program, kur dihet fare mire se programi i partise qeverisese eshte votuar nga shumica e shqiptareve.
    Programi me te cilin erdhi kjo shumice ne pushtet eshte hartuar nga specialiste te shkolluar ne universitete me emer dhe ky program po zbatohet besnikerisht nga qeveria aktuale.
    Nese ka nje qeverisje pushtuese, atehere shumica shqiptare e dijne shume mire se eshte ajo qe erdhi ne pushtet ne vitin 1997, me arme dhe me dhune.
    Ishte kjo qeverisje bandash qe e shnderroi vendin tone ne nje kampion boteror te droges, prostitucionit, trafikut njerezor, korrupsionit, shkerdhatokracise, monopoleve qeveritare etj.
    Ku ishte ate kohe Edi Rama?
    -Lyente fasadat e qeveritareve me bojera, per te fshehur keqqeverisjen.
    -Lyente fasadat e Tiranes per t'ju krijuar banoreve te saj, imazhin e nje vendi qe po ecen perpara.
    -Nuk pipetinte nga frika e atyre qe ai i njeh shume mire dhe qe i ka ende rrotull.
    -Shkonte rruge me rruge, me Meten dhe me Nanon, duke prere shirita e duke propaganduar sukseset.
    Edhe atehere ishte varferia, skamja, korrupsioni, trafiqet, kontrabanda, droga, mirepo ai nuk ndihej.
    Edhe ne ate kohe kishte pabarazi, dhune, injorance, korrupsion!
    Mirepo ai deklaronte ne fushate se "sa kohe qe te jete Ilir Meta dhe Nano ne pushtet, per aq kohe gjerat do te ecin per se mbari"?!
    Edi Rama quan qeverisje te mire per shqiptaret, vetem vitet 1997-2005,ndersa gjithe periudhen tjeter ai e quan pushtim!

    Nese kjo qeverisje quhet pushtim, atehere cili do te jete roli i Edi Rames & Co per ta "cliruar" Shqiperine?
    Me siguri se ne corapet e tij qendron ende fytyra e revolucionarit marksist Che Guevara e nuk eshte cudi se ai enderron te behet nje pasues i tij, nje lider i revolucionit qe cliron masat nga shtypja!!!

    Komunizmi eshte menjanuar vetem formalisht nga Shqiperia, ne vitin 1992!
    Rama po e kthen serish PS-ne (PPSH-ne) me afer partise se Hysni Milloshit, vend qe normalisht kjo parti do te duhej ta kishte qe ne vitin 1991.
    Edhe disa centimetra dhe Edi do te ulet ne nje karrige me Hysniun, qe te bashkerendojne punet per triumfin e revolucionit!


    Lexo per me teper intervisten e dhene ne faqen e partise se tij:

    Rama: PD, pushtet pushtuesish
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nė pėrfundim tė takimeve nė komunat dhe bashkitė e vogla tė vendit, Kryetari i PSSH, Z. Edi Rama prononcohet rreth qėllimit dhe rezultatit tė kėtyre takimeve me anėtarė e simpatizantė tė PSSH si dhe banorė tė kėtyre zonave.
    Mė poshtė teksti i plotė i intervistės me Kryetarin e PSSH, Z. Edi Rama.


    Zoti Rama, menjėherė pas Kongresit tė PS ju filluat njė tur vizitash tė pėrditshme nėpėr fshatrat e Shqipėrisė. Pse ky tur ndėrkohė qė nga kongresi ju e morėt “bekimin” si lideri i ri i PS dhe fushata elektorale ėshtė ende larg?

    Tradita qė njė parti lėviz vetėm nė fushatė dhe qė njė kryetar partie shkon tek njerėzit vetėm pėr fushatė duhet luftuar si njė ndėr tė kėqiat e mėdha tė politikės shqiptare. Kėto parti tė izoluara nga qytetarėt, tė katandisura nė sipėrmarrje qė mbrojnė interesa pakicash gjithnjė e mė pak pėrfaqėsuese, qė s’kanė kėllqe tė pėrballen me sfidat e panumėrta tė realitetit tė sotėm e qė i friken si djalli temjanit temave tė aktualitetit apo kontaktit me njeriun real tė jashtėgardhit, janė njėra ndėr shprehjet mė regresive tė shoqėrisė sonė. Produkti i tyre s’mund tė jetė kurrgjė tjetėr pėrveēse qeverira mediokre, qeverisje kuturu, pa program e as prioritete, njė politikė bjeri t’i biem nė kurriz tė qytetarit. Arbitraritet e abuzivizėm nė vend tė frymės sė lirisė e tė modernizimit, klientelizėm e diktat tė pushtetit nė vend tė meritokracisė e tė garancive tė shtetit, demagogji e primitivizėm nė vend tė punės e tė europianizimit. Nėse duam njė produkt tė ri, njė qeveri qė mė nė fund tė merret me problemet e njerėzve pa u bėrė vetė problemi mė i madh i tyre, njė qeverisje qė ta nxjerri vendin nga tranzicioni duke ekzaltuar lirinė e individit, modernizimin e shtetit, meritokracinė nė administratėn publike, shanset e barabarta, parimet demokratike dhe vlerat e familjes europiane, ne duhet tė kthehemi tek njerėzit. Pėr t’i takuar e dėgjuar ata jashtė kornizės sė njė fushate elektorale dhe, akoma mė e rėndėsishme, larg zhurmės sė gabit politik tė Tiranės ku shitblihen deri deputetė tė stėrpėrdorur. Pėr t’u bėrė pjesė pjesė e Shqipėrisė reale, aty ku qindramijėra qytetarė tė kėtij vendi jetojnė nėn njė ēati me armiqtė e deklaruar tė Partisė Socialiste, Varfėrinė, Pabarazinė, Injorancėn, Dhunėn, Korrupsionin. Pėr tė gjetur forcėn e ndryshimit aty ku, “ēuditėrisht”, progresi i ka thelluar kėto plagė tė tranzicionit tonė kronik, i cili me tė kapėrcyer kufirin e kryeqytetit ėshtė i vetmi zot i vendit. Pėr tė hapur njė perspektivė tė re shqiptare aty ku kupton sesa kohė kemi humbur, sa shpresa janė vrarė dhe sa energji kanė shkuar dėm, sa dėme tė pariparueshme janė bėrė e po bėhen dhe sa tė tjera do tė bėhen nėse nuk marrim nė dorė fatin e shtėpisė sonė tė pėrbashkėt.

    A mjafton kthimi tek njerėzit “pėr t’i takuar e dėgjuar” qė tė ndodhė ndryshimi pėr tė cilin flisni?

    Ndryshimi pėr tė cilin flas nuk ndodh vetė po pėrgatitet ēdo ditė, pa bujė, pa ngut, pa u lodhur. Kthimi tek njerėzit do tė thotė shumė mė shumė sesa organizimi i njė numri sado tė madh takimesh me ta. Dėgjimi i drejtėpėrdrejtė i qytetarėve nuk ėshtė dicka qė duhet perceptuar apo kryer mekanikisht, por ėshtė njė mėnyrė e re sjelljeje politike qė duhet tė adoptojė Partia Socialiste, tė gjithė pėrfaqėsuesit politikė tė saj, nė cdo nivel. Kontakti sistematik i tė zgjedhurve tanė me qytetarėt e me anėtarėsinė e partisė, jeta e gjallė e forumeve tona drejtuese nė tė gjithė territorin, aktiviteti intensiv i drejtuesve socialistė nė qendėr e nė degė, s’mund tė jenė mė njė gjendje e pėrkohshme fushate, por duhet tė bėhen mėnyrė tė jetuari nė partinė qė unė drejtoj. Eshtė koha pėr t’ua kthyer partinė socialistėve, mbėshtetėsve e simpatizantėve tanė tė panumėrt nė tė gjithė Shqipėrinė, jo me llafe, po me punė e pėrkushtim maksimal pėr ēėshtjen tonė tė pėrbashkėt dhe, padyshim, me respekt tė posacėm pėr kontributin, fjalėn e sovranitetin politik tė gjithėsecilit.
    Partia Socialiste sot ka njė statut tė ri. Ne kaluam njė reformė tė rėndėsishme strukturore. Ishte fruti i parė i politikės sė re tė dėgjimit tė njerėzve. Por kjo reformė mund tė humbasė kuptimin nėse ne nuk e jetėsojmė atė pėrmes njė aktiviteti tė pėrditshėm qė mbart e pėrēon frymėn e saj. E po ashtu s’duhet tė harrojmė se pjesa mė e madhe e projektit tonė tė ri politik mbetet pėr t’u hartuar. E kam fjalėn pėr njė program tė ri politik e qeverisės qė do ta shkruajmė me njerėzit nė tė gjithė Shqipėrinė. Do bashkėbisedojmė me muaj tė tėrė duke mbledhur eksperiencat dhe idetė e tyre nė ēdo skaj tė vendit. Kam besim tė palėkundur se aty ku janė problemet dhe hallet gjenden edhe ide tė mira pėr t’i zgjidhur, ide qė s’mund tė lindin nė zyrat me ajėr tė kondicionuar nė Tiranė dhe s’mund tė kenė shans tė zenė vend nė hapėsirėn pa ajėr tė mediokritetit bulevardesk tė politikės sė Tiranės. Ne do t’i mbledhim tė gjitha ē’do tė na thonė shqiptarėt nė qytete e fshatra me pėrkushtim e respekt dhe jam i bindur se do tė kemi njė bazė tė shkėlqyer pėr tė ndėrtuar njė program alternativ tė tranzicionit.

    Bie nė sy qė gjatė kėtyre takimeve ju po fokusoheni mė shumė tek puna e brendshme e PS-sė sesa tek lufta politike me Berishėn. A nuk mendoni se PS-ja duhet tė merret mė shumė me Berishėn dhe mė pak me veten?

    S’mund t’ia lejojmė vetes kėtė gabim. Partinė Socialiste nuk e nxorri nė opozitė Sali Berisha, po vetvetja, abuzimi me besimin e njerėzve dhe ndarja prej tyre, zvetėnimi i parimeve e i vlerave qė ajo mbron dhe humbja e sensit tė misionit tė saj si familje politike, degjenerimi i demokracisė sė brendshme nė njė garė pėrbaltjeje kolektive dhe kthimi i forumeve drejtuese nė mizanskena groteske arratie prej realitetit. Mua s’mė lejohet tė harroj qė Sali Berisha nuk ka qenė, nuk ėshtė e nuk mund tė jetė kurrė pėrfaqėsuesi i shumicės sė shqiptarėve. Nė 3 korrik ai mori njė pushtet tė dhuruar, njė pushtet tė pakicės mbi njė shumicė tė ndarė e tė pėrēarė nė opozitė, njė pushtet qė i ngjan pėrditė e mė shumė njė pushtimi. Vetėm pushtuesit sillen siē po sillet qeveria e Sali Berishės me njerėzit e me institucionet. Pėrfytyroni njė pastruese shkolle apo njė roje a shofer ndėrmarrjeje qė hiqet nga vendi i punės si tė ishte send, pa asnjė lloj motivi tjetėr pėrveēse pėr t’i hapur vendin njė tė preferuari tė “pushtuesit”! Pėrfytyroni qindra e mijėra gra, nėna fėmijėsh qė sa hap e mbyll sytė hidhen kolektivisht nė rrugė pas dhjetėra vitesh punė nė ndėrmarrjet shtetėrore vetėm e vetėm qė t’u lenė vendin tė besuarve tė “pushtuesit”! Pėrfytyroni qindra e mijėra burra, kryefamiljarė qė flaken me njė tė rėnė tė lapsit jashtė institucioneve, ku zėvendėsohen nė tufė nga individė rėndom pa pėrgatitjen apo arsimin pėrkatės qė hyjnė nė to me flamurin e “pushtuesit”! Po zhbėrja pa ligj e as bonsens brenda pak muajsh e njė Shėrbimi Civil tė ngritur me ligj tė veēantė e tė financuar nė tetė vjet me afro 100 milionė euro nga komuniteti ndėrkombėtar ēfarė lidhje ka me rotacionin demokratik tė pushtetit nė njė vend tė Familjes Europiane? Kur ndodh njė pėrdhunim i tillė i njerėzve e njė pėrēudnim kėsisoj i administratės sė shtetit nė tėrėsi pėrveēse pas njė pushtimi? Kur, pėrveēse pas njė pushtimi, mohohet e drejta e njeriut pėr tė marrė pjesė nė aktivitetet politike tė opozitės duke bėrė shembull me pushim nga puna nė ēdo provincė kėdo qė guxon ta bėjė njė gjė kaq tė natyrshme nė njė demokraci sa ē’ėshtė tė shkojė nė njė mbledhje? Po radiotelevizioni publik dhe mediat kur, pėrveēse pas njė pushtimi, vihen nėn njė regjim policimi “ligjor” qė pėrjashton plotėsisht opozitėn dhe u heq tė drejtėn kategorive tė caktuara tė shoqėrisė tė merren me to? Nėn ē’qeverisje tjetėr pėrveē asaj tė pushtuesit mund tė ndodhė qė tė tė ndalohet lundrimi nė detin tėnd, tė asgjėsohen dhunshėm pasuri tė njerėzve duke ua grisur nė fytyrė vendimet e gjykatave, tė shpallen me dekret tė shumicės si fajtorė e tė arrestohen tė zgjedhurit e popullit nė ato zona ku “qeveria” zbulon bimė narkotike? A ka vallė tjetėr fytyrė pushtimi nga kjo e pushtetit tė sotėm qė asgjėson votėn e fshehtė nė Parlament pėr t’i hapur rrugė ndėrtimit tė njė Prokurorie politike, dhunon sistematikisht Kushtetutėn e Republikės, “ligjėron” me forcėn e kartonave ngushtimin deri nė asfiksi tė hapėsirave demokratike, pėrdor jashtė kornizės ligjore kompentenca e mjete represive tė shtetit ndaj pushteteve tė tjera e ndaj individėve tė “painkuadruar” nė armatėn pushtuese? Kėtė pushtim tė pakicės - i cili nga pushtimi i vėrtetė dallon vetėm sepse ky i fundit ndėrton rrugė e ura ndėrsa kėta qeveritarėt tanė janė ca parazitė e dallkaukė tė pashoq qė s’dinė tė drejtojnė as komunalen e Vorės -, shqiptarėt duhet dhe do ta heqin qafe pėrmes njė alternative tė re tė shumicės, tė cilėn ne duhet dhe do ta ndėrtojmė bashkė me shumicėn. Shqiptarėve s’majfton t’u tregojmė sesa i paaftė, gėnjeshtar dhe i dėmshėm pėr tė ardhmen e tyre ėshtė Sali Berisha. Duhet t’u tregojmė pėrsėpari se ēfarė dhe si do tė bėjmė pėr tė luftuar me sukses Varfėrinė, Pabarazinė, Injorancėn, Dhunėn dhe Korruopsionin. Dhe do t’ua tregojmė me gjuhėn e tė vėrtetės e tė dashurisė pėr kėtė vend duke nxjerrė edhe njė mėsim tė madh nga dėshtimi monumental qeverisės i Sali Berishės. Ky dėshtim na tregon pėrditė se nė ēfarė rruge pa krye e me ēfarė kostosh tė larta pėr njerėzit mund ta fusė vendin njė parti, e cila nė opozitė nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ka sharė, fyer, akuzuar, shpifur, pėrbaltur, djegur, damkosur pa menduar e pa u sjellė asnjė ēast si alternativė qeverisėse.

    Ē’do tė thotė nė fakt tė ndėrtosh njė alternativė bashkė me njerėzit? Mė konkretisht!

    Le tė marrim pėr shembull fshatin shqiptar, djepin e mjerimit tė sotėm migjenian qė “pėrkundet” mbi pikėpyetje tė mbetura pa pėrgjigje. Si ėshtė e mundur qė tė rinjtė e lėnė tokėn e tyre dhe marrin rrugėn e Greqisė e tė Italisė pėr tė punuar tokėn e fqinjėve, rėndom nė kushte qė pak ose aspak ndryshojnė prej skllavėrisė? Si ėshtė e mundur qė prej punės sė atjeshme ata mund tė nxjerrin tė ardhura pėr vete e pėr familjet e tyre kėtu, ndėrkohė qė toka, dikur pjellore, e tė parėve mbetet djerrė edhe pse burimet ujore tė kėtij vendi janė tė pafundme dhe dielli nuk mungon nėntė muaj tė vitit? Si ėshtė e mundur qė fshati shqiptar tė mos nxjerrė dot as veten nga varfėria e jo mė qytetin me prodhimin e tij? Si s’kanė asnjė duk tė hollat qė harxhohen tash 15 vjet pėr fshatin e, mė rrėqethėse akoma, ku ka humbur eksperienca e paēmuar e punės me tokėn ndėrkohė qė mijėra hektarė pėrvėlohen nga mungesa e ujit, mbyten nga kallamishtet aty ku uji mbėrrin po nuk kullon ose japin shifra alarmante prodhimi nė krahasim jo thjesht me tė shkuarėn komuniste po me nevojat mė imediate tė ditės? Kėto e dhjetra pikėpyetje tė tjera kėrkojnė pėrgjigje nga politika sepse gjendja e sotme e fshatit shqiptar ėshtė njė njollė e madhe turpi pėr kėtė klasė politike qė nė 15 vjet e trajtoi bujqėsinė si tė njerkės dhe e la fshatin nė mėshirė tė fatit. Po kush dhe si do t’ia japė pėrgjigjet kėtyre pyetjeve? Askush tjetėr s’mund ta bėjė pėrveē Partisė Socialiste. Pėrmes njė programi tė ri qeverisės ku zhvillimi rural duhet tė jetė njė ndėr kolonat kryesore. Por kėtė s’mjafton as ta thuash e as edhe ta duash. Duhet ta bėsh dhe mund ta bėsh vetėm po tė dėgjosh mijėra “tė pagojėt” qė jetojnė nė fshat, tė braktisur mes sakrificash e vuajtjesh. Ata kanė shumė pėr tė thėnė, por gjer mė sot askush nuk ka pasur ngenė e as veshėt pėr t’i dėgjuar. Kam takuar e dėgjuar njerėz nėpėr fshatra qė mė kanė mrekulluar me kėndvėshtrimin e tyre origjinal mbi problematikėn e fshatit, me idetė e thjeshta e tė qarta pėr tė dalė nga gjendja poshtėruese e tranzicionit. Idetė e tyre Partia Socialiste duhet dhe do t’i mbledhė me durim e pėrkushtim tė posaēėm nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Eshtė aksiomė e njohur qė zhvillimi i bujqėsisė fillon kur mbaron diskriminimi i saj. Ne do t’i japim fund diskriminimit tė bujqėsisė dhe do ta bėjmė prioritet tė patjetėrsueshėm tonin. Duke kthyer fillimisht nė prioritet dėgjimin e njerėzve qė jetojnė me tokėn.

    Nė tė dėgjuar ėshtė vėrtetė njė rrėfim tėrheqės po si mendoni ta materializoni “Programin e Njerėzve” pėr tė qeverisur vendin?

    Tė gjitha degėt e partisė janė porositur tė organizojnė takime nė shkallė qyteti a rrethi, lagje mė lagje e fshat mė fshat, pėr tė mbledhur opinionet e njerėzve dhe idetė e tyre. Dymbėdhjetė zyra rajonale tė Partisė Socialiste janė ngritur nė shėrbim tė kėtij qėllimi dhe njė plan i detajuar pune pėr krijimin e bazės sė tė dhėnave tė marra nga njerėzit do tė hartohet javėn e ardhshme nė njė takim tė posaēėm pune dyditor qė do tė organizojmė nė Vlorė me tė gjithė drejtuesit e degėve tė partisė. Mė anė tjetėr, komisionet e Asamblesė Kombėtare janė nė punė pėr tė krijuar njė bazė tė dhėnash analitike mbi gjendjen aktuale tė ēdo sektori tė jetės sė vendit. Kryebashkiakėt e kryekomunarėt tanė janė angazhuar gjithashtu qė deri nė mesin e muajit korrik tė plotėsojnė njė raport prej 64 pikash pėr gjendjen e pėr resurset e territorit dhe komunitetit tė tyre. Mbi kėto dy blloqe tė mėdha tė dhėnash do tė ecim pastaj me analiza e ballafaqime me modele dhe eksperienca tė ndryshme ndėrkombėtare, pa harruar asnjėherė se gjithshka nė programin tonė tė ri do tė jetė nė funksion tė objektivave tė integrimit. Paralelisht, njė grup i specializuar dhe i pavarur nga Partia Socialiste, me ekspertė vendas e tė huaj, po punon me kėrkesėn tonė pėr njė sondazh tė thellė nė tė gjithė territorin e vendit. Ka ardhur koha tė ndahemi pėrfundimisht nga programet e shkruara jashtė realitetit pėrmes ca shabllonesh tė frikshme qė e kanė katandisur qeverisjen e kėtij vendi nė njė farsė qė improvizohet pėrditė. Jam i bindur se ne do tė jemi nė lartėsinė e kėsaj sfide, qė ndryshe do tė thotė divorc pėrfundimtar me mendėsinė e 15 vjetėve tranzicion nė hartimin dhe zbatimin e programit qeverisės.

    Po ndėrkohė nyja gordiane nė Shqipėri mbeten vetė zgjedhjet. Reforma zgjedhore ėshtė bllokuar tek pika e regjistrit tė pėrkohshėm dhe nga njėra anė ju kėrcėnoni me protesta kurse nga ana tjetėr maxhoranca thotė se mund tė hyjė nė zgjedhje me kodin elektoral ekzistues…

    Sigurisht qė ata mund tė hyjnė nė zgjedhje pa ne, qysh sot. Kjo do ta kompletonte pėrfundimisht tablonė e turpshme tė pushtimit tė vendit prej kėsaj pakice tė verbėr qeverisėse dhe do tė shėnonte asgjėsimin e plotė tė tė gjitha standarteve tė meziarritura tė bashkėjetesės demokratike nė tetė vitet qė pasuan pushtimin e parė tė Sali Berishės. Duke e rinxjerrė vendin nga axhenda e integrimit dhe duke e rifutur nė karantinė si njė tė infektuar prej sėmundjesh qė nė Europėn e “tė asociuarve e tė tė stabilizuarve” janė tanimė pjesė e historisė. Por ne s’jemi kėtu pėr tė hamendėsuar ēfarė do tė bėjė kjo pakicė problematike qė qeveris Shqipėrinė, e cila nga ana e saj mbahet nėn thundėr prej burrit mė tė paaftė qė ky vend ka parė tė ulur nė karrigen kryeministrore qyshse ka shtet. Ne jemi kėtu pėr tė mbrojtur me ēdo kusht dhe ēmim vlerat e parimet tona, qė janė pa mėdyshje vlerat e parimet e Familjes Europiane ku liria e shprehjes sė secilit pėrmes fjalės e votės ėshtė kushti fillestar i bashkėjetesės dhe ku as mund tė imagjinohet qė vullneti i zgjedhėsve tė deformohet me “regjistra tė pėrkohshėm” qė dalin si asa nga mėngėt e tė humburve. Boll me kėto standarte sulltanatesh afrikane qė partnerėt tanė europianė na i pranojnė nga mungesa e besimit se ne mund tė bėjmė mė shumė sesa zgjedhje “deri diku” tė lira e tė ndershme. Shqipėria Europiane s’bėhet me parrulla po me standarte. Pėr tė cilat duhet luftuar me ēdo ēmim. Eshtė koha tė sillemi si europianė nė gjithshka, edhe kur na preken tė drejtat.

    Ēfarė do tė thotė?

    Uroj tė mos jetė nevoja pėr tė shkuar pėrtej fjalėve nė shprehjen e forcės sė arsyes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 05-07-2006 mė 13:05

  7. #27

    Shthuret PS, gratė braktisin Ramėn, pritet shpėrbėrja para zgjedhjeve

    Shthuret PS, gratė braktisin Ramėn, pritet shpėrbėrja para zgjedhjeve



    Drejtuesja e Forumit te Gruas Socialiste, Majlinda Keta ka dhėnė dje dorėheqjen e parevokueshme duke hedhur akuza tė ashpra nė drejtim tė kryesocialistit Rama.

    Keta tha se Rama nuk ėshtė i aftė qė tė menaxhojė njė parti politike dhe nė vend tė saj mendon qė tė eleminojė kundėrshtarėt me anė tė krijimit tė klaneve dhe largimit tė themeluesve tė partisė. Pas Forumit tė Gruas, radha e FRESSH-it dhe e deputetėve qė mbėshtesin Nanon pėr tė braktisur njė ngrehinė qė po merret peng nga kryebashkiaku pėr interesat e tij personale



    Pas njė qetėsie relative mes palėve kundėrshtare, nervat nė selinė rozė ndaj mėnyrės sesi kryesocialisti Edi Rama po menaxhon opozitėn dhe ristrukturimin e partisė, kanė shpėrthyer sėrish. Pas njė mėnjanimi thuajse 10 mujor nga posti qė mbante, Kryetarja e Forumit tė Gruas Socialiste, Majlinda Keta, ka dhėnė dje dorėheqje tė parevokueshme nga ky post, tė cilin e mbante qė prej njė viti. Konflikti institucional me lidershipin e ri tė partisė, anashkalimet qė kreu i PS-sė, Edi Rama, i ka bėrė asaj gjatė gjithė kėsaj kohe, si dhe mosmarrėveshjet brenda vetė forumit, kanė qenė disa nga arsyet kryesore qė e ēuan Ketėn nė dorėheqjen e saj tė pakthyeshme. Keta qė prej kohėsh ėshtė afirmuar si njė kundėrshtare e kryetarit aktual tė partisė, Edi Rama, tė cilėn e ka shfaqur qoftė shumė herė nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues hodhi me kėtė rast akuza tė ashpra nė drejtim tė kryebashkiakut kryeqytetas pėr paaftėsi. Prej njė kohe tė gjatė, marrėdhėniet midis saj dhe Ramės pothuajse nuk kanė ekzistuar, pasi Keta nė shumė dalje tė saj publike ka shprehur hapur pakėnaqėsitė ndaj mėnyrės se si Rama po drejton PS-nė. Pėr kėtė arsye, ai u mundua me tė gjitha mėnyrat pėr ta larguar atė nga ky forum dhe pėr tė zgjedhur nė krye tė tij njėrėn prej mbėshtetėsve tė tij, ēka u bė shkak qė Rama tė inspironte brenda kėtij forumi krijimin e njė klani kundėrshtues ndaj Ketės. Hapi mė i parė ishte mėnjanimi nga mbledhjet e kryesisė sė PS-sė, sė bashku me kreun e FRESSH-it, Gjergj Koja duke arritur deri tek heqja e rrogės, Nė njė kohė qė hapi mė i fundit ishte thirrja e njė mbledhje emergjente tė kryesisė sė forumit tė thirrur dje paradite, ku nuk merrnin pjesė disa prej kundėrshtareve tė saj si Arta Dade apo Mira Veizi, Keta i ka dorėzuar sekretares sė Pėrgjithshme tė kėtij forumi, Natasha Paēos, tekstin e plotė tė dorėheqjes, tė shoqėruar edhe me arsyet e kėtij veprimi. Siē mėsohet nga burimet pranė kėtij takimi, fillimisht dorėheqja e saj nuk ėshtė pranuar, duke argumentuar se arsyet qė Keta paraqiste nė dorėheqjen e saj nuk ishin bindėse. Megjithatė, vendosmėria e saj pėr tė mos u tėrhequr nga njė vendim i tillė, ka bėrė qė akti i dorėheqjes tė pranohet dhe tė vlerėsohet si njė shenjė pjekurie politike nga anėtaret e tjera tė kryesisė. Siē mėsohet edhe nga vetė kryetarja e kėtij forumi, Majlinda Keta, dorėheqja dhe letra me arsyet qė e shoqėron atė u ėshtė shpėrndarė tė gjitha forumeve tė tjera tė Partisė Socialiste. Kėshtu, dorėheqja i ėshtė paraqitur kryetarit tė PS-sė, Edi Rama, grupit parlamentar socialist si dhe kryesisė sė partisė. Gjithashtu, njė kopje e saj u ėshtė dėrguar edhe tė gjitha degėve tė kėtij forumi nėpėr rrethe, me anė tė sė cilės Keta ėshtė munduar qė tė shpjegojė sa mė qartė pėr tė gjithė anėtaret e forumit se cilat janė arsyet e kėtij akti. Nė tekstin qė shoqėron dorėheqjen, i cili nuk ėshtė bėrė publik, ashtu siē konfirmon dhe kryetarja e Forumit tė Gruas, ajo paraqet gjerėsisht arsyet qė e detyruan tė merrte nė njė vendim tė tillė. Natyrisht, nė gjithė materialin e paraqitur tė gjitha forumeve tė partisė, ajo bėn pėrgjegjės kryetarin e partisė, Edi Rama, si njeriun qė nuk u mundua asnjėherė tė krijojė marrėdhėnie bashkėpunuese me lidershipin e kėtij forumi, duke paragjykuar ēdo veprim tė tij. Sipas Ketės, gjendja e vėshtirė e krijuar nė Forumin e Gruas ėshtė pikėrisht pėrgjegjėsi e Ramės, i cili gjatė gjithė periudhės si kryetar i partisė ėshtė munduar qė tė krijojė frymėn e klaneve brenda forumit. Pėr kėtė arsye, sipas saj, nė forum nisi tė ravijėzohej njė linjė tjetėr e veēantė nga linja zyrtare e forumit, e cila, me mbėshtetjen e kryetarit Rama, herė pas here sulmonte Forumin e Gruas. Kryetarja e Forumit tė Gruas, ashtu si dhe kryetari i FRESSH-it, Gjergji Koja, prej muajsh kanė pėrballuar sulmet dhe anashkalimin qė kreu i PS-sė, Edi Rama, ka bėrė nė drejtim tė tyre. Kėshtu, megjithėse tė dy kėta drejtues forumesh nė PS, sipas statutit tė partisė, janė anėtarė tė kryesisė, me urdhėr tė Edi Ramės ata asnjėherė nuk janė thirrur nė mbledhjen e kėtij forumi tė lartė. Sipas Ketės, dorėheqja i hap rrugė ēlirimit tė kėtij forumi nga sulmet dhe shpėrfillja qė kreu i PS-sė i ka bėrė gjatė gjithė kėsaj kohe. “Prej kohėsh, Forumi i Gruas ėshtė anashkaluar, ashtu si edhe FRESSH. Kryetarit tė PS-sė nuk i ka interesuar asnjėherė tė bashkėpunojė me ne dhe aq mė shumė kur ai ėshtė munduar qė nė ēdo rast tė na bėjė qė ta ndjenim veten tė tepėrt nė kėtė detyrė qė kishim. Besoj se pasi kam shprehur vazhdimisht vėrejtjet e mia pėr mėnyrėn se si po drejtohet PS dhe marrėdhėniet qė po ndėrtoheshin midis forumeve, e kam parė tė arsyeshme qė tė marr kėtė vendim. PS nuk ka kohė pėr tė humbur me luftė gjelash, pasi shumė shpejt ajo do tė shkojė nė zgjedhjet e lokale. Shpresoj qė dorėheqja ime t’i shėrbejė me tė vėrtetė fitores sė PS-sė nė zgjedhjet e ardhshme vendore”, - u shpreh Keta nė njė prononcim pėr mediat.

    Dorėheqja e kryetares sė Forumit tė Gruas Socialiste, Majlinda Keta, pritet gjithėsesi gėzim nga qarqe tė caktuara pranė Ramės qė tani kanė rastin mė tė mirė pėr ti zėnė vendin. Madje pretendentet Arta Dade, Mira Veizi, Mimi Kodheli, mbėshtetėse tė flakta tė linjės ylberiste tė Edi Ramės kishin pėrgatitur ndaj saj, edhe pse ato dje patėn njė dyshim kur panė qė tė rikthehej nė skenė Fatos Nano, me disa deklarata thumbuese qė konfirmonin lidershipin e tij brenda sė majtės.

    Alket Goce
    Gazeta 55

  8. #28

    Saranda: Poshtė Edi Rama, ne e kemi deputetin tone.

    PS hedh trakte kundėr kryetarit tė saj



    Saranda u gdhi dje me traktet: Poshtė Edi Rama, E kemi deputetin tonė! Kryetari socialist ende nuk i ka zbuluar autorėt e trakteve, por tashmė ėshtė e qartė se anėtarėsia nuk e pranon kryetarin uzurpator dhe ka nisur rezistencėn e parė publike. Pas kėtij momenti qė u regjistrua me tėrheqjen e Ramės, pritet edhe rezistenca publike e mbėshtetėsve tė Fatos Nanos si dhe e grupeve tė tjera, para se tė shkarkojnė me dėshtimin e parė electoral tė politikanit tė kategorisė sė dytė



    Ishte i pritshėm hutimi i kryetarit aktual Edi Rama kur e njoftuan se Saranda ishte gdhirė me parrulla kundėr tij dhe me fjalėt: Poshtė Edi Rama, ne e kemi deputetin tonė!” Meqėnėse nė Sarandė ka njė tė vėrtetė tė ditur qė pavarėsisht se formalisht ish kreu i PS-sė Nano fitoi zgjedhjet por nė realitet shumica e qytetarėve votuan kandidatin demokrat Besnik Alia, yshtja ėshtė bėrė shumė e vėshtirė pėr t’u zgjidhur pėr kreun aktual socialist Rama. Ajo qė ėshtė e sigurtė mbetet situata aspak miqėsore nė Sarandė pėr Edi Ramėn me rastin e njė vizitė tė parashikuar me rastin e njė vjetorit tė fitores sė zgjedhjeve nga demokratėt dhe humbjen prej PS-sė.Parrulla tė shkruara me bojė tė kuqe nėpėr mure dhe llamarinat rrethuese tė shumė ndėrtimeve nė Tiranė i kanė bėrė thirrje qė tė mos shkelte nė qytet pasi Saranda e kishte deputetin e vet. Konfuzioni i njerėzve tė Edi Ramės ka qenė i madh pasi nuk kanė ditur tė pėrkthejnė se pėr kė deputet bėhej fjalė nė tė vėrtetė pėr z Fatos Nano qė ka kohė pa u shfaqur nė qytet apo pėr ish kandidatin demokrat Besnik Aliaj qė ishte padyshim fituesi i vrėtetė i garės elektorale nė qytetin jugor. Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm e gjithė Saranda ėshtė gdhirė e mbushur me parrulla dhe fletushka kundėr Edi Ramės. Sarandiotėt kanė shkruar me shkronja tė mėdha Poshtė Edi Rama, ne e kemi deputetin tonė me referenca tė qarta me rastin e njė vjetorit tė fitores sė demokracisė nė Shqipėri. Kjo ka ndikuar qė nė panik e sipėr, nga tmerri se mos sarandiotėt i tregojnė vendin, Edi Rama ka njoftuar se ndoshta nuk ishte vendi qė ai tė zbriste nė qytetin bregdetar, qoftė edhe pėr tė larė duart si Pilati se s’mbante asnjė pėrgjegjėsi pėr ē’kishte ndodhur pėrpara kėsaj date. Nė vend qė tė vendoste vetulla, Edi nė Sarandė mund tė nxirrte sytė, prandaj edhe duket se zgjedhja ka qenė e detyruar. Kalimi nė heshtje i 3 korrikut, pa bėrė kurrfarė bilanci nuk e ka shpėtuar ramin nga antipatia brend radhėve tė socialistėve shtyu sikuse nuk e ka justifikuar as nga turpi i humbjes sė njė gre elektorale krejt tė pabarabartė mes tė mjatėve dhe tė djathtėve. Rama tregoi se ėstė mė pak i fortė se kundėrshtari i tij nano nė PS ndėrsa nuk mund tė ketė pr momentin ndonjė krahasim me rivalin politik tė sė dajthtės qė ecėn mbi krahėt e njė suporti tė dukshėm brenda dhe jashtė vendit.

    Gazeta 55

  9. #29
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    O Qazimo, kjo qe beni ju eshte politike shterpe kunder nje individi dhe s'kam nder mend te te vazhdoj lojen tende, i pafsh hajrin politikes sepse po t'a le ty.

    Dito.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anėtarėsuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    Jo se dua ti dal zot berishes.
    Por sikur te ishte ne doren time ky Edi Rama do ta masakroja
    ky dallohet ne mynyren qe flet qe esht cun puro kurv.
    ifrymzuar nga komshit qe i bejn qefin mendon qe do te fitoj.
    nuk ka per te kalu shum koh dhe do perfundoj ne franc ose ne burg.
    mbajeni mend kte.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •