Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 197
  1. #91
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Identiteti epirot dhe identiteti shqiptar nuk jane i njejti identitet. Ata qe kane ruajtur e mbajtur gjalle identitetin epirot, te gjithe besimtaret e krishtere orthodhokse shqiptare qe ngelen ne trojet e tyre pas pushtimit turk, dhe ajo gjysma e popullit qe u largua drejt Italise e Greqise per ti shpetuar pushtimit, keta jane ata qe ende ruajne IDENTITETIN EPIROT.
    O Albo, i bie qe vetem ortodoksit ta kene ruajtur identitetin e vertete sipas teje, dhe qe te tjeret e kane humbur ate.
    Me lejo te te them se sipas mendimit tim, identiteti nuk shihet ne baze te fese percaktuese te individeve te ndryshem te nje kulture te caktuar. Identiteti shihet ne baze te zakoneve te nje kulture, te gjuhes se nje kulture. Dhe kjo(po marr si shembull nje fe) nuk do te thoe se nje person falet pese here ne dite, agjeron nje muaj, flet edhe nje gjuhe tjeter perpos gjuhes se tij amtare, te humbasi identitetin kombetar.

    Epri ka ekzistuar ne te njejten kohe me Ilirine dhe me Dardanine. Skenderbeu e quajti veten mbret te erpiroteve, ose me sakte epiriotet e shihnin ate si mbret te tyre pasi ai kurr nuk arrit ta zgjeronte aq shume sa te fuste edhe epirin ne mbreterine e tij. Mesa di une , Gjergj Kastrioti supozohet te kete qene nga Dibra (te me falni per injorancen nese e kam gabim). Nuk e di nese ke mundesi te postosh nje harte te epirit ketu ne Forum, te pakten ti kemi idete me te qarta

    Me respekt
    Mau_kiko
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Identiteti epirot dhe identiteti shqiptar nuk jane i njejti identitet. Ata qe kane ruajtur e mbajtur gjalle identitetin epirot, te gjithe besimtaret e krishtere orthodhokse shqiptare qe ngelen ne trojet e tyre pas pushtimit turk, dhe ajo gjysma e popullit qe u largua drejt Italise e Greqise per ti shpetuar pushtimit, keta jane ata qe ende ruajne IDENTITETIN EPIROT.

    Ai shqiptar qe ende ruan identitetin epirot, nuk ka nevoje per identitete te rinj si "identiteti shqiptar", pasi ne nuk kemi humbur rrjedhen e vazhdimesise se besimit dhe pareve tane. Ne mbajme sot te njejten fe dhe te njejten tradite si 2000 vjet me pare. Kurse "identiteti shqiptar" qe une do ta etiketoja "identiteti i ri" apo "identiteti hibrid", lindi si nje nevoje e diktuar nga koha dhe historia.

    Ai popull qe sot njihet si "popull shqiptar" nuk banohet me vetem nga popullsi autoktone shqiptare, banohet nga njerez te instaluar ne Shqiperi. Cdo liber i historise se mesjetes shqiptare na meson se pas vdekjes se Skenderbeut dhe pas pushtimit te osmanllinjve, gjithe rajoni qe sot njihet si Shqiperi e Mesme u rafshua dhe u shkretua jo vetem nga kafshet e nga cdo gje e gjalle, por edhe nga mbare banoret e vete. Gjysma e popullsise autoktone la vendin drejt Italise e Greqise, pasardhes te se cileve njihen sot si arvanitas e arbereshe.

    E vetmia krahine shqiptare qe i shpetoi shkaterrimit te mesjetes ishin pikerisht krahinat ne jug te vendit, Vlore, Berat, Gjirokaster, Permet, Arte dhe zonat e thella ne Malesine shqiptare. Keto krahina u kursyen nga lufta dhe ishin nen kontrollin e osmanllinjve gjate gjithe luftes se Gjergj Kastriotit e trimave te tij. Dhe nuk eshte rastesi, qe Rilindja jone Kombetare pati si djep te saj pikerisht keto krahina ku popullsia autoktone e ruajti traditen duke u fshehur ne fshatra te thella ne rripa malesh te padepertueshme kollaj.

    Rilindja jone Kombetare ishte e vetedijshme se ajo nuk mund ta kthente dot kohen mbrapa 500 vjet. Popullsia shqiptare, e perzerier me kolonet e adminstrates turke, ishte tashme popullsia qe do te krijonte nje popull te ri e te perzier, ate qe me vone do te njihej si "popull shqiptar". Dhe shqiptaret ishin te fundit qe fituan pavaresine nga Turqia, edhe pse ishin populli me historine me te lavdishme ne mesjete ne luften e tyre kunder turqve. Jo faji i rilindasve, por nje kujtese e hidhur e historise se ne cfare shkalle ishte katandisur populli i Skenderbeut pas 500 vjetesh pushtimi osman.

    Gabimi qe ti ben eshte se ti kujton se "kush eshte shqiptar eshte automatikisht epirot", kur kjo nuk eshte aspak e vertete. Identitetet nuk ngrihen nga hici, nuk ngrihen me nje fjale goje, ngrihen mbi fene, traditen e trasheguar ne shekuj e mijeravjecare. Prandaj heroi yne kombetar Gjergj Kastrioti na meson "...une do te ngelem deri ne vdekje mik i virtytit e jo i fatit", qe do te thote se une zgjedh vdekjen ne lufte ne mbrojtje te fese, tradites e te pareve te mi, se sa fene e pushtuesit, pushtetin, famen qe me ofroi Sulltani ne oborrin e tij.

    I bej nganjehere pyetjen vetes, sikur te ngrihej Gjergj Kastrioti nga varri e te vizitonte Shqiperine e shekullit te XXI, a do t'i njihte ai ata qe pretendojne te jene pasardhes te tij?! Pyetje e dhimbshme ne fakt.

    Emertimet "arberesh", "arvanitas" do te thone te njejten gje, jane sinonime te fjales EPIROT. Dhe jo me kot historia e citon Gjergj Kastriotin te kete shkruar me doren e tij ne nje korrespondence: "... sic na rrefejne kronikat tona te lashta, te paret tane jane epirotet..." ashtu sic citon edhe Pirron e Epirit. Ashtu sic nuk eshte lashte qe ne oborrin e Sulltanit atij i vune emrin "Skender Be" qe do te thote Aleksander, ne nder te Aleksandrit te Madh qe kishin nenen nga Epiri dhe babane nga Maqedonia.

    Persa u perket termave qe te huaj na kane etiketuar ne shqiptareve, ato nuk jane aq te rendesishme se sa eshte termi qe shqiptaret i atribuojne vetvetes: shqiptar. Edhe sot e kesaj dite une ende nuk gjetur burimin historik te ketij termi apo domethenien e fjales "shqiptar". Ato qe percillen ne opinionin publik shqiptar si shtjellime te kesaj fjale jane vetem spekullime e asgje me shume.

    Albo


    Albo kush ta ka thene ty qe ato epiriotas qe kane nderruar fene nuk jane me shqiptare ,pse shqiperia sipas mendjes tende eshte vetem 17% ,e di si e ke bere historine ti si tek kopshti pa dreke .
    Kur Epirri lulezoi e nxorri Pirron e madh ortodoksizmi as qe ekzistonte ,atehere çfare vlerash i paskeni rruajtur ju ortodoksit shqiperis ?
    Ti thua qe te gjith shqiptaret u perzien me turq ,kjo eshte thyerje ,sipas kesaj teorie ju jeni perzier me greke .
    eshte e kote te lodhesh dhe te flasish ketu ,se ti te fshin ,siç ke bere deri tani ,mund te fshish ne virtual po ne jete nuk e fshin dot shqiptarin ,fanatiket jane te paket ne numer ,nuk vdes shqiperia nga disa kokrra qe i ka ngelur ora ne mesjete.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #93
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Si me duket Zotni Albo ju jetoni ende ne andra,kure citoni do gjana tepanevojshme,ne kemi mbase 18 emna,po mendoje ne Shqipetare,dhe keto krejte dihen dhe jane sqarue,IDENTITETI ASHTE GJUHA,dhe kurgja ma shume dhe kurgja ma pake,ne BALLKANE JETOJNE AFER 72 milion SHQIPETARE qekane FOLUR GJUHEN SHQIPE,mirepo tashe ne krejte boten jane vetem 1 2 deri 14 milion,pyetje e thjeshte,ku jane SHQIPETARET,?IDENTITETI JONE ASHTE NE GJUHE,Shqipetaret qe jetojne ne ITALI,TURQI,GREQI,dhe vende tjera boterore,i thirin me emna te tyne ,DMTH IDENTITETI I TYRE ASHTE GJUHA SHQIPE dhe ne keto shume emna,vetem BALLKANI NUKE KA RESPEKTE PER SHQIPETARE,ketu ashte THELBI,pyetja ime ashte PSE NA KANI IRI- XHELOZI kojshit tane te BALLKANIT PSE,a vetem se identiteti jone e ka vazhdimsin ,PELLAZG,ILIR DARDAN,ALBANE,ALVANITAS ARVANITAS ARNAUT dhe emrat tjer per neve,tregojne se sa forte ashte IDENTITETI YNE,SHUME I FORTE kurkush ne bote se ka historin ma teforte,dhe te kaluemen tone ASEINDIA DHE ASE KIN,dheasekushi,keto EPITETE DHE HISTORI I TAKOJNEVETEM ATYNE QE FOLIN SHQIP GJUHEN SHQIPE,ne grupin e dyte hyjne ata qe u asimiluen dhe i thojne vetit Shqipetare ku pase 500 vjete prej 800 000 qe duelen jashte tokave tona jena mbetur ne 500 mije ose 100 mije folesa gja qe kame vertetue__edhe ne itali edhe ne kroaci edhe turki shqipetare mirepo me gjuhe te huej.si doni te PEGJIGJENI KETIJ HORORI TONE.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anëtarësuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Teoria e Vorio epirit eshte nje nje oreks i vjeter e grekeve per te pushtuar teritoret e perandorise otomane,pas humbjes se luftes se kesaj te fundit me Rusine.Frymezuar edhe nga kisha ortodokse Megalideagreke u be me flete dhe me forcen e armeve arriti te pushtoje nje pjese te madhe te teritoreve te banuara me shqiptare ne jug.U pushtuan dhe u spastrua etnikisht Cameria,zonat e Kosturit dhe te Janines etj.Ishte kohe tjeter ajo ,shqiptaret te gjendur midis dy zjarresh nuk arriten te perballonin luften me grekun ne njeren ane dhe raprezaljet e perandorise otomane qe megjithese ne grahmat e fundit nuk lejonte shqiptaret te shpallnin pavaresine e shtetit te tyre.Pas shpalljes se pavaresise shqiperia krijoi ushtrine e saj dhe kunderveproi me aq se mundi per ti ndalur orekset greke qe vazhdojne sot e kesaj dite.Jane te tjera kohera tani dhe shqiptaret jane ndergjegjesuar per ti ardhur ne ndihme njeri tjetrit.Lufta ne Kosove e tregoi se kombi shqiptar ne rast lufte behet nje i vetem.Jane politikat servile dhe antishqiptare qe trimerojne pretendimet greke dhe lejojne zera hienash edhe ne shqiperi qe i bejne jehone pretendimeve greke per te ashtuquajturin Vorio-Epir.Epiri ka qene dhe do te njihet ne jete te jeteve territor i shqiptareve.
    Me shume dua shqiperine.

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Me shpejt do te shkatrrohet greqia nje vend i krijaur ne baza te kalbura te miteve greke.
    Nje popull qe nuk di se nga vjen dhe si erdhi deri te krijimi i kti shteti grek.
    Mos te harrojn greket se ne Greqi ka me shum se 3 milion shqiptar qe do te thos se shqiptaret brendar ne Greqi mund te bejn nje shtet e jo greket ne Shqiperi.
    Shqiperia esht nje dhe nje do te mbetet nje dit greket do te perkulen para shqiptarve.
    Do lind perseri nje Pirro apo nje Aleksander i madh qe do ti ju tregoj grekve dhe botes se qfar jan shqiptaret.
    Tre herojn me pesh ne gjith boten i ka kombi jon duke fillu nga pellazget deri tek ne sot shqiptaret kemi Aleksandrin e madh a po siq nihet nga populli jon leka i madh njeriu qe arriti te pushtonte me se shumti territor ne historin e njerzimit me pas kemi Pirron e Epirit mbreti i fundit qe ju beri rrezitenc romakve dhe heroji qe shpëtoj identietin europian te krishter Gjergj Kastrioti Skederbeu kta jan heroj qe i njeh bota e mbar dhe rrjedhin nga populli me i lasht i races se bardh poppulli shqiptar i cili ka prejardhje direkte prej popullit pellazg.

  6. #96
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Identiteti epirot dhe identiteti shqiptar nuk jane i njejti identitet. Ata qe kane ruajtur e mbajtur gjalle identitetin epirot, te gjithe besimtaret e krishtere orthodhokse shqiptare qe ngelen ne trojet e tyre pas pushtimit turk, dhe ajo gjysma e popullit qe u largua drejt Italise e Greqise per ti shpetuar pushtimit, keta jane ata qe ende ruajne IDENTITETIN EPIROT.
    Ti spekullon.
    E para,Epirotet jane shume me te vjeter se krishterimi,te mos flasim per sektin ortodoks qe eshte mjaft me i ri se krishterimi.
    E dyta,identiteti i nje kombi nuk percaktohet nga feja,feja eshte thjesht nje besim personal,asgje me teper,sipas teje agnostiket dhe ateistet jane pa komb.boll mos shkruaj me absurditete fetare.
    Identiteti i nje kombi percaktohet nga gjuha e tij,nga genet dhe traditat.
    E treta,vete Epirotet ishin nje grup fisesh Ilire,Straboni i cileson si barbare dhe jo greke,ne ato kohera nuk njihej nocioni komb,por duke qene se i bashkonte gjuha genet,traditat,ne sot mund ti cilesojme komb(Iliret).
    Pra nese flasim per identitete,ate e kemi vazhdimesine e identitetit Iliro-Shqiptar.
    E katerta,pjesa qe me shume e ka humbur dhe po e humb identitetin Shqiptar jane pikerisht arvanitasit e greqise(me shume) dhe arbereshet e italise(me pak)keta tashme jane greqizuar dhe italianizuar,kam qene ne fshatrat arbereshe ne itali,asnje nga te rinjte nuk dinte me dialektin arberesh.

    Nuk ka pasur dhe nuk ka nje identitet Epirot,Epiri ka qene dhe eshte thjesht nje krahine Shqiptare.

    tung

  7. #97
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Ai shqiptar qe ende ruan identitetin epirot, nuk ka nevoje per identitete te rinj si "identiteti shqiptar", pasi ne nuk kemi humbur rrjedhen e vazhdimesise se besimit dhe pareve tane. Ne mbajme sot te njejten fe dhe te njejten tradite si 2000 vjet me pare. Kurse "identiteti shqiptar" qe une do ta etiketoja "identiteti i ri" apo "identiteti hibrid", lindi si nje nevoje e diktuar nga koha dhe historia.
    Luftetaret e Gjergj Kastriotit mbanin si emblem ne gjoks apo mbas shpine shqiponjen dykrenare dhe quheshin shqipetar, pra ata qe mbartnin shqipen. Dhe gjith viset e tjera kur pane se flisnin te njejten gjuhe me kta luftetar legjendar thonin me krenari se kta jane tanet, pra pervec se gege dhe tosk ne qenkemi te gjith bashk shqiptar populli i ktyre trimave legjendar. Kshu qe atehere populli jon filloi te fitonte nje identitet te ri sipas teje, por qe ishte thjesht nje bashkim etnik i te gjith viseve arbnore ne nje emer te perbashket si "Shqiptar". Pra eshte nje emertim i ri pergjithsues i gegeve dhe i toskeve bashk dhe jo identitet i ri sepse ata nuk ndryshuan as nje vlere kulturore, porse i perforcuan ato. Shqiponja dykrenare ishte emblema e familjes se Gjergj arianititit i cili rridhte nga familja e komneneve. Ku komneni kish qene njeri nga strateget me te medhenj i ushtrise bizantine dhe si embleme te familjes se tij kishte mbajtur flamurin bizant me sfond te kuq qe ishte simboli i ushtrise bizante kur vinte ne lufte.

    Besoj se u sqarove tani se ngele lart e posht me kte teori te pabaze.



    Epirotas gjak shqiptari
    Ndryshuar për herë të fundit nga morrison : 24-10-2009 më 12:05

  8. #98
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Arvanitet u trathtuen ate e dine edhe thmija ne DJEPe,kurse Arbereshet e Italise nuke munden ma te kthehen,sepse do ta humbeshin fen qe e ruejten,dhe tashe shife se qka ashte FEJA,dhe qka ashte KOMBI,ate momente,kure humbe gjuhen,e humbe edhe VEHTEN dhe nuke je SHQIPETARE,pase 50 vjete vetem ne libra munde te lexojshe qe kane qene SHQIPETARE,e sa SHQIPETARE HUMBEN GJUHEN SHQIPE PER SHKAQE TE FES,me MILIONA MILIONA,ska problem qe u bane tjere ,pore pse ENDE LUFTOJNE KUNDER NEVE ,KURE E DINE SE KANE QEN SHQIPETARE,prej tri feve,ma se SHUMTI FITOI SHQIPETARI NEN REGJIMIN TURK,KURSE FEJA KRISHTERE DHE ORTODOXE E PRUNEN SHQIPETARET NE1 me 7,nji milion krishter 7 milion muslimane,dhe tashe te folet per IDENTITET ashte e tepert,shko puetni romen dhe atinen dhe do ta dini se ku u treten Shqipetaret,per 7 milion Shqipetare Musliman edi me siguri qe nuke ka luejt ROL te madhe FEJA,pore per 1 milion KRISHTER Shqipetare,ne falenderim te Muslimaneve Shqipetare e kane fene e tyre,po mose te ishin Shqipetaret musliman sote skishe pasur ase te KRISHTER,do ishin bamur Bugar grek,Serb,Kroat Malazez Hungar Rumun Boshnjake,vetem SHQIPETARE nuke do te kishin qenun,prandej edhe une them Epiri ka qene vetem nji krahine ILIRE,ose si u cek KRAHINA E SHQYPTARE.

  9. #99
    Tani tju mollois pak une per Albo "trimin" ortodoksin e famshem "shqiptar" qe perkujton veprat e bemshme te Shen Thoma Aetoliani...vetem se mo perjashtosh prape ore Albo nga forumi se spara me plas teper mua keptove?....se ketu ndoshta edhe ben si trim ti e thua "Po u fute perseri tek forumi Ortodoks do hidhesh me shkelma jashte forumit"...se per ate qiell edhe ate toke nuk ka lindur akoma ai bir nene te me fusi shkelma mua,me llafe po, te mbysni ju grekofilat.

    Ashtu.

    Tani persa i perket Epirit Albua na thote qe vetem ortodokset shqiptar dhe ata qe iken jane identifikuar me kete term,po mire ore Albo-po gjithe ata autore te huaj qe vizituan zonen e Epirit gjate sundimit te Ali Pashes....cne na thone qe edhe pse banoret qe banojne ne keto treva ndahen ne mysylmane dhe te krishtere ata vetequhen SKYPTAR ose Skipetar?...
    Nuk besoj se do ma besh alla grekshe e me kerkon ndonje faqe libri te autoreve,se je aq i zgjuar ti kerkosh vet,apo jo?

  10. #100

    Himara ne 1598

    Albo....do na i perktheç njeçik kete tekstin e vitit 1598 nga talishtja...he paç uraten, se je i dhitur shume ti a i vrare...te na hapç site.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Dhjetë leksione mbi ëndrrat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •