Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 197
  1. #51
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Ka ikur koha e zaptimeve te tokave sot
    ...
    E pra kur do dali nje burre shteti dhe t'i laj duart me Dropullin edhe shkrepat gjetke, me mire te humbim shkrepat pa interes sesa te gjithe Shqiperine!
    flm
    Dakord me te paren por kete te fundit nuk e mora vesh. Ti mendon se po te te behen disa kompromise atehere do biem rehat?
    Me erdhi ne mendje ajo shprehja "i jep doren dhe te merr krahun"
    Mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit është shqiptaria -Pashko Vasa

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Epiri dhe nenshtetesia epiriot.

    Albo.
    Thua qe Epiri ka egzistuar qe para 4000 vjetesh. Ne ate kohe kane qene dhe fiset e tjera Ilire Dardanet, Dalmatet, Taulantet, Albanet etj. Sa nga ne shqiptare kane shetesi Taulante?Dardane?
    Thua qe kufijte e Epirit kane ndryshuar vazhdimisht. Per ne veri ja ke vu piken eshte Mati,per ne jug deri ku dun greket. Dihet qe kjo pjese gjeografike me emrin Epir eshte banuar nga Shqipetar. Dhe ne krijimin e shtetit modern grek kjo pjese ishte jashte. Me pushtimet dhe vendosjen e kufijve ku jane sot lindi teza e pretendimeve Epiriote. " Kemi gjysmen na duhet dhe tjetra, apo kemi jugun na duhet dhe veriu i Epirit."
    Me pohimin tend "Une jam Epiriot" ti nuk ben asgje tjeter vetem ndihmon tezen pretenduese te Greqise se atje ne Shqiperi (Filadelfia) ka shume njerez te cilet nuk kane shtetesi Shqiptare po Epiriote.
    Ti ketu na ke ngaterru ne.
    A ben kete per te ndihmuar Greqine ne pretendimet e saj? Nuk e Besoj.
    A ben per te na treguar qe Epiri ka qene banuar gjithmone nga shqipetare se dhe une jam i tille? Kjo nuk eshte e re per te na e mesuar ti sepse pothuajse te gjithe e dime.
    A ben ti se keshtu thonte Babai i Kombit Skenderbeu? Kete nuk e di per vete ti.

    Skenderbeu ka lindur ne Gur te Bardh ka thene Barleti. Pranojme teorine e tij qe mua me duket me e drejta dhe e sakta. Ti po ashtu thua qe Mati ishte kufiri i siperm i Epirit. Por une po te kujtoj dicka tjeter qe eshte pranuar nga pothuajse te gjithe Albanologet. Ne luginen e Matit ka pas jetuar Fisi Alban. Ky fis eshte po aq i vjeter sa ai i Epirit dhe pse jo me i famshem, se me emrin e tij personifikohet dhe shtetesia jone ne bote. Skenderbeu mund ta quante veten princ te Epirit po ai ishte i njohur si nje Alban ose Arban.
    Nqs Skenderbeu do te ishte prej Kastrioti te Dibres ose prej Kastrati te Hasit atehere ishte jashte kufijve te Epirit.

    Per mendimin tim per cdo arsyeje ti je shprehur ashtu ke bere gabim. dhe per nje arsye shume te thjeshte Shqipetaret ne asnje periudhe historike nuk jane njohur Epiriote se eshte term i vogel per kombin tone.

    Tung Albo. Pa shejtanllik.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    Po ca ondre n arkivol kta shesin none ,babe , e motra per leke.

    Po ku ka enderr te parealizushme me pabuksat qe qajne se rrifet gjermania ne futboll(mora si shembull gjermanine se keta per te gjithe qajne ,vetem per Shqiprine jo ,vetem e shajne )Prandaj mos u cudisni kur ta marri greku jugun se shqiptare ska mo ,shqiptaret jetojne vetem me mush barkun ,kush ti japi llaco me ate jane.Prandaj mos u lodhni kot me fjalime patriotike po shifni 1 cik katnaret tu knu hymnin e italise te tema boterorit ,ngjajne si K...lliqe qe kane lidhje vetem me futbollin,ktu e beni gabim me te rende, jane shenjat e dekadences perfundimtare se races tone ,jemi i vetmi popull pa identitet ne evrope . Shkoi prifti ja hapi varret e robve te shpise dilnin ne tv thoshin "kemi frike te denoncojme se na kane thene po hapet gojen do ju kthejme njerezit qe keni ne greqi"Ja si jemi katandisur ne ....,Ku ke pare ti gjermane ,italiane ,portugeze,greke,serbe ,etj ,etj te kendojne hymne te huaja ose te bejne tifozllik per te tjeret,ja pra qe ne e bejme se kemi marre fund.Eshte e thjeshte fare,KEMI MARRE FUND SI POPULL ,DHE JO EVROPA PO AS DREQI NUK NA SHPETON.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #54
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Epir = IPE = HIPE(qe rrin lart) = HIPERIA(e homerit) = IPERI = SHQIPERI = SHQIPONJE. Kete e tregon folklori YNE mijeravjecare, etimologjia e fjales dhe kuptimi semantik i saj. Mos u merrni me ngaterresa te tjera qe i shpalos Greku, jo toke kontinentale jo drr vrr. Kur Skenderbeu thote jam EPIROT thote JAM SHQIPTAR. Nuk do tru jashtetokesori te provosh dicka te tille. Lexoni vjershat qe kam postuar ketu ne debatet e mia me filogreket e forumit dhe do gjeni pergjigjen per kete fjale qe filogreket dhe sot e kesaj dite e perdorin per te percare shqiperine.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic
    Kur Skenderbeu thote jam EPIROT thote JAM SHQIPTAR. Nuk do tru jashtetokesori te provosh dicka te tille.
    Mire Cyklo. Po kur Skenderbeu thote JAM SHQIPETAR, mos do te thote qe ka "Identitet Shqipetar" se si ky identitet nuk ka. ai eshte i shpikur vetem ne kokat tuaja tha dikush aty lart.

  6. #56
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ai aty lart vecse pellet per identitetin e shqiptarit.... cudi qe na dilka i shpikur. Un po them cfare tregon populli dhe folklori jone, bashke me zberthimin llogjik te fjales del ajo qe eshte e PAMOHUESHME... Epiri eshte djepi i civilizimit Europian. Kot nuk po behet gjith kjo lufte per kaq mijera vjet. Edhe Turku la gjith Ballkanin dhe pjesen Epirote nuk e leshonte... jo se shqiptaret nuk benin rezistence, perkundrazi...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #57
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Pa vazhdimësinë e traditës ajo që ju quani "identiteti shqiptar" është vetëm një identitet i shpikur nga hiçi në mendjet tuaja.

    Albo


    Per ke e ke fjalen kur thua "JU"?
    Ne jemi shqiptaret.

    Po ti kush je?
    MOs je gje nga greku?

    Dhe pse behesh kaq absolut?
    Ti shpreh mendimin tend,po mos jau impono te tjereve.
    dhe mos be sikur je historjan..... nuk eshte gje e bukur!!!
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  8. #58
    burnt... Maska e ash
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Per ke e ke fjalen kur thua "JU"?
    Ne jemi shqiptaret.

    Po ti kush je?
    MOs je gje nga greku?

    Dhe pse behesh kaq absolut?
    Ti shpreh mendimin tend,po mos jau impono te tjereve.
    dhe mos be sikur je historjan..... nuk eshte gje e bukur!!!
    Me pelqeve dizer7! Cudi...ai me "shpirt shqiptari" vazhdon e mbron ceshtjet greke ketu ne mes te shqiptareve....

    Si nuk te vjen turp mor' "Albo" ???
    gone with the wind...

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Tema eshte per Vori Epirin................ti thua nuk je shqiptar.........je epirot [vorio epirot, se je nga veriu i tij]...pra grek........me hapur nuk ka....kete kuptim kane fjalet e tua e ketu te cojne...nuk e fsheh dote.
    Gjergj Kastrioti ngriti flamurin e te pareve, se nuk donte te ngrinte flamurin e pushtuesit turk. Gjergj Kastrioti zgjodhi identitetin e te pareve sepse nuk donte te zgjidhte identitetin e pushtuesit turk. Albo zgjedh identitetin e Gjergj Kastriotit dhe te pareve te tij, sepse nuk do qe te jete "shqiptar" si ti.

    Citim Postuar më parë nga ash
    Me pelqeve dizer7! Cudi...ai me "shpirt shqiptari" vazhdon e mbron ceshtjet greke ketu ne mes te shqiptareve....

    Si nuk te vjen turp mor' "Albo" ???
    Sic e thashe edhe ne postimin e pare, vetem per nje gje me vjen turp, per injorancen historike te bashkeatdhetareve te mi. Do te shikosh injorancen mes atyre dy rreshtave qe ke shkruajtur me lart? Epiri per ty eshte nje "ceshtje greke" dhe duke sulmuar Epirin dhe epirotet si trillime greke, ty te duket sikur je duke mbrojtur "ceshtjen shqiptare". Pra politika e qarqeve ultra-nacionaliste greke dikton indirekt identitetin tend si shqiptar.

    Kur te pyet dikush se cfare do te thote qe te jesh shqiptar, kush jane te paret tuaj, ti nuk i jep pergjigje dot pyetjes direkt, por thua: "une nuk jam grek, serb, turk, bullgar.... por jam shqiptar". Kjo nënkupton dëshirën tënde për tu identifikuar si shqiptar, por nuk provon aspak se ti JE shqiptar. Ne traditen shqiptare, nuk te pyesin ne fillim si e ke emrin, por i kujt je ti more djale? Qe deshmon ate thelbin e problemit, vazhdimesine e gjakut, shpirtit, tradites, kultures, gjuhes, gjithckaje.


    Djalosh kur dy ose me shume persona duan te replikojne apo debatojne per nje ceshtje me rendesi kombetare fillimisht tregojne koordinatat e tyre individuale ku bejne pjese kombesia, nenshtetesia, feja(dy te fundit jo detyrimisht ), pra tregojne kush jane dhe me cfare cilesie marrin pjese ne debatin e nje teme te caktuar..
    A mund te diskutosh dot me nje njeri apo grup njerezish qe nuk e kane marre mundimin qe te njohin sic duhet historine e popullit te tyre? A mund te diskutosh me njerez qe futen ne tema te identitetit kombetar kur nuk kane medituar kurre ne jeten e tyre mbi identitetin shqiptar te tyre, por perserisin si papagalli fjale qe degjojne poshte e lart? Albo nuk diskuton me njerez te tille pasi keta njerez nuk kane nevoje per te diskutuar, kane nevoje per te lexuar ca me shume histori dhe per te filluar pelegrinazhin e vete shpirteror drejt zbulimit te misterit te identitetit shqiptar. Dhe per aq kohe sa nuk e beni nje gje te tille, ju do te ngeleni pengje te polemikave, debateve, pretendimeve te fqinjeve, propagandes mediatike.

    Te kam lexuar ne kete teme me shume vemendje dhe nuk kam arritur te kuptoj se cfare te ben te jesh kundershtar i te gjitheve ne kete teme, perderisa e mban veten jo vetem me shpirt shqiptari por edhe epirot si Gjergj Kastrioti. E kupton se sa ne kontradikte me vetveten je?
    Kur ai i huaji ne rruget e Amerikes apo botes me pyet mua se cfare je, une pergjigjem se jam shqiptar. Kur me pyet se kush na qenkerkan keta shqiptaret si puna tende, une i pergjigjem qe une jam pasardhes i Gjergj Kastriotit, Zot i Epirit dhe Maqedonise. Jo te gjithe popujt e botes kane degjuar per "Shqiperine" e "shqiptaret" sic i njohim sot, por e gjithe bota njeh historine e Epirit, epiroteve dhe gjithe dragojve te historise qe kane dale nga ajo toke e nga ai popull.

    Jam une ne kontradikte me vetveten, apo je ti qe e merr per te falur identitetin e sotem shqiptar, bile shkon deri aty sa perpiqesh te ndryshosh rrjedhen e identitetit?! Nuk eshte Gjergj Kastrioti apo ata arbereshet e Italise, apo ata arvanitet e Greqise qe e marrin identitetin nga ne, "shqiptaret" e shekullit te XXI, jemi ne shqiptaret e shekullit te XXI qe e marrim identitetin tone prej ketyre te pareve tane.

    1- Cilen pikepamje perkrah ti ne lidhje me "Vorioepirin", ate greke apo ate shqiptare ?Une vete perkrah sigurisht pikepamjen shqiptare.
    Mos do te thuash, qe ti kujton se je duke mbrojtur pikepamjen shqiptare, duke sulmuar qendrimin grek? Mos do te thuash qe ne mendjen tende ekzistojne dy qendrime mbi Epirin? Cili eshte qendrimi shqiptar per Epirin se nuk po e kuptoj dot ne kete teme? Ai qe po varros "endrren e Voiro Epirit" nuk po varros nje enderr greke, ai eshte duke varrosur vete burimin e identitetit kombetar shqiptar. Ne ate "Epirin" ka lindur babai i kombit shqiptar, kane lindur djemte e tij rilindas, kane lindur niperit e tij patriote te pavaresise dhe vazhdojne te lindin edhe sot e kesaj dite sterniper te denje per te mbajtur gjalle vazhdimesine e besimit, tradites, gjakut.

    Je duke shkelur me kembe nje enderr greke, apo je duke shkelur me kembe token e shenjte shqiptare prej se ciles buron ai "identiteti kombetar" qe e ndajne te gjithe fiset dhe krahinave te tjera shqiptare?!

    2- Cfare ndjehesh ti ne aspektin kombetar ? Une vete(ne epoken qe jetojme sot) ndjehem sigurisht shqiptar( dhe nese e do me terminologjine tende,ne epokat respektive do ndjehesha edhe ilir dhe epirot).
    Kombi Shqiptar eshte nje fjale goje, jo nje realitet. Po te ishte realitet nuk do te kishim nje forum te vecante per "Ceshtjen Kombetare" qe ne vetvete deshmon se shqiptaret ende nuk kane nje komb te tyren por kane vetem nje aspirate, nje deshire qe nje dite kete aspirate ta kthejne ne realitet. Dhe ajo dite nuk ka per te ardhur thjeshte duke u dhene gjithe shqiptareve te Ballkanit nje pashaporte shqiptare e duke i bere shtetas shqiptare. Ka vetem nje rruge qe ndertohet nje komb, dhe kjo rruge eshte rruga drejt burimit te esences se perbashket si popull e si komb. Esenca e perbashket, zbulimi i ketij burimi, eshte ne vetvete zbulimi i misterit te identitetit te vertete dhe te plote shqiptar. Vetem ne kete menyre une e ti nuk do te ishim shqiptare vetem ne emer apo ne pamje te jashtme, por do te ndanim te njejtin shpirt shqiptari qe do te na udhezonte drejt nje te ardhme te perbashket ne paqe e harmoni jo vetem me njeri-tjetrin, por me gjithe fqinjet dhe me mbare boten.

    Kam njohur greke(te ditur dhe te ndershem ne patriotizmin e tyre) qe e mohojne, injorojne dhe refuzojne ceshtjen e "vorioepirit", por kurre nuk kam njohur shqiptare qe ta pranojne apo miratojne kete ceshtje te paqene qe eshte tamam vije ndarese mes te te ndjerit shqiptar (i ndershem) dhe te te ndjerit grek(i pandershem)!!!
    Epiri i Veriut nuk eshte nje problem shqiptar, eshte edhe nje problem grek. Ashtu si epirotet shqiptare bejne dallim nga shqiptaret e viseve te tjera, ashtu edhe epirotet greke bejne dallim nga greket e viseve te tjera. Ashtu si epirotet shqiptare kane shkruajtur historine e popullit shqiptar, ashtu edhe epirotet greke kane shkruajtur historine e popullit grek fale burrave te shtetit qe ka nxjerre kjo treve. Pra kur degjon nje grek qe mbron Epirin e Veriut, mos kujto se ai eshte duke mbrojtur automatikisht "Epirin grek", ai eshte duke mbrojtur ate gjysmen tjeter te Epirit qe ne mendjet e tyre eshte ende i pushtuar nga turqit.

    Por ky eshte bishti i kavallit, jo koka. Koka eshte prejardhja e identitetit te sotem shqiptar, nga ai epirot. Shpenzoni me pak kohe e energji me pretendimet e fqinjeve dhe me shume kohe e energji me zbulimin e thesareve shpirterore te te pareve tane. Nuk mund te gjykosh te shkuaren duke u nisur nga realiteti, por mund te gjykosh drejt realitetin vetem duke njohur sic duhet te shkuaren historike.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-07-2006 më 03:16

  10. #60
    Deklarate e banoreve te "Vorio Epirit" te zones se Korces dhe Kolonjes, permes se ciles ata desherojne bashkimin me Greqine.

    Boston 1919



    http://www.helleniccomserve.com/pdf/...9%5B1%5D...pdf

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Më erdhe në enderr
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 20:06
  3. Këngë për dashurinë
    Nga shigjeta në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 04:46
  4. Dhjetë leksione mbi ëndrrat
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  5. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •