Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime

    Islami nė ishullin britanik

    Islami, feja mė e praktikuar nė ishullin britanik

    Islami nė Europe ėshtė bėrė njė nga ēėshtjet mė tė debatueshme nė qarqet mediatike dhe akademike pėrsa i takon rolit dhe pozicionit qė kanė muslimanėt nė shoqėritė perėndimore, apo identitetit tė tyre. Ideja e njė shkrimi tė tillė mė lindi nga njė artikull qė lexova nė gazetėn "Telegraph" sipas sė cilės Islami ėshtė feja me e praktikuar nė ishullin britanik. (1) Gazeta i referohet njė studimi tė bėrė nga njė organizatė e quajtur "E ardhmja e kishės" e cila parashikon qė nė vitin 2040 numri i muslimanėve qė marrin pjesė nė faljen e ditės sė premte do tė jetė dyfish mė i madh sesa numri i tė krishetrėve qė marrin pjese nė shėrbimet e ditės sė diel. Sipas raporteve tė paraqitura nga qeveria britanike dhe burimeve akademike, statistikat e vitit 2004 tregojnė qė rreth 930000 muslimanė shkuan nė xhami tė paktėn njė here nė javė, krahasuar me 916000 ndjekės tė kishės sė Anglisė. Sipas studimeve tė bėra nga organizata tepėr prestigjoze, Islami ėshtė tashmė feja me rritjen mė tė shpejtė nė Europė. Me teper sė 53 milion muslimanė jetojnė nė Europė, 14 prej tė cilėve nė BE. Franca ka numrin me tė madh me 5.5 milionė, ndjekur nga Gjermania me 3.2 milionė dhe pastaj Mbreteria e Bashkuar me 1.8 milionė, Italia me 1 milion etj.

    Eksperienca dhe kėnaqėsia qė unė kam perjetuar nė tė jetuarit nė njė komunitet tė tille ėshtė diversiteti qė reflektohet nė njė shtrirje tė gjerė etnish qė mund tė jetė si njė lloj paradigėm i universalitetit qė ofron Islami. Njė karakteristikė e muslimanėve qė jetojnė nė Britanine e Madhe ėshtė arritja e njė "modus vivendi" nė menyrė qė grupet etnike tė veēanta si arabėt, persianėt, turqit, pakistanezėt etj, tė krijojnė njė komunitet musliman dhe jo tė vazhdojne nė linjat e pėrkatėsisė kombėtare apo etnike. Askush nuk mund ta kishte parashikuar pėrpara 100 viteve njė pėrhapje dhe shtrirje tė tillė tė islamit nė ditet e sotme dhe menjeherė mė kujtohet poeti dhe mendimtari mė i njohur i klasikės gjermane Gete. Nė janar tė vitit 1814 ai mori pjese nė njė falje kongrecionale tė sė premtes bashkė me muslimanet e ushtrise ruse tė car Aleksandrit nė gjimnazin protestant tė Vajmarit. Nė letrėn pėr Treban me 5.1.1814 ai shkruan: "Kur bėj fjalė pėr profeci mė duhet tė verej sė nė kohėn tonė po ndodhin gjėra pėr tė cilat asnjė profet nuk do ta kishin lejuar tė fliste. Kush do lejohej pėrpara disa vitesh qė tė bėnte tė ditur se nė auditorin e gjimnazit tonė protestant do tė mbahej shėrbesė hyjnore muhamedane dhe se suret e Kuranit do tė murmuriteshin nė te, por ja qė kjo po ndodh, dhe nė morrėm pjese nė shėrbesėn bashkire, pamė mullain e tyre dhe u uruam mireseardhjen princėrve tė tyre nė teatėr. Mu bė njė nderim i veēantė duke mu dhuruar njė hark dhe shigjetė, tė cilat nė kujtim tė pėrjetshėm do ti var mbi oxhakun tim sapo Zoti tu ketė dhuruar kėtyre mysafirėve tė dashur njė kthim tė mbarė."

    Pėrsa i takon rrėnjėve historike tė Islamit njerėzit nė Angli kishin dijeni pėr Islamin, kryesisht pėr shkak tė inkursioneve muslimane nė Europė, dhe gjatė asaj periudhe arabėt iu ofruan Anglisė deri nė Portre nė Francė nė vitin 732.

    Pėrgjithėsisht besohet qė i pari anglez qė ishte zotėrues i gjuhės arabe ishte mėsuesi i Henrit tė dytė, Adelorat of Bath (1125), i cili udhėtoi nė Siri dhe nė Spanjen muslimane dhe pėrktheu njė sėrė tekstesh arabe nė latinisht. Nė anen tjeter i pari anglez qė ka pranuar Islamin, emri i tė cilit ka mbijetuar nė burimet angleze (Udhetimi i bere nė Tripoli 1583) ishte njė shėrbėtor, djali i njė oficeri nė gardėn e mbretėreshės. Emri i tij ėshtė John Nelson.

    Pasi muslimanet kishin themeluar hegjemoninė e tyre mbi Spanjėn dhe Sicilinė, ata ishin perceptuar si njė rrezik kryesor i krishterimit nė Europė. Kryqėzatat e fillimit tė mesjetės ishin pėrgjigje ndaj njė armiku ushtarak dhe ideologjik, dhe njė ndėr kėto kryqėzata u udheheq nga Richardi i parė i Anglisė. Ka vetėm prova sporadike tė vizitave tė muslimaneve nė kėtė periudhė siē ishte ajo e Al Tabini (1100-1166) apo ndėrhyrjeve tė piratėve afrikanė nė ujerat angleze. Njė e dhėnė tjetėr historike ėshtė mbėrritja e pėrfaqesuesit persian nė Angli nė vitin 1238 pėr tė kėrkuar ndihmė ndaj kėrcėnimit mongol por qė nuk gjeti asnjė lloj mbėshtetjeje nga Henri i tretė.

    P[rparimi i muslimanėve nė Europė vazhdonte me humbjen e perandorisė bizantine ndaj otomanėve tė cilėt e shtrinė perandorinė e tyre nė gjithė Ballkanin duke rrethuar Vienėn mė 1529. Njohja e fuqisė otomane arriti zenitin e vet me ofertėn e bėrė nga Elisabeta e parė mė 1588 pėr tė hyrė nė aleancė me Sulltan Muratin e tretė, njė shok monoteist siē e quante ajo pėr tė shkatėrruar mbretėrinė papiste dhe idhujtare tė Spanjės. (3) Paralelizma tė tilla historike kemi nė shekullin e dymbėdhjetė kur King John u shkishėrua nga papa Innocent i tretė. Mathew Paris njė murg i asaj kohe na pėrshkruan detaje tė njė perfaqėsuesi qė mbreti John i dėrgoi emirit tė Afrikes sė Veriut pėr tu ofruar ndihme muslimaneve nė luftėn e tyre nė Spanje kundėr mbretit katolik Aragon.

    Prova tė prezencės muslimane nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim skllevėrit e liruar apo tregtarėt. Njė dokument i vitit 1641 vėrteton prezencėn e njė ''sekti tė ēmendur tė Muhamedit'' sic pėrshkruhet nė te. (4)

    Njė numėr i konsiderueshėm muslimanėsh otomanė udhėtuan nė Angli nga fundi i shekullit tė gjashtėmbėdhjetė.

    Ahmet Efendi me profesion tregtar besohet qė tė jetė turku i parė qė ka mbėrritur nė Angli. (5) Gjithashtu nė kėtė periudhė kemi edhe shkėmbime diplomatike ndėrmjet Anglisė dhe Portės sė Lartė. Njė grup tjetėr muslimanėsh tė asaj periudhe ishin tė ashtuquajturit renegatė. Fjala spanjolle renegade ėshtė pėrdorur pėr herė tė pare nė anglisht nė vitin 1581 dhe nėnkuptonte njė tė konvertuar nga krishterimi nė islam. Numri i renegatėve sipas dokumenteve historike nė kėtė periudhė filloi tė shtohej sepse nė mes muslimanve nuk kishte diskriminim qė bazohej nė pozitėn sociale apo origjinėn etnike tė tė konvertuarit. Pavarėsisht nėse njė person vinte nga Anglia apo Irlanda, ishte i lindur musliman apo ishte i konvertuar nga krishterimi apo judaizmi, apo nga raca dhe prejardhja e tij familjare, ai mund tė ngrihej nė pozitėn me tė lartė nė pushtet.

    Egaliterianizmi i mundesive nė perandorinė muslimane ishte fakt tepėr i njohur nė Angli, lista e udhėheqėsve nė perandorinė osmane qė paraqiten nė publikimet angleze shpesh pėrfshin referenca tė statusit tė tyre si renegatė. Nė shekullin e shtatėmbedhjetė 17 bejlerė nė Afrikėn e Veriut njiheshin qė ishin me origjine krishtere. (6) Tė gjitha konvertimet e britanikeve nė kėtė periudhė u kryen nė vendet muslimane dhe nuk ka ndonje tė dhėnė qė ndonjėri prej tyre pasi tė ketė pėrqafuar islamin tė jetė pranuar si renegat nė vendin e tij.

    Duhej pritur gjer nė shekullin e tetėmbedhjetė qė njė britanik qė kishte pėrqafuar islamin tė mos shihej si njė renegat por si njė subjekt qė kishte pranuar njė fe tjetėr.

    Ēėshtja shtrohet sė si u pasqyruan renegatėt tė tillė nė shoqėrinė apo kishėn britanike tė asaj kohe. Shkrimtaret dhe artistet u vune nė garė me njėri tjetrin pėr ti pasqyruar bashkėkombasit e tyre si tė pushtuar nga djalli, si kriminelė makiavelian, apo ateist faustian. Nė shekullin e 21 ka ende nė Shqiperinė time, pseudointelektualė me mentalitet mesjetar qė tmerrohen sė shohin vajza tė mbuluara me mbulesė islame apo djem qė kanė leshuar mjekrat. Me tė vertetė e pyes veten se drejt cilės Europė duan qė tė na shpien njerėz me mentalitet tė tillė kur nė shoqėrinė angleze kėto janė fenomene mė se tė pėrhapura dhe tė pranueshme.

    Nė maj tė vitit 1649 pėr herė tė pare nė historine angleze pėrkthehet teksti i plotė i Kuranit nga Aleksander Ros (1592-1654). Megjithėse pėrkthimi ishte tepėr i varfėr, njė version i tillė do tė mbetej pėr 85 vitet e ardhshme deri nė pėrkthimin tjetėr nga George Sole me 1734. (7) Pėrpara kėsaj periudhe Kurani nuk i ishte bėrė i njohur publikut anglez. Deri nė vitin 1631 universiteti i Cambridge nuk kishte asnjė doreshkrim tė Kuranit dhe vetėm nė tetor tė vitit 1630, Abraham Wheelock (1593-1653) i cili u bė professor i arabishtes nė kėtė universitet, i shkruante Bedwellit duke i kėrkuar atij qė ti dhuronte njė kopje tė Kuranit librarisė sė universitetit. Bedwell i premtoi duke i shkruajtur inshallah nė arabisht dhe e mbajti premtimin duke i dhuruar librarisė sė universitetit tė parin dorėshkrim tė Kuranit. (8)

    Vlera e kulturės, qytetėrimit dhe shkencės islame ishte tepėr e rėndėsishme dhe ishte elementi kryesor nė "priscia sapienta" apo urtėsia fillestare qė i dha shkak revolucionit kulturor nė Europė.

    Raportet e Islamit dhe Britanisė gjatė periudhes sė mesjetės dhe gjeri nė shekullin e tetembedhjetė kur filloi rėnia e perandorisė osmane ishin raporte ku fuqia e perandorise osmane shihej si e pathyeshme dhe as qė bėhej fjalė pėr kolonizimin dhe dominimin e tokave tė islamit. Edward Said argumenton sė krijimi i termit orientalizėm u shfaq vetėm pas shekullit tė tetembedhjetė kur europianet mund tė pikturonin dhe tė portretizonin muslimanėt nė ēfarėdo lloj forme qė u pelqente atyre dhe tokat e islamit u bėnė pre e kolonizimit britanik. (9)

    Duke filluar qė nga shekulli i tetembedhjetė filloi periudha e ideologjisė kolonizuese tė Britanisė sė Madhe ndaj botės islame, dhe nė mėnyrė qė tė siguronte dominimin, ushtria dhe misionarėt bashkpunuan pėr tė krijuar njė hegjemoni politike, ekonomike dhe fetare. Njė ideologji e tillė ishte e frymėzuar nga eskatologjia e krishtere qė pretendonin qė e kishte burimin nė Bibėl, sipas sė cilės pritej rikthimi i Krishtit dhe e gjithė bota do tė shėndrrohej nė protestantė. Njė fakt tjetėr qė vlen tė permenden nė eskatologjine britanike ėshtė pėrdorimi i termave saracenė dhe arabe duke pėrfshirė nė tė parin pejgamberin dhe pėrkrahėsit e tij, ndėrsa nė tė dytin arabėt e asaj periudhe tė cilėt pershkruhen si tė qytetėruar, tė pasur dhe ekzotikė nga shkrimtarėt e asaj kohe si Shakespeare, Marlow, Fletcher etj. Saracenėt pershkruheshin si genjeshtarė dhe mashtrues dhe teologet qė u kthyen nė filologe e gjurmonin njė emėrtim tė tillė tek Sara gruaja e Ibrahimit. (10)

    Eskatologjia e shkrimtarėve anglezė dhe skocezė tė asaj kohe sė bashku me qėllimet evangjeliste qė shihnin kthimin e hebrenjve nė Palestinė dhe konvertimin e tyre nė tė krishterė me qėllim qė tė zhduknin muslimanėt, ishte fabrikim i mendjeve apoliptike tė cilėt kishin njė urrejtje tė fortė dhe tė pandryshueshme ndaj islamit. Por fabrikime tė tilla kanė krijuar njė demonizim dhe urrejtje pėr muslimanet qė ka dominuar paraqitjen e islamit edhe nė periudhem moderne. Edward Said ėshtė shprehur qė njė eskatologji e tillė e paraqitjes sė islamit qė e justifikonte kolonizimin perendimor tė botės islame kishte rrėnjė tė thella nė iluzionet dhe imazhet biblike. (11)

    Komuniteti mė i njohur musliman nė fund tė shekullit tė nėntėmbedhjetė u themelua nga njė avokat nga "Isle of Man". Quillam i cili pranoi islamin nė vitin 1887 pas njė udhėtimi nė Marok. Ai filloi ti botonte pikėpamjet e tij fetare nė njė fletushkė tė quajtur "Besimi Islam". Mė vonė instituti i xhamisė sė Liverpulit filloi tė botonte gazetėn "Bota Islame" qė trajtonte problemet e muslimanėve nė tė gjithe globin. Njė qendėr tjeter e rėndėsishme islame qė u formua nė fillim tė shekullit tė njėzetė ishte xhamia e ndėrtuar nė Woking nė Londėr.

    Nje organizatė tjetėr muslimane u formua nė dhjetor tė vitit 1914 nga Lord Headley njė tjeter i konvertuar dhe me influencė tė madhe nė shoqėrine britanike. Organizata "British Muslim Society" u krijua me qėllimin e perhapjes sė islamit tek jomuslimanėt. Nė kėtė periudhe njė ndikim tepėr tė madh nė perhapjen e islamit dhanė figura tepėr tė njohura nė shoqėrinė britanike qė u kthyen nė thirrės islamė, ndėr tė cilet mund tė pėrmendim: Lord Headley, Pickthall, Archibald Hamilton apo Lady Evelyn Colbold ndoshta e para grua angleze qė ka kryer haxhin (pelegrinazh) nė Mekė. (12)

    Influksi i parė i refugjatėve politikė qė mbėrriti nė Angli ishte gjatė sundimit tė Sulltan Abdulmexhit (1832-1876) tė cilėt filluan botimin nė Londėr tė gazetave tė ndryshme si Hurrijet (liria) qė protestonin ndaj tiranise sė Sulltanit. njė valė e dytė ishte gjatė sundimit tė Sulltan Abdul Hamitit tė dytė, i cili paraqitej nga turqit e rinj si njė shtypės politik. Gjithashtu njė numėr emigrantesh muslimanė mberriten edhe nga Qiproja pasi Britania e Madhe kishte marre ishullin nėn kontroll nė vitin 1878.

    Nė fillim tė shekullit tė nėntėmbedhjetė muslimanet indianė filluan qė tė vinin nė numėr relativisht tė vogėl dhe kryesisht prej elitės sė shoqerisė indiane qė ishin tė lidhur me perandorine britanike. Gjithashtu kjo periudhė u karakterizua nga njė fluks i studentėve indiane qė erdhėn pėr tė studiuar nė universitetet britanike. Muhamed Ali Jinnah, i cili u bė udhėheqės i Muslim League dhe babai i themelimit tė Pakistanit, erdhi si student nė vitin 1897. Njė numėr i konsiderueshėm muslimanėsh nė kėtė periudhė erdhėn qė tė punonon si marinarė nė anijet britanike.

    Lufta e parė boterore solli si pasojė njė kerkesė pėr fuqi punėtore pėr tė zevendėsuar meshkujt qė ishin thirrur pėr shėrbim ushtarak. Njė pjesė e madhe e kėsaj fuqie punėtore u importua nga vendet koloniale. Deri nė vitin 1962 hyrja e qytetarėve nga kolonitė britanike dhe shtetet anėtare tė Commonwealthit ishte e pakufizuar. Qė nga lufta e dytė botėrore muslimanėt kane emigruar nė numėr shumė mė tė madh sesa pėrpara 1945 dhe shumica kryesisht vinte nga Azia jugore, vendet e Lindjes sė Mesme, Afrika dhe Qiproja. Pas vitit 1945 emigrimi i muslimanėve mund tė ndahet nė dy faza kryesore: nga 1945 e deri nė fillim tė vitit 1970 dhe faza tjeter nga viti 1973 e deri nė ditėt e sotme. Nė fazėn e parė rindėrtimi i ekonomisė pas luftes dhe zgjerimi i investimeve dhe kapitaleve kishin nevojė pėr fuqi punėtore dhe shumica e tyre u rekrutuan nga vendet muslimane. Fluksi i madh i emigrantėve e detyruan qeverinė qė tė ndryshonte legjislacionin dhe tė kufizonte hyrjen e qytetareve nga vendet e Commonwealth dhe nė mėnyrė tė veēantė "Commonwealth Immigration Act" ishte si pėrgjigje ndaj shkallės nė rritje tė pakėnaqėsisė tė popullsisė vendase ndaj njė fluksi kaq tė madh tė ardhjes sė emigrantėve. (13)

    Faza e dytė fillon me rritjen e ēmimit tė naftės nė vitin 1973, dhe kjo solli si pasojė ardhjen e njė grupi elit arabėsh, tė cilėt pėr shkak tė pasigurisė politike nė vendet e tyre menduan qė ti investojnė kapitalet e tyre nė njė vend ku u jepte garanci dhe siguri me tė plotė. Deri nė vitin 1988 kuvajtianet kane investuar rreth 55 bilione dollare ndėrsa sauditet i kishin derdhur pasurite e tyre nė banka, spitale dhe nė fushėn e ndertimeve.

    Pėrsa i perket pėrbėrjes dhe ndėrtimit tė komunitetit musliman nė ditėt e sotme nuk ka tė dhėna tė sakta dhe ka qenė gjithmone objekt diskutimi. Sipas tė dhėnava tė zyres pėr statistika kombėtare popullsia muslimane ėshtė 1.6 milionė prej tė cilėve 1.54 milionė jetojne nė Angli dhe Uells ndersa 40.000 jetojnė nė Skoci. (14) Ndėrsa gazeta Guardian jep njė shifėr prej 1.8 milionėsh prej tė cilėve 1 milion jetojnė nė Londėr dhe 150.000 nė Birmingham. (15) Nė censusin e berė nė vitin 2001 pėr herė tė parė ėshtė perfshirė edhe pyetja e deklarimit tė fesė. Muslimanet me origjine nga Pakistani dhe Bangladeshi pėrbejnė numrin mė tė madh tė ndjekur nga ata qė vijnė nga vendet e Lindjes sė Mesme por duhet pėrmendur fakti se numri i muslimanėve nga Europa ėshtė rritur sė tepėrmi kėto vitet e fundit dhe kryesisht nga trevat shqiptare, Bosnja dhe republikat ish-sovjetike. Pėrsa i pėrket shpėrndarjes gjeografike njė karakteristikė e muslimanėve ėshtė sė ata jetojnė nė zona apo qendra afėr njėri tjetrit. Censusi i viti 2001 dėshmon fakte tė tilla si p.sh. gjysma e komunitetit bangladeshas jeton nė Londer (55%) dhe pothuajse gjysma jeton vetėm nė njė distrikt. Megjithėse komuniteti shqiptar ka arritur kėto vitet e fundit, praninė mė tė madhe tė tyre nė Londėr e takojmė nė WoodGreen. Fakte tė tjera interesante nga censusi i vitit 2001 ėshtė pėrbėrja tepėr e re e komunitetit musliman. Duke e krahasuar me 10% tė popullsise sė bardhė, 43% e pakistanezėve dhe 46% e bangladeshasve janė nėn moshen 16 vjeē. Ndėrsa nė anėn tjetėr vetėm 2% e pakistanezve dhe 1% e bangladeshasve krahasuar me 17% tė popullsise sė bardhė janė mbi moshėn 65 vjec. (16)

    Pėrsa i pėrket marrėdhėniet me institucionet, pėrpjekjet e muslimanėve kanė qenė tė perhershme pėr tė realizuar kėrkesat e tyre fetare dhe jo gjithmonė janė pritur me dashamirėsi nga autoritetet. Dy nga ēėshtjet mė tė debatueshme mes drejtuesve muslimanė dhe perfaqesuesve tė qeverisė kishin tė bėnin me hapjen e shkollave islamike dhe lėndėt fetare nė shkolla. Njė ndėr shkollat e para islamike qė kėrkoi njohjen nga ana e qeverisė ishte njė shkolle fillore e hapur nga ish kėngėtari i muzikės pop, Cat Stevens, i njohur nė arenėn publike me emrin e ri Yusuf Islam. (17)

    Numri i shkollave tė pavarura islamike ka ardhur gjithnjė duke u rritur, nga 45 nė vitin 1996, nė 53 nė 1997, dhe 77 nė 2002. Tė dhėna tė sakta pėr numrin e xhamive nuk ka por mendohet tė ketė me teper sė 2000.

    Xhamia mė e njohur ėshtė ajo e Regent’s Park nė Londėr e cila ka njė histori pak a shumė tė vecante. Nė vitin 1940 kabineti i luftės aprovoi dhėnien e njė dhurate prej 100.000 £ pėr blerjen e njė trualli pėr ndėrtimin e njė xhamie. Njė gjest i tillė u dha si tribut pėr mijėra ushtare muslimanė qė kishin dhėnė jetėn pėr perandorinė britanike gjatė luftės sė parė botėrore. Mbreti George i gjashtė inaguroi qendrėn islamike nė nėntor tė vitit 1944, por xhamia u pėrfundua nė vitin 1977 dhe nė vitin 1994 iu shtua pjesa arsimore dhe administrative. Njė hulumtim i bėrė nė vitin 1990 konfirmoi qė ka tė paktėn 839 xhami tė rregjistruara dhe 950 organizata muslimane nė tė gjithė vendin. Numri i organizatave muslimane filloi tė rritej pas vitit 1980 dhe kontributi i tyre humanitar nė vendet muslimane ka qenė mjaft i rėndėsishėm. Organizata tė tilla si Islamic Releif (e themeluar nė vitin 1984), Muslim Aid etj, u krijuan pėr tu ofruar ndihme njerėzve nė nevojė.

    Organizata tė tjera si Komisioni i tė Drejtave Njerezore Islamike, apo Shoqata e Avokateve Muslimane, u krijuan pėr tė mbrojtur tė drejtat e muslimanėve nė vend dhe pėr tė luftuar pėr drejtėsi nė tė gjithė botėn muslimane.

    Nė fushėn e promovimit tė islamit jane krijuar njė sėrė organizatash dhe instiucionesh tė ndryshme. Akademia Islame nė Cambridge u themelua nė vitin 1983 dhe puna e saj nėpėrmjet konferencave dhe seminareve tė ndryshme ka qenė mjaft e rėndėsishme nė paraqitjen e islamit tek popullsia vendase.

    Nė fushėn mediatike televizionet dhe radiot islame po japin njė kontribut jetik pėr tė plotėsuar nevojat informative dhe edukuese tė muslimanėve dhe pėr tė promovuar islamin tek jomuslimanėt.

    Komuniteti musliman nė Europė tashmė konsiderohet pjesė e pandashme e realitetit ekonomik dhe politik tė kėtyre vendeve dhe pranimi i njė fakti tė tillė ėshtė prezent edhe nė mendjet e intelektualeve europianė, tė cilėt nuk e shohin Europėn si njė klub krishter, por si njė shoqėri multikulturore dhe multietnike. Jashtė kėtij formacioni politik dhe ekonomik qė njė pjesė e europianeve kanė krijuar ėshtė edhe njė ndėr kombet mė tė lashta tė Europės, me numrin mė tė madh tė muslimanėve: kombi shqiptar. Megjithėse shqiptaret vazhdojnė tė levizin nė Europe me tagrin e tė paftuarit, kjo ka krijuar mundesinė e krijimit tė lidhjeve dhe njohjeve me fqinjėt tanė europianė.

    Padyshim komuniteti musliman nė vendet perendimore ėshtė nė lutje dhe pritje qė kombi shqiptar tė bėhet pjesė e BE, dhe Islami nė kėtė formacion politik tė shihet jo vetėm si i importuar nga emigrantėt, por edhe i ngulitur tek popullsitė e kontinentit tė vjetėr qė pėrfaqesohen nga kombi shqiptar apo boshnjak, apo numri tepėr i madh i europianeve tė kthyer nė Islam.



    ---------------------------------

    1 The Telegraph. September 4 2005

    2 N. Matar. Islam in Britain, 1998, p 43.

    3 P Lewis. Islam in Great Britain. Religion, Politics and dhe Identity of British Muslims, 1994, p 43.

    4 H Ansari. The Infidel Within, 2003, p 27.

    5 S Sonyet. The Hidden Minority. Turkish Muslim Children In British Schools.

    Cambridge, 1998, p 3.

    6 N Matar. Islam in Britain, 1998, p 46.

    7 N Matar. Islam in Britain, 1998, p 73.

    8 N Matar. Islam in Britain, 1998 p 74

    9 N Matar. Islam in Britain, 1998, p 11

    10 N Matar. Isalm in Britain, 1998, p 155

    11 N Matar. Islam in Britain, 1998, p 186

    12 H Ansari. The Indidel Within, 2003, p 131

    13 J Nielsen. Muslims in Western Europe. 1992, p 31.

    14 Offices for National Statistics. http://www.statistics.gov.uk

    15 The Guardian. June 17.2002. British Muslim Series. A Map of Muslim Britain.

    16 Computerised from D. Owen. Ethnic Minorities in Great Britain. 1991 Census.

    17 J Nielsen. Muslims in Western Europe. 1992, p 57.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    36
    Postime
    37
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    David Beckham: “Islami mund tė jetė zgjidhja ime e sė nesėrmes”

    David Beckham: “Islami mund tė jetė zgjidhja ime e sė nesėrmes”

    Futbolleri i famshėm anglez, David Beckham pėr gazetėn “Sunday Papers”: “Islami mund tė jetė zgjidhja ime e sė nesėrmės”.
    Pas njė vizite tė tij, gjatė njė fundjave nė Wales, mendohet tė kishte vizituar njė Qendėr Islame, kėshtuqė, gjatė asaj vizite janė vėnė re ca ndryshime nė sjellje - thotė njė agjentė i gazetės “Sunday Papers”. I pyetur nga gazetari nėse ishte e vėrtetė vizita e tij nė ndonjė Qendėr Islame nė Wales, apo jo, i ishte pėrgjigjur: “Nuk ka rėndėsi pėr askė tė alarmohet kjo gjė”, duke shtuar: “Ēdo njeri njė ditė bėn zgjedhjen e tij pėrfundimtare”.

    EnglandObserver
    Klodiana Denmiraj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-06-2006 mė 02:00

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 12:01
  3. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 09:47
  4. Islami, feja mė e praktikuar nė ishullin britanik
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-02-2007, 12:37
  5. Islami NdĖrmjet Lindjes E PerĖndimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 05:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •