Hi Ledy,
Mireserdhe ne forum!
Foto jote me kujtoi edhe njehere xhiron e Sarandes ate vere te vitit 1988, ku morrem nje shtepi me qera une si gjimnazist i fresket dhe vellai me shoket e tij studenta ne universitet.
Sarandjotet jane te njohura per bukurine e tyre tek ne tironsit. Xhiro e Sarandes ne ate kohe ishte atraktioni i plazhit.
Atehere isha 15 vjec dhe nuk e kuptoja pse me mirrte shoku i vellait student ne 3 te drekes me vete tek dyqani i Bulmetit, per te blere kos. Radha pa fund para dyqanit dhe ai i jepte leket ndonje sarandjoteje me lutjen te merrte nje shishe per te. Dhe keshtu fillonte biseda interesante. as sot e kesaj dite nuk e harroj metoden e tij.
Ky eshte varjanti per te gjuajtur femrat me tregonte.
Eh ca vitesh kane qene ato. me vone me treguan qe gjate viteve 97 saranda e humbi pak shkelqimin e saj, por turizmi i ketyre 2 vjeteve te fundit nga Tironsit tregon se eshte perseri ne top listen e plazheve te Shqiperise.
Kompliment,
Pershendetje Rezi
Krijoni Kontakt