Berisha dhe djali i Azemit ne diten e 15 Shtatorit 1998, dite ne te cilen u
zhvillua varrimi.
Berisha dhe djali i Azemit ne diten e 15 Shtatorit 1998, dite ne te cilen u
zhvillua varrimi.
Azem Hajdari
11 Mars, 1963 - 12 Shtator, 1998
Kriza te kqija kan kris n'Tirane
Pa ni djale mbet Shqipnia nane
Ca asht Shqipnia e ca asht Kosova
Per ket djal o nga Tropoja
Rradhe ksi trimash ka pas vatani
Burre mbi burre qaj Azem Hajdari
Si student u ngrit ne kame
Diktature fund me i dhane
Ne dhjetor t'vitit 90
I priu popullit ky djale studente
Bash me shoket e ti te ri
Nane shqiperis o i solli LIRI
Aktivist e trim bujare
Per liri punoj pa u ndal
Demokrat e faqe bardhe
N'zgjedhje te lira o fitimtare
E z'gjedh populli o deputet
Fjala e ti na zinte vend
O bash si burrat o ne kuvend
Ne pranvere 98
Ne ni stime o flak ke ndez
Mbare kosova u ngrit ne kambe
Sikur f'mija kur thret oj nane
Azem trimi u ngrit ne kambe
Me malsor ai dert ka ba
Qysh kujton vllau per vlla
Hapni zemrat e hapni votrat
Pritni vllaznit e pritni motrat
Per te gjithe e l'coj nje kushtrim
JEM NI KOMB E KEM NI QENDRIM
Dora e zeze oh gjakatare
Plot e dhjete oh nuk fjeti fare
S'rrishin qete oh bishat e zeza
Tuj ba planet ohh ugurzeza
Disa here ohh paten provu
Vec Azemin ohh me likfijdu
S'deshten kurre oh me e pa te gjalle
Vec se deshti BASHKIM KOMBETAR
Ishte vite ohh 98
Se harrojm o kur per jete
Ju thaft dora ohh ati tradhtari
Qe ja pat ohh lakmin dollarit
Bash nga zyrja ohh kur ke tuj dal
E lan t'vdekun ket trim bujar
O AZEM O AZEM HAJDARI
Z'dot harron o kurr ty vatani
S'te harron o Shqipnia mbare
N'zemrat tona
O KE MBET I GJALLE
Adem Ramadani
Kenge per Azem Hajdarin
Dy zogje t'malit
Jehona 2002
Presidenti Moisiu me familjen e Azem Hajdarit.
Eshte burre Dixhije, po une e di se ka dhe nje vajze...aty tek te 15-16 tashi.
Kam lexuar nje liber te Blendi Fevziut "Renia e piedestaleve" ( qe ia kishte dhene me autograf kushos tim, nje nga drejtuesit e levizjes se dhjetorit) dhe pershkruante skenen kur po organizoheshin studentet per proteste. Edhe Azemi duke dale ne krye e duke marre gjendjen ne dore kishte thene: Po dal une se po me vrane te pakten e kam lene nje djale mbrapa!
Ndryshuar për herë të fundit nga D&G Feminine : 12-09-2005 më 16:03 Arsyeja: gabim gramatike
Ehh po ka lene dy faktikisht, se e shoqja ka kene duke lind ne ate kohe.
Po une Kirin ( djalin e madh e mbaj mend...dhe vajzen e vogel me syze qe nuk
qenka ne foto...).
AZEM HAJDARI
Nuk harruan
Dhe punuan,
Që atë ditë që tubove
E kërcënimit s'ju friksove
Të të vrisnin pak nga pak,
Ja, kështu do merrnin hak.
I sfidove
Dhe luftove,
Bashk me popullin e robëtuar,
Me të burgosur e të linçuar,
Të përmbysje atë klikë,
Që nga askush nuk kishte frikë.
Tu vërsulën
E s'të përkulën,
Nëpër rrugë e nëpër sheshe,
Kudo me ta që u ndeshe,
Bëre para e u re,
I zvarrise shesh për dhe.
Ish sigurimi
Vetë krimi,
Tërbuar nga xhelozia,
Si të zhduket krenaria?
Në vesh mbolli pëshpërimat,
Përbindëshin që hante trimat.
Nuk vonuan
Të qëlluan,
Dhe trupërojen se kursyen
Me gjak tuaj rrugën ngjyen,
Të na kallin drithtir
Të na sundojnë me pahir.
Ja ti re,
Re përdhe,
E u ngrite ...po të ngritëm,
Përmbi supe ja... të ngjitëm,
Që ky popull të mos tutet,
Nga çdo klikë më ngusht të futet.
Une si 47 vjeç qe jam mbaj mend ca gjana. Azem Hajdarin e kam pare me syte e mi, para godines 15 ku isha atehere (kovaç na thoshin), me nje profesor te juridikut. Azemi studionte juridik atehere. Emrin ia kam harruar ketij profesorit (nje emer tipik jugor ka patur, por te sakte nuk e di, ndoshta Lilo) por e mbaj mend si sot skenen : profesori po mundohej t'i mbushte mendjen Azemit te ndryshonte udhe dhe te hiqte dore. Data mund te kete qene 12-13 dhjetor. Azemi tundte koken dhe i tha keshtu ketij profesorit, te degjuar me veshet e mi : "E di qe do te me vrasin, por i kam hyre kesaj rruge dhe me nuk dal".Postuar më parë nga D&G Feminine
Pastaj, nje gje tjeter qe me ka mbetur ne mendje. Kur kemi dalur nga godina 15, fill pasi jane grumbulluar pak veta nga "minierat", ishim nja 50 veta, une me nje shok (po e lexoi kete post do ta njohe veten, te pershendes po qe se e lexon), dhe rruges qe ndante godinen 15 dhe ate 14 (e juridikut ka qene me sa mbaj mend, 13 ishin ekonomiksit, patericat ju thoshin), ka patur ca stola ku Azemi ka hypur ne njerin dhe na tha : "Jemi nisur per rruge. Kush eshte frikacak, le te kthehet tani, perndryshe deri ne fund". U pame sy me sy me ate shokun dhe pa e kuptuar as folur kemi qendruar (eh ku merrnim vesh nga ato gjera).
Dhe e treta qe me kujtohet : kur shkuam tek godinat e vajzave, me duket tek 11-12, per te thirrur vajzat me ne, Azemi bertiti me ta madhe ku tha : "Kush i prek motrat tona, do ta vari me duart e mia".
Kaq se mi nxoret disa kujtime te vjetra... ehhhhhhhhhh...
Te dy deget si filozofia ashtu dhe Juridiku kane qene ne nje fakultet, dhe e benin tek Korpusi mesimet. Kane qene te gjithe "familje te mira" dmth komunista 400 karatesh. Edhe Azemi familje komunistet ka qene. Kjo sa per saktesi. Ka goje te "keqija" qe e kishte futur ne levizje Irakli Kocollari. Sa e vertete eshte kjo O zog une s'e di. Ylli Rakipi ka pas shkrujt shume njehere e nje kohe.Postuar më parë nga oiseau en vol
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt